Intervistë me Ali Lajçin lidhur me kufijtë e Kosovës dhe Malin të Zi !

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi

 

Intervistoj Asllan Dibrani

 

Ngjarjet e fundit për kufirin me Malin e Zi kanë lënë hapësirë shqetësimi tek çdo shqiptar, po edhe tek ju zoti Ali Lajçi,që edhe jeni njëra ndër figurat me aktive që keni dhënë kontribut për çështjen e Kosovës që nga fëmijëria e deri me sot.

 

Ali Lajçi gjatë intervistës i preokupuar dhe i shqetësuar për këtë skandal.

 

Meqë ishim edhe ish të burgosur politik të ngjarjeve të 81-ta, do të flasim pak edhe për këto ngjarje!.Në këtë kohë është bërë vështirë edhe të shkruhet e të publikohen vlerat e kombit, pikërisht nga ish komuniste dhe shërbëtorët e ish Jugo-Serbisë, por edhe për kufirin. A jeni dakord zoti Ali për shtjellimin e këtyre temave? Po si jo me gjithë kënaqësi. Pikërisht si pikë referimi e intervistës do të jetë Rugova,dhe synimet e Malit të Zi që t’i ngushtoj tokat tona akoma, edhe se andaj e këndej kufirit janë banorë shqiptarë. Po e pasqyroj Rugovën si rajon dhe vlerat e saj, pastaj fillojmë pyetjet tona.

-Po më gjithë dëshirë zoti Dibrani do të jam në disponim dhe shërbim të kontributit, lidhur me këtë temë aktuale, por edhe çka t’u intereson tjetër do të përpiqem t’u përgjigjem pyetjeve tuja. Faleminderit z.Ali ,do të jetë në interes të publikut një historik i shkurtë i këtij rajoni pastaj fillojmë me pyetjet si më poshtë:

 

Vlera e Rugovës si territor strategjik dhe ekonomik për Kosovë

 

Rugova është një krahinë e vogël gjeografike dhe etnografike e Kosovës. Është krahinë malore që përbehet nga Rugova e poshtme dhe Rugova e sipërme. Kjo krahinë përfshinë afër 200 km katrore. Ka qenë edhe me e madhe, por një pjesë e territorit të saj ka mbetur nën Malin e Zi.

Rugova e sipërme kufizohet me katundet e Plavës dhe Gucisë, të Beranit dhe Rozhajes, kurse Rugova e poshtme kufizohet me Pejën dhe Rrafshine e Dukagjinit. Është zonë e thellë malore me Bjeshkët e Rugovës me shkëmbejë e thepisur dhe me bukuritë e rralla piktoreske, po edhe turistike. I takon krahinës së gjerë të Kelmendit. Aty, nëpër luginën e lumit Lumëbardhit, kalon rruga për në bregdetin e Adriatikut. Andej kalonte edhe rruga e moçme Pejë-Shkodër. Banorët janë kelmendas. Ndahen në pesë vëllazëri të mëdha: Lajç, Nikç, Muriq, Vukel dhe Selcë. Gjysma e popullsisë janë Lajç. Ka edhe pak jo kelmendas, që janë pjesëtarë të fiseve Kastrat (Sh. i Vogël), Shalë (Drelaj), Shkrel (Shkrel) e Berishë (Stakaj). Përbëhet nga tetëmbëdhjetë vendbanime fshatrash ku me shtatin e vetë të bukur nga horizonte të largëta gërshetojnë peizazhet përrallore. Pozita e saj gjeografike, hidrografia, relievi, përbërja gjeomorfologjike dhe klima e bëjnë atë një tërësi të veçante gjeografike, botanik

zoologjike shumë të pasur nga e cila, po të i epet një prioritet turizmit mund të hynë ne rangjet ma të bukura të turizmit botëror dhe evropian.

– Gjithashtu, ajo ka edhe një të kaluar historike të pasur. Kosova, si udhëkryq i Perëndimit dhe Lindjes shpeshherë u bë skenë e ngjarjeve më të bujshme historike. Atë e rrihnin valët e ndikimit helen, romak, sllav, turk dhe evropian nga vetë shtrirja strategjike që posedon. Mbi këtë trevë u gërshetua një thesar i madh kulturash që ti imponojnë traditën kulturore të veçantë, por trashëgimia kulturore e këtij rajoni mbeti autoktone e pasur dhe e qëndrueshme iliro-dardane, ashtu sikurse edhe tek pasardhësit e tyre- tek ne shqiptarët.

Regjioni i Rugovës me potencialin e saj natyror me bukuritë e shumta dhe pasuritë e saja, me ujëra si burime natyrore, liqenjë në lartësi të ndryshme, shpella të shumta, peizazhe piktoreske të vargmaleve të lidhura në mes veti me liqenjë, me florë dhe faunë etj, ka vlera shumë të mëdha strategjike po ashtu edhe ekonomike.

 

 

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi
Pamje e hartës se armiqve tanë duke hartuar harta të reja për tkurrjen e territorit të Kosovës në Rugovë!


Zbulimi dhe përhapja e rrugës 13.2 km në shpellën « Gryka e madhe » e Rugovës është një pikë turistike qe do ti kaloj edhe vlerat e Shpellës s e Gadimes në brendësinë e kësaj gjendjen disa liqej me thellësi të ujit deri në 45 metra me bukuri mahnitëse. Pikërisht sllavet i kanë sytë edhe të kjo pasuri natyrore dhe si synim rrudhjen dhe tkurrjen e territoreve tona nga e cila ja vlen ta kemi edhe mesazhin dhe opinionin e zotit Ali Lajçit lidhur me këtë temë !.

Pyetje-përgjigjeje:

 

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Pejës, në një seancë të jashtëzakonshme që është mbajtur këto ditë janë informuar për procesin e punës së Komisionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që përfshinë territorin e Komunës së Pejës opinioni i juaj?. Çka na thuani?.

Ali Lajçi: Iniciativa jonë ishte qe edhe kuvendi komunal me deputetet e kësaj zone të shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me demarkacionin e kufirit dhe trendin negativ të tij, kundër propozimit të Malit te Zi, i cili cenon hapësirat dhe tokat tona rënd, duke përfshirë 6-7 e deri ne 8 km,thellësi të territorit të Republikës se Kosovës. Nga ky synim kapin bjeshkët më te bukura si pika më strategjike për ta vrojtuar dhe mbajtur nën kontroll eventuale Kosovën.

Kuvendi i Pejës lëshoi një deklaratë përkrahëse duke përforcuar kufijtë e Kosovës të vitit 1974 e që kap vijat qendrore në këto pika Qakorr- Mokna- Kullë. Kur dihet për kufijtë historik e etnik kapin edhe me tutje.

A.Dibrani: Ndonëse në këtë takim njeriu ma i zëshëm me argumente ishit ju, ku shpalosët edhe hartën origjinale para anëtarëve të komisionit dhe asamblistëve, por edhe para dhjetëra rugovasëve dhe qytetarësh të tri komunave që kishin mbushur sallën e Kuvendit – si u prit nga të pranishmit?

Ali Lajçi: Nga të pranishmit vërtet u pritem mirë ku u ndezën edhe emocione të fuqishme kundër komisionit qendror kadastral të qeverisë se Kosovës, i cili gjendet në ujera e turbullta me komisionin qendror të Malit të Zi. Ky komision jo në nivel të duhur profesional as etik, dhe tejet i pa përgjegjshëm, ku pritet ndryshim i tërësishëm të qasjes apo ndryshim të komisionit. Pritet të veproj qeveria dhe institucionet tjera qendrore.

A.Dibrani: Kush janë në komisionin kosovar për demarkacionin e kufijve që lozin me vlerat e kësaj treve? Përse gjithë kjo neglizhencë, oportunizëm dhe nënshtrim i faktorit shqiptar nga cubat malazezë me harta e tyre të falsifikuara?

Ali Lajçi: Komisioni qendror përfaqësohet në krye me Murat Mehën, Tefik Bashën etj… Të cilët veprojnë në kundërshtim me interesat e vendit. Këta njerëz dhe shumë struktura në nivele të institucioneve tona janë tmerrësisht të nënshtruar politikave shantazhuese, ekspansioniste të Serbisë dhe Malit të Zi.

Flitni për hartat e tyre të falsifikuara me të drejtë, sepse në emër hartash të vitit 1974 ata krijojnë harta tjera të reja të viteve 1988, 2004- 2008, ku këto harta depërtojnë 6-7- 8 km,në hapësirat tona.

A.Dibrani: Nëse përcaktohet kufiri përfundimisht me ato harta atëherë sipas pretendimeve të Malin e Zi, çka humb Rugova dhe Kosova ?

Ali Lajçi: Humbë pjesët me vitale, të bukura të bjeshkëve nga trojet tona, kur dihet se vlera turistike , ekonomike e strategjike është tejet e madhe jo vetëm për regjionin e Rugovës, por edhe mbarë Kosovën.

A.Dibrani: Ju keni përdorë një fjalë vagabondë për qeveritarë aktuale, kush janë ata?

Ali Lajçi: Këta janë qeveritarët e sodit e të djeshmit si Hashim fyelli e Isa Stuci-liliputi, apo njeriu pa identitet dhe klani i karagjozëve!

A.Dibrani: A duhet të dënohen dhe të eliminohen nga skena politika këta matrapaz që bëjnë pazarllëqe me tokat tona andej e këndej kufirit ?

Meqë po insistohet, a mendoni që të kërkohet pjesa e jonë dhe të prishen kufijtë artificial që i venë fuqitë e mëdha,por edhe Serbia?

Ali Lajçi: Jo kot dhe aspak i vetmuar, dhe jo kurrë kokë në veti.

Ju drejtohem me transparencë të plotë qytetare që nuk do të ju lejohet kjo djallëzi e dinakëri e tyre të realizohet .

Në pyetjen e dytë që ju shtroni, jemi plotësisht dakord, por tash flasim për një kapitull tjetër.

A.Dibrani: Kush luajti lojëra të fshehura pa e ditë Rugova që u shpall edhe park nacional?

Ali Lajçi: Gjithnjë këta aktorët që i ceka më lartë.

A.Dibrani: A i ka kundërshtuar kush terroristët e Malit të Zi që ilegalisht kanë hy e kanë kamufluar kufijtë artificial edhe i kanë asfaltuar natën dy kilometra rrugë në territorin e Rugovës nga Çakorri në Bjelluhë?

Ali Lajçi: Janë bëre reagime e protesta por veshët në lesh të institucioneve tona ende po sillen jashtë zakonisht të pa përgjegjshëm.

A.Dibrani: Ku janë forcat e Kosovës në këtë skandal të cenimit të sovranitetit territorial të Kosovës?

Ali Lajçi: Forcat tona janë në gjumë i nderuari gazetar, andaj ju jeni ata që i zbardheni disa tema aktuale se për qeveritarë na mori lumi!.

A.Dibrani: Çka bënë Qeveria e Kosovës pran këtyre synimeve që tentohet të rrudhen akoma trojet shqiptare?

Ali Lajçi: Vazhdon gjumi i tyre, oportunizmi , injoranca dhe dëgjueshmëria nga skenarët antishqiptar që do t’i zgjojmë një ditë nga kjo amulli që e bëjnë edhe tek masa !

A.Dibrani: Cilat janë kontaktet e juaja me faktorët lokal apo ndërkombëtar zoti Ali lidhur me ketë ngjarje?

Ali Lajçi: Nga të gjitha anët po përpiqem duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë institucionale, ndërkombëtare. Nëse institucionet tona nuk do të pezullojnë këtë trend negativ, atëherë ne kemi edhe lakore tjera organizative.

A.Dibrani: Sa keni përkrahje se paku morale nga ish të burgosurit tanë, shokët e idealeve tona qe ishim bashkëvuajtes për çlirimin e Kosovës dhe rrënimin e Jugosllavisë cariste?

Ali Lajçi: Nga ish të burgosurit tanë kishim e kemi përkrahje nga te gjitha trojet tona dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.

A.Dibrani: Kush mbajti takime të fshehta me organet malazeze?

Ali Lajçi: Nuk janë mbajtur takime të fshehta,u mbajtën të hapura, por në dëm te interesave të vendit tonë.

A.Dibrani: Zoti Ali çka kërkojnë armiqtë dhe tradhtaret shqiptarë në mes tokave shqiptare dhe përse ju rugovasit si dilni zot vet territorit qoftë edhe me forcë?

Ali Lajçi: Sa i përket armiqve tanë ata historikisht vazhdojnë avazin e vjetër kurse ne, do të përpiqemi ti pengojmë ato qëllime me te gjitha mundësitë tona.

A.Dibrani: Spektri politik i qeverisë së Kosovës janë apo s’janë fare të brengosur për ngushtimin e territoreve tona si nga Maqedonia -Serbia po ashtu edhe nga dhe Mali i Zi?

Ali Lajçi: Po dihet shumë mirë prandaj po i kundërshtojmë

A.Dibrani: A synoni që ta hapni këtë debat edhe në Kuvendin e Kosovës?

Ali Lajçi: Po synojmë në Kuvend gjithsesi dhe në të gjitha institucionet tona.

A.Dibrani: Pse e lëshuan mbledhjen të pranishëm anëtarët e komisionit kosovar për demarkacionin e kufirit?

Ali Lajçi: Kuvendi i Pejës kaloi shumë mirë në përkrahje nga gjithë deputetët e të gjitha partive kurse komisioni qendror i bllokuar nga argumentet e faktet tona nuk ju mbeti vend dhe u larguan në heshtje.

A.Dibrani: Sa është alarmuar ky rast tek rugovasit këtu në Kosovë dhe jashtë që dihet se është një komunitet i madh edhe në Amerike,sa është solidariteti i tyre me juve ?

Ali Lajçi: Po si të vendoret edhe mërgimtarët është çështje e ndjeshme dhe kemi përkrahje.

A.Dibrani: Dhe në fund opinioni i juaj lidhur me deklaratën e Azem Vllasit për ngjarjet e vitit 1981? Sa ka logjik që një komunist dhe një pjellë e marksist-leninisteve jugosllav të përbaltë atë periudhë të lavdishme të tërë popullit që na përkrahi për kërkesën tonë Kosova Republikë?

Ali Lajçi. Lexo e shiko video klipet e intervistat e mija në lidhje me këtë miop politik, kurse të tjerat vazhdojnë.Nuk ka kurrfarë arsye të klithin për ato ngjarje. Ato kanë vlerën e vet në frymë kombëtare. Komunizmi, marksizmi -leninizmi dhe etikat tjera ndaj atyre ngjarjeve ju beftë mirë atyre ku i kane gatuar në kuzhinat e Beogradit , si Z.Vllasit dhe Vllasëve tjerë.

A.Dibrani:Për fund ju mbesim mirënjohës për kohën që gjetet dhe për përgjigjeje denjitoze gjatë pyetjeve. Shpresojmë që territori i ynë do të zgjerohet e jo të ngushtohet nga armiqtë tanë shekullor, por edhe nga tradhtarët tanë shqiptarë që kanë qua kokën duke ju falënderuar « demokracisë së tepruar » që po na kushton dhe po na kafshon në kockë!

 

shkruan për Madvegja REDAKSIA                                                Asllan Dibrani

Bëhuni pjes e Faqes   https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

Autori  është publicist, ish i burgosur politik, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, poet, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën.

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari, Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,

 Për të lexuar Biografin e autoritAsllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari, Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti

                     klikoni këtu:

http://tupalla.com/wp/?p=2646 /wp/?p=2646

 

Share

23-VJETORIT i VDEKJES DHE 34-VJETORI i ATENTATIT ndaj ATDHETARIT, Din EGRIU

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat
Anifet dhe Din Egriu

 

NE SHENJE TE 23-VJETORIT TE VDEKJES DHE 34-VJETORIT TE ATENTATIT TE ATDHETARIT, Din EGRIU

Më 24 prill 2015  mbushen 23 vjet nga dita kur pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit të palodhur i Komunitetit të shqiptarëve në SHBA, apo siç e quanin i madh e i vogël – Daja Din, zemra e babait, vëllait dhe xhaxhait tonë, Din Egriu. Në këtë muaj mbushen 15 vjet nga vdekja e nënës, motrës dhe kunatës sonë – Anifet Egriu. Kurse, më 27 prill 2015, mbushen plot 34 vjet nga dita kur UDB-ja fashiste serbosllave organizoi atentat ndaj aktivistit te palodhur të çështjes së pazgjidhur kombëtare, Din Egriut

Meqë ky përvjetor përputhet edhe me përvjetorin e vdekjes së aktorit kryesor të filmit ”Kosovë, shqiponjë e robëruar”-Din Egriu, kemi obligim moral që të shkruajme ca fjlalë për ate aktor e atdhetar të palodhshëm dibran, i cili me tërë qenien veproi dhe dhe sakrifikoi gjithëçka për komb, për atdhe e për Kosovë ishte dhe Din Egriu, apo siç e quanin bashkëkombasit tanë në Amerikë e gjetkë -Daja Din. Reshat Sahitaj.

 

Me 27 prill 2015, mbushen plot 34 vjet nga dita kur U D B-ja fashiste serbo-sllave organizoi atentat ndaj aktivstit te palodhur të çeshtjes së pazgjidhur kombëtare, Din Egriut.

Ishte mbrëmje e ditës së shtunë. Si zakonisht Dini rrinte vonë në zyrën e tij në Brooclyn, të cilën e kish furnizuar me literaturë kombëtare e gazeta të ndaluara ne ato vite nga sistemi diktatorial jugosllav. Rreth orës 21 e 30 min. pas disa telefonatve të bëra në çdo çast, kuptova se diç s’ishte ne rregull, ndaj me vrap shkova në zyrë, qe gjindej rreth 200 m. larg banesës sonë. O Zot, o Zot, ç’me pa:

-Dera e zyres ishte e hapur, kurse në dysheme i larë krejt gjakë gjindej i shtrirë bashkëshorti im i shtrenjtë-Dini. Ishte pa frymë, s’lëviste fare dhe s’jepte shenja jete. Në murë qëndronte lëvarur receptori i telefonit dhe aty kuptova se Dini s’ka mund të telefonojë. Së pari kërkova ndihmen e shpejtë, mandej u telefonova djemve: Naxhiut e Naimit që të vijnë në ndihmë, rrëfeu bashkëshortja e Dinit-Anifetja e ndjerë.

Pas dy muaj qëndrimi në spital, mesuam nga goja e Dinit se, mbrëmjen e 27 prillit, tri veta të maskuar e me shufra hekuri e kanë qëlluar, duke brohoritë në gjuhën e tyre:

-Ja ku e ke Kosovën Republikë!

Për këto punë Dini s’kishte frikë,

kur iu kërcnuan jetën me ia fikë,

me këmbëngulje ai kërkonte,

të bëhet Kosova Republikë ! -XH. Isufi

Pas atentatit, Sigurimi Shtetror Federal Amerikan (F B I), e mori në mbështetje.

 

Pra, më 24 prill ’92 vdiq Din Egriu, ndërsa, më 30 prill, trupi i tij u varros me nderime në vendlindjen e tij të dashur, në Dibrën e Madhe të Kosovës. Vdiq atje ku i deshte shpirti në Shqipëri, me fjalët e fundit në gojë: Kosooovë! Gjashtë ditë rrjesht, Ambasada serbo – sllave s’ lejonte që arkivoli i tij të dërgohet në vendlindje e të kryhej në mënyrë sa më madhështore, ashtu siç e meritonte ceremonia e varrimit. Mirëpo, falë përfaqësisë diplomatike amerikane dhe me urdhërin e saj, u vendos që nëpër vendkalimin kufitar të Bllacës, në afërsi të Dibrës, të kalojë kufoma e të ndjerit e të varroset në vendlindje.

 

Dini, edhe i vdekur qe tmerr për shovinistët sllavë. Vdekja e Dajës Din,siç e thërrisnin u prit dhe indinjim të thellë nga të gjithë dibranët. I madh e i vogël dëshironin të merrnin pjesë gjatë homazheve të varrimit.Mirëpo,që të pengohet cermonia e varrimit, pushtetarët maqedono mëdhenj përgatitën skenar se gjoja për shkak të trazirave që kishin ndodhur në Dibër, dy javë para vdekjes së Dinit, në mes qytetarëve dibranë dhe policisë, në të cilën përleshje u lënduan 8 policë, ndërsa njërit prej tyre iu dha flaka,u dog j dhe u lëndua rëndë. Pra, ky qe shkaku kryesor i pushtet mbajtësve maqedonomëdhenj që pengonin ceremoninë e varrimit. Ata ishin të sigurtë se tërë homazhi i varrimit do të shndërrohej në protestë masovike të dibranëve, ndaj urdhëruan që, arkivoli i të ndjerit të mos lëshohej këndej kufirit para ora 20 i natës, ndërsa, në ora 21 e 30 min. nisi arkivoli në drejtim të varrezave dibrane. Në ato çaste, disa riga shiu filluan të pikojnë mbi fëtyrën e tij.

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat
Anifet dhe Din Egriu

 

Edhe qielli vajton për Dinin tonë bujar e të përvuajtur !-Thanë disa dibranë. Edhe pse varrimi u krye natën në të errët. Edhe pse shumica e qytetarëve s’dinin se do të kryhej natën varrimi, ashtu nëpër terr, përmes dritave të automobilëve, iu dha përshëndetja e fundit dhe u ndanë përgjithmonë shumë të afërm, miq, shokë e dashamirë nga Dibra, Shqipëria e Kosova. Personifikim Për herë të fundit vërejtëm fëtyrën e tij të çelur, aq të bukur me buzën pak në gaz, sikur deshte të na thonte: -Që nga viti `81, njëmbëdhjetë vjet flejta në dysheme, pa dyshek e jastëk, ashtu siç flejnë të burgosurit shqiptarë në kazamatet serbo-sllave.Në po tënjetjtin vit të shpërthimit të demonstratave gjithëpopullore në Kosovë, U D B-eja famkeqe,përmes agjentëve tësaj, me shufra hekuri organizoi asgjasimin tim. Pas 24 orësh gjakderdhjeje, alivinosjeje dhe dy muaj i shtrirë në spital, përsëri mbeta gjallë dhe, në çastin kur duhej të jap shpirt, iu drejtova atij që deshi të më merr jetën: -S’ vdes pa u bërë Kosova Republikë !

 

-Emblemet e mia të punuara prej metali, me mbishkrimin: -Kosova Republikë u shpërndanë anë e kand botës dhe gjëndeshin në duart e protestuesve.Flamujt jugosllav më shkaktonin alergji dhe, sa herë që më jepej rasti, i djegia së bashku me bashkëshorten time, Anifetin. Andaj, gjithmonë na trajtonin armiq të përbetuar të Ish Jugodslla visë.Treta gjithçka pata për çështjen madhore kombëtare. Ndërroi jetë në Tiranë, tek te afermit e tij, me fjalët e fundit në gojë: -Veprova me perkushtim, pa u lodhur për Kosovë, për Atdhe e për komb! Ky qe një odise i shkurtër i përjetimeve dhe vuajtjeve të luftëtarit për lirinë e popullit të vet, që ia dedikuam me rastin e 23-vjetorit të vdekjes së babait, vëllait, xhaxhait dhe kunatit tonë -Din Egriu. E përkujtojmë me pietet e lotë akoma të patharë, djemtë e vajzat:-Naimi, Emini, Diana e Dhurata, mbesa Iliriana, vëllezërit e motrat: -Nushi, Ibrahimi,  Nezverja nga Dibra, SH B A dhe Suedia.

 

Shkruan: Munir Dovolani,babai i Yllit te vallezimit ne SH B A, Driton Dovolanit, alias Tony.

Ne, një grup shokësh nga SH B A, me pietet përkujtojnë Përvjetorin e vdekjes së atdhetarit-Din Egriu: Kaluan 15 dhjet vjet pa Dajën Din, siç e thërrisnim të gjithë në mërgim, Din Egriun nga Dibra e Madhe e Kosovës, siç na thoshte ai, pa të cilin s’mund të mendohej të organizohej demonstratë, grevë urie, peticion apo ndonjë manifestim tjetër fare pa prezencën e tij. Ashtu të stërvuajtur, të djegur e të përvëluar, të krusur, por kurrë të nënshtruar, mund ta takojshe në të gjitha metropolet e Amerikës dhe të Evropës duke brohoritë e trokitë në çdo institucion politik e diplomatik për të drejtat dhe çlirimin e gjithe popullit shqiptar.

Ne, të gjithë kurbetçarët e përkujtojmë dhe parafytyrojmë gjthmonë Dajën Din, atë burr 58 vjeçar, që asnjëherë s’ i pushuan këmbët edhe në vitet më të vështira të pleqërisë, me shëndet shumë të ligë e të tretur në mërgim, veçanërisht, pas atentatit që në zyrën e tij, në prill të vitit 1981, ia bëri UDB-eja cetnike sebro-sllave. Ashtu i sakatosur marshonte sa herë që e lypte nevoja rrugëve të botës, posaçërisht në rrugën 47 -të Nju Jorkut, para O K B-së, të cilin nga gjithë ajo masë e madhe demonstruesish mund ta dalloje llehtë, sepse, si zakonisht në çdo demonstratë i shoqëruar nga bashke shortja e tij, z-nja Anifet, Shote Galica e Dibres, mbanin plisa të bardhë si bora dhe Flamujt kombëtar mbi krah. Poashtu, prej së largu mund ta vëreje fëtyrën e tij të rrudhur palë – palë, që simbolizonte hartën e coptuar të popullit tonë, i cili, si pjesëtar i këtij populli përjetoi të njëjtin fat.

Aq shumë rrudha i ishin formuar në fëtyrë, sa dhe vetë Bashkësitë që i kemi, si brenda trojeve shqiptare, gjithashtu edhe të shpërndara nëpër botë. Predikimi i Dajës Din ishte shumë i bindshëm e modest: – vetëm ta shoh Kosovën të lirë, të pavarur e të bashkuar me të gjitha trojet shqiptare! Shtëpia e Dajës Din ishte konak dhe odë pritjeje për të gjithë shqiptarët. Ajo, me fotografitë e patriotëve të Rilindjes sonë kombëtare e të heronjëve të rënë për liri, u shndërrua në Muze të kombit. Çdo pjesë e hapsirës së shtëpisë që jetonte Daja Din ishte stolisur me shenja e simbole kombëtare.

Në ball të murit ishte vizatuar harta e Shqipërisë me të gjitha trojet etnike, me mbishkrimin-Shqipëria; të cilën aq shumë e deshte dhe gjithmonë na thoshte: -Dua që zemra të më pushojë së rrahuri në Shqipëri dhe, në Dibrën time të më varrosni. Dëshira e Dajës iu plotësua. Plot para 19 vjet, ndërroi jetë atje ku i deshte zemra, në Atdheun e përgjysmuar dhe u varros me nderime, atje ku i deshte shpirti, në Dibrën e tij shumë të dashur e të okupuar që nga viti 1913. Kështu pushoi jeta e një atdhetari e luftëtari të palodhshëm për liri. Ai gjithmonë do jetojë i gjallë në zemrat tona.

Me nderime e respekt e përkujtojnë vëllezërit:Munir dhe Muharem Dovolani -Kenerik, shokët: – Ismail Gjonbalaj, Nazmi Kosova, Baudin Sela, Gjeto Sinishtaj, Ndue Camaj, Haxhi Maqëllara, Bardhyl Pustina,Namik Oruçi, Xheladin Pjeça, Burhan Mela, Sulejman Borova, Lavdërim Cami, Mustafa Vraniqi dhe shumë shokë e miq të tjerë nga Dibra e Madhe, SH B A, Shqiperi, Kosovë e Skandinavi.

NY JORK – SH B A.  Me nderime:-Munir Dovolani

 

Elegji dedikuar Din Egriut

Daja Din, o im vëlla,

kurrë s’kemi me të pa,

gojëmjalt zemër çeliku,

vdekja shpejt ty të fiku.

Vdiq i ri në Shqipëri,

në atdheun amë të tij,

patriot e i pashoq,

fëmijët e shokët i doq.

Gjith’ shqiptarëve keq u ra,

që ai shpejt nga ne u nda,

patriot me besa-besë,

të gjithëve na ka lënë mbresë.

I la pas gruan dhe fëmijët,

ata sot gjënden n’Amerikë,

la dhe vëllaun-Ibrahimin,

që nga Evropa jep informimin.

Daja Din të qofsha falë,

Kosovës zot i ke dalë,

s’kurseve djers’ e pasuri,

për t’ardhmen e brezit të ri.

New Jork, më 28 prill 1993 v.

Shkruar nga bashkatdhetari:

Demir Oboku


Elegji kushtuar Din Egriut

Shqiptar kur humbesh
e rrugën s’e din,

mos u brengos shum’

se t’tregojn’ veprat e Bacës Din !
Në Dibrën e bukur të coptuar,

nuk u lodh duke punuar,
që shqiptarët të bashkohen,
nga robëria të çlirohen.
Për këto punë s’kishte frikë,

kur iu kërcnuan jetën me ia fikë,
me këmbëngulje ai kërkonte,
të jet Kosova Republikë !
Kështu menduan se ai ndalet,

për atdheun kur të folet,
por nuk ndalet ai që jep besë,

n’ Nyjork mësyn dyert e O K B-së.

Këtu shqiptarët prezentonte,

t’drejta t’plota për ta kërkonte,

për shqiptarët të vendosin,

të mos i shtypin e sakatosin.

Të na kthehen trojet tona,

kështu ta ndreq fajin Evropa,
Baca Din për kët’ trimëri,
do të hysh në histori !
Atje tej, n’Amerikën e largët,

me avull e tymë pa mbarim

përvëloi si dielli i Mesdheut

zemra e pariotit Abedin.

 

Sundsvall-Suedi

Xhezide Isufi-arsimtare nga Mitrovica e Kosovës

Shkruan , Ibrahim EGRIU

 

Share