Archives de catégorie : Tupallë

Dr.Ramadan XHEMA 1936-2020

Dr.Ramadan XHEMA 1936-2020
Në vazhdim keni disa kujtime dhe mesazhe ngushëllimi për Shqiptarin e Pamposhtur


——————————————–
Dr. Ramadan Xhema ndërroi Jetë, Kryetari i Vatrës ngushëllon të vëllanë Jim Xhema
Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare Dr. Ramadan Xhema, veprimtar i Komunitetit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara ët Amerikës.
Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha i përcjell ngushëllimet më të thella vëllait të të ndjerit, mikut të tij, z. Jim Xhema!
Ramadan Xhema u lind me 17 dhjetor 1936 në fshatin Tupallë të komunës së Medvegjës. Shkollën fillore e kreu në Medvegjë, më pas studio në Normalen e Gjakovës, për të kaluar më vonë në gjimnaz me qëllim që të studionte mjekësinë. Pasi punoi disa kohë mësues në Prishtinë u regjistrua në Mjekësi në Rijekë të Kroacisë.Aktivitetin kombëtar e filloi në moshë rinore. Kur ishte student në vitin e dytë të Mjeksisë u burgos nga organet policore. Arrinë që t’u ikë policëve në Leskoc, por sërish policia e arrestoi dhe gjykohet si “aktivist i Shqipërisë së Madhe”.
Në vitin 1980, së bashku me të motrën emigrojnë në SHBA, ku kishin vëllanë Jim Xhemën. Që nga ajo kohë ai ka qenë një ndër veprimtarët e cështjes shqiptare. Ishte i anëtarësuar në Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.
Jeta e dr. Ramadan Xhemës është e përshkruar në librin e tij jetësor që ai vetë e shkroi!
Pushoftë në Paqe shiprti i Ramdan Xhemës!
Kryetari i Vatrës Elmi BERISHA
——————————————–

Lamtumirë baca Ramadan
Ramadan XHEMA, nga Topalla e Medvegjës, veprimtari I shquarë që një jetë ia kushtoi çështjes son shqiptare, sot iku nga kjo botë.
Të nderuar miqë,shokë,familjar e bashkëveprimtar gjithëandej jashtë e mbrenda hapsirës son.
Pranoni ngushllimet më të sinqerta, me theks të veçant Vëllaut z.Xhim XHEMA,e mbarë Kombit Shqiptarë me rastin e vdekjes veprimtarit për çështje shqiptare Ramadan XHEMA.
Ngushëllime edhe njëherë gjithë familjes së madhe XHEMA, të gjithë ndiejm dhembje për vdekjen e bacit Ramadan e njëkohësisht do të mburremi me punën,vullnetin e guximin prej intelektuali me veprat që kontriboi dhe u angazhua një jetë të tërë për Kombin ton.
Gjithmon do të të kujtohet e do të nderohet vepra dhe përkushtimi, jam krenar që jetova në epokën eTij e që njëkohësisht u njofta nga afër në disa takime shumë vllazërore.

Lavdi jetës dhe veprës së Ramadan XHEMËS
Me konsiderat
Nga Publicisti _Vendasi Refik HASANI

——————————————–
Tërë jetën në shërbim të popullit,gjuhës,kombit e atdheut.
I përjetshëm kujtimi për Ramadan Xhemën-Vranocin! Baca Ramadan ishte e mbetet një nga personalitetet më eminente të popullit shqiptar përgjatë shekullit XX.
Ai ishte:
veprimtar,atdhetar ,humanist e vizonar, por edhe pragmatik.Kontributi I tij që nga rinija e deri në pleqëri duke ju perkushtuar çështjës sonë kombëtare me vendosmëri e sinqeritet do të vlersohet me pietet.Angazhimi i tij që në vitet e tetëdhjeta në Amerikë (ShBA) me të vëllaun e vet Xhemë Xhema i njohur si « xhimi”. Ka qenë aktiv e stoik në qëndrimet e veta.Kudo ,ne çdo rast e mundësi i ka mbrojtë vlerat tona hapur e transparent duke mos u gjunjëzuar në asnjë rast .Vlen të cekët se Bacën Ramë e kanë xhelozuar dhe shpeshë herë është keqkuptuar dhe është cilësuar si i dyshimt ngase ishte i hapur,ishte dinjtoz dhe kategorik me politikën antikombëtare të shovinistve dhe titisve. Frikacakët e kameleonet e politikës titiste shpeshë herë bënin politiken e djallit duke e vënë në dyshim sinqeritetin , qiltërsinë e guximin e taravolit Ramadan Xhema .Andaj për çdo respekt deri në perkulje ndaj guximit e qendresës biblike të madhit Ramadan Xhema.
Nga atëdhetari prof.Ajet DULI


——————————————–

Dr. Ramadan Xhema ishte i veçantë si njeri dhe veprimtar tepër i guximshëm. Kam pas nderin dhe privilegjin ta njohë kur punoja si mësimdhënës i historisë në Qendrën Shkollore në Obliq se punonte apo vinte ndonjëherë në atë qytezë. Kur fliste ndonjëherë pak si të madhe kundër atyre që na bënin zullum, do « trima » largoheshin prej tij dhe thonin « lere se ky nuk është në vete ». Por ai ishte mjek dhe humanist e mbi të gjitha atdhetar i pashoq. Këto që i shkruan i nderuari Sabri Maxhuni mi ka treguar kur ishim bashkë në Suedi dhe e kompletojnë tablonë e figurës së tij.
Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e kanë pas mik e bashkëveprimtar!

Nga Dr.Muhamet SHATRI

——————————————–

SHQIPTARI I PAMPOSHTUR
Bir i një familje shqiptare, të dëbuar nga Toplica në Tupallë të Medvegjës dhe nga Tupalla në Prishtinë e Amerikë. Student dhe mësues që kundërshtoi dëbimin e shqiptarëve në Turqi. Doktor që luftoi për shërimin e mjekësisë nga zaptimi shovinist rankoviçist. I burgosur politik – një jetë të tërë, në lëvizje të pandalur dhe gjithmonë me rininë dhe më Lëvizjen kombëtare, çlirimtare dhe progresiste. Shqiptaro – amerikani që mbi gjithçka kishte çështjen shqiptare, dinjitetin dhe interesin e popullit dhe kombit të vet. Lobist midis lobistëve, tok më vëllain, Xhemën dhe me shumë miq e shokë me mision ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e çështjes shqiptare dhe luftës së imponuar shumëshekullore çlirimtare shqiptare. Bir kombi shqiptar dhe mik mirënjohës i Amerikës mirëpritëse, demokratike e Wilsionane, të cilit i shkonte aq bukur ajo thirrja largpamëse e Fan Nolit: “mbahu Nëno mos kij frikë se ke djemtë në Amerikë…” Mik i Amerikës mike, gjithmonë më Shqipërinë Nënë dhe me moton: “I dashur Atdhe, të dua ashtu si je…” Shqiptar i pamposhtur, që shkriu gjithçka që kishte për Kosovën e martirizuar, i kthyer nga Amerika e begatë dhe deri në frymën e fundit në përpjekje për paravajtje dhe mbarëvajtje të Kosovës dhe çështjes shqiptare, me përkushtimin rilindës në gojë:

“Mëmëdhe quhet Toka,

Ku më ka rënë koka…

Ku rroj me gas e me shpresë,

Ku kam dëshirë të vdes”

I tillë do të mbahet mend do të kujtohet dhe respektohet brez pas brezi, emri dhe vepra e pavdekshme e Doktor Ramadan Xhemës. I bëftë dritë Kosovës, kombit dhe veçmas pjesës verilindore të hapësirës shqiptare, Medvegjës, Preshevës e Bujanocit, plagës së tij të pashëruar.

Nga ish i burgosuri Politikë Hydajet HYSENI

——————————————–

Dr Ramadan Xhema u nda nga jeta ashtu si erdhi: i çiltër, i qashtër, një shqiptar i njërës nga krahinat shqiptare nga më specifikat, që u përballë me invazionin sllav për pothuajse dy shekuj me radhë.
Të parët e tij ishin nga Vranoci, në afërsi të Lebanës. Pak vite pas njohjes së Serbisë si shtet i pavarur (1878), ata u zhvendosën në katundin Topallë, Medokë (Medvegjë si do ta riemrojnë administata serbe).
Së fundmi, derisa punoa në Zyrën e Kryeministrit në cilsinë e Zyrtarit të lartë për çështje politike (2004-2006), pata rastin ta njoh nga afër. I gëzohej shumë prosperimit tim në rrafshin akademik; mbi të gjitha publikimeve të mia jashtë në revista shkencore. Ndërkaq, kur biseda rridhte për krahinën tonë, të parëve tanë (Ramabaja është afër Topallës), ai merrte jetë, gjallërohej edhe më shumë, i qeshte jo vetëm buza, po edhe zemra e shpirti.
Në një moment, tek kisha hasur në emrin shqip të qytetit të vjetër, tok me Kështjellën, që autori francez Ami BOUE, ne librin e tij te shumëcituar « Turqia evropiane », kur flet për kufijte e Shqiperisë, respektivisht për shtrirjen e shqiptarëve në krahun e skajshëm verilindor, shenon emrin e krahinës së MEDOKAS (natyrisht ne latinisht), që d.t.th të MEDOKËS, që ka kohë i është mbivendosur trajta sllave MEDVEGJË, ia bëra të ditur, reagimi i Tij ishte shumë mbresëlënës. U ngrit në këmbë, e më përqafoi shumë gjatë e ngrohtësisht. E mora si mirënjohjen e atit tim, të brezave të tërë të të paërve tanë.
Dr Ramadan Xhema gjatë gjithë jetës së tij jetoi vertikalisht, ngjante si LIS MEDOKE – i papërkulur; nuk kishte si të ishte ndryshe, derisa përballoi aq shumë furtuna.
Ai, një jetë të tërë e shkriu për idealin e madhë – bërjen e Shqipërisë…
Të tillë, atdhetar të përjetshëm e të përhershëm, do ta ruaj në kujtesë!
Të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Nënë, që e deshe aq shumë!
Lavdi e përjetshme!
Nga prof. Sadri Ramabaja
——————————————–

KRYESIA E KLUBIT TË VENDLINDJES “TROJET”
Bislim Musliu

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES XHEMA
Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e
veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Dr. Ramadan Xhema.
Dr. Ramadan Xhema ishte veprimtar i angazhuar dhe tribun i palodhshëm për
mbrojtjen e interesave të përgjithshme të nëpërkëmbura shqiptare nga regjimet
antishqiptare serbosllave. Së bashku me të vëllanë e tij, Xhim Xhemën, por edhe
me z. Joseph DioGuardin, senatorin Robert Dole dhe shumë senatorë e
kongresistë të tjerë nuk kursyen mundin, pasurinë, as jetën për të ndihmuar
Kosovën dhe për të sensibilizuar opinionin botëror, veçmas atë amerikan, për
çështjen e pazgjidhur shqiptare nën okupimin e egër serb.
Kryesia e Klubit “Trojet” i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Xhema, duke
uruar që shëmbëlltyra e tij të na shërbejë si udhërrëfyes në punën dhe
përkushtimin tonë për ruajtjen e Kosovës së lirë, për të cilën Dr. Ramadani luftoi
një jetë të tërë dhe e deshi aq shumë.
Prehu i qetë në tokën e lirë të Kosovës sonë të shtrenjtë, Dr. Ramadan Xhema! I
përjetshëm qoftë kujtimi për Ty dhe për sakrificat jetësore për lirinë e saj!
Prishtinë, më 8 Dhjetor 2020
KRYETARI I KRYESISË ,
Nga Bislim Musliu

——————————————–

Ramadan Xhemen e kam patur mik dhe bashkeveprimtar te ngushte qysh ne vitin 1981. Perkrahes i madh i klubit « Jusuf Gervalla » dhe radioprogramit « Zeri i Malesise ». Te dyja keto i dhane perkrahje te pakontestueshme Xhim Xhemes ne lobimin i tij ne Washinton per ceshtjes e Kosoves. Paste drite shpirti i atdhetarit Ramadan Xhema i cili tere jeten e vet ia kushtoj ceshtes kombetare. I paharruar qofte emri i tij. Me kete rast i shpreh ngushllimet e mija me te sinqerta vllaut te Ramadanit Jim Xhema dhe mikut tim Mehdi Hajdarit. Paste paqen e amshur.
Gjeto Sinishtaj

——————————————–

i nderuar patriot Xhim Xhema, ngushellimet e mia me te sinqerta per humbjen e vellait tuaj Ramadan, i cili ishte nje patriot i madh. Kam bashkepunuar me te ndjerin per nje kohe te gjate per ceshtjen kombetare. Diaspora humbi nje shqiptar dhe atdhetar te madh.
Veprimtari I dëshmuar nga Amerika Ekrem Bardha

——————————————–

Ngushëllime familjes edhe kombit, zoti e shpërbleft me xhenet,rahmet i past shpirti, i ndjeri ishte patriot me plotkuptimin e fjales. Lavdi jetes edhe veprave te tije. Shkaku i njerzive si i ndjeri Ramadan Xhema, Shqipëria do rroje pa u shuar kurrë. Amaneti Dr. Ramadanit ishtë Bashkimi i atëdheut edhe neve do vazhdojm me punë drejt ati synimi te natyrshem. I përjetshem qoft kujtimi.
Mersel Ismaili

——————————————–

Doktorit i bëftë shpirti dritë.
E njoha në N.Y., shumë herë biseduam e kontribuam bashkarisht, këmbyem literaturë sepse na kushte edhe profesioni, por pika kulminante e veprimit ishte kontributi ndaj atdheut.
Paqja qoftë mbi të gjithë.
Dashamir Marku

——————————————–

Te nderuar miq,
Sot mbylli sytë pergjithemone Dr.Ramadan Xhema, atdhetar e aktivisti i palodhshem i çeshtjes kombetare dhe lobues i madh i çeshtjes shqiptare ne shba , vllau i Lobuesit ma te madh te çeshtjes Shqiptare ne washington D.C . Xhim Jim Xhema .
Ne emer te Rrjetit Global te Bizneseve te Diaspores Shqiptare, i shprehim ngushellime ma te thella familjes Xhema dhe Vllaut te tij Xhim Xhema .
Dr. Ramadan Xhema, lindi më 17 dhjetor të vitit 1936 në Tupallë, komuna e Medvegjës.
Familja e tij gjegjësisht babai Abaz Jusuf Vranoci ishte shpërngulur nga fshati Vranoc i Lebanës në Tupallë. Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në Medvegjë Ndërsa regjistroi gjimnazin në Prishtinë në vitin 1951. Pas pak kohe u transferua në Normalen e Gjakovës. Nga Normalja kaloi në gjimnaz me qëllim të regjistrimit në fakultetin e mjekësisë.Pasi punoi si mësues në Prishtinë regjistroi mjekësinë në Rijekë të Kroacisë. Aktivitetin kombetar e filloi qysh i ri. Si student i vitit të dytë burgoset nga organet e policisë. I lidhur në pranga të policisë gjate rrugës për në Leskoc kërcen nga treni dhe kështu u ik policisë. Pas fshehjes së gjatë prap bjen në duart e policisë dhe burgoset në Sllavonski Brod. Mirepo fatmiresisht pas gjykimit në Leskoc lirohet si i pafajshëm. Akuza kunder tij ishte « Aktivist i Shqipërise se Madhe ».
Në vitin 1980 së bashku me motren e tij arrijnë në SHBA , e atje e kishte vëllanë Xhim Jim xhema dhe axhën Hajdar dr. kirurg. Pas arritjes në SHBA vazhdon aktivitetin kombëtar se bashku me te vellane Xhim Xhema, i cili eshte nje biznismen i suksesshem ne Amerike. Se bashku i kane kontribuar ceshtjes shqiptare dhe vazhdojne te kontribojne. Kane pasur ndikim te madh ne formimin e historise se Kosoves. Profesionin e tij si mjek nuk e ushtroi asnjehere, meqenese pasioni i tij ishte kontribimi per popullin e tij. Jo shume kohe me pare Ramadan Xhema ka botuar edhe nje liber ku shkruan per gjithe aktivitetin e tij atdhedashes te ushtruar gjate gjithe jetes se tij, te shoqeruara me disa fotografi ku paraqiten takimet e tij me presidentet e shume shteteve dhe njerez te tjere te rendesishem, duke biseduar per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.
Ai nuk ka qene i martuar ndonjehere por e gjithe jeta e tij ka qene Kosova dhe te gjithe shqiptaret jane familja e tij.
U prehshë ne paqe miku im i dashtun !
Naim DEDUSHAJ

——————————————–

Lidhja Shqiptare në Botë i shpreh ngushëllime të sinçerta Familjes Xhema, miqëve, dashamirëve, të gjithë shqiptarëve anëekënd botës dhe veçanërisht shqiptarëve të Amerikës që humbën njërin nga veprimtarët më aktiv të çështjes kombëtare që patën, Dr. Ramadan Xhema! U prehtë në paqe!
Lidhja Shqiptare në Botë

——————————————–

U nda nga ne njeriu i madh i botës shqiptare, Dr. Ramadan Xhema.
Ai, një jetë të tërë e shkriu me idealet e bërjes së Shqipërisë… Edhe në moshën e shtyer, nuk pushoi së punuari për ato ideale!
Në dhembjen e madhe që po ndjejmë sot, në lamtumirën e fundit që po ia bëjmë, po e kthej memorien të rikujtoj pasionin që ndjente baca Dan në vizitat e shpeshta ne ushtrinë e tij, që aq shumë e deshi. Kur ishte në radhët tona, në mesin e ushtarëve ndihej shumë krenar! Sa shumë e mbulonin emocionet, e sa shumë e pushtonte zemra. Shpesh, nga mallëngjimi, dinin edhe ta tradhëtonin lotët e gëzimit…Përherë më tingëllojnë fjalët e tij:
« Eu, trima! Ju e sollët lirinë, por mos harroni se sa shumë punë kemi për ta bërë Shqipërinë! »
E këtë po e dëshmon koha!
Edhe pse ishte e vështirë, ti nuk pushove së punuari deri në frymën e fundit!
Të lumtë baca Dan për gjithë atë çfarë bëre për Atdhe!
Të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Nënë, që e deshe aq shumë!
Lavdi e përjetshme!
Ushtar i dëshmuar Shemsi SYLA

——————————————–

Një jetë e tërë në shërbim të së drejtës, lirisë dhe të kombit.
Mundi dhe djersa e Bacit Ramadan u bëftë realitet dhe dritë për brezat e sotëm dhe atyre qe do te vijne pas nesh.
Ngushllime familjes dhe gjithë popullit Shqiptarë.
Lavdi !
Ahmet Osmani
——————————————–

Ngushllime te sinqerta per Dr.Ramadanin, atdhetar i pasionuar dhe perkushtuar te gjithe familjareve, Jim Xhemes, poashtu nder atedhetaret e dhe sponsoret e perkrahesit me te medhenje te Lobit Qytetar Shqiptaro-Amerikan ie Albanian-American Civic League AACL, nen udheheqjen politiko-kongresiste te kongresmenit Joe Diogardi-t…! Si dhe miqeve dhe dashamireve te tyre…! Me burreri dhe krenari, u prehte ne paqe…!
Gazmend Pula

——————————————–

Sot ka ndërruar jetë Dr.Ramadan Xhema nga Tupalla e Medvegjës, i cili jetoi e veproi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ishte dhe mbetet një ndër atdhetarët, aktivistët e patriotët më të mëdhenj të çështjes dhe kauzës kombëtare në përgjithësi, dhe për çështjen e Kosovës në veçanti.
Veprat e tij do të kujtohen ndër vite nga gjeneratat e ardhshme.
Ngushëllime familjarëve, të afërmëve dhe miqëve, dritë pastë shpirti i tij.
« Nuk mposhtet Shqiptari »
Nga Halit Hajrullahu
——————————————–

Ne kohet e veshtira ishte Burr Burrash kam pas fatin ta njoh kur isha femij dhe qe nga ajo mosh e kam dashur nji mjek Atdhetar me parime te shendosh Kambtare na pask lan nji Burr i madh ne shoket e tij dota ndijm mungesen e Dr Ramadan Xhemes
Ngushllime zoti e shperbleft me xhenet e ju familjes shokve kolegve e miqve zotu ua dhasht durimin
Nga Ahmet Grajqevci

——————————————–

Në emër timin personal dhe tër kryesis së Ballit Kombëtar Demokrat për Ferizaj shprehim ngushllimet më të sinqerta Familijes Xhema per më të dashurin e tyrë.
Ngushllime i shprehim edhe bashkëveprimtarëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njofin te ndjerin dhe vet familjen Xhema.
Keto figura kombëtare me vuejtjet e sakrificat e tyne, ndertuen kështjellën pamposhtun. Kështjella me emrin e pavdekshëm liri Pushoftë në parajsë, Zoti u lehtësoft dhembjen!
Nga Bekim Baftiu
——————————————–
Shoqatës Medvegja në Zvicër
Ka ndërruar jetë Dr.Ramadan Xhema nga Tupalla e Medvegjës Dardane !
Në emër të Shoqatës Medvegja në Zvicër dhe në emërin tonë personal e të Familjes, Ju shprehim Ngushllimet e sinçerta Familjes së ngusht në krye me Vëllaun z.Xhim Xhema (heroin e heshtur, lobuesin, kontribuesin dhe aktivistin kryesorë të proçeseve të Shqiptarëve në Gadishullin Ilirikë) Farefisit, Miqësis të gjërë dhe mbarë Kombit Shqiptarë, për ndërtimin e jetës të Atdhetarit e Patriotit të pa shoq Dr.Ramadan Xhema nga Tupalla e Dardanis .
Sot Dardania Veri-Lindore u nda fizikisht edhe nga një përkrahës e shtyllë kryesore e proçeseve të Shqiptarëve në Botë, por kujtimi dhe vepra e ti hyjnore do të kujtohen e nderohen sa të ken jetë edhe vetë kjo Botë.
Kam pas nderin ta takoi disa herë dhe të bashkbisedojmë për gjithëqka, tema kryesore ishte përherë Vendlindja e Atdheu të cilin e dashti aq shumë, sa tërë jeten ia kushtoi ati. Të freskëta i kam mbresat nga një takimm në mars 2014 në Prishtinë, me çrast në emër të Kryesis ia dhurova Monografin « 30 vite në Shërbim të Kombit » të Shoqatës Medvegjës në Zvicër, të cilën e pranoi me knaqësi dhe shprehi konsiderata të larta për kontributin dhe aktivitetin e Shoqatës për të mirën e Kombit Shqiptarë, me fjalët: Bacit Gjaku nuk është ujë, jemi familje dhe dihet se edhe Ju e ndiqni rrugën tanë !
Kontributi i dy vëllezërve Xhema në Amerikë është e do të mbetet Hyjnore për gjdo Shqiptarë në Botë, pa të cilët dihet që Kosova sot nuk do të ishte Shtet i Pavarur, por as Shqiëria në Nato dhe Shqiptarë nuk do e kishim kët pozitë në Gadishullin tonë Ilirikë, andaj Vepra e tyre do të mbetet e gravuar në Pjedestalë e do të valon përherë në Atllarin e Lirisë në Iliri !
Shpirti i yt i bardhë bëft dritë në Parajsë 🙏
Të pikëlluar por Krenarë me jetën e veprën e Dr.Ramadan Xhema, në emër të SHHMZ,
Nga Kryetari i shoqatës Zenullah Namani
——————————————–

NJERIU QË MA SHPËTOJ JETËN.
Me 20 dhjetorë 1979 Dr. Ramadan Xhema, në spitalin e Prishtinës, i kishte ndëgjuar dy udbash duke i thënë njëri tjetrit: Po shkojmë me ra ma heret se, nestër në ora 5 kemi me burgos Sabri Novosellën.
Posa e kryen punën në spital vjen në dyqanin tim dhe më njofton.
Ika, me ndihmën e shokut të idealit Mark Mërturi, kalove në Shqipëri dhe shpëtova pa u burgos.
Për çka i kam qenë mirënjohës tërë jetën Dr. RAMADAN XHEMËS që ma shpëtoj jetën.
Lajmi për vdekjen e Tijë tmerrësisht më tronditi dhe këtë mërzi vështirë e kam me përballuar!
Edhe një gjë duhet ta dijmë:
Për angazhimin e Dioguardit në qështjen kombtare shqiptare, meritë ka edhe Dr. Ramadan Xhema.
Nga Veprimtari Sabri MAXHUNI NOVOSELLA

——————————————–
Ngushëllime familjes dhe farefisit, Shqiptarve të Medvegjës kudo që janë, në vendlindje dhe në diasporë, si dhe mbarë Shqiptarisë, për ikjen nga kjo botë të veprimtarit dhe patriotit të madh, Dr. Ramadan Xhemës.
Zoti e shpërbleftë shpirtin fisnik e bujar të të ndjerit Dr. Ramadan Xhemës me dritë të përjetëshme .!
I lehtë i qoftë dheu i Republikës së Kosovës, si pjesë dinjitoze e gjeografisë kombëtare të Shqiptarisë, për të cilën patrioti i madh Dr. Ramadan Xhema nuk kurseu asgjë në jetë!
I ndjer Doktor me Plis te bardhe patriotizmi ju shkëlqente ne balle!
Doktor keni qenë dhe do mbeteni udhërrëfyesi edhe i gjeneratave që vin duke dëshmuar me përkushtimin tuaj se për liri e atdhe një jetë e tëra është pak .
Të kujton Tupalla e Medvegja që e braktisët në ditët më të vështira ku po përballohet me genocidin e kohës moderne të vetmuar e të pushtuar si asnjehere më parë po nga të njejtit armiq ata që ju larguan nga vendlindaja e juaj që në moshë të re , sot për ne dhimbja është e dyfisht dhe e përhershme , Doktor të ju premtojm se do ta ringjallim Dardanin nuk është e lehtë pa përkrahjen e kososves dhe trojeve tjera që ju dhuraut një jetë për Kosovën shtet e të pamvarur ashtu si Akademik Idriz AJETI , Heroi i popullit Zenel HAJDINi e shume heroj të tjerë nga Medvegja.
Ju kujton Dardania e tanë Shqiptaria

Me mall STAFI i Redaksisë Tupalla & Medvegja

Në redaksi kan arritur edhe shume mesazhe të tjera që do të publikohen pas një kohe

Na ndiqniFacebook

Bëhuni fans REDAKSISË Medvegja
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share

Na mbyllen rrugët

Na u mbyllën rrugët

Na u mbyllën rrugët nga korona
Tek ti Medvegjë tash s’mund te vi
Rri dritareve deri ne orët e vona
Në mendime për medvegjën rri.

Aromë e bakur tash atje vij
Gjitha rrugët mbeten shkret
Ky virus se ka ndërmend te hiqet
E ti Medvegjë neve na pret

Atje tani veq është pranvera
Po kthehen zogjtë shtegtarë
Lulzojnë pemët dhe manaferra
Per dit të ngrohta tek ti kan ardhē

Në ditët e ikjes humbe rininë
Te lamë vetën ty Medvegjë
Morëm rrugët dhe arratinë
U shpërndam veq e veqë

Mëngjeset janë të zymta
Ditët jenë shum të errëta
Netët shum të trishtuara
Sepse jetoj larg ndhé të huaj

Malli përvëlon çdo refugjat
Kokëdhembja është e gjatë
Zemra as ndalet as nuk.plas
Por grbeti shpejt naka plakë

Me vret syte shkelqimi larg vendit tim
Paris, Londer, New York, Rome, Zurich, Berlin
Zgjohem, endem, kurrkund s’gjej qetesi
Si në Dukat apo Banjë të Siarins

Medvegja ime e dashur
Ti je toka jonë arbërore
Gjithmonë e pa mposhtur
Ke historin shekullore

Për trimërinë tënde
E ka të qartë tërë bota
Se çka ke përjetuar
Edhe ma shumë se evropa

Maj 2020
Ali-Aliu-Dukati

Bëhuni fans REDAKSISË Medvegja
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share