Të flitet për familjen Salihu nga Tupalla, është një nder i madhe për ne medvegjasit. Murat Salihu,djali i Avdil Salihut i cili ne vitet e 60 u shpërngul nga Tupalla për të gjet një jetë më të mirë dhe për ti majtë gjallë familjen e mbetur në vendlindje, u detyrua te shpërngulet ne Bor te Serbisë. Bori ishe një qytet në të cilin shumë shqiptarë gjetën punë në minierat e Borit dhe të Zajeqarit.
Avdil Salihu pas një kohe që punoi në Bor, mori edhe familjen me veti. Në mesin e serbeve ku ai jetoi me familje u detyrua ti shkolloi fëmijët ne gjuhen serbe, ku ata treguan suksese të mirë. Përveç që ishin nxënës të mirë, djemtë e tij Bajrami, , Murati dhe Miftari dhe vajza Tahirja treguan talent në sferën sporteve luftarak,e kryesisht ne xhudo dhe boks. Murati ishte boksier dhe xhudist shume i talentuar, i cili shumë shpejt u be i njohur ne nivelin lokal dhe regjional na ato pjese te Serbisë. Këtë e arriti shpejt me qe vëllai i tij me i vogël Miftari tani me ishe i njohur edhe ne nivel ndërkombëtar si xhudist, i cili mbante vendin e tret në nivel Evrope , dhe vendin e pare në ish Jugosllavi , ne kategorinë e tij disa herë me radhë. Ndërsa vëllai i tyre i madhi Bajrami, mbete si talent i dalluar i fotografisë, i cili për cilësinë e punës se tij shumë herë ishte i ftuar për të bërë foto edhe të Titos dhe Kardelit në atë kohë. Bajrami ndër vite, është marrë në mënyrë shumë aktiv edhe me gazetari i cili edhe sot vazhdon të jetë korrespondent i preferuar për shumë shtëpi botuese në Serbi.
Këtë talent, dhe jetën e kësaj familje,e vazhdojnë brez pas brezi. Sikur edhe nga Tupalla e Medvegjës që ishte dikur babagjyshi Avdil Salihu, pehlivan i asaj kohe. Por për një rrugë më të mirë vazhdoi jetën në Bor. Siç çdo shqiptar që jetuan nën presionin e Serbisë , të shtypur e të rrezikuar nga shteti,nuk u ndanë nga puna e tyre për të ekzistuar.
Murati detyrohet të shpërngulet nga Bori ,dhe vendoset në Kosovë pikërisht në Prishtinë. Nga një jetë në mesin e serbëve ku ai jetoi në Bor, Murati me familje kurrë nuk e harroi gjuhën shqipe bashkë me familjen e tij , po ashtu edhe talentin që kishin trashëguar nga familja e sidomos në boks.
Me të shpërngulur në Prishtinë .vendosen me një shtëpi private me qira ,por kjo nuk e tremb Muratin për fëmijët e tij që kishin talent në boks e sidomos për Samirin e talentuar. Edhe pse ishte me qira pa punë. Murati punonte si saldues ti siguroi djalit Samirit shkollimin ,po paralelisht edhe i ndihmonte atij në stërvitje dhe në fund e regjistron në Klubin e Boksit Prishtina.
Samir Murat Salihu regjistrohet në Klubin e Boksit Prishtina,nën përcjelljen e trajnerit Agim Tahirit dhe kryetarit te boksit të klubit Aziz Salihut.
Me talentin e tij Samiri tregon suksese në kategorinë e tij 69 kg .Gjate vitit 2014,ku me 7 fitore e tij shpallet boksieri më i mire i vitit. Si për Muratin Salihun, po ashtu edhe për mbarë familjen Salihu, dhe ne Medvegjasit është krenari që kemi një vendas të talentuar. Samiri i talentuar na gëzon të gjithëve ne Medvegjaseve,po na bënë të ndihemi keq në jetën e tij ,që sot ai jeton në Prishtinë. Dikur i lindur në Bor ndër serb, e nën presion që ishte shqiptar, mbijetoi disi me djersën e prindit Muart. Por, sot me një shtet që kemi Kosovën, me një ambicion se shteti i Kosovës është një ” Nënë “e shtrenjtë për ne Medvegjasit, tregohen e kundërta.
Talenti çmohet nga ata të cilët dinë ta çmojnë talentin,kurse Qeveria nuk e ka interesin fare në zhvillimin e sportit kosovarë për stimulimin e të talentuarve, po të jesh edhe kampion bote. Mjerisht kjo shihet edhe tek Samir Salihu, i cili me talentin e tij shpallet boksier viti,po jeta e tij mbetet aty ku ishte me parë. Jeton me qira dhe punon me një magazinë tregu ,si punëtorë krahu. Me të kuptuar që Samiri u shpall boksier viti në Kosovë,unë me lot ne sy i urova suksese në të ardhme,po duke e pa që punonte punëtor krahu loti ma mbylli gojën nga gëzimi për talentin, po më shumë nga gjendje që unë e shihja ku punonte. Dua te them !
Në Botën e civilizuar, me një “demokraci”që tani po flitet se është në Kosovë,talentet duhet të stimulohen. Kjo nuk po ndodh as me Samirin , as me talentet tjerë Kosovar.
Andaj ,mbetet që ne Medvegjasit të përkrahim Samirin dhe me talentin që ai po tregon në sferën e boksit, të mundohemi që me forcat tona të diasporës e të të gjithëve shqiptarëve ku do që janë ta ndihmojmë kush sa mundemi, qe talenti dhe fitorja e Samirit të arrij suksese të një pas njëshme në sferën e boksit deri në kampion bote. Ta ndihmojmë Samirin ,ai na gëzon me fitore të reja, dhe ai nuk do te mbetet të jetoi me qira dhe duke punuar punëtore krahu.
50 vitet e kaluara të familjes Salihu nga fshati Tupalle te Medvegjes në Serbinë famë-keqe, nuk e përkulen ,ndoshta edhe këtu në Kosovë kjo familje do të ndihet më mirë dhe e sukseset e talentit Samir Salihut nuk do te mungojne.Nese i mungon vendlindja Medvegja ,sukseset nuk do ti mungojnë.
Edhe njëherë i urojme SAMIRIT, suksese ne rrugën e tije deri në kampion bote në boks.
Shkruan për Medvegja REDAKSIA Shaban Abazi 16/04/2015
Bëhuni pjes e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia