Archives de catégorie : Poezi mp3

Poezi Fshati DUKAT

FSHATI DUKAT

Ku të ikën bijtë, o fshati im Dukat
Që të braktisën, të lanë vetëm, shkretë.
A thua i merr malli o më i bukuri fshat
Për ty atje larg në të mallkuarin kurbet.

Ku të ikën bijtë, o më i bukuri fshat
Me çantat e fatit, përmbi krahë ngarkuan
A thua vallë të harruan, o fshati im Dukat
Atje në tokë të huaj, larg teje që mërguan

Ku të ikën bijtë o më i bukuri fshat
Që dyert e shtëpive u mbyllën me dry
A thua vallë u penduan, o fshati im Dukat
Kur u gjendën të humbur apo janë aty

Ku të ikën bijtë o më i bukuri fshat
Vallë atë ditë pyete se për ku janë nisur
A thua i mashtroi kurbeti, o fshati im Dukat
Kjo gjëmë ogurzezë që ëndërrat j’ua ka grisur

Ku të ikën bijtë, o më i bukuri fshat
Që i rrite si lisa të fortë përmbi shkëmbij
A thua vallë mendojnë o fshati im Dukat
Andej ngado që gjenden tek ty do t’vijn

Ku të ikën bijtë o me i bukuri fshat
Lajme nga ata ndonjëherë a ke marrë
A janë shëndoshë e mirë, o fshati im Dukat
A po si lulet pa ujë në mërgim janë tharë

Ku t’u shua ai zë o më i bukuri fshat
Që jehonte nëpër fusha dhe male
Përse tani rri shurdhur o fshati im Dukat
Dhe më duket se ke ra si një plak në halle

Ikjet të hidhëruan, o fshati im
Të lënduan thellë në shpirt, të lanë në mjerim
Posaqërisht së fundi me kët pasovizim
Serbia i humbi adresat i la t’gjithë n’mërgim

E tani në heshtje, o fshati im i bukur
Ti vuan, vajton, derdhë lotë pa pushim.
E unë larg mërguar, o fshati im i bukur.
Për ty mendoj ç’do mbrëmje deri në agim

Andej nga e nis rrugën e Dukatit
Nga malet e larta ku bora në dimër zbardhë
Në kodrin mbështetet kurrizi i tërë fshatit.
Ndër shekuj me radhë quhet mahalla e Dukatit

Atje ku era e freskët dikur ballin m’a freskoi
Dhe uji i ftohtë nga gurra etjen m’a shuajti
Por ato kodra dhe shpate kurrë sdo i harroj
Ndërsa gjaku më është ndezur sikurse baruti

Dukati është fshati ku, u linda dhe u rrita
Ku nëna n’djep si foshnje më përkundi
Nga stërgjyshërit flitej shqip thuhej mir dita
Vedlindja ime fun e krye katundi

Prill 2020
Ali-Aliu-Dukati

Ne vazhdim
Formulari për Evidentimin e Pasivizimit të Adresave të Qytetarëve Shqiptarë në Serbi
Formati Word:
Formulari per Evidentim te Adresave te Pasivizuara Fin

Formati PDF:
Formulari per Evidentim te Adresave te Pasivizuara Fin

Na ndiqniFacebook

Bëhuni fans REDAKSISË Medvegja
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share