Të lindurit në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe hapsira në ish-RSFJ, e që janë sot me qëndrim në Kosovë, do të duhej të regjistrohen në një rubrikë të veqantë në çdo fletëregjistrim. Projekti kapital ku duhen pregaditje të nevojshme për regjistrimin konform standardeve ndërkombëtare. Rëndësia është shumë e madhe, sepse do të evidentohen, projeksionet e popullsisë, planifikimet demografike, në të gjitha fushat. Regjistrimi i rregullt i popullsisë të ekonomisë familjare dhe banesave që pritet të zhvillohet në vitin 2021, do të duhej të fillon pregaditjet me kohë.
Do të dihet saktësisht se kur janë ardhur, prej cilit lokalitet janë, ku janë vendosur dhe gjendja materiale e tyre si kategori. Parashikimi për këtë rubrikë është e nevosjshme veçmas për Shqiptarët e lindur në Mali të Zi, nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë, por edhe nga hapsira e ish-ngrehinës artificiale të quajtur jugosllavi. Agjencia e Statistikave të Kosovës është këkesë e kohës që të parashihet një rubrikë e veqantë për të lidurit jashta Kosovës! Mos të lëshohet ky rastë i radhës, pasojat do ti bartim të gjithë, kush më shumë e kush më pak.Kjo nuk është realizura në vitin 2021.
-Të parashifet një rubrikë e veqantë në çdo fletë të regjistrimit civil për banorët e ardhur, ku do të dihej saktësisht se sa banorë nga cili lokalitet a Komune i takojnë.
– Regjistrimi do të ishte tejet me rëndësi dhe me vlera që nuk mundë të maten fare, sepse do të kemi pasqyrën e saktë se sa banorë janë me banim në Kosovë, por konsiderohen si të ardhurit e luftës apo si kategori e të dëbuarve pas qershorit 1999, deri më datën e regjistrimit.
– Do të dihej dhe pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe prej cilit shtet a lokalitet janë të ardhur dhe në cilin shtet dhe Komun janë të vendosur me qëndrim.
– Në bazë rezultateve të përpunuara do të dilet publikisht se çfarë statuti ju takon ksaj kategorie, e jo si deri më tani pa kurfar statuti të definuar, si refugjat, ilegal gjysmë ilegal, të parregulluar, të përkohshëm, si kategori e luftës, apo si banorë që kanë ikur nga mungesa e kushteve apo ka ndodhur ndonjë fatkeqësi elementare natyrore apo!
– Pas përfundimit të këtij projekti përveq që do të dihet dhe pranohet numri i këtyre banorëvë, do të planifikohet se çfarë duhet të ndërmirren për qëndrimin e mëtutjeshëm të tyre në Kosovë dhe do nxirrej se sa është investur për kthimin e tyre në trojet e tyre.
– Deri më tani këto banorë kanë mbetur nën mëshirën e kohës dhe të askujt, disa nuk mundë të regjistrohen, disa janë pa farë qëndrimi të rregullur, disa jetojnë në Kosovë kurse i posedojnë vetëm dokumentat e Republikës së Serbisë, e disa prej tyre posedojn dokumentat e dyfishta.
– Nëse nuk rexhitrohen edhe ksaj here në regjistrimin e dytë, mbesin jashta systemit, por vetëm si të vequar në një rubrikë që më lehtë është të dallohen për ti identifikur, sistemuar, evidentuar dhe numërur saktësishst do të mbesin jashta regjitrave të Kosovës dhe prej nga vijnë.
– Shqiptarët që erdhën dhe vendosën nëpër lokalitete të Kosovës nuk ishin vetëm nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, por sa kishte nga këto tri Komuna po aqë e ndosht më shumë ka patur edhe nga qytetet të tjera të serbisë si Beogradi, Nishi, Leskoci, Vranja, Kragujevci por edhe nga Vojvodina si Novi Sadi, Podgorica, Ulqini, Rozhaja, Tivari e vende të tjera. Institucionete e Kosovës lëshuan rastin se në fillim të hyrjes në Kosovës është dashur të pajisen me kartela identifikimi, por si të përkohshme, si që ndodhi në vitin 1999 në Maqedoni. Më lehtë do të dihej dhe do të pranohej numri i atyre që janë si të dëbuar, zhvendosur e shpërngulur Kjo do të ishte mënyra më e mirë e evidentimit dhe pranimit nga të gjitha palët për banorët që po hyn në Kosovë.
Është interes kombëtar të regjistrohen të gjithë, por rubrika të jetë e veçantë
Evidentimi dhe pranimi i banorëve shqiptarë që kanë filluar të banojnë në Kosovë pas qershorit 1999, nuk është trajtuar evdentimi i ksaj kategorie nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e serbisë. Rexhistrimi i cili do të mbahet në vitin 2021 domosdo duhet ti përfshij edhe të dëbuarit, zhvendosuri e shpërngulurit shiptarë jo vetëm nga tri Komunat por edhe nga e tërë ngrehina e hapsirës së ish-Jugosllavisë. Rubrika duhet të parashef rubrikën e veqantë për të ardhurit pas qershorit 1999. Me këtë do të identifikohet a jan të ardhur para apo pas qershorit 1999. Kur dihet mirëfilli se në Kosovë nuk është organizuar rexhistrimi i popullatës tri dekada. Pra, regjistrimi i fundit i mbajtur në vitin 1981, ku prej atëher kemi një fluks të madh të ardhurish nga pjesët tjera jashta kufijve të Kosovës. Me këtë rexhistrim do të dihet dhe pranohet botërisht, saktësisht sa banorë kemi të ardhur që janë të lindur jashta territorit të Kosovës e që sot jetojn në Kosovë. Duke pasur parasysh nevojën, arsyen e pallogaritshme që të dihet sa banorë janë. Ky rexhistrim është dashur të organizohet në vitin 2011,por për arsye të ndryshme nuk ishte e mundur të organizohet. Kjo është një nga mundësit e humbura që nuk mundë të kthehet prapa. Nuk mundë të kthehet as domosdoja e evidentimit kur kan hyr në kufijt e Kosovës. Rasti i tretë mundë të them edhe historik që nuk guxon të humbet dhe të lëshohet.
Rëndësia e regjistrimit
Do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme nëse do të kishim pasqyrën e saktë se sa banorë jan me banim të ardhur nga Krahina shqiptare e mbetur nënë admisitrimin e serbisë dhe haspira tjera të ngrehinës së quajtur Jugosllavi. Sikur të diheshin dhe të pranoheshin këta banorë që nga fillimi i banimit në Kosovë sot nuk do të kishim një çrreguillim të rexhistrimit civilë të tyre. Do të përfitonim në ndihma, vendosje në strehimore të përkoshme do të investohej në kthimin e tyre. Gabimi është edhe pse me kohë nuk është bërë vendoja në banim kolektiv për shumë arsye të njohura e të panjohura. Sikur të veprohej në mënyrën më adekute kjo kategori veçmas e të dëbuarëv, zhvendosurëve e shpërngulurëvetë luftës do të përfitonin.
Do të pranohet edhe zyrtarisht se sa banorë janë
Kjo kategoria që jetojn sot në Kosovë ishin sikur të të jenë të askujt, sepse në Kosovë fare nuk mundë të rexhistrohen e as ti gëzojn gjërat që dalin nga ky regjistrim, si: ta gëzojn të drejtën e një pensioni të pleqërisë, të invalidi të punës, të regjistrohen për marrjen e patent shoferit, të aplikojn për banesa të banimit social etj. Për shakë që nuk u bë evidentimi dhe pranim i numrit të saktë nuk u integruan ashtu si duhet, nuk pati përpjekje dhe stategji për inegrim, ri-sozializim në shoqërin kosovare. Kjo kategori jo që nuk po mundë të votojnë, por edhe as të jenë të votuar.Deri më tani jemi mbetur pa kurrfarë statuti, si refugjatë i luftës, katastrofës elementarë natyrore. Ne ende jemi me një qëndrim ilegal, gjysëm ilegal,me qëndrim të përkoshëm, apo të përheshëm. Ne si individë duhet më vullnet ton personal apo familja duhet të kthehemi. Kosova duhet t’na detyroj ligjërisht të kthehemi prej nga kemi ardhur. Beogradi, Podgorica duhet të kërkon nga ne kthehemi apo të presim deria sa Prishtina me Beogradin e t’i stabilizojnë marrëdhëniet në mes veti dhe ne do të jemi çështje e reciprocitetit. Nuk duhet të presim nga asnjë nga këto që u përmendën, por edhe as nga faktori politik ndërkombëtarë që të ndërmarë diçka konkretisht në këtë drejtim. Vështërsi është se një pjesë është pajisur me letërnjoftim të UNMIK-ut, kurse tash me ligje të reja i kontestohet kjo. Edhe një dihet të mirret për bazë, që të gjithë shqiptarë në ish-RSFJ duhet të gëzojnë të njëtën kohë t’i posedojnë dhe t’i ruajmë dy nënështetësi. Nëse nuk hyn edh ksaj here në sistem të regjistrimit në vitn 2021,si do të llogaritemi ne banorët, do të mbetemi jashta rregullave dhe evidencave civile shumë të vlefshme. Kur ksaj i shtojmë po këta banorë që pas vitit 1999 jetojn në Kosovë edhe pse ishin banorë të ish-RSFJ-së,shumë vështirë e kan të kthehen apo të vazhdojn të evidentohen si banorë të atyre lokaliteteve amë. Beogradi nuk dëshiron të dihet numri i kësaj kategorie asnjëherë, por sa më shumë të ngatërrohet dhe të humben gjurmëtë e ksaj statistike shum të vlefshme për çdo shoqëri. Nëse bëhet kjo rubrikë për llogaritjen e saktë nga një istitucion si që është Agjencia e Statistikave të Kosovës. Prandaj ky shkrim autorial le të luaj sado pak, rolin që publikisht po shtrohet dmosdoshëmri për një rubrikë të veqantë për këtë kategori jo të vogël.
Punim lidhur me regjistrimin e popullsisë, trajtimi i kësaj teme që ishte dhe mbetët aktuale është paraqitur e prezentuar edhe në një tribunë
Shkruan Mr.Sc. Refik HASANI 11.11.2018
Fjala nga tubimi përkujtimorë kushtuar jetes e dhe veprës të Skënderi Ibishit!
Miq, bashkëluftëtar, shokë dhe familjar të Skënder Ibishit!
E nderuara Marigonë, vajza e madhe Skënderit!
Fjalën time sot do t´a filloi me konstatimin se LEGJENDAT NUK VDESIN KURRË!
Luftëtarin e lirisë, Skënder Ibishin, është pakë të flitet për emrin dhe për veprën e tij pa ju kthye rrënjëve tij, që janë diku thellë në Kosovën Lindore, në krahinën e Medvegjes edhe pse Skënderi u rrit në Prishtinë!
Vetëm kur të përmendet Kosova Lindore para syve të dalin fshatrat e qytetet shqiptare të shkrumbuara nga dora e çetnikëve serb, masakrat masive e të vrarit pa u varros dhe kolonat e gjata të shpërngulurve me dhunë nga Serbia, e cila po shtrihej në toka tona me mbështetje të Kongresit të Berlinit të 1878!
Edhe pse ata me nuk jetojnë, së pari do të Ju drejtohem prindërve të Skënder Ibishit me një mirënjohje dhe falënderim, babës Hamdiut dhe nënës Naile, që e lindën, që e rriten dhe që e edukuan aq mire Skënder Ibishi, sa që të shkojnë krenar nga jeta, sepse pas vete lan kolosin e heshtur të ilegales të Epopesë të Pranverës Shqiptare të 1981, që kudo që shkeli këmba e ti vetëm kujtime të shkëlqyera la pas vetes!
Baca Hamdi i takonte intelektualëve të paktë të asaj gjenerate që djalin e vete e emëroi me emrin Skënder!
Kur lindi Skënderi Baca Hamdi e kishte një VIZION PATRIOTIK në kokën e tij. Baca Hamdi djalin e vet e emëroi Skënder dhe që nga fëmijëria e vuri në rrugën rritës dhe të edukimit të Skënderbeut!
Ishte koha me errët e Rankoviqit në atë vit kur lindi Skënderi, andaj emri i zgjedhur mund të kuptohej si provokim për regjimin.
Edhe pse Rankoviqi po zhvillonte kulmin e terrorit shtetëror me Aksionin e Mbledhjes së Armëve nga Shqiptarët, kur njerëzit mbaheshin të lidhur për pemëve terë natën në kohën e dimrit kur temperaturat shkonin ne -20° kur ata ishin të rrahur deri për vdekje nga UDB-a a Milicia gjatë hetimeve.
Por, Baca Hamdi e kishte guximin me e bë ketë dhe e bëri!
Djalit ia la emrin Skënder!
Pastaj ra Rankoviqi dhe erdhi derti te liberalizimi i pjesërishëm në ish Jugosllavi!
Posa Skënderi e mbaroi shkollën fillore në Prishtinë, Baca Hamdi e dërgoi në Gjimnazin Ushtarak dhe pastaj në Akademinë Ushtarake në Beograd.
Dhe Skënderi nuk e zhgënjeu babën e vet, por ju përgjigj detyrave që shtronte Babai i ti, para, ti para Kombit dhe para Atdheut.
Skënder Ibishi u kyç në Lëvizjes për Republikën e Kosovës qysh nga koha e themelimit të saj nga mesin e viteve të ´70!
Baca Hamdi ia arriti qëllimit të vet jetësor! Skënder Ibishit po i shërbente Kombi dhe Atdheu të vete brenda strukturave ushtarake jugosllave, si pjese Organizatës ilegale PKMLSHJ, që në vitin 1981 do ta dërmon ish RSFJ për vdekje! Nga ajo kohë Jugosllavia më nuk e morri veten!
Pas shpërthimit të demonstratave te 1981 Organizata ilegale ku benë pjesë edhe ai për herë të parë u ekspozua publikisht edhe me pjesëmarrje në teren edhe duke kontaktua me organizatat tjera ilegale për të zhvillua bisedimet për bashkimin e tyre në Lëvizjes për Republikën e Kosovës. Kjo solli deri të zbulimi i pjesëtarëve te saj.
Gjatë hetimeve që UDB-a i shtriu në 3 Republika (Serbi, Maqedoni, Mali i Zi) dhe në KSA të Kosovës por edhe në APJ, u zbulua edhe Skënder Ibishi dhe pastaj u burgos dhe u dënua 12 vite burg nga Gjykata Ushtarake në ish APJ!
Ishin ato vitet vuajtjeve të mëdha të cilave Skënderi ju qëndroi burrërisht! Por, kjo nuk e ndali Skënder Ibishin që, edhe pas daljes nga burgu, terë jetën e vet të e vazhdoi të është në shërbente Kombi dhe Atdheu të vete. Skënder Ibishi ishte kudo ku ngritjet flamurti kombëtar, pa pytur se cili Subjekt Politik ishte në veprim. Prandaj fjalë të mira për te flasin të gjithë, pavarësisht se cilin Subjekt i takojnë! Por, Skënder Ibishi ka qenë i ldihur vetëm për idealin e Kauzes Kombëtare e jo pas ndonje individi apo pas ndonjë subjekti Politik! Andaj është e papranueshme që ai të rreshtohet nga të tjerët në krah të ndonjë subjekti të veçant!
Edhe Skënderi e vazhdoi traditën e babës se vet Hamdiut, dhe kur i lindi vajza e par ia la emrin Marigonën, për t´a kujtua e përjetësua Marigonën e re që e qëndisi Flamurin që Ismaili Qemaili e ngriti në Vlorë me 28 nentior 1912! Me Skënder Ibishin është krenare familja e ti e ngushtë dhe e gjerë, është krenare Lagjja ku ai u rrit, është krenare Prishtina, është krenare Kosova Lindore, Medvegja, Republika e Kosovës dhe e gjithë Shqipëria patriotike!
Me së shumti jemi krenar ne shokët e ti të luftës ilegale sepse Skënder Ibishi ishte një nga shtyllat kryesore të Lëvizjes për Republikën e Kosovës. Skënder Ibishi ishte njeriu me vizione më të mprehta politike e ushtarake në Republikën e Kosovës!
Ishtë një thesar i diturisë, që pushteti i Republikës se Kosovës e pat në dispozicion, por që nuk kishte aftësi të e vlerësonte dhe të respektonte, si ai meritonte. Para ti u lartësuan kriminelet, dhe në një vend ku lartësohen kriminelet aty vuajnë me së shumti patriotët!
Shqiptarët e kanë bërë zakon që të lavdërojnë njerëzit pasi që ata të mos janë më. Unë me kohë e kam thyejë ketë zakon të mbrapsht, që njerëzve të mos ju thuhen meritat sa janë gjallë! Andaj, me zë te lartë i kam thënë Shoqes së nderuar të Skënder Ibishit, Vajzave Marogones e Fjolles e Djalit Taolaantit si dhe Motrës e Vëllezërve të Skënder Ibishit, se ata kanë arsye të jenë krenar dhe të lumtur që janë familjar të ti. Sikur që ne shokët e Skënder Ibishit mburremi që jemi shoke të tij!
Ne shokët e tij nuk kemi bë shumë për Skënderin, por amaneti e ti për të vazhduar luftën për çlirim e për bashkim kombëtar do ta vazhdojmë deri në fund! LAVDI JETËS DHE VEPRËS TË SKËNDER IBISHIT
RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR
RROFTË FLAMURI KOMBËTAR!
Tubim perkujtimor per Skender Ibishin ne Schaffhausen te Zvicres
3 nentor 2018
Tubimi përkujtimor kushtuar veprimtarit Skënder Ibishi, u organizua në 16-mujorin e ndarjes së tij nga jeta. Me rastin e njëvjetorit, me 6 korrik të këtij viti, në Institutin e Historisë në Prishtinë u mbajt një Akademi Përkujtimore, organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e të Burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptarë të Kosovës dhe Radion Kosova e Lirë. Ky tubimi përkujtimor i denjë për një veprimtar të paharruar të kombit e të atdheut u ndoq nga shume bashkeprimtare e bashkestdhetar te Skenderit
Fillimisht për jetën dhe veprimtarinë e Skënder Ibishit foli bashkëveprimtari ynë dhe i Skenderit Ibishit, i mirenjohuri Baca Nysret Hajdari.
Pas tij, fjalën e tij u ftua bashkëveprimtari i ngushte i Skenderit, Abdullah Prapashtica, i cili me nje fjale rasti vlersoi larte dhe nderoj vepren dhe jeten e Skender Ibishin.
Ne tubim morri pjese edhe veprimtarja dhe mbeshtetsja e çeshtjes shqiptare ne Zvicer, Regula Bachmann e cila aktivitetin e saj ne te mire te çeshtjes dhqiptare dhe komunitetit shqiptar te Zvicres e ka zhvilluar kryesisht ne Cyrih, por edhe ne Schaffhasen dhe vende tjera te Zvicres. Ajo ne fjalen e saj vleresoi larte dhe nderoj veprimtarine politike te Skenderit…
Pas saj, fjala iu dha bashkëveprimtarit Isuf Ismailin, i cili pas fjales se tij dhe rrefimin per bashkepunimin personal me Skenderin, nder te tjera lexojë edhe fjalën kuptimplote të drejtorit të Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, fjale kjo qe eshte mbajtur nga profesor Ahmet Qeriqi ne Akademine perkujtimore me rastin e njevjetorit te ndarjes se Skenderit nga ne, me 6.7.2018 ne Institutin e Historise ne Prishtine.
Bashkeveprimtari i radhes, Murat Bytyqin, i cili ka qenë edhe bashkëvuajtës burgu me Skender Ibishin dhe me të cilin në vijim kanë bashkëpunuar dhe hyrë e dalë pandërpre edhe familjarisht, mbajti nje fjale mjafte emocionale qe i beri me emocion edhe te pranishmit tjere.
Folesi tjeter i radhes ishte bashkeveprimtari i Skenderit, Selver Nuhiun, i cili ka patur një bashkëpunim të veçantë me Skenderin dhe i cili përpos bshkëveprimit me Skenderin gjithashtu kanë dalë e hyrë pandërprerë familjarisht. Ai ndriqoi pjese te angazhimit dhe funksioneve te panjohura te Skenderit me ish- kolegeve te tij te profesionit ushtarak.
Pas Selverit fjalen e morri bashkeveprimtati i mirenjohur dhe fqinji i Skenderit, i palodhshmi Agim Sylejmani, i cili pos tjerash eshte edhe aotor i librit „Rrefime nga burgu“, ne te cilfn ka botuar edhe nje rrefim te Skender Ibishit.
Me nje fjale rasti per te shpalosur kujtimin per Skender Ibishin u paraqit edhe bashkevuajtesi i burgut, veprimtari Fehmi Berisha.
Pas tij pershtypjet per Skenderin i shpalosi edhe veprimtari i mirenjohur Dr. Xhevat Hasani.
Në fund të kësaj Akademie një fjalë përshëndetëse dhe falenderuese per pjesemarresit ne emer te familjes se Skender Ibishit te ndjere e mbajti edhe e bija e Skender Ibishit, Marigona, e cila në këtë tubim përkujtimor kishte ardhur enkas nga Prishtina.
Porosia nga organizatoret dhe te pranishmit ne kete tubim perkujtimor ishte që duhet t‘i përkujtojmë prore e të mos i harrojmë për asnjë çast të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe.
//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
/////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
Ne vazhdim nihuni me jeten , vuajtje dhe veprat e Skënder IBISHIT
SKENDER IBISHI: LUFTA E HESHTUR ILEGALE PARA VITIT 1981 PËR KOSOVËN REPUBLIKË
(Pashtriku.org, 04. 07. 2012) – Jeta dhe vepra e Skender Ibishit – Në mes të viteve 1968 deri më 1981 njeri ndër eprorët e parë të Armatës së atëhershme Jugosllave me kombësi shqiptare, i cili ishte i organizuar në ilegale, gjegjësisht në rrymimin për barazinë dhe pavarësinë e shqiptarëve në ish RSFJ përmes vetëvendosjes ishte Skender Hamdi Ibishi nga Prishtina. Me Skenderin njihemi që nga banka e shkollës fillore (tani “Naim Frashëri”) të Prishtinës.
Në këtë shkollë ne asokohe si nxënës përjetuam përafërt edhe demonstratat e vitit 1968. Disa nga arsimtarët tanë ishin mjaft aktivë në këto demonstrata. Njëri nga ta, që tek kjo klasë ka lënë përshtypje, ishte posaçërisht arsimtari i historisë, kujdestari i klasës sonë Mustaf Arifi nga rrethi i Tetovës. Nga kjo gjeneratë e 68-shit kishte edhe të tillë që përpjekjet për arritjen e lirisë së shqiptarëve i ndërlidhnin me krijimin edhe të kuadrove të reja në të gjitha lëmit shoqëror të një populli dhe apelonin si dhe motivonin gjeneratën e re për sfida të reja. Ndër të tjera ishte ky arsimtar ai, që tek Skender Ibishi dhe Hilmi Mehmeti (atëherë një shok yni i klasës dhe si nip i të mirënjohurve Ismail dhe Osman Dumoshi) ndikoj të përcaktoheshin për vijimin gjimnazit ushtarak dhe më pas dhe akademisë ushtarake. Hilmiu në momentin e fundit hoqi dorë nga arsimimi si ushtarak, ndërsa Skenderi vijoj ketë rrugë vet. Është për tu cekur se nga kjo klasë dolën disa kuadro që në skenën politike dhe kulturore të Kosovës janë emra të njohur. Nuk po i përmendi me emër pasi që mund ti hyj në hak ndonjërit apo ndonjërës nga ta. Ata që gjithsesi më duhet ti përmendi e që lidhen me temën janë edhe shokët tanë që bashkë me Skenderin u përpjekën dhe politikisht dhe bartën peshën edhe të torturave dhe burgut armik. Këta ishin Bahtir Ahmeti dhe Kadri Cakiqi.
Veprimtari Skender Ibishi
__________________
Edhe pse Skenderi vijonte gjimnazin e më vonë edhe akademinë në Serbi, kontaktet tona shoqërore mbaheshin dhe sa herë që Skenderi vinte për pushime në Prishtinë, ne takoheshim dhe kohën e shumtë e kalonim bashkë. Në këto ndeja tona, ashtu si edhe në rrethe të tjera të shumta shoqërore, me kohë pos tjerash bisedonim edhe për “hallet” e të rriturve dhe për zhvillimet në shoqëri dhe në vend. Pak a shumë ishim po të njëjtit shokë; Skender Ibishi, Lekë Nikolla, Kadri Cakiqi, Bahtir Ahmeti, Hilmi Mehmeti, shoku ynë i ndjerë Ramiz Krasniqi dhe unë. Pasi që unë isha kyçë më 1975 si 18 vjeçar në “botën e ilegales” bashkë me Abdullah Prapashticën dhe Rexhep Maqedoncin, kujdesesha herë në mënyrë indirekte herë direket që me këta shokë të ngushtë, edhe me një nga një, por edhe në grup si tërësi, të inicioja tema shoqëroro-politike dhe rreth tyre të nxitsha diskutime.
Në vitin shkollor 1976/77, derisa Skender Ibishi vijonte vitin e katërt në Akademinë Ushtarake në Beograd nga eprorët mësimdhënës të Akademisë Ushtarake u caktua të mbajë një referat në një seminar mbi “vëllazërim – bashkimin” në RSFJ. Skenderi referatin e përgatiti me ndihmën e Abdullah Prapashticës. Në një mënyrë të butë dhe duke ia përshtatur rrethanave të rastit, në këtë referat ndër të tjera, pos që ceken përparimet objektive, në të njëjtin, kritikohen edhe mangësitë në raport me barazinë faktike të shqiptarëve me popujt tjerë të federatës në rrafshin shoqëroro-politik dhe socio-ekonomik.
Referati nga të pranishmit – ndër të cilët kishte edhe pjesëtarë të shtabit gjeneral të APJ – u prit mjaft mirë. Komandanti i akademisë e pat pyetur me vone Skenderin se mos Mahmut Bakalli ta ka shkruar referatin. Ai u përgjigj se e ka shkruar vet. Komandanti e vlerësoi referatin pozitivisht duke thënë se ishte shumë bukur. Edhe të pranishmëve të tjerë në këtë seminar referati i Skenderit sipas dëshmive u pëlqye dhe ka lënë përshtypje të mirë, pasi që në atë kohë as njërit nuk i ka shkuar mëndja se çka fshihej pas atij referati.
Ky referat me vonë u bë temë gjatë hetimeve. Posaçërisht fjalia “Pa barazi politike nuk ka barazi ekonomike” hetuesve u jepte shkas për egërsim. Kjo fjali ishte parim kultivues dhe udhërrëfyes që karakterizonte veprimtarinë tonë kombëtare dhe revolucionare dhe na dallonte nga rrymimet tjera të kohës.
Se kush ishte dhe është Skender Ibishi dhe shokët tij në vepër më së miri tregojnë faktet. Njeri nga këto fakte të padiskutueshme është edhe arrestimi i tij, hetimet ndaj tij si dhe aktakuza e aktgjykimi i gjyqit ushtarak në Beograd kundër tij, të cilat të përkthyera nga origjinali po i botojmë në vijim:
Nxjerrë nga Aktakuza dhe Aktgjykimi i Gjyqit Ushtarak kundër Skender Ibishit
* * *
Prokuroria Ushtarake Beograd
Gjyqit Ushtarak në Beograd
Në bazë të nenit 6. të ligjit mbi prokurorinë ushtarake, si dhe nenit 261. dhe 261. të ligjit për vepra penale …, prokurori ushtarak pranë Postës Ushtarake 2280 në Beograd, ngritë
P a d i
Kundër SKENDER IBISHIT, nga baba Hamdi dhe nënës Naile, i lindur më 26.12.1956, …., me banim në Valjevë, Toger i APJ, me detyrë në Postën Ushtarake 6734 në Valjevë, ka të kryer Gjimnazin dhe Akademinë Ushtarake,…, në paraburgim nga 17 maji 1982;
Pasi që:
Si pjesëtar i organizatës…”Partia Komuniste Marksist Leniniste e Shqiptarëve Jugosllavi”- PKMLSHJ, qëllimi i së cilës është rrënimi i sistemit shoqëroro – ekonomik, sistemit shoqëroro-politik dhe atij vetëqeverisës, rrënimi antikushtetues i organeve vetëqeverisëse dhe të pushtetit, rrënimi i themeleve ekonomike të vendit, rrënimin e vëllazërim-bashkimit dhe rrënimin e barazisë së kombeve dhe kombësive, rrënimi i dhunshëm i kufijve në mes të republikave dhe krahinave autonome, … , në të cilën u anëtarësua në nëntor të vitit 1977 në përfundim të Akademisë Ushtarake,…, me detyrë të veprojë në masivizimin e Organizatës në radhët e ushtarakëve, e më vonë edhe në radhët e ushtarëve dhe eprorëve të kombësisë shqiptare, të përhapë qëllimet e Organizatës, të informojë Organizatën mbi numrin ushtarëve dhe eprorëve me kombësi shqiptare, qëndrimin e tyre karshi Organizatës, dhe i cili në janar 1978 zgjidhet në udhëheqësin e ngushtë të Organizatës në “Komitetit Qendror” me detyrë “Këshilltar për Çështje Ushtarake”, me ç’rast janë precizuar detyrat e tija si dhe iu kanë dhënë udhëzimet si të veprojë…, si dhe nëpërmjet të gazetave dhe revistave ushtarake në mënyrë adekuate të propagandojë ideologjinë e kësaj Organizate, në kuptimin e njoftimit me situatën ekonomike dhe pozitës së popullit shqiptar në Kosovë dhe në RFSJ, në realizimin e detyrave të marra përsipër dhe qëllimeve të lartpërmendura, duke vepruar në pajtueshmëri me “Platformën” e aprovuar të Organizatës, e cila parasheh realizimin në tri faza të qëllimeve të lartpërmendura – … në konspiracion të rreptë dhe propagandës së gjerë, përmes demonstratave masive…, ka ndërmarrë veprime për indoktrinimin e shokëve të tij nga radhët e Akademisë Ushtarake dhe më vonë eprorë të APJ, …, me qëllim përfitimi për anëtarësim në Organizatë, për krijimin e grupeve të reja dhe zgjerimin e ideve të Organizatës në radhët e ushtarëve, ashtu që sipas metodologjisë paraprakisht të aprovuar ka zhvilluar bisedat mbi situatën e vështirë ekonomike dhe politike në Kosovë, për pakënaqësinë e popullit e posaçërisht të rinisë, që udhëheqja është e paaftë të zgjidhë këto çështje, që Kosovën e shfrytëzon Serbia, që një situatë e tillë duhet ndryshuar dhe se kjo situatë ndryshon nëse Kosova merr statutin e Republikës, që shqiptarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës gjenden në një pozitë edhe ma të pabarabartë në krahasim me kombet tjera, … dhe në rast të vlerësimit se ka përvetësuar bashkëbiseduesin, ka folur se në Kosovë ekzistojnë Organizata të cilat luftojnë që Kosova të bëhet Republikë, ….ka mbajtur kontakte të rregullta me anëtarët e udhëheqjes së Organizatës, posaçërisht me Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticën, të cilët i ka informuar mbi veprimtarinë tij dhe të arriturat e punës, ndërsa nga ta ka pranuar instruksionet për punë të mëtejme,…
A r s y e t i m i
Në bazë të dokumenteve të paraqitura …nuk kundërshtohet fakti që i akuzuari Skender Ibishi është pranuar në Organizatën…”Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi” PKMLSHJ, gjatë pushimeve në nëntor të vitit 1977. E ka pranuar Osman Osmani pas bisedave të gjata dhe indroktrinimit nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, pasi që është bindur se Skender Ibishi në tërësi pranon ideologjinë e kësaj Organizate ilegale, qëllimi i së cilës është “Republika e Kosovës”, gjegjësisht krijimin e shtetit të të gjithë shqiptarëve, e i cili shtet do të përfshinte pjesët e territoreve në RSFJ në të cilat jetojnë shqiptarët. Me këtë rast ai i ka thënë se detyra e tij themelore është zgjerimi i ideve të kësaj Organizate dhe përfitimi i anëtarëve nga radhët e ushtarakëve. Me rastin e festave të vitit të ri, saktësisht më 1 janar 1978 në banesën e Abdullah Prapashticës në Prishtinë është mbajtur mbledhja e Organizatës, e cila ka pasur karakter konspirativ dhe ideologjik.
Diskutimi, në të cilin fjalën kryesor e ka mbajtur Abdullah Prapashtica, është nisur nga ajo që populli shqiptar si politikisht ashtu dhe ekonomikisht është i ç’veshur nga të drejtat, që Serbia eksplaton (shfrytëzon) Kosovën, që shqiptarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës – në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi gjenden në një pozitë dhe më të vështirë se sa shqiptarët e Kosovës, se kjo gjendje duhet ndryshuar duke luftuar për realizimin e idesë së krijimit të shtetit të të gjithë shqiptarëve, me ç’rast është madhuar “Lidhja e Prizrenit” si fillim i luftës për realizimin e kësaj ideje, si dhe nacionalistët e njohur shqiptar. Pas diskutimit që është zhvilluar …, është zgjedhur “Komiteti Qendror” për Kryetar të të cilit është zgjedhur Abdullah Prapashtica, për Nënkryetar Osman Osmani, për Sekretar Rexhep Maqedonci, ndërsa për “Këshilltar për Çështje Ushtarake” Skender Ibishi, …Është lexuar “PLATFORMA” e Organizatës, si dokument themelor për përfitimin e anëtarëve të rinj, në të cilën janë të përcaktuar fazat e realizimit të qëllimeve për të cilat lufton Organizata. Faza e parë është masivizimi i Organizatës dhe ngritja ideologjike e anëtarëve, mandej përgatitja e tyre për fazën e dytë- demonstratat masive, derisa faze e tretë do të ishte ajo e kryengritjes së armatosur.
Në përpunimin e ideve nga “Platforma” është nisur nga ajo që të përfitohen sa më shumë anëtarë të Organizatës nga radha e të gjitha strukturave shoqërore, për tu mbuluar secila pjesë e shoqërisë së tërësishme, ndërsa ata në rrethet e tyre do të zgjeronin idetë e Organizatës. Kjo do të bëhej përmes formave të ndryshme të propagandës – shtypjen e fletushkave, incizimi i kasetave me tekste dhe këngë të karakterit patriotik dhe revolucionar dhe imitimi i përmbajtjeve të tilla nëpër dasma, tregje dhe ndeja të ndryshme. Pas kësaj kur të është vlerësuar se janë plotësuar kushtet do të organizoheshin demonstrata masive, …Në rast kryengritjeje ndihma do të merrej në radhë të parë nga Shqipëria, emigracioni shqiptar si dhe do të shfrytëzoheshin njësitë e armatosura të mbrojtjes territoriale të cilat gjenden nëpër organizatat punonjëse, në bashkësitë lokale dhe në komuna. Detyrat e pjesëtarëve të APJ, anëtarë të Organizatës, do të ishte në punën për masivizimin e Organizatës, ndërsa deri te pjesëmarrja konkrete e tyre do të vinte në fazën e tretë … të luftës me armë në dorë.
Në kuadër të këtyre planeve roli i Skender Ibishit tregohet si tejet i rëndësishm. Nënkuptohet se ai , si “Këshilltar për çështje ushtarake” së bashku me pjesëtarët e APJ, të cilët i përfiton si anëtarë të Organizatës, do të duhej përgatitur ternin për fazën e tretë dhe pjesëmarrjen e pjesëtarëve të APJ në te… Në këtë kuptim ai edhe ka marrë detyra konkrete për përfitimin e shokëve të tij eprorëve ushtarak, punë në të cilën është angazhuar aktivisht….Kjo shihet edhe nga fakti se në shkurt të vitit 1978, d.m.th. vetëm dy muaj pas mbledhjes së përmendur, sipas vlerësimit të tij, ka përfituar vijuesin e Akademisë H. N. Dhe pasi ka vlerësuar se në tërësi pranon idetë e “platformës” e qon në kontakt te Abdullah Prapashtica për të testim dhe për tu bindur, si dhe shumë shpejt ka vepruar në drejtim të kolegëve të tjerë. Bisedat i ka filluar në përputhje me udhëzimet e marra, duke u nisur nga theksimi i situatës së vështirë ekonomike dhe politike në Kosovë, papunësisë, keqpërdorimeve, zhveshjen e shqiptarëve nga të drejtat dhe varësisht se sa i pranon bashkëbiseduesi qëndrimet e tij do të shkon më tutje deri tek teza “Kosova Republikë” dhe ekzistimi i organizatave që luftojnë për këtë çështje. Kjo është zhvilluar me plan, përmes bisedave të shumta të shkurta, përmes metodologjisë sipas së cilës edhe vetë është pranuar në Organizatë. Më vonë përmes metodologjisë së njëjtë ka vepruar edhe kundrejt ushtarëve të kombësisë shqiptare, duke u paraqitur si mbrojtës i tyre në kuptimin e lehtësimeve të imta….në këtë mënyrë i ka përfituar dhe në mesin e tyre ka përhapur idetë…, pa pretendimet që secilin prej tyre ta pranojë në Organizatë, pasi që ky nuk ka qenë qëllimi.
Në të vërtetë, në raport me ushtarët, Skender Ibishi ka marrë detyra mjaft konkrete. Qëllimet e Organizatës nuk kanë qenë që ushtarët të anëtarësohen, por që ndaj tyre të përhapen idetë e Organizatës, ndërsa në momentin e duhur (në fazën e tretë) anëtarët e Organizatës do ti aktivizonin dhe nisnin në aksion…Marrëdhënie të kësaj natyre i akuzuari ka pasur kundrejt ushtarëve I. S., M. P., I. D., K. A., A. S., etj. Kështu p.sh. për ushtarin A. S. për të cilin e ka ditur se është bashkëmendimtar sipas preferencave të Osman Osmanit e ka kontaktuar…
I akuzuari Skender Ibishi duke mos mohuar se është anëtarë i Organizatës së përmendur, nuk mohon kryerjen e detyrave të cilat Organizata ia ka shtruar atij, në mbrojtje e tij thekson se qëllimi kësaj Organizate nuk është ndarja e Kosovës dhe bashkimi i saj Shqipërisë, porse krijimi i Republikës së Kosovës në kuadër të RSFJ. Një mbrojtje e tillë është e zhveshur nga çdo bazë. Në deklaratën e tij në procedurën e mëhershme i akuzuari gjerësisht flet për qëllimet dhe metodat e punës të kësaj Organizate, nga të cilat padyshim del në pah se qëllimi i kësaj Organizate është krijimi i shtetit të të gjithë shqiptarëve, çka nënkupton Shqipërinë dhe pjesët e territorit të RSFJ në të cilat jetojnë shqiptarët, duke përfshirë karshi Kosovës, pjesë të RS të Serbisë, RS të Maqedonisë dhe RS të Malit të Zi. Në mbledhjen e 1 janarit 1978 është folur për krijimin e “shtetit te gjithë shqiptarëve” me ç’rast është festuar dhe zmadhuar “Lidhja e Prizrenit”, atëherë dhe më vonë gjatë përpjekjeve të përfitimit të personave për anëtarë të Organizatës, është folur me mjaft përkushtim për shqiptarët jashtë Kosovës, në RS të Serbisë, në RS të Maqedonisë dhe në RS të Malit të Zi, në planet e saja kjo Organizatë llogaritë në radhë të parë në ndihmën ushtarake të Shqipërisë, ndërsa në kontaktet me Abdullah Prapashticën, i cili në cilësinë e këshilltarit për çështje ushtarake e ka konsultuar për fazën e tretë, e cila fazë parasheh mundësinë e përzierjes së shteteve të huaja, me ç’rast S. Ibishi i është përgjigjur se ne këtë rast do të shpërthente lufta e tretë botërore, A. Prapashtica një gjë të tillë e ka vlerësuar si të përshtatshme, pasi që në një rast të tillë sipas tij do të vinte deri te shkatërrimi i Jugosllavisë dhe Kosova do ti takonte Shqipërisë. Më në fund i akuzuari vërteton se nga bisedat me Abdullah Prapashticën ka kuptuar se qëllimi i fundit i kësaj Organizate është (poqë se nuk vjen deri tek krijimi i Republikës Shqiptare të Kosovës në kuadër të RSFJ, v. j.) bashkimi, i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në RSFJ, Shqipërisë. Në bazë të kësaj padyshim vihet në përfundim se qëllimi i fundit i kësaj Organizate është shkëputja e pjesëve të RSFJ dhe bashkimi një shteti tjetër, ndërsa parulla “Kosova Republikë” është vetëm faza fillestare drejt realizimit të këtij qëllimi, e i cili ndër të tjera është qëllim edhe i Organizatave tjera irredentiste në Kosovë.
I akuzuari S. Ibishi ka mbajtur kontakte të rregullta me anëtarët e udhëheqjes së Organizatës, posaçërisht me Abdullah Prapashticën dhe Osman Osmanin , i ka informuar mbi punën e tij, nga ta ka marrë instruksionet për punë të mëtejme. Kështu ai u ka folur atyre për shokët e tij, për të cilët ka menduar se janë “pjekur” për pranim në Organizatë, i ka informuar për gjendjen në Njësi, numrin e ushtarëve të kombësisë shqiptare, qëndrimet e tyre, …ka mbajtur kontakte me anëtarët e udhëheqjes Osman Osmanin dhe Kadri Cakiqin derisa ata kanë qenë në shërbim ushtarak…
Në raport me vizitën e Osman Osmanit dhe Bahtir Ahmetit, pak para demonstratave ne mars të vitit 1981, … thekson se këta të dy e vizitojnë gjatë rrugës së tyre për në Slloveni. Në të vërtetë: nga vetë deklarata e të akuzuarit del se demonstratat e marsit të vitit 1981 i ka organizuar kjo Organizatë, që d.m.th. se për përgatitjen e tyre kanë punuar dhe kanë ditur anëtarët e Organizatës, në radhë të parë ata të udhëheqjes. Në bazë të planeve, në demonstrata është dashur të shtyhen masat e indoktrinuara, ndërsa anëtarët e Organizatës të qëndrojnë pasiv para organeve të pushtetit dhe që të mos eksponohen pa nevojë në demonstrata, çka d.m.th. “ruajtja e kuadrove”. Më tutje Organizata nuk ka vendosë pagesën e anëtarësisë për të financuar aktivitetet e veta, porse ka paraparë kontributet vullnetare sipas nevojës. Më në fund kur flet për veprimtarinë e anëtarëve të Organizatës në APJ i akuzuari thotë; “…në rast se do të kalonin në realizimin e këtyre kërkesave do të njoftoheshin anëtarët e Organizatës, e ata me aktivitetin e tyre do të venin në lëvizje shqiptarët që nuk janë anëtarë, … lajmërimin, jo vetëm për fazën e kryengritjes, porse për secilën fazë do të merrnin personalisht, përmes dërgimin e personave nëpër teren apo përmes shkresave.
Nëse në raport me këtë vëzhgohet udhëtimi i Osman Osmanit dhe Bahtir Ahmetit, përndryshe që të dy studentë të rregullt, atëherë është tërësisht i qartë qëllimi i udhëtimi të tyre. Ata qysh në Prishtinë mbledhin të hollat dhe atë shuma të mëdha ndaras (nga Hilmi Mehmeti 1’000.– , ndërsa nga Lekë Nikolla 2’000.-din.)me ç’rast nuk shtrohet çështja e kthimit, gjë që nuk do të merreshin për nevoja private. Mandej vijnë tek S. Ibishi, nga i cili merren 2’000.-din., më pas te Kadri Cakiqi…, nga ku vazhdojnë për në Slloveni ku, nga ajo që ka qenë e mundur të vërtetohet, kontaktojnë edhe me tre ushtarë shqiptarë, nga ku më pas (një kohe të shkurtë pas demonstratave të 11 marsit 81, v. J.) kthehen në Prishtinë…
Në lidhje me shkuarjen e tij në Mitrovicën e Kosovës, i akuzuari thekson se atje ka shkuar të shihet m shokun e tij D. M., për të ra në ujdi në lidhje me shitblerjen e automobilit. Megjithatë faktet tregojnë se motivi i vërtetë i shkuarjes së tij në këtë Njësi është i një karakteri krejt tjetër. Në të vërtetë, i akuzuari me rastin e festave të 1-majit 1981 ka qëndruar në Prishtinë ku është takuar me Abdullah Prapashticën, Osman Osmanin, si dhe anëtarët tjerë, të cilët kanë analizuar demonstratat e deriatëhershme dhe janë marrë vesh për veprimtarinë mëtejmë. I akuzuari jep edhe vlerësimin e tij personal, se për cilën arsye nuk kalohet nga faza e dytë në të tretën, duke cekur shkakun se demonstratat nuk kanë shpërthyer njëkohësisht nëpër të gjitha vendbanimet, dhe se nuk është llogaritur me intervenimin aq të shpejtë të ushtrisë dhe policisë të ardhur nga jashtë Kosovës. Në qershor të vitit 1981 derisa ishte në pushime vjetore përsëri ka kontaktuar anëtarët e Organizatës, të cilët e njoftojë se iu është drejtuar letër Kryesisë së RSFJ dhe Kryesisë së KSA të Kosovës, në të cilën kjo Organizatë merr përsipër përgjegjësinë për organizimin e demonstratave në mars dhe prill, dhe se do të pritet përgjigja e qeverisë për kërkesën që Kosova të bëhet Republikë, dhe se gjatë kësaj kohe të vazhdohet puna më tej. Po në këtë kohë të kontakteve intensive të tij me anëtarët drejtues të Organizatës, në kohën kur situata në Kosovë edhe më tej ka qenë e parregulluar, ndodhë edhe shkuarja e tij në Mitrovicë të Kosovës. I akuzuari ha veshur uniformën për të hyrë papengesë në Kazermë, ka zhvilluar biseda me shumë eprorë, të cilët kanë arritur me Njësitë veta nga Garnizone të ndryshme, ka parë se çka gjendet në rrethin e Kazermës, dhe si epror me njohuri dhe përvoja të caktuara ushtarake ka mundur të nxjerrë përfundime mbi detyrat, përbërjen dhe forcën e Njësive, për çka ka njoftuar A. Prapashticën dhe O. Osmanin, si dhe u ka thënë se Njësitë do të qëndrojnë edhe më tutje në Kosovë…
15.11.1982
Gjyqi Ushtarak në Beograd
Prokurori Ushtarak
Nënkoloneli
Dusan Tabakovic
Në bazë të kësaj Aktpadie Gjyqi Ushtarak i Beogradit më 10 mars 1983 me Aktgjykimin IK. nr. 374/82-IV, Skender Ibishin, me gradë Toger në PU 6734 në Valevë (në burg hetues nga 17. maji 1982 deri në këtë ditë) e shpall
Fajtor
Pasi që:
Si pjesëtar i Organizatës ilegale armiqësore “Partia Komuniste Marksist Leniniste e Shqiptarëve Jugosllavi”- PKMLSHJ, … , në të cilën u anëtarësua në gjysmën e dytë të vitit 1977 në përfundim të Akademisë Ushtarake, ka marrë pseudonimin “Lauferi”…, me detyrë të veprojë në masivizimin e Organizatës në radhët e ushtarakëve, e më vonë edhe në radhët e ushtarëve dhe eprorëve të kombësisë shqiptare, të përhapë qëllimet e Organizatës, të informojë Organizatën mbi numrin ushtarëve dhe eprorëve me kombësi shqiptare, qëndrimin e tyre karshi Organizatës, dhe i cili më 1 janar 1978 zgjidhet në udhëheqësin e ngushtë të Organizatës në “Komitetit Qendror” me detyrë “Këshilltar për Çështje Ushtarake”, me ç’rast janë precizuar detyrat e tija si dhe iu kanë dhënë udhëzimet si të veprojë…, si dhe nëpërmjet të gazetave dhe revistave ushtarake në mënyrë adekuate të propagandojë ideologjinë e kësaj Organizate, në kuptimin e njoftimit me situatës ekonomike dhe pozitës së popullit shqiptar në Kosovë dhe në RFSJ, në realizimin e detyrave të marra përsipër dhe qëllimeve të lartpërmendura, duke vepruar në pajtueshmëri me “Platformën” e aprovuar të Organizatës, e cila parasheh realizimin në tri faza të qëllimeve të lartpërmendura -…në konspiracion të rreptë dhe propagandës së gjerë, përmes demonstratave masive…, ka ndërmarrë veprime për indoktrinimin e shokëve të tij nga radhët e Akademisë Ushtarake dhe më vonë eprorë të APJ, …, me qëllim përfitimi për anëtarësim në Organizatë, për krijimin e grupeve të reja dhe zgjerimin e ideve të Organizatës në radhët e ushtarëve, ashtu që sipas metodologjisë paraprakisht të aprovuar ka zhvilluar bisedat mbi situatën e vështirë ekonomike dhe politike në Kosovë, për pakënaqësinë e popullit e posaçërisht të rinisë, që udhëheqja është e paaftë të zgjidhë këto çështje, që Kosovën e shfrytëzon Serbia, që një situatë e tillë duhet ndryshuar dhe se kjo situatë ndryshon nëse Kosova merr statutin e Republikës, që shqiptarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës gjenden në një pozitë edhe ma të pabarabartë në krahasim me kombet tjera, … dhe në rast të vlerësimit se ka përvetësuar bashkëbiseduesin, ka folur se në Kosovë ekzistojnë Organizata të cilat luftojnë që Kosova të bëhet Republikë,….ka mbajtur kontakte të rregullta me anëtarët e udhëheqjes së Organizatës, posaçërisht me Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticën, të cilët i ka informuar mbi veprimtarinë tij dhe të arriturat e punës, ndërsa nga ta ka pranuar instruksionet për punë të mëtejme, ….
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Majori Dimitrije Pavlovic
E dënon me burg prej 12 (dymbëdhjetë) vjetësh
A r s y e t i m
Në seancën kryesore, në të cilën janë pyetur i akuzuari dhe dëgjuar dëshmitarët: Naser Limoni, Borivoje Srtanojevic, Agim Blakqori, Ramadan Behluli, Xhafer Ademi, Haxhi Neziraj, Dragan Muncan, Agim Sinani, Murteza Plavci, Kaplan Ademi, Jovic Radenka, Nikolic Djordja, Rexhep Maqedonci, Nysret Ahmeti dhe Kadri Cakiqi, ka lexuar dhe bërë shikimin e librit të vizitorëve të PU 9206 në Mladenovac, revistën “Akademac” nr. 45/77, dy blloqe shënimesh të marra në banesën e të akuzuarit gjatë bastisjes,…, Programin, statutin dhe instruksionet e PKMLSHJ, revistat “Zëri i Atdheut” dhe “Revolucioni” … dhe materialet tjera origjinale, të cilat janë gjetur gjatë bastisjes së banesës së Adem dhe Abdullah Prapashticës, ka lexuar shënimet e marrjes në pyetje të dëshmitarëve: Mlenko Cesic, Adem Prapashtica, Adem Dërvisholli dhe Bahtir Ahmeti.
I akuzuari pranon se është anëtarësuar në Organizatën…”Partia Komuniste Marksiste Leniniste Shqiptare në Jugosllavi” (në tekstin e mëtejmë PKMLSHJ) se ka marrë pseudonimin “Laufer” dhe detyrat për të vepruar në APJ ne masivizimin e Organizatës në radhët e APJ ….Pranon se është zgjedhur në udhëheqësin e ngushtë “Komitet Qendror” të Organizatës (KQ të PKMLSHJ) me detyrë “Këshilltar për çështje ushtarake”, …Më tutje pranon se përmes bisedave me anëtarët e KQ të PKMLSHJ Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticës edhe gjatë konstituimit të KQ të PKMLSHJ, ku janë përpunuar Programi, Statutet dhe Instruksionet e Organizatës (në tekstin e mëtejmë platforma) është njoftuar me qëllimet e Organizatës…
Thelbi i qëllimeve…të PKMLSHJ del nga platforma e saj “dokumentet partiake”, të cilat pos tjerash në vijat e tërësishme parasheh ndryshimin e statutit të pakicës kombëtare dhe njohja e popullit shqiptar që jeton në trojet e veta e i cili në pjesët e RSFJ të banuara me shqiptarë është numerikisht më i madh se serbet, malazezët dhe sllavët e Maqedonisë. Platforma kërkon që nga “këto vise” të formohet Republika Socialiste e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, e cila pra, do të përfshinte edhe pjesë tjera të RSFJ në të cilat jetojnë kryesisht shqiptarët. Rregullimi i brendshëm i “Republikës së Kosovës” do të rregullohej përmes kombinimit të Kushtetutës së RSFJ dhe RPS të Shqipërisë.
Platforma parasheh realizimin e qëllimeve të lartpërmendura në tri faza – duke filluar nga masivizimi i Organizatës sipas principit të dhjetësheve, në konspiracion të rreptë dhe propagandës së gjerë, përmes demonstratave masive, … deri te kryengritja e armatosur, në të cilin do të merrnin pjesë edhe pjesëtarët e APJ me kombësi shqiptare. Për kryengritje ndihma do të merrej nga jashtë, para së gjithash nga emigracioni shqiptar, e do të shfrytëzoheshin edhe armatimi i Njësive të Mbrojtjes Territoriale të cilat gjenden në organizatat punonjëse, bashkësitë lokale dhe komunat.
Karakteri… i PKMLSHJ mund të shihet edhe në zëdhënësit e tyre “Revolucioni” (organi KQ të PKMLSHJ) dhe “Zëri i Atdheut” (fletushkë/Organ i Rinisë së Organizatës, v. j.). Kështu në zëdhënësin “Revolucioni” i vitit 1981 në thirrjen e përgjithshme dhe apelin drejtuar gjithë forcave progresive të Shqiptarëve në Jugosllavi, komunikohet kalimin në fazën e dytë të luftës për realizimin e qëllimit Kosova Republikë. Në këtë fazë parashihet kombinimi i aksioneve paqësore me aksione presioni, grevave dhe likuidimin e tradhtarëve të popullit shqiptar… Në “Zërin e Atdheut” gjithashtu shpallet kalimi në fazën e dytë dhe jepen detyrat konkrete pionierëve, rinisë, grave …
Duke analizuar deklaratat e dëshmitarëve gjyqi konstaton se është e kuptueshme që dëshmitarët: Adem Dërvisholli, Bahtir Ahmeti, Nysret Ahmeti, Adem Prapashtica, Kadri Cakiqi, bile edhe Rexhep Maqedonci nuk japin të dhëna për veprimtarinë …e të akuzuarit, por vetëm se e dinë se është anëtar i Organizatës ilegale. Në të vërtetë të gjithë këta dëshmitarë janë të dënuar për vepra të njëjta për të cilat ngarkohet i akuzuari, ashtu që deklaratat janë dhënë në cilësinë e dëshmitarëve e në përputhje me konceptet e tyre mbrojtëse. Pos kësaj, i akuzuari nuk ka qenë në lidhje të drejtpërdrejtë me këta persona, por me Abdullah Prapashticën dhe Osman Osmanin – Kryetarin dhe Sekretarin e Parë e KQ të PKMLSHJ, të cilët janë arratisur nga RSFJ.
I akuzuari vepron nga pozitat e njëjta karshi ushtarëve të kombësisë shqiptare….ka arritur në përfundim se Murtez Plavci, Kaplan Ademi dhe Agim Sinani janë bashkëmendimtarë të Organizatës ilegale, gjegjësisht se janë për atë që Kosova të fiton statutin e Republikës, ndërsa Ibrahim Deda jo. Gjatë hetimeve ka përdorur shprehjen “bashkëmendimtarët e mi” ndërsa në seancën kryesore e ka ndryshuar me shprehjen “bashkëmendimtarët e Organizatës”…
Kështu gjatë pushimeve shkollore të vitit 1979 Abdullah Prapashtica i ka shpjeguar tri fazat e realizimit të qëllimeve të PKMLSHJ, të njëjtin vit i akuzuari nga Abdullah Prapashtica ka marrë materialin mbi vëllazërim bashkimin për ta botuar në ndonjërin nga revistat ushtarake, në qershor të vitit 1980 Osman Osmani e ka informuar se PKMLSHJ ka njoftuar qeverinë e RSFJ për ekzistimin e PKMLSHJ dhe mbi kërkesat e saj,…
Nxjerr dhe përkthyer nga Aktakuza dhe Aktgjykimi në serbokroatisht – nga Osman Osmani, Mars 2008, Schaffhausen.
* * *
«Mirë e ke këtu, po të kishe qenë në duar tona do të bënim më butë shpinën se barkun»
Në vetën e parë – Skender Ibishi
Festën e Një Majit të vitit 1982 nuk e kisha planifikuar të shkoja në shtëpi, pasi që pas një muaj e kisha pushimin vjetor, por komandanti i batalionit ma imponoi të udhëtoja për të ditur se si e kam familjen, pas demonstratave në Kosovë. Arsyet e këtij imponimi do t’i kuptoj më vonë. Gjatë festës do të takohem me vëllain e Bahtirit, Naser Ahmetin, i cili më tregojë se që të dy vëllezërit e tij Bahtirin e Nysretin, Kadri Cakiqin dhe shumë shokë të tjerë i kishin burgosur, si dhe se shtëpia ime ishte nën kontrollin dhe vrojtimin e njerëzve të sigurimit, për çfarë do të vërtetoj më vonë edhe vetë. Dy persona nga operativa e organeve të sigurimit të cilët më përcillnin këmba-këmbës kudo që qarkulloja, vetëm që nuk më thanë « Na falni zotëri, ne e kemi për detyrë që t’u përcjellim në çdo kohë». Tani për mua ishte e qartë, përse komandanti i batalionit ma imponoi këtë «pushim» në vendlindje.
Pas mbarimit të «pushimit» do të kthehem në garnizonin e Valevës. Në zyrën time erdhën të gjithë eprorët ushtarak të batalionit për të dëgjuar se çka ka të re lidhur me gjendjen në Kosovë (ani pse ata këtë e dinin më mirë se unë). Pasi që ju thashë se kamë qenë te vëllai tërë kohën se ishte i sëmurë dhe nuk kamë pasur mundësi të dalë jashtë për ta shikuar gjendjen Kosovë, filluan provokimet e eprorëve ushtarak e sidomos kapiteni i klasës së parë Gjorgjeviq, i cili ishte edhe bashkëpunëtorë i organit të sigurimit. Më 16 maj 1982, është dashur të shkojmë në stërvitje të rregullta, por kjo do të shtyhet për një ditë më vonë, siç do ta kuptoja më vonë, e gjithë kjo do të bëhet mu për shkakun tim. Të nesërmen tok me katër eprorë të tjerë, jo shqiptarë, do të më dërgojnë në Beograd, gjoja për të na testuar. Në vend të testimit, mua do të më shpien drejtë në komandën e Armatës së parë. Aty në bisedë «informatike», më mori gjeneral Bunçiq dhe Koloneli Jerko. Në fillim biseda dukej spontane, por gradualisht do të marrë konotacione të tjera dhe do të kalojë në politikë. Kryesisht interesimi i tyre kishte të bënte me demonstratat e 81′, duke vënë theks veçanërisht mbi aktivitetin e organizatave ilegale. Dhe, nga fundi i bisedës ata do të fillojnë t’i kërkojnë nga unë emrat e shokëve të mi në Kosovë. Unë i thashë disa emra të personave që nuk ekzistonin, gjë që këta do t’i revoltojë pa masë. Dhe, atëherë nga dollapi do të nxjerrin një fletë me emrat e shokëve të ilegalitetit e që ishin të arrestuar në Kosovë. I njeh?- më pyeti – Shokët të shkollës fillore, u përgjigja. Nuk vonoj dhe në zyre hynë katër polic ushtarakë dhe më dërguan në burgun hetues ushtarak të Beogradit. Gjatë hetuesisë ndaj meje do të përdoren mjete dhe metoda më barbare. Dua të theksoj se gjatë tërë kohës në hetuesi ( nëntëmbëdhjetë muaj të plota) më ngujuan në një qeli të vetmuar, e prej tyre, tetë muaj s’kam pasur kurrfarë kontakti me familjen e as që më është lejuar shtypi. Më kujtohet kur një ditë erdhën aty dy inspektorë të sigurimit (Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajvazi) nga Prishtina, të cilëve do t’u rrëfej për të gjitha ato sjellje të egra gjatë procesit të hetuesisë. Ndërsa ata, në vend që të më japin kurajë, do të ma kthejnë me arrogancë «Mirë e ke këtu, po të kishe qenë në duar tona do të bënim më butë shpinën se barkun». Pas «takimit me inspektorë» nga Prishtina, sjelljet e organeve të hetuesisë ishin edhe më të vrazhda. Pasi unë ilegalisht isha i organizuar në Kosovës qysh nga viti 1977 ata nga unë kërkonin emrat e eprorëve ushtarak që unë i kamë angazhuar në Organizatë. Ky fakt se unë isha i organizuar që nga viti 1977 i tmerronte organet e sigurimit ushtarak. Ata dyshonin se në radhët e AJ ka shumë eprorë të organizuar në baza ilegale, prandaj bënin të pamundurën për të ditur se sa i kamë futur «Rrënjët» ilegale në mes të eprorëve ushtarak dhe ushtarëve shqiptarë.
Prishtinë, 15. 02. 1983: Rexhep Maqedonci, gjatë gjykimi të grupit të PKMLSHJ-së.
________________________
Rreth rastit tim hetimet ushtarake ishin të organizuar në katër grupe; grupi i parë ishte i angazhuar me mua; grupi i dytë rreth eprorëve ushtarak shqiptarë në AJ; grupi i tretë me ushtarët të garnizonit ku kam punuar, dhe; grupi i katër ishte i angazhuar të përcjellë procesin gjyqësor të organizatës ilegale «PKMLSHJ» që zhvillohej në Prishtinë. Të gjitha këto grupe ishin të koordinuara mirë dhe mbi mua ushtronin presion psikik dhe fizik për të ditur rreth detyrave që i kam marrë nga Komiteti Qendror i Organizatës ilegale «PKMLSHJ-së», si do të veproja si eprorë ushtarak nëse fillon lufta në Kosovë, roli i ushtarëve në rast të luftës në Kosovë, më çfarë detyrash kanë ardhur Osman Osmani dhe Bahtir Ahmeti në Valevë vetëm tri ditë para se të fillojnë demonstratat e 11 marsit 1981, përse e kam lëshuar ushtarin Agim Sinani që të shkojë për vikend në shtëpi gjatë vrullit më të madh të demonstratave të 1,2,3 prillit 1981, etj. Për këto dhe shumë e shumë çështje të tjera më pyetnin edhe nga 24 orë pa ndërpre.
Në shqyrtimin kryesorë kanë thirrur ose prurë detyrimisht 26 dëshmitarë, ndër të cilët kishte eprorë ushtarak shqiptarë dhe jo shqiptarë, ushtarë dhe civil, ca nga ta edhe nuk i njihja personalisht. Pas seancave maratonike, trupi i gjykatës ushtarake më shqiptoi dënimin në kohëzgjatje prej 12 vjet heqje lirie. Për këtë aktvendim të gjyqit ushtarak më njoftoi afër një muaj para seancës kryesore, sekretari i gjykatësit, ushtari Safet nga Bosnja. Në pyetjen time se si erdhi ai deri te kjo informatë, ai mu përgjigj »Unë ka kohë që e kamë shtypur Aktvendimin tënd». Kjo tregon edhe njëherë më shumë se organet gjyqësore civile dhe ushtarake jugosllave në rastin e të burgosurve politik nuk kanë vepruar në bazë të fuqisë së argumenteve dhe dëshmive, por në baza politike ndëshkuese.
Në fund më duhet thënë se në atë kohë në burgun hetues ushtarak të Beogradit ka qenë për plotë me ushtarë shqiptarë, të cilët kanë përjetuar barbarinë e regjimin ushtarak të armatës jugosllave. Një nga metodat më atraktive në burgun hetues ushtarak në Beograd ishte natën. Derisa të gjithë ishin në gjumë ushtarët shqiptarë nxirreshin në shëtitore dhe torturoheshin nga ana e ushtarëve polic të burgut. Bërtima e tmerrshme e të torturuarve në shëtitore zgjaste deri pas mesnatë dhe gjithmonë e më shpesh na zgjonte nga gjumi. Me këtë metodë donin t’i frikësonin të gjithë shqiptarët që ishin aty, donin t’u thyenin qëndrimin e drejtë dhe dinjitoz të ushtarëve shqiptarë. Por ata këtë nuk ia arritën dot. Ushtarët shqiptarë bëheshin edhe më të fortë dhe më këmbëngulës në mbrojtjen e aspiratat shekullore të popullit të tyre
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së bën ftesë për pjesëmarrje në marshin e 10 nëntorit në Prishtinë
NJOFTIM
Të nderuar bashkëkombas shqiptarë, patriot nga Kosova Lindore. Po i jetojmë momentet vendimtare për fatin e shqiptarëve të këtyre trojeve autoktone shqiptare. Nevojitet mobilizim, përkrahje e fuqishme e masave të gjëra popullore nga të gjithë trojet shqiptare, në veçanti nga shqiptarët të Kosovës Lindore.
Është momenti që mos të kursehemi, pa dallim ngjyre partiake, ideologjike, fetare të gjithë të rreshtuar në një zë, për të mbështetur çdo iniciativë që senzibilizon opinionin vendorë dhe ndërkombëtarë për jetësimin e vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore të drejtën natyrale të bashkimit me Kosovën.
Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB – së njofton të gjithë qytetarët, bashkëkombësit, patriotët e Kosovës Linodore, se shoqata « Çamëria » – Kosovë, organizon MARSHIN PËR BASHKIM, më 10. 11. 2018, (ditë e diele) ora 11 në qendër të Prishtinës te sheshi « SKËNDERBE ».
Marshi organizohet në mbështetje të fuqishme për të realizuar vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore bashkangjitja e këtyre trojeve me shtetin e Kosovës.
Ju njoftojmë të gjithëve se shkuarja për në Prishtinë bëhet në mënyrë të organizuar, nisja me autobus bëhet në orën 9.
Të dëshmojmë pjekuri politike, vetëdije kombëtare. Të bashkuar do t’i tregojmë botës mbarë se korigjimi i padrejtësive historike mbi shqiptarët e Kosovës Lindore do të rishikohet.
Sot kur po bisedohet për bashkimin, të gjithë do të jemi të bashkuar në sheshin « SKËNDERBE » në Prishtinë.
Ndiqeni me vemendje Profesore Naile MALA Katedra e gjuhës Shqipe Beograd , ajo flet edhe per zhgjedhjet e keshillit Nacional Shqiptar ne Serbi qe do mbahen me 4 Nentor 2018 qe edhe Profesore Naile MALA kontribon duke u prezentuar ne keto zgjedhje ne Listen N°6
Zgjedhjet ne keshillin kombetar shqiptar ne Presheve, Bujanoc e Medvegje po percillen me vemendje te madhe nga Tirana ,Shkupi,Prishtina ,Ulqini e diaspora por jo vetem aq edhe nga trashigemtaret e kombit siq eshte Loris Castriota Skanderbegh Secondo nje figure e njohur ne boten shqiptare ,shume here i dekoruar nga shtetet tona per punen qe po bene ne ruajtjen e kombit ,Loris Castriota shkruan :
Për të gjithë miqtë shqiptarë që do të votojnë në territorin e Preshevës-Medvegjë-Bujanoc. Është koha për të zgjedhur një njeri që punon prej shumë vitesh për hir të popullit të tij dhe të vendit të tij të lindjes!
Votoni për Muharrem Salihun, i cili është një patriot i madh dhe një burrë bujar që lufton vetëm për të marrë punë të re, shërim dhe zemërim për shqiptarët në Serbinë Jugore!
Votoni për Keshillin Nacional Shqiptar, me numrin 6, Muharrem Saljihu!
Përshëndetje dhe urime me rastin e zgjedhjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore. Shpresojmë që ky Kshill ta luaj rolin e vet sipas emrit që ka. Mjerisht ne shqiptarët në të gjitha trojet shqiptare jem të ndarë në afër njiqind parti.
.
Kjo është edhe dëshira e armiqve tanë. Të tjerët na kanë akuzu se ne nuk dim dhe nuk mundemi me formu dhe më udhëheq shtet. Mjerisht ne po e vertetojmë në të gjitha trojet shqiptare. Sa i përket Kosovës Lindore me rëndësi vitale është që të mos përdoret emri Lugin, poashtu do të ishte më rëndësi shum të madhe që mos të ket më shum se 2, eventual 3 parti. Ne vrapojmë pas një posti të vogël apo pushteti, dhe më këte e damtojmë qështjen e përgjithshme kombëtare. Shpërndarja në shum parti vjen mjerisht edhe nga agjentët e armiqve tanë në mesin tonë.
.
Kshilli Kombëtar i Kosovës Lindore po të formohet nga patrio atdhetar do e ndihmoj dukshëm popullaten në këto treva. Më gëzon fakti që në këtë gar për zgjedhjen e Kshillit garon dhe një OJQ nga Medvegja me kandidatin e saj. Kuptohet vetvetiu që kandidatët e partive politike do punojnë në interes të partis së tij. Sipas rotacionit Medvegja ka radhen. Poashtu është shum e rrugës që ti ndihmohet Medvegjës për shkak të numrit ma të vogël të popullsis, dhe diskriminimit edhe më të eger të shqiptarve në këtë Komun. Preshevë dhe Bujanofc siq e kërkoni ndihmen e Tiranës dhe Prishtinës, ashtu duhet ta ndihmoni Medvegjën.
.
Në këtë kohë tranzicioni nga Medvegja janë shpërngul shum shqiptar. Ideja e fundit për korigjim kufish nga ana e Hashim Thaqit që dëshiron të shpëtoi nga Specialja është e gabuar dhe mashtruese.
.
Rreziku është që do ndahet Kosova Lindore. Sigurisht që një pjes e vogël do i bashkohet Kosovës, nëse bashkohet, Medvegja sigurisht se jo. Ne duhet të shiqojmë kah veriu, kah trojet e të parve tanë, kah Toplica dhe Sanxhaku. Ne do bashkohemi në Bashkimin Europian, do i rimarrim Toplicen dhe Sanxhakun. Gadishulli ballkanik do ri’ilirizohet. Presidentja e Kroacis nuk e tha rastësisht se ne kem rrënj të përbashkëta ilire. Pra siq e dim se kroatët, boshnjakët, malazezët, grekët e vjetër dhe ne kem rrënj ilire. Në këtë shekull Serbija nuk ka përspektiv, është humbësja. Në Serbi ma shum vdesin se sa linden. Edhe pse po shpërngulet popullata në Kosovën Lindore prap jemi më mire se sa serbët. Serbët gjithmon ndër shekuj na kan shty tëposht nga veriu në jug, nga Danubi e deri këtu ku jemi, pra ne të bëjm të kundërten. Shpresoi që të kete zgjedhje të lira dhe demikratike, e para së gjithash patriotike atdhetare. Paraprakisht i uroi Medvegjës kryesimin e Këshillit Kombëtar për Kosovën Lindore.
Shqiptarët e Kosovës Lindore dhe Këshilli Kombëtar
Shqiptarët e Kosovës Lindore me shekuj jetojnë në trojet e tyre dhe me shumë sakrifica i kanë përballuar të gjitha format e represionit mbi ta. Por dhuna dhe represioni i pushtetit serb mbi popullatën shqiptare të asaj ane,i shprehur gjatë luftës në Kosovë dhe më pas, si dhe injorimi i të drejtave elementare, ka bërë që numri i shqiptarëve të Kosovës Lindore të zvoglohet dukshëm, ndërsa në Medvegjë, në pjësën më të madhe të vendbanimeve shqiptare, të bëhet spastrim etnik. Duke qenë qytetarë të shtetit të Serbisë, shqiptarët e Kosovës Lindore do të jenë nën trysninë e vazhdueshme të politikës antishqiptare.
Pushteti në të gjitha rrethanat ka zbatuar politika që për qëllim kanë pasur largimin permanent të shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore. Këtij qëllimi ngadal, por sigurt ia ka arritur. Kështu vepron edhe sot e tërë ditën. Sistemi pluralist dhe formimi i partive politike, u dha mundësi edhe shqiptarëve të ngrejnë zërin e tyre dhe të kërkojnë të jetojnë me dinjitet dhe të barabartë më të tjerët. Për fat të keq, me krijimin e partive politike shqiptare në Kosovën Lindore, lindën edhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve. Të pakoordinuar mes vete dhe të përçarë i gjeti edhe lufta e UÇPMB-ës dhe kjo situatë e përçarjes dhe mosmarrëveshjeve konstante vazhdon të jetë prezente edhe tani. Të përçarë dhe pa as më të voglën përkrahje nga shteti ëmë, Shqipëtia, e aq më pak Kosova, ata nuk do arrijnë të realizojnë pothuajse asgjë nga nevojat dhe kërkesat e tyre legjitime. Sot, kur jemi në prag të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, shqiptarët e Kosovës Lindore garojnë me disa parti dhe subjekte tjera.
Të shpresojmë se ky Këshill do kompozohet nga të rinj të arsimuar dhe edukuar në frymë kombëtare dhe me njerëz kompetent e me përgjegjësi, që e dojnë vendin e tyre dhe punojnë pa u lodhur për t’i adresuar nevojat dhe kërkesat e shumta të shqiptarëve të Kosovës Lindore, në organet përkatëse shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe të bëjnë çmos që kërkesat e tyre të realizohen. Për të pasur sukses në punë, Këshilli Kombëtar Shqiptar duhet të ketë një platformë të studiuar në detaje dhe të përpiluar mirë. Për realizimin e kërkesave, detyrave dhe obligimeve që dalin nga platforma, duhet që anëtarët e Këshillit të kenë harmoni të plotë. Ata duhet të kenë edhe një « ushtri » këshilltarësh e bashkpunëtorësh.
.
Duhet që me menquri të shfrytëzohen të gjitha të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë ligjet e Serbisë, pjesë e së cilës është Kosova Lindore. Natyrisht, në rrethanat aktuale, duhet kërkuar ndihmë nga shteti ëmë, i cili, përveq disa vizitave folklorike, nuk ka treguar gatishmëri për të ndihmuar konkretisht një pjesë të popullit të saj, e nuk pritet as në një të ardhme të afërt. Për Kosovën dhe ndihmën e saj as që mund të flitet. Keshilli Kombëtar do duhej të tregoj harmoni të plotë në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me tri komunat. Se a janë aktivistët politik unik dhe të sinqertë në angazhimet e tyre, mund ta dëshmojnë edhe me gatishmërinë e tyre që funksionet me përgjegjësi dhe detyrat me peshë, të përcillen nga njëra komunë në tjetrën. Këtu e kam fjalën për pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, të deputetit apo të ndonjë pozite tjetër. Jam i sigurt se në të tri komunat ka njerëz që mund t’i marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe t’i kryejnë ato me përkushtim.
.
Problemet shoqëroro-politike e ekonomike me të cilat ballafaqohet Kosova Lindore, nuk mund t’i zgjidh një person. Në rastin e Këshillit Kombëtar, anëtarët e Këshillit duhet të kenë unitet të plotë dhe ta përkrahin dhe ndihmojnë personin që do e zgjedhin për kryesues. Ata duhet të kërkojnë fuqishëm ndihmën e shtetit në të gjitha fushat e jetës, e poashtu të kërkojnë edhe ndihmën e diasporës shqiptare për të zhvilluar ekonominë dhe hapur vende të reja pune. Në këtë drejtim vlenë të merret si shembull, kontributi i z. Muharrem Salihu, i cili me bizneset e tij ka hapur vende pune dhe ka punësuar me qindra punëtorë. Një kontribut që është për çdo lëvdatë!
Ndihmë duhet kërkuar edhe nga shteti ëmë dhe bashkësia ndërkombëtare për realizimin e të drejtave politike.
Nga shteti i Serbisë, nga shteti ëmë, nga bota perëndimore dhe nga diaspora, duhet kërkuar ndihmë finansiare, gjithnjë duke ofruar projekte të studiuara mirë dhe garancione e lehtësime për investitorët potencial. Natyrisht, uroj që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike e civilizuese, ndërsa personave të zgjedhur, suksese në punën e tyre me rëndësi të madhe kombëtare.
. Shkruan:Kadri Ferati, ish mësimdhënës dhe aktivist shoqëroro-politik nga Medvegja Më 02. 11. 2018, në Porrentruy, Zvicër
Se si eshte te jesh shqiptar i Medvegjes e dine me se miri ata qe pas te gjitha veshtersive vazhdojne ta mbajne gjuhen shqipe ekzistuese ne kete vend, ata qe pas te gjithave as nuk mendojne ne largim nga tokat e te pareve te tyre. Ne e dime ndjenjen se si eshte:
Kur shuhen shpresat dhe shpirti vritet; Ku nuk mund te shpresosh nje te ardhme ne kete vend; Ku çdo dite meshume endrrat duken t’parealizuara;
Ku duhet te mendosh per pasojat para se te flasesh;
Ku pasivizimi i adresave edhe te personave qe jetojne ketu eshte gje normale;
Ku shprehja e mendimit te lire nuk ekziston;
Ku atdhedashuria merret si nxitje e urrejtjes;
Ku flamuri shqiptar eshte provokim i rende;
Ku tekstet ne gjuhen shqipe jane vetem premtime t’pa realizuara…
Keto jane vetem disa nga veshtersite me te cilat ballafaqohen shqiptaret e Lugines se Presheves, e ne veçanti te Medvegjes.
Kur pothuajse te gjitha shpresat ishin te shuara, ne kete vend erdhi njeriu me qellime dhe realizime te medha. Tashme shpresa eshte aq e forte dhe e madhe, po si ate dite kur per here te pare ne kete vend shikova flamurin shqiptar duke valuar i lire, po i njejti qe vazhdon te valoj edhe sod. Ishte kjo nje enderr e imja (besoj edhe e gjithe shqiptareve ketu) e cila u realizua… Kjo eshte vetem nje nga gjerat e medha qe beri dhe vazhdon ti bej M.Salihu, per kete vend dhe njerezit e ketij vendi.
Gjeja me e vogel qe ne mund ta bejme eshte ta perkrahim! Me 4 nentore nuk ju ftoj te vini te votoni ne vendin e juaj, por ju lus te vini t’ja ktheni shpresen vendit tim, Medvegjes sone.
» E lehte eshte te jesh shqiptar i Presheves apo Bujanocit, por eshte veshtire te jesh shqiptar i Medvegjes » ! Eshte koha qe ky vend te ringjallet!! »
Nenes dhe atdheut nuk mundemi kurre t’ja kthejme borxhin »!
VOTO nr. 6 Per njeriun qe i’a solli shpresen Medvegjes dhe shqiptareve te kesaj Komune!
Shkruan Lirona ZUKA ,kandidate ne listen zgjedhore N°6
Redaksia ka parshtruar per te gjithe te intervistuarit te njejtat pyetje,ndersa autori ka pas hapsire te lire qe ta thot ate qe mendon.
Mirembrema te dashur shqipetar Vellezer praprakisht Ju desheroj shendet te mire Pastaj dashuri ndaj Kombit tone Vullnet per ta qu perpara kauzen ton guxim per ti shku deri ne fund realizimit te qellimeve tona Me lejoni te Ju uroj zgjedhjet me deshire qe ato te kryhen sa me qete per me qene te sukseseshme
Konsideroj se KKSH per nga natyra ne esence nuk mund te jete parti politike ne asnje variante.e shifni si na eshte katandisur Kosova? Nga se udheheqesit(kryetaret vendosin gadi per qdo gje dhe qka eshte edhe me keq ne udheheqesi te te vetin perzgjedhin Te degjueshem te korruptueshem dhe servila per te udhehequr me lehte Keshtu i lene te aftit jasht duke i defaktorizuar Pastaj ajo qka eshte me e keqja gjat vendosjes per qeshtjet me rendesi per kombin nuk jane unik dhe ne emer te oppzitarizmit i injorojne kerkesat e kohes qe vehem ne rend te dites,duke kundershtuar me gjithfar frazash demagogjike ku mshifen interesat personale. Gjithashtu konsideroj se ne radhet e idheheqjes nuk duhet lejuar kurrsesi anetar te cilet poziten e marrin si privilegje e jo si barre te cilen na e kerkon interesi kombetar Atyre qe poziten e marrin si privilegje di te i keshilloja se PARAJA ESHTE PERENDI POEAQ SA KA NJERIU NEVOJ TE TJERAT I TAKOIN KONTRIBUTIT PER KOMBIN. Une jam i sigurte se qdo anetar i Juani i ka ne vetedije sepse nuk do te kyqej ne KKSH Po Ju kerkoj falje per krejt qka shkrova
Ne e dime se me qfar okupatori perballeni Njerezit e tyre kurr nuk mundesh me i perceptuar sakt Nga se here jane dhelper here ne moment shendrrohen ne shakalla Thjeshte jana Makijavelista qe nuk i zgjedhin mjetet me ardhe deri te qellim. Ne politike duhet rrespektuar kohen dhe hapsiren dhe pas nje perceptimi unanim se koha eshte per nji veprim te fillohet ASGJE ADHOK
Shpresoj se keni mbledhe rreth vetit intelektual qe e provokoin kohen ose provokohen nga koha siq e ka definuar intelektualin Jan Pol Sarter Intelektuali kurr nuk e devijon rrugen e trasuar ne programin e KKSH
Qeshtja se a duhet a nuk duhet Medvegja me e marrur mandatin e trete konsideroj se mua nuk me takon kjo pyetje Me gjithste kurr nuk do ta preferoja me i dhene rendesi vendit kush do ta kete mandatin e trete te mbajtjes se Kuvendit te KKSH Mos vet hallin ne se i keni tri udheheqesi.kur eshte nje udheheqesi le te vendose ajo Por eshte e preferueshme qe te mbahet ne Medvegje per hire te popullates atje sepse do te jene me te kenaqur .
Mua me mbetet te Ju uroj sukses
Me shkas, më 4 Nëntor mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë
Intervista e shkurtër me Refik HASANI
Përgjigja
Cili është opinioni juaj për zgjedhjet që do mbahen më 4 Nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptarë në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë si dhe në tërë teritorin e Serbisë ku jetojn dhe jan të regjistruar shqiptarët. Zgjedhjet që do mbahen këtë të diele për Këshillin Kombëtar Shqiptar(KKSH), në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë jan që të shfrytëzohet mundëdit në mënyrë institucionale në realizim për të drejtave kolektive të Pakicës son Kombëtare,por edhe në lëmin e arsimit, informimit, kulturës, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.
Në këtë garë të Çertifikuara jan 6 Lista që marrin pjesë.Shumica perj tyre jan parti politike dhe një OJQ nga Medvegja.
Për këto zgjedhje jan shume 6 Lista për 15 ulëse apo mandatë për KKSH-ën, gjysma e tyrë është dashur të garojn e jo më shumë,sepse kështu vota do të shpërndahen dhe do të humbin. Për zgjidhje në KKSH-ën dhe në zgjedhje për Parlament të Serbisë do të duhej praktikuar të tregohen shumë unik, me një harmonizimi se përndryshe të gjithë jemi humbës si shqiptarë të kësaj krahine sepse do të humbim votat.
Të nderuar ne kemi këtë kërkesë sepse fushata në këto hapsira është thuaj se e pamundur përshkak kushteve të vështira të jetesës dhe numri i vogël i banorëve është i shpërndar me kilometra njëri nga tjetri, kështu si alternativë ngelën mediat. Edhe në këto kushte do të duhej përshtatur fushata,të mbahen tubime vetëm nepër qendra komunale dhe në Kosovë qytetarët që jan me të drejtë vote të njoftohen për rregullat, procedurat dhe rëndësin e këtyre zgjedhjeve.
Pyetje 2:
1.A duhet te depolizohet KKSH dhe te sherbej si udhrrefyes partive politike qe te bashkohen me njera tjetren ne mbrojtje te te drejtave te shqipëtarve ne serbi pran Këshillit Kombëtar Shqiptar me nje platforme te perbashket. Vërtet do të duhejt të depolitizohet KKSH-ja, dhe njerëzit jo domosdo të udhëheqin dhe jen Kryetar të këtij Këshilli nga një Subjekt politik. Më shumë të arsyetohet funksionimi i këtij Këshill në përmisim të drejtave të njeriut dhe të drejtave kolektive.Pasi Këshillat e pakicave në Serbi jan themeluar edhe sipas Konventës e Këshillit të Evropës për të Drejtat Kolektive të Pakicave Kombëtare, kjo do të duhej të shfrytëzuar. Është shumë për të dëshiruar rezultatet e arritura, më shumë të përqendrohet në aktivitete të përbashkta me Këshillat tjera, si që jan Boshnjakët, Hungarezët etj. Në bashkëpunim me Deputetin në Parlament të Serbisë, me Kryetar, shoqata të dala nga lufta, Kryesues e Kuvende Komunale. Çështja e diskriminimit të paraqitet shtrohet dhe diskutohet në Parlement të BE-ës dhe instanca të OKB-ës. Kemi shumë çështje si pasivizimi i adresave, mos nostrifikimi i diplomav, mos lejimi Abetareve e librave shqip,mos zyrtarizimi i gjuhës, simboleve Kombëtare, por mos përfaqësimi në instucione, si në: Gjykata, Prokurori, Kadastër, e administrat Komunale. Mos të flasim për polici dhe zingjirin Komandues, në dikastere të nivelit qendror, përfaqësime diplomatike apo shërbime tjera në nivel të Serbisë.Total është mbetur Krahina më prapambetura dhe më e Diskriminuara në Evropë.
.
2.Ky është mandati i tretë dhe dy mandatet e para i kan patur Presheva dhe Bujanoci, a mendoni se këtë radhë duhet ta ketë Medvegja. Po vërtet këto jan zgjedhje të treta me radhë pë KKSH-ën, e ku Medvegja ishte e përfaqësuar, Kryetar i këtij Këshilli mundë të jetë edhe nga Medvegja por gjithnjë të kordinuar me Preshevë e Bujanoc se jemi tri Komuna për përballë një shteti që vazhdon t’na diskriminon. Medvegja është tri Komuna dhe do të duhej të përfaqësohet në të gjitha komisionet,organet ekzekutive, delegacione si mbrenda ashtu edhe në gjitha nivele e instanca.Tri Komuna do të duhejt të jen grsuht dhe një zë para të gjithëve, kjo është e vetmja mundësi të realizohet Referendumi i 1 e 2 marsit 1992 dhe sakrifica e luftës së UÇPMB-ës. KKSH-ja, dallon nga Kuvendet Komunale dhe Trupi Koordinuee për shumë gjëra, por gjithnjë të shërbejn në interes të qenjës dhe frymës son kombëtare.
.
Arsyjet: nëse për ato dy komuna kriter përcaktimi është numri i polullsisë për Medvegjën kriter mundë të jetë teritori i cili është sa ato dyja bashk, kan status të njëjtë dhe nëse respektohet rotacioni ky kriter do të ndikoj në përmisimin e cilësisë së këshilltarëve,duke e ditur apriori komunën bartëse,do të krijonte zgjedhje shumë më të qeta dhe me kosto minimale, të gjithë e dim se shqiptarët në Medvegjë jan më të diskriminuarit