
KUJT I THA RIZA HALIMI: HARAM TË QOFTË!
Trojet stërgjyshore të Medvegjës sot pothuaj janë të boshatisura nga shqiptarët. Për këtë tash e 24 vjet ka kontribuar PVD-ja që ta sjellë në këtë gjendje Medvegjën. Me politikën e tij kreu i PVD-së Riza Halimi, ka bërë gjithnjë të pamundurën që ato anë të boshatisen në plotni. Sot kur nuk kanë mbet më pak se 500 banorë shqiptarë në këto troje, erdhi vet kreu i PVD-së, nga Presheva i shoqëruar nga Shaip Kamberi dhe Galip Beqiri, për të bërë presionet e fundit mbi këshilltarët ‘e rebeluar’ të cilët nuk po i shkojnë në Kuvend për ta mbështetur koalicionin “Gornja Jabllanica” me PVD-në. Në sallën e Kuvendit komunal, u mbajt Kuvendi i Degës së PVD-së. Kryetari i degës z. Femi Beha, ri përsëriti qëndrimin e tij se ka bërë vetëshkarkim nga pozita e tij-zv.kryetar i Kuvendit, për t’i hap rrugë shpëtimit të Medvegjës. Nuk ka kthim mbrapa nga qëndrimet e mia. Popullata është e pakënaqur me udhëheqjen tonë. Politika e punësimit është e padrejtë. Kam investuar mund dhe harxhime për zgjedhje lokale, republikane dhe këshill nacional. Shumë premtime kemi bërë dhe asgjë nuk kemi realizuar. Këto janë vetëm disa nga arsyet e mia që më tutje nuk dua të jem pjesë e kësaj udhëheqjeje. Po këto qëndrime na i tha Kryetari i Degës së PVD-së, z. Femi Beha, me të cilën kontaktuam në orët e vona të mbrëmjes. Ai ri përsëriti edhe njëherë se jam i vendosur të punojë për çështje kombëtare. Le të jetë cili do çmim, se do ta paguaj. Ndihem i kenaqur nga perkrahja qe po ma bejne bashkekombetaret e mi nga te gjitha anet. Perkrahje “anash” kam edhe nga medvegjasit te cilet fshehurazi me thojne jemi me ty. Nuk e di pse po frigohen. Ndërsa na tha se Kryetari Halimi i është kërcënuar e shpesh edhe i është lutur, por qëndrimi i tij më i ashpër ishte kur shpërtheu me fjalët: “Nëse se mbroni interesin e partisë ju nuk e keni pasur vendin këtu, haram ju qoftë!”. Këto fjalë, z. Beha na tha, se nuk i kam prit nga njeriu që 24 vjet trumbetoi se punon për çështje të shqiptarëve, ndërsa në fund hoqi maskën dhe para interesit kombëtar e vuri interesin partiak. Bile edhe haram na tha ju qoftë. Ndryshe siç merret vesh veç Kryetarit të Degës së PVD-së, zotit Beha, janë edhe dy këshilltarë tjerë bashkë partiak që e mbajnë këtë qëndrim.
Kryetari Beha, po ashtu na tha se nuk mund të presim edhe gati dy vjet të kaloj mandati ynë, sepse me këtë keq qeverisje do të jetë fundi i shqiptarëve të Medvegjës.
Nesër më 9 prill 2015, është caktuar Seanca e Kuvendit komunal të Medvegjës, që për të satën herë nuk po mund të mbahet për shkak të kuorumit.
Para disa ditësh ka pasur përpjekje edhe të disa shqiptarëve tjerë të Medvegjës që jetojnë në Prishtinë dhe diasporë që të “pajtojnë” këshilltarët e PVD-së në Medvegjë, që në emër të çështjes kombëtare ta fundosin shqiptarinë në Medvegjë.
Dalëngadalë do të shohim se kush kujt do ti thot: HARAM JU QOFTË.
BEHUNI PJES E Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia



