Kush do të zëvendësoj

Kush do të zëvendësoj Jonuz Musliun?
Se kush do të zëvendësoj tani të ndjerin Jonuz Musliun me postin e Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Kryetarin e subjektit politik që e themeloi dhe në postin Kryetar të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë mbetët të shihet. Në këtë krahinë vazhdon diskriminimi kurse sfidat e subjekteve politike dhe liderëve politik e insitutucional do të duhej marr vendime se kush do të zëvendësoj Jonuz Musliun në pozita që mbante.

Jonuz Musliu i cili ndërroi jetë më 18 janar të këtij muaji, ishte një person që ishte bartës i shumë proceseve që nga fillimi i viteve 90-ta, mbajtja dhe organizimi i referendumit të 1 e 2 marsit 1992 e këndej.Pas fillimit të luftës së UÇK-ës në Kosovë, pas marrëveshjes së Rambujes dhe hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë,Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, të pushtuara ashtu nga forca të shumta Sebe, më datën 26 janar 2000 u paraqit publikisht UÇPMB-ja.
Organizmi dhe kryengritja e armatosur e një lufte kundër forcave vrastare të Serbisë të kësaj Krahine shqiptare është diçka shumë domethënjëse në shumë aspekte dhe vlerë gjithë Kombëtare. Lufta e bërë tregoj që edhe kjo pupullat shqiptare e tri komunave nuk durojn të jenë të pushtuara. Drejtori politik i UÇPMB-ës Jonuz Musliu me shumë shokë e veprimtar të devotshëm arrijn që luftën ta bëjn që të arrihet të tërhiqet vëmendja se çështja e kësaj krahine e mbetur padrejtësishtë nën administrimin e Serbisë nuk është zgjidhur dhe don liri e bashkim Kombëtarë.U arrit në nvel që të ndërkombëtarizohet në mekanizma e instanca më të lartë të BE-ës, NATO-s dhe deri në OKB. U arrit edhe marrëveshja e Konçulit nënë monitorimin dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.
Ajo çka ishte me rëndësi ishte se frytet e luftës të mbrohen dhe të vazhdohet lufta më e vështir me mjete politike e që Jonuz Musliu mundua të kontriboj në skenën politik të kësaj krahine përmesë subjektit politik të LPD-ës që e themeloi. Përveqë subjektit politik ishte po aqë vështirë që në zgjedhjet e para lokale pas shpërbërjes së UÇPMB-ës të mbrohet fryma e funksionimit të Kuvendit të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kryetarët dhe Kryesuesit e këtyre Kuvendeve. Duke ditur faktin që i vetmi ndër themeluesit dhe prijësit e UÇPMB-ës vazhdoi të jetë aktiv njëkohësisht edhe Kryetar i LPD-ës, por edhe duke kryer fuksionin e Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit për disa mandare rresht, qasja ndaj Beogradit ishte gati po i njëjti i pa ndryshuar.
Në ditët në vijim sigurisht do të dihet kush do të zëvendësoj Jonuz Musliun, por po e ritheksoj do t’i mungon skenës politike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Shkruan: Refik HASANI 28.01.2018

Na ndiqniFacebook 

Bëhuni fans të  REDAKSISË Medvegja 
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share

Jonuz MUSLIU

Jonuz Musliu, do t’i mungon skenës politike në Luginë të Preshevës

Të ngritesh në një luftë të armatosur për të mbrojtur pragun nga padrejtësit dhe diskriminimi në një krahinë që përfshin tri komuna është dashur mundi,sakrificë, përkushtim e të sfidohesh në çdo moment.Në fillim të viteve 90-ta mbajtja e Refendumit të kësaj krahine.Pjesëmarrja aktive në jetën politike. Të fillohet e të organizohet lufta e UÇPMB-ës nuk ishte lehtë, prandaj i ndjeri Jonuz Musliut,së bashku me shokë të idealit ishte një nga ata të meritueshmit.
Jonuz Musliu, do ti mungon skenës politike të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Ngushëllime familjes MUSLIU, Ushatarëve dhe Ushtarakëve të UÇPMB-ës.
Lavdi punës dhe veprës së pavdekshme.
I lehtë qoftë dheu i kësaj kësaj krahine shqiptare

shkruan: Refik HASANI

Organizata e Veteranve te luftes se UQPMBs dega_Medvegjë. Me pikllim morem lajmin per ndarjen nga jeta e ideatorit dhe njerin nga njerzit e par te celulave te UQPMBs njeriut te madh te qeshtjes kombetare, njeriut te pushkes dhe te pendes, njeriut te liris i cili dha te gjitha nga vetja per lirin e popullit te vet .Ngushllime familjes farefisit shokve miqve dhe gjith bashkluftarve per humbjen e nji patrioti ,komandant Januz Musliu Ngushllime ,Respekt

Shkruan: Zymer ISMAJLI

NJË LAJM TEPËR I PIKËLLUAR PËR LUGINËN DHE TROJET ETNIKE SHQIPTARE
IKU EDHE NJË ATDHETAR I MADH, PËR TË CILIN PAT NEVOJË SHUMË LUGINA E PRESHEVËS
Sot, pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë në një spital në Turqi, JONUZ MUSLIU, njëri ndër ish-udhëheqësit e UÇPMB-së, ish i burgosur politik, veteran i UÇK-së, veprimtarë i kahmotshëm i çështjes kombëtare, lider i Partisë së Progresit Demokratik, ish funksionar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, si dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Lugina humbi njē veprimtarë të madh të kombit, i cili ishte pjesë e të gjitha proceseve që kishin ndodhur nē rajon që nga viti 1981.
Vdekja e tij i ka pikëlluar të gjithë, jo vetëm njerëzit e Luginës, të cilët kishin nevojë të madhe për vlera të këtilla.
Edhe unë e kisha fatin ta kam shok, mik dhe të isha bashkëpunëtorë në kohë të vështira, vërtet ishte një njeri i shkëlqyeshëm, trim, atdhetarë dhe kishte një vizion të qartë politik mbi kauzën kombëtare.
Lugina e Preshevës për te ishte trungu i pandarë i Kosovës, edh pse administrativisht ka mbetur nën Serbi, ai kurrë këtë nuk e dëshironte. Ishte zëri i pakët në rajon që kërkonte bashkim kombëtarë. Ishte shumë optimist se ky synim do tē arrihet.

Ngushëllime mē të sinqerta familjes, bashkëveprimtarëve, shokëve, si dhe të gjithë atyre që e kishin njohur.

Lavdi jetës dhe veprës së Jonuz Musliut, Zoti e mëshiroftë në xhenet, i lehtë i qoftë dheu i Luginës, të cilën shumë e deshi dhe i dha shumë mundi dhe sakrificë.

Shkruan: Femi RAMADANI

Nuk e besoj!
Ky mbetet i gjall midis nesh! Ndonse Zoti zgjedh e nuk mbledh!
Ngushëllime miq dhe familjarë.

LAJM I PIKËLLUAR PËR LUGINËN DHE TROJET ETNIKE SHQIPTARE
Vdekje qe krijojne boshlleqe te medha.
Njerezit si Jonuz Musliu, ikin vec fizikisht nga kjo bote, ndersa vepra, angazhimi e atdhedashuria, mbeten gjithmone ne zemrat e mendjet tona.
Pusho i qete Jonuz.Gjatë gjithë jetës punove dhe luftove për t’a bërë Shqiprinë Shqiperi.

Ngushllime familjes Musliu, shokeve te luftes e paqes dhe gjithe shqiptareve!
Ngushllime per tërë ekipin mjekësor të spitalit në Edrene dhe Istambul ne Turqi.te cilet u përkujdesen per shendetin e mikut tonë Junuz Musliut

Ngushllim i veqant u shkon Ministrise se shendetesise Turqise.
Kryetarit të VATRËS Shqiptare në Stamboll z, Bora Zukali,e me e veqata per kete Gazetarës më famë Botnore Mimoza Elezi në Turqi të cilët bën përpjekjet e tyre maksimale dhe nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre duke vën në Lëvizje edhe Ministrinë e shëdetësisë në Istamboll për përkujdesjen e shëndetit të Junuz Musliut,

Pusho i qete Jonuz.Gjatë gjithë jetës punove dhe luftove për t’a bërë Shqiprinë tamam Shqiperi.
Në dashtë Zoti kjo do të bëhet!
Zoti të mëshiroftë.

Shkruan: Sadik SADIKU

Me dhembje të madhe e morrëm lajmin për vdekjen e Jonuz Musliut, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, njëkohësisht kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Në këto caste pikëllimi, në rradhë të parë i shprehim ngushllime familjes Musliu për humbjen e babait, bashkëshortit dhe të afërmit të tyre. Poashtu ngushllojmë të gjithë miqët, dashamirët dhe bashkëpunëtorët e tij.Ngushllime i shprehim të gjithë anëtarësisë së LPD-së për humbjen e liderit të tyre si dhe këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Bujanocit dhe atyre në Këshillin Kombëtar për humbjen e prijësit të tyre.
Jonuz Musliun do ta kujtojmë si një njeri të sinqertë, të shoqërueshëm dhe bujar. Por mbi të gjitha do ta mbajmë mend si një trim dhe luftëtarë të pa kompromis për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Ai asnjëherë nuk u zmbraps para fortunave që bartnin me vete kohët e liga duke treguar vendosshmërinë që kombi të cilit i përkiste të jetojë më mirë.
Ishte në ballë të proceseve më të rëndësishme për rajonin, përshirë edhe ato më sfiduese sic ishte lufta e UCPMB-së.
Ai u nda nga kjo jetë pa qenë të realizuara në plotëni aspiratat për të cilat u angazhua dhe sakrifikua për një jetë të tërë.
Lusim Zotin e Madhërishëm që ta mëshirojë z.Musliu dhe në botën tjetër ta bashkojë me më të mirët!

shkruan :Arbër Pajaziti, kryetar i APN-së në Bujanoc

NDËRROI JETË JONUZ MUSLIU- KRYETAR I KNSH, LPD DHE I KUVENDIT TË BUJANOCIT
1959-2018

Shkruan Rrahman Hyseni
Sot 18 janari i vitit 2018 ishte një ditë kobzezë, ngase prej nesh u nda z Jonuz Musliu. Unë, në emrin tim, të miqve të mi poetë dhe të familjes sime, u shprehim ngushëllime e ngushëllimit i bashkëngjiten edhe invalidët, veteranët e UÇK-së, UÇMPB-ës,, instuticionet e Shqipërisë, të Kosovës dhe institucionet e pjesës shqiptare të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.
Jonuzi ishte duke u trajtuar për shërim nga një sëmundje që vuante.
Për vdekjen e luftëtarit dhe birit të denjë të kombit shqiptar, JONUZ MUSLIU është pak të shkruhet, madje edhe me një fjalor të pasur të gjuhës sonë.Jonuzi na pikëlloi të gjithëve sepse e kishim shpresën se do të na kthehej, por ja se nuk ndodhi kjo dëshirë jona. Ai u nis në amshim.
Këtë burrë të denjë vdekja e gjeti në postin e kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai poashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës. Mbi të gjitha, Jonuz Musliu ishte i përkushtuar për zgjidhje të drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Jonuz Musliu ka qenë duke u trajtuar në Turqi nga një sëmundje që vuante.
Veprat e këtij burri të madh shqiptar, e bënë të amshueshëm në mesin tonë, e bënë përjetësi. Në mesin tonë do të jetojë përjetësisht.
Prehu në paqe i madhi Jonuz Musliu, krenari e kombit tonë!
Lavdi e përjetshme!

shkruan: Rrahman Hyseni

Sot ka ndërruar jetë kryetari i KKSH-së, z. Jonuz Musliu.
Kryesia e Fondit Humanitar për Preshevë Bujanoc e Medvegjë me seli në Wetzikon – Zvicër ngushëllon familjarët dhe LPD-në për humbjen e liderit të tyre. I lehtë i qoft dheu i Luginës!

shkruan: Adnan IMERI

Ngushëllime të përzemërta juve familjes së ngusht MUSLIU
ngushëllime farefisit shoqëris dhe ngushëllime mbarë bashkëluftëtarëve të UÇPMB-UÇK-së.
Me rrespekt nga Invalidi Luftës së UÇPMB-së
I lehtë të qoftë dheu shoku I luftës.
shkruan: Musa Latifi Kishaj

Sod morem lajmin per humbjen e njeriut me te devoteshem te qeshtjes kombtare andaj shprehi ngushllimet me te sinqerta familjes se Jonuz Musliut shokve dhe gjith bashkluftarve qoft i leht dheu u shqipnis

shkruan: Agim ABAZI Medvegjalia_ ish ushtar i Uçpmb_ës

Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.

Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit.

I qoftë i lehtë dheu!

RH
shkruan: Kryeministri i Republikës së Kosoves Ramush HARADINAJ

Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu. HTH

shkruan: Presideniti i Republikës së Kosoves Hashim THAçi

Na ndiqniFacebook 

Bëhuni fans të  REDAKSISË Medvegja 
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share