Biografia kush është Asllan DIBRANI

Asllan Biografia0011

 

Asllan Dibrani – Biografia

 

Malësinë e Gollakut, për nga peizazhet, malet, thyerjet , lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatë ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Armiqtë përmes të cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pafajshme dhe të pambrojtur gjithë herë kanë pësuar humbje! Malësorët e Gollakut , qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm të pa parë në histori , por kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptarë!
Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë popullor , të cilët në amfiteatrin popullor të odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore , kanë shënuar deri në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit , i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi.

 

Asllan Dibrani

Njëri nga këta krijues është edhe Asllan Dibrani krijues, publicist, poet , piktor dhe shkrimtar . Ka lindur në fshatin Dabishec, një fshat i cili shtrihet në vargmalet e malësisë së Gollakut, në bukuritë piktoreske të një natyre shumë të pasur, me një histori të veçantë ku përkufizohet me Serbinë e sotshme dhe që ka pasur luftëra të shpeshta me pushtuesin sllav. Në luftën e dytë botërore me një rezistencë të paparë, krisi pushka e parë në Dabishec për shtetet e Ballkanit kundër fashizmit gjerman dhe mercenarëve serbë që sulmuan fshatin për të kaluar me forcat e veta në brendësinë e Kosovës për të vazhduar pushtimin edhe në shtetet tjera, ( e jo siç falsifikohet historia nga historian serbë që pushka e parë kundër fashizmit ka krisur në Serbi ). Aty mbetën të vrarë mbi 27 gjerman dhe shumë mercenar serbë me ç’rast, si hakmarrje pas një jave që erdhën forcat nga Berlini u dogj fshati në tërësi, pos tri shtëpi shpëtuan,ndërsa në luftën e fundit nuk mbeti pa u djegur as një shtëpi. Asllani si fëmijë ishte i frymëzuar nga gjyshja e vetë duke i treguar mbi të kaluarën e fshatit të djegur në tërësi pastaj gërshetimin e ngjyrave fillimisht e filloj si piktorë qysh në moshën fëmijërore, pastaj edhe me poezitë fëmijërore qe ju publikuan në muret e shkollës dhe gazeta Pionieri. Ishte ndër të parët në manifestime të datave historike në programe dramatike recitale etj .
-Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike, babai i tij ishte një skalitës guri artistik, duke i skalitur dhe i gdhendur gurët në stilin artistik ishte i njohur dhe shumë i kërkuar… Ai ishte një mjeshtër i hollë qe shpesh ndërtonte edhe gjëra artistike nga druri. Shkollën fillore Asllani e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën e mesme e kreu ne Prishtinë, ku gjithashtu studioi në Universitetin e Kosovës në Prishtinë në Fakultetin Filozofik drejtimi, “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”. Si student ra ne lidhje me grupe intelektualësh dhe studentesh me karakter politik, për ndryshimin dhe rrënimin e sistemit jugosllav. U arrestua për shkaqe të aktiviteteve politike si student nga UBD-ja jugosllave në vitin 1984 dhe u dënua me 10 vjet burg.

Me pikturë është marrë qysh nga bankat e shkollës fillore, por gjatë qëndrimit në burgun e Nishit, nuk e la anash artin por përkundrazi e ushtroj dhe e përvetësoi edhe ma tepër me shokët e burgut siç ishin Gursel Sylejmani, ish student i Akademisë se Arteve në Shkup, sot i ndjerë i cili ra heroikisht në luftën e Kosovës në Jezercë të Ferizajt nën petkun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e mbrojtur atdheun. Në burgun e Nishit gjithashtu në fushën e artit ishin të njohur edhe Majë Syla,Martin Çuni, Hydajet, Hyseni Kadri Llugaliu dhe Musli Kusumi. Punimet e artit ju murrën në burgun e Nishit nga organet e burgut dhe nuk mundën ta shohin dritën as një herë, pos disa kartolinave dhe disa letra që i ka ruajtur deri në ditët e sotme .Shkrimet dhe poezitë që ishin të realizuara përmes letrave në korrespondencë me familjen e vetë në atë periudhë ishin lloj të kartolinave të pikturuara vet, nga e cila nuk munden ta hetojnë se Asllan Dibrani i kishte bërë vet, por u konsideronin si të blera dhe i kanë shpëtuar asgjësimit nga organet e burgut. Pas daljes nga burgu ishte i përcjellë dhe i detyruar, një kohë te gjatë të lajmërohet në organet e ish shtetit jugosllav me qellim që ta kenë në mbikëqyrje.

nga e majta , Berat Luzha,Asllan Dibrani dhe Hydajet Hyseni
nga e majta , Berat Luzha,Asllan Dibrani dhe Hydajet Hyseni

 

Nga izolimi dhe presionet qe iu bëheshin nga UDB-ja jugosllave, familjes së tij dhe këtij personalisht u detyrua të emigroi në Gjermani në shtatorin e vitit 1993, si shumë emigrant të tjerë. Pasi erdhi në Gjermani filloi menjëherë aktivitetin për çështjen kombëtare gjithherë ,ku e kërkoj nevoja.
Është një njeri shume dimensional dhe i pa krahasueshëm i njohur si biznesmen, intelektual, krijues, publicist , poet, humanitar, piktor dhe është anëtar i kryesisë së „Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dje krijuesve Shqiptarë në Gjermani“ . U marrë me shkrime,me theks te veçantë me publicistikë, ku ka shumë shkrime që i takojnë gjendjes aktuale të popullit shqiptar,me aktrim ka luajtur rolin e Adem Jasharit disa herë, njëkohësisht me pikturë, që ka hapur ekspozita të përbashkëta me piktor gjerman dhe ekspozita personale. Ai ka themeluar „Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtuttgart“, ka themeluar shoqërinë kulturore artistike „Dardania“, dhe është në formim e sipër të shoqatës së piktorëve shqiptarë në Gjermani.

Në periudha të ndryshme ishte i anëtare i kryesisë së “Bashkësisë Shqiptare në Gjermani”, me Martin Çunin ,, Ali Latifin , Shemsi Reçicen etj.

Humanistet , Asllan Dibrani në mes ,me shokët
Humanistet , Asllan Dibrani në mes ,me shokët

 

Ishte anëtar i Bashkimit të Intelektualëve për Gjermani në kohën e luftës me çka kontribuoj në fushën e kulturës. U mor me aktivitete të ndryshme të kulturës dhe të artit, themeloj edhe Bashkësinë Shqiptare për Baden-Württemberg në Stuttgart. Që 13 vjet posedon një firmë transporti „Dibranin Transport“ për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është i njohur në fushën humanitarë me ç’raste ka ndihmuar disa herë familjet të rrezikuara në Kosovë, ka ndihmuar “Shtëpinë e pleqve në Prishtinë”, “Fëmijët jetim pa prindër”, “Spitalin emergjencës në Prishtinë “, Shtëpinë e shëndetit në Shtimje, një familje në Llabian të Gjilanit që me iniciativën e tij iu ndërtua shtëpia që ishte në një skajshmëri të varfërisë e njohur edhe përmes mediave në Kosovë etj, Shkollën e të verbërve në Pejë, etj. “Firma Dibrani Transport” bashkëpunon edhe me organizata humanitare gjermane, si me Karitasin dhe organizata të tjera humanitare. Ky ka ndihmuar edhe shtëpinë e jetimores dhe fëmijëve me te meta fizike në Prizren nga e cila mjet i ka pranuar Remzije Krasniqi , drejtoreshë e këtij asociacioni në Kosovë, ka ndihmuar edhe disa skamnor në Shqipëri .

Riaktivizimin si piktor e bëri në vitin 1993/ 94/ 95 në qytetin e Bodensees, sidomos në sezonat verore, me që janë pika turistike siç është qyteti Mersburg, Lindau, Konstanz dhe Friedrichshafen, punonte portrete dhe punime murore sipas porosisë. Punon në realizëm në stile të ndryshme në vaj, akuarel, grafikë, pastele por edhe në drugdhendje. Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës, Shqipëri, portreti i heroinës Maria Shllakut. Punon edhe në karikatura sidomos në karikatura me karakter politik .
-Si ëndërr dhe aktivitet të veçante aktual ka themelimin e një “Shoqate të piktorëve shqiptarë në Gjermani dhe ma gjerë, ku që 18 vite me aktivitete të herëpashershme me biseda, takime, thirrje, konsulta, sot i ka rreth vetes 30 piktorë të ndryshëm ne Gjermani,Austri,Holandë,Belgjikë, Zvicër etj , që pritet idenë e tij për ta bërë realitet.
Një shoqatë, e cila është shumë e domosdoshme të veproj dhe ta bashkojë artin e brushave të tyre në Gjermani,por edhe me gjerë.

 

Asllani nga e djathta ,me kolegët piktor
Asllani nga e djathta ,me kolegët piktor

Si gazetar është nder gazetarët ma të spikatur ma real dhe ma i guximshëm .Me të madh shpalos të metat e shoqërisë shqiptare në rrafshin kombëtar. Me poezi artikuj publicistik , reportazhe dhe publikime tjera është nder krijuesit ma të publikuar në mediat shqiptare qe bashkëpunon me të gjitha mediat si gazeta të përditshme siç janë .

nga e majta ,Asllan Bibrani gazetar, Albin Kurti
nga e majta ,Asllan Dibrani gazetar, Albin Kurti

 

 

Gazeta Republika, Gazeta Dielli në Amerikë, Tribuna , Zeri ditor , Bota sot , Revita shqiptaqri , Revista -Drini ,Zemra shqiptare,Ballkani, Shqipëria ,Iliria pres, Prishtinapres ,Presheva jonë,Telegraf ,Lajm,Floripres,Tiranaobserver, gazeta Standard tani ka filluar te shkruaj edhe për REDAKSIN Medvegja duke ju dal në ndihëm vëllezerve më të rrezikuar në trojet Shqiptare.Ka disa libra në përgatitje për botim.

Medvegja REDAKSIA  në bashkëpunim me portalin www.tupalla.com do të publikoj per lexuesit në vazhdimesi shkrime të guximshme dhe me vlera kombëtare nga Asllan Dibrani
Na ndiqniFacebook 

Bëhuni fans të  REDAKSISË Medvegja 
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share

16 réflexions sur « Biografia kush është Asllan DIBRANI »

  1. Faleminderit , respekt dhe mirënjohje!

    Faleminderit ,respekt dhe mirënjohje e nderuar redaksi Tupalla.com.Faleminderit të nderuar dhe të respektuar stafi i mediumit ma me vlera dhe zëdhënëse për trevat shqiptare Medvegjen ,Tupallë Bujanovcin dhe Preshevën e rrudhur dhe të ndarë nga Shqipëria. Me mbetet tu përgëzoj për veprimtarinë tuaj në hulumtimin dhe pasqyrimin e vazhdueshëm për ngjarjet ne rajon. Me mbetet tu falënderoj për zbardhjen e se kaluarës sonë të përndjekjes dhe vrasjeve me dhune nga rajonet e krahinës së Toplices me mbi 700 fshatra shqiptare qe i dëboj Serbia për Turqi, Kosove, Shqipëri dhe shtetet tjera me zjarre e dhunë. Të nderuar përfaqësues të kësaj medie ju falënderoj edhe për përshkrimin e biografisë time te përmbledhur . Me mbetet që në shenjë respekti t’i mbes mirënjohës autorit të përmbledhjes dhe kompletimit të biografisë time edhe se nuk ka dal me emër. Dhe në fund ju uroj mirëqenie dhe suksese stafit të redaksisë Tupalla.com.

Les commentaires sont fermés.