Pse Presidentja e Kosovës znj.Atifete JAHJAGA nuk e viziton Medvegjën , Bujanocin dhe Preshevën
Me rastin e paralajmërimit që më datën 25 Janar Presidentja e Republikës së Kosovës znj.Atifete JAHJAGA,do të vizitoj disa qytete të Anamoravës.I kujtojm që Medvegja, Bujanoci dhe Presheva është një Krahinë Shqiptare dhe kufizohet me Anamoravën e Kosovës, prandaj ia vlen të vizitohet se edhe ata jan bashkëkombas.
Pse të mos vizitohen vendbanime si Karaçeva e Kamenicës pasi Policia, Ushtria dhe Xhandarmëria shpesh shqetësojn banorët e këtyre lokaliteteve. Pse nuk vizitohen edhe vendbanime dhe lokalitete kufitare të kufirit administrative që është afër me Dobrosinin , Stublinë apo Bilinicën. Asnjë President, Kryeministër apo Kryetar Parlamentit të Kosovës zyrtarisht nuk i ka vizituar bashëkëkombasit e vetë në këto tri Komuna.
Republika e Kosovës vetëm me 50 mijë Euro dhe disa qindra Abetare që ende mbetën të burgosura i ka ndihmuar shqiptarët me shumicë që përbëjën këto tri Komuna. Në Kosovë rregullisht dhe shumë shpeshë bashkëkombasit e vetë vizitojn Kryeministra të Serbisë, President dhe Qeveritar e njerëz të Kishës Serbe. Por edhe dihet mirëfilli që Gjeneral të Ushtrisë Serbe, Presidenti i Serbisë z.Tomisllav Nikoliq dhe ministra kan vizituar Preshevën dhe që jan afruar edhe krejt afër kufirit me Gjilanin.
Edhe sa do të duhej të presin që Medvegjën , Bujanocin dhe Preshevën të vizitohen,të ndihmohen dhe të investohet tek bashkëkombasit në këto tri Komuna. Pse Presidentja e Kosovës znj.Atifete JAHJAGA nuk e viziton Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën.
shkruan Mr.Sc Refik HASANI, 24 Janar 2016
Autori , është nga Bujanoci, ish-deputet lokal në legjislaturën 2009-2013 dhe ka përfunduar studimet post diplomike në Master shkencor në Universitetin ,,Hasan Prishtina’’, në Prishtinë .
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓