Biografia e shkurtër
Refik ( Azem ) HASANI i lindur 08 Shkurtë 1967 në fshatin Zarbicë Komuna e Bujanocit , shkollën e plotë fillore e ka kryer në vendlindje , kurse të mesmen e ka mbaruar me shumë sukses në Gjilan .
Pastaj është rexhistruar në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës ku edhe ka diplomuar me një notë të lartë mesatare .
Ka punuar profesor , Ligjëroi në lëndën – Ekonomia dhe ndërmarrësia në shkollën e mesme teknike ,,Memet Isai » , në Gjilan
Ka përfunduar studimet post diplomike –Master në Unversitetin Publikë të Prishtinës në drejtimin Ekonomiksë
Në kohën e lirë mirret rregullisht me shkrime publike në shtypin ditor periodik si në ate të shkruar dhe elektrinik si:Vështrime e Komente , Debate e Analiza nga publicistika , njihet edhe si aktivist dhe veprimtarë që mirret aktivisht që nga pas lufta e fundit 1999 e këndej .
Deri më tani ka organizuar edhe disa debate publike me temën dhe çështjet që lidhen nga kjo Krahinë , ka marrë pjesë në shumë paraqitje , Seminare dhe në pesë konferenca shkencore të organizuara anekëndë hapsirave tona etnike ka ndjekur një sërë trajnimesh e kurse të ndryshme .
Ka patur dhjetra paraqitje e konferenca para mediave të shkruara dhe lektronike , ( Këto lirisht dhe shumë lehtë mundë ti lexoni , shfletoni me dhjetra qindra pubikime , si në : /youtube & google
Ai ka shkoqitur të gjitha aspektet e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve të luftës duke kërkuar reciprocitetin në mes të serbëve lokal të Kosovës dhe shqiptarëve të ksaj Krahine etj
Është inciator dhe ashtu njihet në Opinion nga hapsira etnike shqiptare dhe ka propozuar :
- Hapjen e një Zyre në kuadër të Kryeministrisë së Republikës së Kosovës për tri komunat,
- Reciprocitetin që nga koha e bisedimeve në Vjenë në vitin 2005-2007, për gjetjen statusit përfundimtarë të Kosovës ,
- Rexhistrimin civilë të pasurisëdhe pronave nën monitorimin ndërkombëtar ,
- Inciativa për themelimin e një Universiteti Publik në gjuhën shqipe,
- Propozimi për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit (Kërkesë me shkrim ),
- Për miratimin e një rezulute nga Parlamenti i Kosovës dhe i Shqipërisë dhe ngritjen e një Komisioni parlamentarë për shqiptarët jashta dy shteteve,
- Inciativa për mbajtjen e një konference të donatorëve për tri Komunat ,
- Propozimi për lirimin nga taksaj dhe tatimet për shqiptarëve të tri Komunave,
- Shqyrtimi i mundësisë së miratimit të një deklarate, konkluzioni që do ti rekomandohet Qeverisë dhe Parlamentitë të Republikës së Kosovës ,
- Studentët nga Presheva,Bujanoci dhe Medvegja të lirohen nga pagesat për studime dhe vendosje në konvikte e mensa të ushqimit,
- inciativën për formimin e një Trupi Punues të përhershme të Gjilanit dhe Prishtinës për bashkëpunim ndërkufitar me Preshevën , Bujanocin e Medvegjën,
- Për ngritjen dhe shtruarjen e çështjes në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE-së dhe deri në Këshillin Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
- Për nevojën e një pranie civile dhe ushtarake si mbykqyrje ndërkombëtare nga NATO-ja apo OKB-ja,
- Për hartimin e një platforme , program dhe stataregji të përbashkët nga dy akademitë dhe nga Tirana dhe Prishtina për këtë Krahinë pasi çështja ende nuk është zgjidhur dhe pret që të zgjidhet,
- Për plotësimin dhe ri-shikimin e Marrëveshjes së Konçulit,
- Për rikonfirmimit të Referendumit të një e dy marsit 1992 ,etj,etj .
Angazhimet lidhur me të zhvendosurit dhe në përgjithsi për Luginë të Preshevës. Bashkëthemelues i shoqatës së të shpërngulurve shqiptarë ,,Vatra’’, me seli në Gjilan dhe Lëvizja për Kthim dhe integrim ,,Guri i Zi ‘’që janë marrë me problemet e të dëbuarve e të zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva . U mundua dhe bëri përpjekje të bëj rregjistrimin e të gjithë banorëve të ardhur prej Luginës që janë me banim në Kosovë . Po ashtu është inciator për organzimin e Takimet e vendlindjes dhe disa propozime për Malësin e Bujanocit . Afirmoi dhe i ngriti në nivelin më të lartë çështjen e Luginës së Preshevës . Është njohës i mirë i rrethanave në tri Komunat për banorët e Komunave Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë
Së shpejti do të nxjerrë në dritë pasi e ka në dorëshkrim librin vuluminozë kushtuar zhvillimeve në Krahinën e mbetur nën administrimin e Serbisë pas luftës së fundit .
Z.Hasani bashkëpunon me shumë media ndër to edhe me REDAKSIN Medvegja që së shpejti do tu sjellin lexueseve shkrimet e autorit që jan me vlerë e njherit ndihëmojn për zgjidhëjen e problemeve dhe të ardhemen e këtyre trojeve.
Shtator 2015
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
23 réflexions sur « Mr.Sc.Refik HASANI-Njohës & iniciator i shumë çështjeve për Luginën »