Malësisë së Bujanocit i mungojn takimet e vendlindjes
Vendlindja është e shenjët kudo që shkojmë sepse ajo mbanë varret e të parëve tanë, prandaj edhe duhet ta vizitojm, qoftë edhe në një ditë të vetme, për shkak të të gjallëve dhe të vdekurve që i kemi në Malësi të Bujanocit. Muaji i korrikut,shenon hapjen e temës për organizimin e takimeve tradicionale të vendlindjes në Malësi të Bujanocit, ku do të shtrohen për diskutime organizimet, ku do të kyqen një numër më i madh i njerëzve të të gjith moshave, profesioneve e bindjeve të ndryshme.
Organizimi i përbashkët dhe vazhdimi që të mbahen gjallë këto takime mbi të gjitha, të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë. Muaji korrik është muaji i ardhjes së mërgimtarëve dhe muaji i mbajtjesë së takimeve të vendlindjes. Bashkëvendas kudo që jeni me punë e qëndrim, ksaj here duke e shkruar këtë shkrim propozojm dhe Ju bëjmë apel të gjithë aktivistëve, veprimtarëve, të burgosurve politik, rinisë studentore, mësuesve, profesorëve, intelektualëve të ksaj ane kudo që jan me punë e qëndrim në Kosovë e gjetiu të kontribojn që bashkërisht të organizojm këto takime.
Interesi i Malësisë son është që takimet të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë, me përkrahje dhe nën patronatin e një Këshilli të përbashkët-të zgjeruar të Malësisë son. Që takimet që ishin caktuar që në vitin 2005 , të mbahen në ditën e dielë të muajit Korrik e sivjet i bjen të mbahen më datën 31 Korrik takimet ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2016’’, të organizohen të përbashkëta. Së pari të heqin dorë që takimet që u organizuan në fshatin Priboc dhe Ramabuqë të mos mbahen një javë para apo pas takimeve të përbashkta të Malësisës sonë.
Unë personalisht dhe askush nuk ka të drejtë të proklamon që vizita, takime, ndeja familjare e këto takime të mahallave apo ndonjë fshati të mos mbahen, por jo takime të mbahen një jave para ksaj date, para se të mbahen takimet e Vendlinjes në Malësi. Propozojm, që përbërja e anëtarëve që do të mirren me organizimin e këtyre takimeve të jetë nga çdo fshat me nga dy përfaqësues edhe ate pavarësisht cilës grupim, shoqatë, këshill i përketë apo ishte më herët.
Të gjithë nga ajo anë, të angazhohemi konkretisht në këtë drejtim dhe të japim kontributin ton së paku një herë në vit të dalim në Malësi. Të çmallemi me vendet e të parëve tan, t’i vizitojm varret e të parëve, të përkujtojm e nderojm mundin, djersën dhe sakrificën e paraardhësve ton.
Organizimi i përbashkët i këtyre takimeve mbi të gjitha do të jetë frymëzim për ne dhe gjëneratat tona të reja, prandaj duhet të mbahen gjallë dhe të pasurohen. Një Këshill i zgjeruar i përbashkët për mbajtjen gjall të takimeve ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2016’’.Kemi frikë që mbajtja e takimeve të veqanta, si në Priboc,Ramabuqë, do ta parcializoj, zbeh dhe humb kuptimin e takimeve masovike dhe në ndërkoh për pak vite do të shuhen këto organizime,që pastaj shumë vështir të ri-organizohen.
Prandaj propozojm që takimet sivjet të organizohen dhe mbahen nën patronatin dhe përkujdesjen e një Këshilli të përbashkët, gjithëpërfshirës, të gjërë,një këshill që do të përfaqësoj fshatrat e Bashkësisë Lokale të Zarbicës dhe ate të Muhocit të gjithë ata pa asnjë dallim-të kemi një qëllim-organzimin e mbarëvajtjesë së takimeve të vendlindjesë ,, Malësia e Bujanocit 2016’’.
Për fund, ky është një propozim vetëm e vetëm që sivjet mos të përsëritet viti pasi vitin e kaluar nuk u mbajtën e as nuk u shenuan këto takime edhe pse ishin një dekad nga fillimi i këtyre takimeve.
Shkruan:Refik HASANI
Jam bijë e malësisë
Nga malësia e Bujanovcit
Nga Presheva e Medvegja
Ku rrjedh gjaku i shqiptarit
dhe e etur për bashkim
në Trojet e Nënës Shqipëri
Në agim e perëndim të diellit
Trupi i thotë mirëmëngjes këtij
vendi
Ndërsa mendja e lënduar gërthet
« Përse agove i mallkuar diell?
Endrrat e ëmbla me
Shqiperinë
ne gjysmë mi le! »
nga Xhuli Spahiu@Gjilan
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓