Kërkesa e Millorad DODIKIT sot u zbatua nga ushtria serbe duke sulmuar shqiptaret në Preshevë ,Bujanoc e Medvegjë.
Dodik eshte prononcuar haptas per mediume serbe, sulmoni shqiptarët
Tërë ditën ushtria dhe aviacioni luftarak serb zhvilluan aksion kërcënues mbi të gjitha vendëbanimet shqiptare, duke filluar nga Tupalla e Medvegjes për të vazhduar në fshatrat e Bujanocit deri mbi Preshevë , aeroplanët luftarak u vrejten edhe nga banorët e fshatit Llojan në Maqedoni.
E gjitha kjo ishte pergaditur dhe orkestruar ne at forme qe te krijoj fikë tek shqiptaret por ajo ndiqej e koordinohej edhe nga ushtria tokësore.
Deri sa aviacioni luftarak serb fluturonte aq ulet sa qatit e shtepive dridheshin ndërsa banorët ngelen të habitur nga ky aksion , fëmijet e moshave të vogla mendonin se jan lodra ….. por jo kjo ishte vazhdimësi e programit të akademis serbe.
Këto dy ditë pati edhe thirrje publike nga paramilitar të republikes serbe për ushtrin dhe xhandarmërin serbe ‘’ jemi gati jemi në sherbimin tuaj për të luftuar shqiptarët ’’.
Në konferncë për shtyp kryetari serb Vuqiq deklaroj sot se ka marr perkraheje nga kryetari rus gjatë nje bisede si asnjëherë më parë.
P.S Aeroplanët e ushtris serbe që fluturan mbi kokat tona ishin të prodhimit rus.
Të gjitha këto ngjarje krijojn frikë dhe pasiguri jo vetem tek shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit e Preshevës por edhe më gjërë, prandaj duhet kërkuar ndihëm urgjente nga institucionet ndërkombetare duke filluar nga Aleanca e NATO_s që jan garancë e siguris për Ballkan dhe dëshmitar të luftës së fundit e po ashtu edhe të marrëveshjes së Kumanovës 1999 ,Konçulit 2001 me UçPMB_ën për demilitarizimin e zonës.
Hatem Hajrullahu, lindi në fshatin Sfircë K.K të Medvegjës në vitin 1954.
Është një këngëtar i njohur në viset shqiptare, e sidomos në trevat e Gollakut, i cili që nga fëmijëria e filloi këngën. Atëherë kur Hetem Hajrullahu filloi me këngën e tij ,nuk kishte shkollë muzike. Mirëpo, u frymëzua nga këngëtarët e vjetër të asaj kohe, kurse të luaj me çifteli dhe vegla tjera u frymëzua nga rapsodi i njohur Sfircas Zajm Beha ( Baci Zajm) Hetemi bashkë me Qazim Behen filluan këngën së bashku.
Që nga fillimi i këngës se tyre treguan një talent të mirë dhe të suksesshëm. Ishin kohëra të vështira në trevat e Medvegjës. UDB-ja Jugosllave e atëhershme përcillte çdo lëvizje ,çdo këngë të talenteve shqiptarë. Sidomos aty ku në odat tona këndohej kënga shqipe.
Hetemi ishte këngëtar që këndoi kënge : epike,lirike, dashurie ,por në zemër kishte këngën patriotike. Të gjitha këngët e tij të përcjella brez pas brezi, i këndonte me një zë të ëmbël, dhe me një talent të mire këndimi.
Kënga HIT
Duke u frymëzuar nga shumë këngëtarë të trevave shqiptare, e sidomos të atyre drenicase. Idol e kishte këngëtarin e mirënjohur Tahir Drenicën- rapsod i merituar shqiptar. Hetemi edhe pse duke treguar talent ne këndim,bashkohet dhe këndon edhe me idolin e tij Tahir Drenicën, ku zëri i tyre ishte plotësisht identik,duke ju falënderuar Hetemit që e përcolli pa gabime këngën e të madhit Tahir.
Kënga e Hetemit nuk kishte të ndalur në të gjitha trevat shqiptare,por më së shumti ai i këndonte në vendlindje , në mesin e vendasve të tij. Kur censura Sllave ishte në çdo fjalë e në çdo këngë .Hetemi këngën nuk e ndali asnjëherë, nuk frikohej nga UDB-ja, edhe pse shumë herë kishte pësuar probleme nga njerëzit e shtetit.
Sa ishte në Sfircë , këndonte këngë patriotike të Kazasë të Nishit : Trimëreshës “Hasime” trimit “Imer Popovcit” “Muhaxhereve” dhe shumë e shumë trimave të Kombit shqiptar të- të gjithave trojeve shqiptare.
Me kalimin e kohës ,duke ju vështirësuar jeta në fshat, si nga shtypja Serbo-sllave ,si nga kushtet ekonomike u detyrua të shpërngulet në Zvicër. Me shpërnguljen e tij nga vendlindja morri me vete edhe çiftelien edhe këngën.
Kënga e tij nuk u ndal as ne diasporë,kënga filloi e hyri në zemrën e tij edhe më thellë. I shoqëruar me shumë këngëtar të diasporës, Hetemi nuk ndalej me thurjen e vargjeve dhe me këndimin e tyre në një stil me të ri këndimi. Tani nga malli për vendlindjen fillon të këndoi e te kujtoi në tërësi vendin e vet Sfircen e Medvegjen ,si dhe të gjitha fshatra tjera të Jablanicës. Si çdo rapsod që këndon në duet, po-ashtu edhe Hetemi kishte shokun me të cilin këndonte.
Ne Zvicër ishte Tefik Demaj, një vendas Sfircak. Sa i përket Sfircës, historia e ndau në dy pjese, të asaj të Kosovës ,dhe të asaj të Kosovës Lindore.”Serbisë” Por është interesant Hetemin dhe Tefikun nuk mundi ta ndaj askush ,ata ishin së bashku si në këngë ashtu edhe në jetën e përditshme. Këngën me të bukur që e thurën dhe kënduan ishte ajo për Medvegjen,ku shume njerëz me lot ne sy e dëgjojnë këngën e Hetem Hajrullahut. Kënga dhe vargjet e këtij talenti Sfircak nuk ndalej asnjë herë ,nuk ndalet edhe sot. Një këngë për trimat e Medvegjes ju kushtua edhe heroit te UÇK-së Flrorim Rushitit- “Kingji”. Këngë e kënduar me një përkushtim për jetën e këtij heroi dhe për heroizmin e dëshmorit te luftës se Pashtrakut.
Hetemi me kengën e tij këndoi me shumë shok ,nuk u ndal asnjëherë. Diaspora e kaliti edhe me shumë në këngë. Zëri i tij për trevat shqiptare , e sidomos për Mevegjen nuk ishte vetëm në këngë. Ai tregoi se është një patriot i Kombit. Ndihmonte e kundërshtonte çdo gjë që ishte kundër Kombit Shqiptar. Nuk lejonte askënd të përmbys Kombin. Patriotizmin e kishte trashëgim nga familja e tij e madhe Hajrullahu, ku kjo familje ishte në buzë të kufirit Shqiptaro-shqiptar ,dhe ishte sulmuar e djegur në çdo lufte.
Hetemi që nga vegjëlia u kalit të jetë një atdhetar i devotshëm për Kombin, e këtë me se miri e shpreh në këngën e tij.
Mjerisht, siç çdo shqiptar që koha na shpërndau në të gjitha viset e botës, po ashtu edhe Hetemi pas shumë bredhjeve në Evropë , e sidomos në Zvicër , më në fund kthehet në Kosove, jo në Kosovën Lindore , jo në Sfircën që u lind dhe u frymëzua dhe tërë jetën e ka në zemër. Sfirca tani është bërë një ëndërr e madhe për të gjithë ne sfircakët, kushtet dhe pushteti çdo ditë na bënë të pamundur kthimin në trojet stërgjyshore. Po ashtu edhe rapsodin Sfircak Hetem Harullahun koha dhe shteti i Serbisë e pamundësoi kthimin ne vendlindje.
Hetemi bashkë me këngën që e mban në kokë , Sfircën dhe tërë territoret shqiptare i mban në zemër. Kënga ja kujton ato çdo herë kur ulet dhe merr sharkinë ne dorë. Në këngën e tij edhe unë ndihej dhimbje, kur ai me endje i këndon Medvegjës,Sfircës, Kapitit , Gërbacit ,gurit e lisit të vendlindjes së tij.
Është pak të shkruhet për ketë rapsod Sfircak, sepse edhe sot Baci Hetem nuk ndalet duke kënduar, e duke thur vargje për këngën e tij. Kënga e tij dhe zemra nuk plaket ,tani është edhe me aktiv dhe me i freskët se kur ishte në rinin e tij. Ndoshta tek çdo këngëtar është domethënie që ! ”Vaji i burrit është kënga”: E si duket edhe tek baca Hatem vajin dhe lotin e shpreh në këngë.
Këndofsh gjithë jetën Baca Hetem. Zërin dhe këngën e juaj do ta përcjellim me ëndje, dhe do të frymëzohemi vetëm në rrugën e Kombit, siç ju u frymëzuat nga këngët e idolëve tuaj.
Me Ty mburremi ne Sfircaket dhe tërë Medvegja. Rrofsh sa malet e Sfircës.
Shaban Abazi 19.03.2018 Astana – Kazakistan
Për STAFFIN I REDAKSISË MEDVEGJA Baca Hetem ngelet referenca e Folklorit dhe traditës.
Milaim MEZINI është këngëtar dhe autor këngësh i njohur në viset shqiptare i cili i këndon dhe përkushtohet Toplicës e Tetoves, Medvegjes e Malësis,Shkupit e Shkodres, Preshevës e Prevezes,Gucisë e Gostivarit,Tivarit e Tërpezes, Dibrës e Dardanes, Kaçanikut e Kumanoves per artistin kufijt ne mes te shqiptareve nuk kan qen të pranueshem asnjehere në veprimtarin por ishin brengë ate e deshmon edhe karriera e tij shume vjeqare në skenë edhe sot nuk e ndal kontributin e tij duke pasuruar kulturën e folklorin shqiptar.
Nga këngët e fundit të vitit 2018 që po ngrit emocione , kujtime , dhimbje e histori por mbi të gjitha mësime e udhërrëfim për gjeneratat e reja ,most e harrohen rrenjet e Toplices .
STAFFI e Redaksisë Medvegja e ka vequar e vlerësuar bashk me lexuesit këngen Molla e kuqe , këtu në vazhdim keni mundësi ta ndëgjoni :
Për Milaim MEZININ kujtimet jan të freskëta kur rrëfen për rinin e tij si këngëtar në darsmat e Medvegjes duke filluar nga Llapashtica tek familjet MUSLIU,OSMANI, BAJRAMI etj… këndoj si i ri në vendlindjen e Zenel Hajdinit, Idriz AJETIT e shumë ushtarëve, veteranëve që kontribuan aq shumë për të kaluarën e më tepër për të ardhmen ton.Me miqësin që kishte Milaimi atë kohe me Kolegët dhe ato familje tani at miqësi dhe admirim e gëzon nga e gjithë Lugina ku besojm se do të vazhdoj të jetë zëri i Medvegjes , Bujanocit e Presheves sepse sot si asnjë ditë më parë këto troje kan nevoj për mbështetje ngritjen e zërit gjithë andej nga zërat e fuqishëm e atdhetaret siq është Milaimi MEZINI.
Ne vazhdim keni Biografin e detajuar te Kantautorit me karrierën e pasur e të nderëshme :
*Lindur në vitin 1959 në fshatin Biçec-Kaçanik, me vendbanim në Ferizaj që nga viti 1999 e deri më sot!
– Ish i punësuar në ,,Sharrcem’’ 36 vj., tani i pensionuar!
– Në artin muzikorë që nga fëmijëria, dhe me traditë familjare!
– Autorë i mbi 400 këngëve, te zhenreve te ndryshme, duke shkruar dhe kompozuar shumë këngë edhe për këngëtaret tjerë!
– Ka zhvilluar aktivitet kulturor në SHKA ,,Rrezet e Sharrit’’ Biçec, 12 vj., SHKA ,,Bajram Curri’’ Prishtinë 3 vj. dhe së fundi në AAKV ,,Kastriotët’’ Ferizaj 7 vj.
– 10 vjet pjesmarrje në RFBK ,,Gllogovci’’ në duet me kolegun Mahmut Ferati.
– Ka kënduar përmedësh deri në 500 këngë.
-Si rapsod, ka kënduar 15 vj.me kolegët: Mahmut Ferati, Shaqir Cërvadiku dhe Baki Bakiu.
– Festivalet: ,,Bemus’’ Beograd-1988, ,,Takimet Abrasheviq’’ Valevë-1986, ,,Kongresi i punëtorëve’’ Sarajevë-1987, ,,Mikrofoni i artë’’ Prishtinë-1988, ,,500 vjetori Arbëreshëve’’ në Kalabri e Sicili të Italisë-1988, ,,Kongresi i Folklorit’’ Prishtinë, organizuar nga Instituti Albanologjik Prishtinë etj.
– Realizoi 140 këngë pas lufte për dëshmorët e kombit!
– 110 këngë për të shkruara për fëmijë, deri më sot, 85 të realizuara.
– 5 herë i shpërblyer me vendin e parë në Fastivale!
– Deri më tani të realizuara 13 albume muzikore, ndër t’a, 3 në duet me Mahmut Feratin, rreth 40 këngë.
– Milaimim ka realizuar mbi 30 Videoklipe profesionale dhe 2 videokaseta nga 180 min. Videklipin e fundit e realizon për “Mollën e kuqe”, kushtuar 140 vjetorit të spastrimit etnik të popullatës Shqiptare nga trojet e tyre etnike.
– Për Institutin Albanologjik në Prishtinë ka 6 orë inçizim në teknikën 4 kanalëshe dhe rreth 1:30 min video-xhirim!
– Xhirime, emisione në të gjitha televizionet tona. Vlen të theksohet xhirimi ne TVSH 1992, pas pluralizmit në Shqipëri, së bashku me Mahmutin, ishin ndër të parët solist që xhiruan emisionin 30 minutësh.
– Performansa të shumta gjithandej trevave tona në manifestime kulturore, si akademi përkujtimore në Kosovë dhe Maqedoni.
Instrumentalist i gjithanshëm, duke luajtur në 7 instrumente muzikore si: Fyell, Prim, Çifteli, Sharki, Fis-harmonikë, Violinë dhe Def!
-Bashkëpunëtorë në librin monografik të autorit Shaban Baksi “Rapsodët e trojeve shqiptare” ku interviston rreth 50 artist!
– Deri më sot ka marrë 40 mirënjohje, falenderime dhe nji dekoratë medalje për kontributin në art.
– Shumë intervista nëpër media, si të shkruara dhe eletronike.
– Kontribues humanitar, duke marrë pjesë në shumë koncerte humanitare anekend trojeve tona, për këtë shpërblehet me mirënjohje dhe medalje nga shoqata “Duart e shpresës” nga Zvicra.
– Në vitin 2004, të gjitha të hyrat materiale të albumit “Zëri i Grykës” dhuron i për shoqatat e dalura nga lufta çlirimtare!
– Të gjithë pasardhësit e tij: Artani, Njomza dhe Andi, janë me ngritje akademike dhe të njohur në fushën e artit muzikorë!
STAFFI I REDAKSISË MEDVEGJA është mirënjohës për modestin dhe bashkëpunimin vllazëror të Milaim MEZINIT
…do të hapim zyrë përfaqësimi që të jemi më afër dhe të vëmendshëm ndaj halleve të shqiptarëve të komunës së Medvegjës…tha sot kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, z. Shukri Ymeri…
Komuna e Medvegjës, njëra ndër tri komunat e Luginës së Preshevës, është larg Preshevës e Bujanocit ofro 180 km, sepse duhet shkuar nga Lebana, Leskoci, Vranja, Hani i Vladikës, nga se rrugët natyrore më të shkurtëra e natyrore të dikurshme në mes të këtyre trevave, janë mbyllur me kufinjët në mes të Republukës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që nga qershori i vitit 1999.
Çështja tjetër është se kjo komunë është zbrazur nga popullata shqiptare në vitin 1999, me veprimin e forcave ushtarako-policore të regjimit të Serbisë së atëhershme, kështu që afro 90% e populllatës shqiptare që nga ajo kohë jeton e zhvendosur jashta trojeve të veta.
Të pakëta janë familjet shqiptare që jetojnë në Medvegjë e që janë komplete me të gjithë anëtarët e tyre, sepse një pjesë e tyre jetojnë në mërgim, një pjesë të zhvendosur jashta vendlindjes, e pjesa tjetër në vendlindje.
Njerëz pak e halle shumë janë në këtë komunë, thanë përfaqësuesit e shqiptarëve të Medvegjës, znj. Leme Xhema, nënkryetare e komunës, prof. Rexhep Abazi dhe z. Ismet Kadriu, këshillëtarë në kuvendin komunal, z. Kadri Hyseni, anëtar i Këshillit të komunës.
Lajmi më i mirë nga ky takim, të cilin e komunikoi kryetari z. Shukri Ymeri, ishte se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vendusur të hapi përfaqësinë në komunën e Medvegjës, për të qenë më afër dhe në rrjedha të situatës në këtë komunë. Ky lajm u prit me admirim nga përfaqësuesit shqiptarë në Medvegjë.
Kryetari i KKSH, z. Ymeri dhe bashkëpunëtorët e tij u pritën edhe nga kryetari i komunës së Medvegjës z. Arsiq Nebojisha dhe bashkëpunëtorët e tij, ku u diskutuan çështje aktuale në këtë komunë, me theks të veçantë për incidentin e shkaktuar nga policia kufitare e Serbisë në kalimin kufitar në Mutivodë më 7 mars 2018, kur u ndalua, u maltretua dhe u shantazhua mbi tri orë kryetari i SHSH “Feniks” Preshevë, z. Bilall Maliqi.
Kryetari i K.Ekzekutiv i KKSH, z. Galip Beqiri tha se tani janë kushtet më të volitshme për një bashkëpunim më të mirë me Medvegjën.
Urojmë për një bashkëpunim më të suksesshëm dhe më serioz se deri më tani.
Në Ditën e Mësuesit u vra Heroi i popullit Zenel HAJDINI më 7 Mars 1942
Në ditën kur të gjitha shkollat shqipe festojn ditën e mësuesit për fashatin Tupallë të Medvegjes është ditë dhimbje, kujtimi por edhe krenarie sepse me 7 mars të vitit 1942 u vra heroi i Popullit Zenel HAJDINI një figurë e ditur dhe e ngritur e kohës në këtë treve shqiptare.
Zakonisht nga nxënësit, mësuesit por edhe bashkëfashataret organizojn vizita tek varri i Heroit por varreza në të cilën prehet Trimi i Tupalles është lënë në mëshirë të askujt, pa përkujdesje,ndërsa viteve të fundit edhe është dëmtuar me ndërhyrje nga shteti, duke i hudhur dhjetra metër kub beton.
‘’ Mos vall po kan frikë se do ngrihet nga varri përsëri ’’
Pyetje që duhet të parashtrojm secili nga ne :
– Kush bëri një veprim të tillë !
– A është marr leje nga dikush ?
– A është hudh në konkurs apo paraqit ndonje projekt paraprakisht ?
– A mos pati ndonje reagim apo kerkes zyrtare nga Partit e përfaqësuesit tan në Komunë apo ishin pjesëmarrës të këtij akti ?
– E shumë pyetje të tjera …..
A duhet ne si shoqëri të heshtim në vazhdimësi e ti lejojm që të tallen me më të dashurit tan Heronjtë e Popullit , në vend se të ndërtohet aty pran apo dikund tjetër edhe ndonjë përmendore e Medvegjasëve që kan histori të lavdishëme e të pasur me vepra të shumëta , ku ne ndjehemi krenar kudo që shkojm duke u thirrur në emrin e tyre, siq është Hashim Hajdini ,Florim Rushiti e shumë të tjerë.
7 Marsi – Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.
Festë Dita e Mësuesit është festë kombëtare nuk është vetëm për punonjës të arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë, është një festë që festohet në çdo familje shqiptare. Kjo është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar. Duke kujtuar 7 marsin –Ditën e Mësuesit nuk mund të lëmë në heshtje e të mos nderojmë edhe rolin e kontributin e mësuesve të palodhur dhe prindërve të urtë shqiptarë që mbajnë hapur shkollat shqipe në këtë hapësirë shqiptare Preshevë,Bujanoc e Medvegjë.
GËZUAR 7 MARSIN
Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit.
Zenel trimi nga trojet tona,
Emri i yt prin në kto shkolla.
Ky Shqiptarë Medvegjali,
Vepra e jote është histori
O Zenel,Zenel bre vëlla,
Kush o trim ty të ka vra.
Kush të vrau heu ju thaftë dora,
Na kan borxh shumë ata hora.
Në vazhdim Biografia e Heroit :
Zenel Hajdini u lind më 191O në fshatin Tupallë te Medvegjes.
Mësimet e para i mori në shkollën e ashtuquajtur « tek Xhamia e Siarinës »
Një kohë punoi si ofiqarë në Medvegjë, Dallohej me një kaliografi (bukurshkrim) të jashtëzakonshëm.
Pas dy vitesh u regjistrua ne Medresën e Shkupit e cila kishte karakter fetar por në të cilen mësoheshin disa gjuhë të huaja dhe ku lëndët empirike zinin një vendë shumë të rëndësishëm. Pas diplomimit në Medresë u regjistrua në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Beograd.
Gjatë vijimit të vitit të dytë të studimeve në Beograd plasën demostratat e njohura të marsit ku Zeneli mori pjesë aktive. Pas fillimit të luftës Zeneli ishte kthyer në vendëlindje për të vazhduar aktivitetin e vet si anëtar i shtabit për rejonin e Medvegjës.
Eshtë vrarë nga forca bullgaro-çetnike në vijën e parë të frontit në Gazdare më 07 mars 1942.
Po këtë vit në Kosovë u themelua aradha e pare shqiptare e cila për nder të emrit dhe veprës së tij u quajt aradha « Zenel Hajdini ».
Eshtë shpallur hero i popullit me 1953.
Emrin e tij e mbajtën dymbëdhjet shkolla fillore dhe të mesme (në Kosovë në Jabllanicë e ne Maqedoni ),kazerma, rrugë dhe sheshe.
Disa nga këto shkolla dhe rrugë nuk e mbajnë më emrin e tij ngase serbët ua ndërruan pas luftës së Kosovës por ka edhe të tilla që fatkeqësisht ua ndërruan vet shqiptarët. Veprimtaria:
Zenel Hajdini nuk ishte pajtuar që shqipëtarët të mbesin të pashkolluar dhe kështu të dominohen në aspektin intelektual nga bashlëvendasët e tyre serb.
Rrugën e tij tê shkollimit ua kishte preferuar edhe bashkëfshhatarëve të tjerë siq ishin Idriz Ajeti (akademik i njohur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lëminë e gjuhës shqipe), Zeqir Bajrami (profesor universiteti dhe një ndër autorët e parë të librit të gjeografisë në gjuhën shqipe)etj, të cilët vijuan mësimet në Medresën e Shkupit disa gjenerata më vonë.
Zenel Hajdnini disa herë kishtë pasur takime me intelektual nga Kosova si Rashid Deda (deshmor) nga Prizreni e të tjerë, nga të cilët kishte kërkuar që ta furnizonin me disa abetare që do ti merrnin në Shqipëri. Kjo ëndërr si edhe shumë të tjera i mbeti e pa realizuar. Familja:
Zeneli la pas shumë nipêr dhe mbesa të cilët sot jetojnë në Prishtinë e në diaspore (Francë, Gjermani,SHBA,Angli)
Këtu duhet theksuar patjetër emrin e Hashim Hajdinit (djali i vëllaut të Zenelit-Hajvazit) i cili u dallua në luftën e Kosovës duke dëshmuar edhe një herë se rrjedh nga një familje e madhe me traditë atëdhedashurie.
Hashimi luftoi në Fushë Kosovë deri në frymëne tij të fundit kundër hordhive policore dhe paramilitare serbe te cilët e kishin sulmuar në shtëpinë e tij me një makineri të paparë luftarake. Sipas dëshmitarëve këtu kishin gjetur vdekjen mbi dhjetë policë dhe paramilitarë serb, ndërsa perveq Hashimit këtu mbeten të vdekur edhe dy prindërit e tij Hajvazi dhe Gjyla.
Permendorja e Hashim Hajdinit sod eshte e vendosur para kuvendit komunal te Fushe Kosoves .
Zenel Hajdini u varros ne Fshatin e tij te lindjes ne Tupallë ku edhe sod e kesaj dite perkujtohet vepra e tij nga banoret lokale dhe nga nxensit e shkolles fillore qe mban emrin e tij qdo 7 mars.
Dita e shkolles fillore ,,Zenel Hajdini » shenohet me 24 maj per hir te ditlindjes se Zenel Hajdinit
POEZI
T’U KËNDOJMË HERONJVE
Ata që kanë rënë për lirinë tonë
I madh dhe i vogël le t’i kujtojnë
Ata që e flijuan jetën për liri
Për ne ishin shpëtim-krenari
Më 7 mars ‘42 në kodër të Gazdarit
U vra Zeneli nga dora e barbarit
Ata që e donin, u dhimbsej vërtet
Tinzarët e qanin me lotë përpjet
Ashtu i vrarë tri ditë në borë qendroj
Që ta marrin kufomën armiku s’ lejoj
S’lejonin kriminelët për ta marrë
Se vetë pas shpine atë e kishin vrarë
Ditën e 10 marsit u mblodh farë e fis
Që ta varrosin Zenelin, trimin e lirisë
Oj nëna Zarife, oj nënë kreshnike
Lumja ti e lumja Zenelin që e rrite
Nga prapashpina një jetë ishte sos
Në Tupallën heroike ai u varros
Varri i tij ka një simbolikë-porosi
Që të mos harrohej kurr gjaku i tij
Poezi e shkruar nga Florie NAMANI
Vijon kenga për Heroin e Familjes – Hashim Hajdini i rënë gjat luftimeve në vitin 1999
Nivel i ulët i higjienës në shkollë
Kushtet jo të mira higjienike në shkollën fillore Zenel HAJDINI në Tupallë të Medvegjes kanë ngjallur shqetesim te qytetarët që kanë fëmijët në këtë shkollë, derisa institucionet komunale , përgjegjëse për infrastrukturen e arsimit e shëndetësisë ka kohë që heshtin , ndersa ne anen tjeter dihet nga te gjithe se deri tani kan (harxhuar ) pervetesuar mjete te shumëta gjoja per ta sanuar ujin ne shkollë.
Pergjegjesia bije jo vetem tek institucionet komunale por mbi te gjitha te ushtruesi_ja e detyres se drejtorit te shkolles .
Shkolla fillore ne Tupalle ka vite të tera qe ka vetem ushtrues detyre te drejtorit dhe kjo tani eshte kuptuar edhe nga femijet e klases se parë ‘’ Nëse nuk eshte i ndegjueshem ndërrohet mbrenda dite ‘’
Por kjo fjala ‘’ i ndegjueshem’’ ka edhe pasojat qe po i perjetojn femijet & nxenesit tan, ushtruesi i detyres duhet te jet patjeter i ndegjueshem kur behet fjalë per TENDERA siq ishte sanimi i ujit ku ju nevoitet nenshkrimi i drejtorit per te arsyetuar mjetet, kjo ndodh me renovime dhe te gjitha shpenzimet qe kan te bejn me kete shkollë.
Cilesia e arsimit eshte ne nivelin me te ulet te mundeshem qe kur egziston kjo shkollë jo nga mos deshira e mesimdheneseve por nga mungesa e pergaditjes se tyre profesionale.
Duke filluar nga ushtruesja e detyres së drejtorit e pastaj vazhdojn me radhe .
Punesimi per shqiptaret ne keto hapsira mungon prandaj partia qe eshte ne bashkeqeverisje me vite te tera i rehaton militantet e vet aty ku mundet ,siq eshte rasti ne shkolla edhe pse jan te pa kualifikuar apo me diploma fallco, ndersa jemi te gjithe deshmitar se sa te rinje e te reja kishte dhe ka edhe sot ne Medvegje te diplomuar qe nuk kan mundesi te punesohen .Ka edhe shume vullnetar qe duan te kthehen dhe te kontribojn ne arsim por nuk munden ti nenshtrohen urdherave vetëdiskriminuese që është kushti i parë per tu punsuar.
Pergjegjesia kthehet prap ne fillim tek institucionet komunale dhe partia shqiptare qe është në bashkeqeverisje, kemi te bejm me ‘’Nepotizëm’’ & ‘’ Korrupcion’’
Prindërit e fëmijëve që vijojnë shkollimin, thonë se higjiena në shkollën e fshatit, është nën normat e nevojshme dhe si të tilla rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.
Zonja NN (emri i njohur per Redaksin), është nënë e një fëmije, që vijon mësimin në kete shkollë fillore. Ajo shpreh shqetësimin se fëmija i saj, por edhe fëmijët e tjerë, janë të rrezikuar në mënyrë potenciale nga papastërtia në ambientet e shkollës, e sidomos në mungesë të ujit, tualetet jan ne natyre të hapur, ku nxënësit janë të rrezikuar nga përhapja e ndonjë infeksioni.
Mendoj se kjo çështje duhet të merret më seriozisht. Unë vetë jam prind i një fëmije që vijon mësimet në shkollën fillore dhe konsideroj se fëmija im është i rrezikuar nga ndonjë infektim”, thotë Zonja me lot në sy.
Arsyet, për të cilat shqetësohen prindërit, që i kanë fëmijët në këtë shkollë, i konfirmojn edhe vizitoret qe herëpasehere kthehen ne vendelindje dhe vizitojn shkollen ku kan vijuar mesimet e para.
Disa nga ata e vlerësojn si jo njerzore qe ne shekullin 21 nivelin e higjienës në ambientet e shkollës në Tupallë.
Punëtorët teknikë, gjatë asaj kohe nuk kishin punuar ta mbanin as minimumin e pastërtisë, që është i domosdoshëm edhe në raste kur mungon uji.
Ndërkaq, profesionistë të shëndetësisë alarmojnë për nivelin e ulët të higjienës në shkollat fillore ne vendbanimet serbe ku infrastruktura dhe pastertija eshte ne nivel, ndersa per shkollat ne vendebanimet shqiptare heshtin.
“ Gjithmonë nëse kjo situatë vazhdon të jetë e tillë, rreziku rritet. Është shumë normale që nëse nuk mbahet higjiena e duhur në hapësira shkollore mund të jenë predispozitat për bartjen e infeksioneve të ndryshme, e nëse ndodh një gjë e tillë, do të jetë problem të menaxhohet ” thot nje nga ekspertet e lamis që i kishte bere vizitë kesaj shkolle.
Të ecësh me orë të tëra në këmbë, të mos kesh ngrohje dhe ambient të pastër, të mos kuptosh tekstet e të stërmundohesh për të pasur një ditë të zakonshme mësimi, të gjitha këto mund të kthehen në kërcënim për shumë fëmijë, që ndjekin shkollën në zonat rurale siq eshet fshati Tupallë.
Një studim i kryer nje organizatë e pamvarur nxjerr sërish në pah kushtet e vështira, me të cilat përballen nxënësit e arsimit ne Tupallë .
Puna në terren e shtrirë në disa shkolla të rretheve ne serbin e Jugut ku shkollat frekuentohen kryesisht nga nxenesit shqiptar,evidenton se mungesa e ofrimit dhe mbulimit të shpenzimeve të transportit të fëmijëve në zonat rurale, ku familjet kanë të ardhura të pakta, mund të sjellë braktisjen e shkollës, ulje të rezultateve mësimore për shkak të problemeve të shpeshta shëndetësore, mosfrekuentimin në mënyrë të rregullt të orëve të mësimit, si dhe probleme të sigurisë së fëmijëve në distancën e largët drejt shkollës e anasjelltas.
Sipas studimit, një tjetër problem shqetësues janë kushtet në klasa, ku ka mangësi të theksuara dritaresh, xhamash, të bankave dhe karrigeve. Gjithashtu, ngrohja gjatë stinës së dimrit dhe nderprerja e energjisë elektrike u sjell atyre probleme të shumta .
Kushtet higjieno-sanitare janë një tjetër faktor problematik.
Gjatë punës në terren janë gjetur shkolla, , ku mungon uji i rrjedhshëm. Shpesh – konkludon studimi, – nxënësit e këtyre shkollave lënë orët e mësimit për të përdorur tualetin e shtëpisë apo në pyll, për shkak të nivelit shumë të ulët të higjienës.
Trajtimi i nxënësve me kerkesa te veqanta, që shpesheherë lihen krejtësisht të mënjanuar, mungesa e psikologëve, apo tekstet mësimore të ngarkuara dhe ndonjëherë të pakuptueshme, renditen gjithashtu si problematike dhe me nevojën urgjente për të ndryshuar. Të gjithë këta faktorë konsiderohen si burim rreziku të braktisjes së shkollës nga ana e këtyre fëmijëve.
Shkolla e fshatit Tupallë vazhdon të rrezikohet pershkak te mos punes dhe keqperdorimit te mjeteve , ne Redaksi lajmerojn se ju kan arrritur deshmi per keqpërdorime të mjeteve edhe per rastin e ‘’Sanimit të ujit në kete shkolle’’ të nenshkruara nga ushtruesit e detyres së drejtorit te shkollës.
Problemi i ujit nuk eshte i vetmi por edhe një problem me teper qe rendon jetën këtu.
Shkruan L.K 03.03.2018 (emri i njohur për Redaksin)