Ku mbetet Medvegja

Ku po mbetet MEDVEGJA ?
Në këto ditë të pazarllëqeve të politikes evropiane dhe kosovare,ende nuk dihet fati i trojeve shqiptare të mbetura jashtë shtetit të Shqipërisë si shtet i shqiptarëve etnik,dhe Kosovës si shteti i dytë i formuar nga shqiptarët. Përveç këtyre dy shteteve në trojet e Dardanisë së vjetër, një pjesë e madhe e trojeve mbesin jashtë shtetit amë,por gjithnjë nën shënjestrën e politikes së Botës dhe Evropës.
Kjo politikë që tani udhëhiqet nga superfuqitë e mëdha sjell versione të ndryshme për fatin e trojeve tjera të mbetura të banuara me shqiptar. E kundërta e kësaj, me dy shtetet e formuara : Shqipëri-Kosovë , i rrezikohet integriteti Kosovës të formoi “shtet” brenda shtetit të Kosovës.(Mitrovicën) Duke u nisur nga historia e më hershme tregon se :! Shqiptarët luftuan për një shtet etnik të-të gjithë shqiptarëve në Ballkan,i cili edhe ishte dikur.
Ne atë kohe, na e morën shtetin e madh ( Shqipëri e madhe). Ishin vite të okupimit,uzurpimit dhe tradhtive të super fuqive të asaj kohe. A thua sot,në një “demokraci” të kohës më përparimtare , populli shqiptar prapë do të mbetet i ndarë , nën mëshirën e atyre që dikur na morën tokat tona. Si duket fati i njëjtë po na ndodh edhe tani,por jo e imponuar aq nga ato superfuqi,po nga pëlqimi i disa qeveritarëve të Kosovës , që ngusin të nënshkruan të tërën çka u hidhet në tavolinë nga Bashkësia Evropiane, duke mos pyetur aspak vullneti i popullit. Kjo nguti merë kaheje krejt tjetër,jo në të mirë të popullit kosovar ,po edhe ata të mbetur jashtë shtetit të Kosovës. Pavarësimi i Kosovës si duket paska qenë kusht i formimit të “zajednices serbe” në Kosovë, dhe gur i zi në mes të shqiptarëve të mbetur jashtë Kosovës. Ky gurë fat keçë , na qenka shumë i rëndë të ç`vendoset nga trojet tona, dhe të vihet aty kur dikur e kishte vendin!…
Po qenka aq i lehtë aty ku asnjëherë s`kishte qëndruar, e vendoset mu brenda Kosovës shtet dhe të formohet “zajednica serbe”. Këtë mund të bëjnë vetëm disa shqiptar qeveritar që nuk mendojnë të zgjerojnë shtetin e tyre,po e kundërta, humbin tokat etnike që dikur i kishim dhe humbin besimin tek populli që ua dha votën. Kjo humbje do t`na kushtoi shumë. Serbet e Kosovës me kërkesat e tyre dhe mbështetjen e Serbisë, do të jetë një fitil ndezës për Kosovën dhe Ballkanin,kurse për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve,do të jetë ëndërr për bashkim, apo do të mbetet një alternativë e mëtutjeshme për këmbimin e trojeve. Për ne , shqiptarët e Kosovës Lindore, as e para as e dyta nuk flenë në shpirtin tonë. Të humbim territorin e Kosovës,e të fitojmë Kosovën Lindore ,është tregti që nuk fiton asgjë. Thotë një fjalë popullore “Nga një gjep ,në gjepin tjetër”.
Tregti e tillë është për ta rehabilituar Evropën dhe për t`ja realizuar Serbisë planet e veta,që ndoshta kurrë nuk kishte mundur ti realizoi. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që bisedojnë ndërkombëtarisht,pa menduar dhe konsultuar popullin e mbetur jashtë Kosovës. Kjo po ndodh sot , do te ndodh edhe me keq nesër pas bisedime të fshehta që bëhen tani, e të cilat shumë shpejt do të dalin në shesh.
Ky skenar “Ndërrimi i trojeve” për mua ka qene i njohur 19 vite më parë,gjatë bisedave Kosovë Lindore -Serbi të vitit 2001, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare,e të cilin kategorik e refuzuam i gjithë stafi udhëheqës i asaj lufte të UÇPMB-së. Ky refuzim i atëhershëm ,tani na bënë të mendojmë ! A bëme mire ,apo keq !?. Si duket paska qenë fatal për ne, e shumë përfitues për Serbin. Ata , tani fitojnë territor ne shtetin e Kosovës,kurse ne mbetem aty ku ishim,nën kallashët e Serbisë,nën politiken e tyre , dhe nën mëshirën e Evropës se çka do të ndodh me tej për ne, K.Lindore , dhe fatin e shqiptareve të mbetur jashtë shtetit amë. Por, çka është me e keqja një politik e këtillë ka futur thikën në mes tri komunave të Kosovës Lindore,kur bisedohet për këmbimin e trojeve.
.
Si duket Medvegja është nën shënjestrën e politikes serbe,që tregon vet fakti kur disa herë kryetari i Serbisë Vuçiç e viziton këtë komunë, dhe jep lajme të rreme se në Medvegjë jetojnë 7% popullatë shqiptare,kurse merr vendime antinjerëzore,antikushtetuese,që 5000 shqiptarëve t`ju merren adresat e banimit dhe mos pajisen me dokumente udhëtimi.
.
Çka është më e keqja , dy komunat tjera , Bujanovc e Preshevë kanë ra në gjumë, kanë mbetur të hutuara,nuk e ngrehin zërin si dikur kur ishim bashkë në kërkesat tona. Si duket nga frika se si do të zgjidhet fati i tyre në këto politika të pakuptimta e tinëzare që sot po ndodhin nga super fuqitë : Amerikë dhe Evropë. Ndërsa ne medvegjasit me disa p Parti të mykura e shërbëtore të partive të Bujanocit e Preshevës, kemi mbetur duke u ankuar e fërkuar në mes veti deri tek një përçarje të pakuptimtë në mes një pakice njerëzish të mbetur në Medvegjë.
Në këto ditë pazarllëku të politikes shqiptaro-serbe,në Medvegjë prapë del një njeri patriot,biznesmen,vizionar e Atdhedashës ,i cili mendon ndryshe, dhe kërkesat e popullit medvegjas i qon deri tek ata që mund, dhe duhet ta zgjedhin fatin e K.Lindore e pikërisht edhe të Medvegjës. z Muharrem Salihu me punën e tij të palodhshme depërtoi deri në Amerikë,Evropë dhe në të gjitha instancat ndërkombëtare, ku realisht dhe bindshëm i parashtroi problemet mbi gjendjen e popullit Medvegjas. Sikur edhe me herët, gjendja e Medvegjës të ishte në tavolinën e atyre që vendosin për fatin tonë,ndoshta Medvegja nuk do të ishte e zbrazur siç është sot.
Thotë populli “ Kurrë nuk është vonë” .
Unë shumë kisha dashur të besoi që nuk është vonë,bile Medvegja mos të mbesin nën okupimin serb, ashtu siç është sot e zbrazur ,pa njerëz, pa shkolla e nxënës shqiptar. Ne populli shqiptar jemi sikur feniksi ,shpejt do të zhvillohemi e ti mbushim me popullatë ato shtëpi të rrënuara, dhe do të fillojmë një jetë të lirë në oxhaqet e shtëpive stërgjyshore. Politika çdo ditë thuret e ç`thuret, kurse populli i pak mbetur në shtëpitë e tyre me mendim se do të bëhet mirë, jetojnë në një ëndërr për bashkim me trojet tjera shqiptare Kosove e Shqipëri , apo u shtohet rreziku të shpërngulen siç është shpërngul deri më tani në katër anët e Botës. Nga të gjitha këto, edhe shumë kërkesa tjera që populli i kërkoi vite me radhë,nuk kisha dashur të dëgjoi fjalët nga Vuçiç duke na thënë :
Pse keni ikur askush nuk ju ndoqi !.Kurse qeveritarët kosovar. Pse i lëshuat trojet e juaja,kthehuni atje ku ishit.!

Shaban Abazi ish komandant i UÇPMB-se z. e Medvegjës. 26.02.2020

Na ndiqniFacebook

Bëhuni fans REDAKSISË Medvegja
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share