Nese nje fotografi vlenë me shume se 1000 fjale, ateher sa vlene nje veper e mirë e cila ne vete permbane atëdhe dashurinë, humanitetin, ekonomi dhe politikë. Te gjitha me nje vend. Ne veprat e fondit humanitare te kosoves lindore, u deshmua se vetem puna konkrete bene ndryshimin.

Ndryshim i cili theksohet ne opinionet tona, ne vendelindjen tone e sidomos ne fytyrat è atyre që paten « fatin » te perfitojne nje kulem mbi kokë . Keshtu shume krye familiare dhe familje ri-moren dinjitetin e tyre per nje jete me dinjitoze. Ky fond eshte ne perfundimin e 100 shtepi e te para ne lugine, ku 12 shtepi prej tyre duhet ndertohen ne fshatrat e komunes se Medvegjes, shumica prej tyre tani me te kryera dhe te dorzuara. Ky numer kaq i vogel per Komunen e Medvegjes, deshmon më së miri se ne jemi të parët per fjalë te mëdhaja dhe kritikë ndaj secilin që provon te bëj diçka per vendlindjen tonë.Ndersa shumë i vogël mbetet numri i atyre medvegjaseve që kontribuan ne ket fond, dhe kjo shifet permes numrit te vogel prej 12 shtepive.
Vlene te ceket se mbi 50 000 euro ne kete fond ka derdhur zoteri Dul Krasniqi i cili edhe eshte kryetari i deges se ketij fondi per Austri. Konkretisht eshte nje njeri i vetem me perkrahje te pak Medvegjaseve i cili edhe u eksponua financiarisht prane ketij fondi, per te bere që sadopak që Medvegja mos te anashkalohet. Sigurishte se shumica prej nesh ka patur dhe kan mundesi te kontribojne dikush me shume e dikush me pak. Perkundrazi dikush Po gjene kurajo edhe te kritikoi punen e shentje te ketij fondi.
Me gjestin e perfshirjes se nje pjestari te komunitetit rome në ndërtimin e shtëpis deshmuan se ne humanizem nuk behen dallime, deshmuan se jemi popull me vlere dhe se jemi te gatshem te ndajme ate çë e posedojme edhe me te tjeret.
Te shkruajm per punen e Fondit Humanitar te Kosoven Lindore nevoitet kohe e gjate qe te pershkruhen te gjitha ato veprimtari Humanitare , kesaj radhe ishte me shume ti njoftojm lexuesit dhe ti ftojm qe ti bashkangjiten ketij Fondi te Kosoven Lindore, per ata te cilet nuk e kan bere deri tani .
Fondi Humanitar nuk njef kufij kjo deshmon me pjesmarrje e humanistve nga te gjitha viset shqiptare ku do qe jeton , prandaj ka edhe rezultate konkrete ne permisimin gjendjes sociale në Presheve,Bujanoc e Medvegjë.
disa adresa me VIDEO nga Aktivitetet e Fondit
VIDEO nr.01 VIDEO nr.02 Video nr.03 Video nr.04
Video Nr.05 Video nr.06 VIDEO nr.07
ne vazhdim keni disa fotografi me aktivistet e Fondit Humanitar & z.Dul KRASNIQI
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA