Pas dorehesjes se kryetarit një etnik në komunën multietnike ne Medvegjë, do të kemi prap zgjedhje lokale,të parakoheshme!
Kjo po arsyetohet me faktin se në pranverë ka zgjedhje parlamentare dhe kështu Komuna do te evitonte shpenzimet e një viti me vonë, duke i organizuar ato tani së bashku me ato parlamentare.
Ndër tjera në shtypin e centralizuar në Serbi po lexojm se si këtu e tutje duhen përfshire edhe shqiptaret në pushtetin lokal, për faktin se si pasoje e mos perfshirjes së shqiptareve ne Medvegjë, nuk u perfshin as serbet në Bujanoc dhe Preshevë!.
Disi po promovohet një relaksim i heshtur…
Inkurajim i ketyre qendrimeve edhe pse asimmetrike,verehen edhe nga kryetari i PVD-s në PMB, i cili po apelon për një unitet të faktorit Shqiptare në Medvegjë!
Paraardhesi i kryetarit aktual te PVD-s, arriti deri në pension duke bërë koncesione në kurriz të Medvegjasëve, sot pasardhesi i tij po synon pensionim në Parlamentin e Serbisë, duke legalizuar konçesionet e akorduara nga paraardhesi i tij!
Uniteti i shqiptareve në Medvegjë simbas kreut të PVD-s do të ishte,të gjithe pas PVD-s dhe keshtu do ta e kthehet erresira e plotë mbi Medvegjë, ashtu siq ishte deri me 2019.
3096 votues u fshinë nga listat zgjedhore në mes 2015-2019 ndersa gjithashtu Jan mbi 6000 të pasivizuar vetem ne Medvegje.
Pa llogaritur dy dekada ndalimin e regjistrimit të posalindurve jashta Medvegjës të cilët nuk i lejojn të regjistrohen aty.
Imagjinoni numrin real të shqiptarëve në Medvegjë !
Jo, kjo nuk është temë, perkundrazi kreu i ketij subjekti shprehet se në Medvegjë jan pasivizuar Vetëm 2700 ( dhe kjo i duket pak), por asnjëhere nuk tregon se numri 2700 është, vetem në mes 2017-2019, dhe ate në kater fshatra shqiptare. Ndersa nuk përmend asnjëhere se egzistojnë gjithesejt 12 vendbanime me Shqiptar në Medvegjë dhe se pasivizimi ka filluar që nga 2011.
Sot pasivizimi, si krim i përkryer, është shtruar edhe në tryezat më relevante nderkombtare, prandaj një politike amortizuese është e domosdosheme për Beogradin dhe këtë mund ta bëjë , vetem me skuadren fituese PVD-ës.
Po, me PVD-ën shqiptarët nuk u regjistruar asnjëhere si refugjat kur u deportuan dhunshëm kryesi sht nga Medvegja;
Me PVD- n , u mbyll kufiri në Mitivodë me 13 shtator 2015 dhe shqiptaret u privuan nga vota e tyre;
Me PVD u hesht pasivizimi;
Kur PVD-ja humbi Medvegjën, shqiptaret u përjashtuan nga pushteti lokal;
Sot PVD-ja kërkon të kaloi mbi pasivizimin dhe të kthehet në pushtet lokal në Medvegjë, sigurisht jo për shqiptarët e Medvegjës por për varrosjen e tyre përfundimtare !
Sot gjithëçka duhet të kushtëzohet nga çdo lider politik dhe kudo me kthimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë p.sh duke filluar me bojkotim :
Parlamentin serb nga deputetet shqiptar
Trupin koordinues dhe të gjitha institucionet tjera serbe …..
Shkruan A.Hajdini
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja