Archives mensuelles : mai 2016
Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euro-atlantik Shqiptar
Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euro-atlantik Shqiptar
Dega në Gjermani lëshon :
Ftesë
Të nderuar qytetarë, të komunitetit shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare, me vendbanim dhe punë të përkohshme, apo të përhershme në shtetin e Gjermanisë.
-Ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm me sa vijon:
-Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë, me një theks të veçantë ftojmë ambasadorin e Republikës së Kosovës të Shqipërisë dhe përfaqësues të çdo lloji subjekti apo organizate e media, që të marrin pjesë në themelimin e Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar dega në Vjenë.
-Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë, në fushën ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm.
-Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, andaj mos hezito hynë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë. Atdheu, koha, historia, momenti po na thërret që të kaluarën ta kujtojmë si një fazë të hidhur dh ete zvetnuar ,të veprojmë për të ardhmen e bashkuar.
Kemi kënaqësinë të ju presim në themelimin e “Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar” dega në Gjermani në Shtuttgart. Në qytetin e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka qe edhe na e lanë amanet bashkimin dhe unitetin tone kombëtar. Takimi organizohet me datën 21. 05.2016, ora 12:00 Adresa:
Schlüserseläker 7
70736 Fellbach -Stuttgart
Më poshtë keni hartën orientuese për adresë.
Këshilli iniciativë i LEASH-it
Kontakt telefoni:
Musa Tolaj 0049-15112346159 Email: tolaj.musa@gmail.com
Ali Sylejmani 0049-15781604674 Email: ali_sylejmani@hotmail.de
Njofton për këshillin iniciues Asllan Dibrani anëtar i kryesisë për media nga LEASH-i
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euro-atlantik Shqiptar
Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euro-atlantik Shqiptar
Dega në Gjermani lëshon :
Ftesë
Të nderuar qytetarë, të komunitetit shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare, me vendbanim dhe punë të përkohshme, apo të përhershme në shtetin e Gjermanisë.
-Ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm me sa vijon:
-Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë, me një theks të veçantë ftojmë ambasadorin e Republikës së Kosovës të Shqipërisë dhe përfaqësues të çdo lloji subjekti apo organizate e media, që të marrin pjesë në themelimin e Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar dega në Vjenë.
-Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë, në fushën ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm.
-Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, andaj mos hezito hynë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë. Atdheu, koha, historia, momenti po na thërret që të kaluarën ta kujtojmë si një fazë të hidhur dh ete zvetnuar ,të veprojmë për të ardhmen e bashkuar.
Kemi kënaqësinë të ju presim në themelimin e “Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar” dega në Gjermani në Shtuttgart. Në qytetin e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka qe edhe na e lanë amanet bashkimin dhe unitetin tone kombëtar. Takimi organizohet me datën 21. 05.2016, ora 12:00 Adresa:
Schlüserseläker 7
70736 Fellbach -Stuttgart
Më poshtë keni hartën orientuese për adresë.
Këshilli iniciativë i LEASH-it
Kontakt telefoni:
Musa Tolaj 0049-15112346159 Email: tolaj.musa@gmail.com
Ali Sylejmani 0049-15781604674 Email: ali_sylejmani@hotmail.de
Njofton për këshillin iniciues Asllan Dibrani anëtar i kryesisë për media nga LEASH-i
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
U formua Këshilli për ndërtimin e një kompleksi kulturor në Malësin e Gallapit
U formua Këshilli i Projekt-Planit për ndërtimin e një kompleksi dhe takimit kulturor në Bashkësinë lokale të Dabishecit
Këto ditë u formua Këshilli punues nga Diaspora dhe bashkësia lokale për fshatrat Dushkajë (ish Dabishec) – Gjelbrishtë (ish Hajkobillë) – Murrizajë (ish Gllogovicë),për « Manifestimin Qendror » të takimit kulturor që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë-Dabishec.
Malësinë e Gallapit (Gollakut), për nga peizazhet, malet, thyerjet,lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pa favorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të vetën nga e cila shumë vendbanime janë shpopulluar pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht duke u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme , por edhe të këtyre aktuale pas pavarësisë së Kosovës!
Malësia e Gallapit – Trevë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtinë, Podujevë, Novobërdë, Kamenicë, Bujanovc, Vrajë, Medvegjë dhe Lipjani.
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike, kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë, në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pa rreshtur iu vërsulen këtyre anëve me popull bujar, besnik, të sinqertë e trim. Armiqtë përmes luftërave synonin grabitjen e tokave shqiptare, plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pa fajshme dhe të pambrojtur! Malësorët e Gallapit, qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm të pa parë në histori, që kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. -Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve, plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptar! Nuk ka dyshim, se ne e dimë që pushtuesi vjen për të pushtuar, poshtëruar, gllabëruar dhe eliminuar. Por tani ne jemi shumë të indinjuar pse po ndodh tash gjithë kjo mospërfillje, injorancë dhe harresë e këtyre vendeve nga qeveritarët tanë, aq me perspektivë madje strategjike për Kosovën???!!! Të boshatisen fshatrat aq me vlerë para qeveritarëve tanë nuk ka koment!?…
-Duke u mbështetur në situatën e rëndë ekonomike, politike dhe kulturore me një gjendje të pa shpresë për këtë anë, ne Këshilli Iniciativ vendosëm që t`iu rikujtojmë se « Rajoni i Gallapit » është lënë pas dore, është harruar fare dhe anashkaluar si mos më keq. Në mungesën e kushteve një pjesë e madhe emigruan në shtete të ndryshme perëndimore si dhe në shumë qytete tjera të Kosovës. Duam t’iu rikujtojmë me dhimbje, të thyer në shpirt, të lënduar në zemër për të kaluarën dhe sakrificat shekullore të kësaj ane. E kujtojmë me dhimbje nocionin refugjat, që populli i kësaj ane priti në gjirin e vet për t’u shpëtuar presioneve dhe represioneve personale dhe familjare si dhe asaj kolektive,vëllezërve tanë qe u shpërngulën nga Toplica drejt Gallapit duke mos harruar edhe strehimin e dhjetëra mijëra refugjateve të asaj ane që u vendosën në këto treva. Ne iu bëmë vend atij populli nga Nishi Leskovci,Prokuplja ku u përndoqën mbi 700 fshatra shqiptare me zjarr,terror dhunë e reprezaljet më çnjerëzore.
-Ne rezistuam dhe qëndruam stoikisht në të gjitha kohërat që edhe sot e kësaj dite krenohemi. Nëse është për tu krenuar dikush, jemi ne, që asnjëherë në trojet tona nuk ka nxënë vend as turku, as sllavi as romi. Është territor i pastër, pasardhës pellazgo ilir. Prandaj, në sajë të kësaj kujtese ua bëjmë me dije se rajoni i ynë ishte ajo trevë që kontribuoj në të gjitha kohërat për Atdhe e Gjuhë nga e cila, pati pasoja dramatike përgjatë historisë .T`a rikujtojmë për një çast Prapashticën dhe Keqekollën e vitit 1921, me ç`rast brenda 24 orëve Serbia preu, vrau dhe masakroj mbi 1020 burra gra e fëmijë. Ta kujtojmë Dabishecin në luftën e dytë botërore, ku u dogj i tëri, pos tri shtëpi mbeten pa u djegur. T`a kujtojmë luftën e Dubokut në Gjelbërishtën në ish Hajkobillë, të asaj në Mutivodë etj. Pati të vrarë e të masakruar, të burgosur politik edhe pas luftës së dytë e deri në luftën fundit. Ky rajon dha prapë heronjtë e vet, por e keqja është se edhe pas çlirimit në vend që të ripërtërihet popullata në këto anë ajo migroj në mungesë kushtesh e infrastrukturës më elementare.
Këshilli punues shtron kërkesën e ndërtimit të një kompleksi-objekti për kulturë,art ,arsim dhe ekonomi për këto zona të braktisura mesa vijon me poshtë:
- Është shumë urgjente që këtij rajoni t’ia ktheni vlerën, shpresën dhe vullnetin. Pikërisht këtij rajoni të « Bashkësisë Lokale të Dushkajës (ish Dabishecit) » me dy fshatra tjera që janë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica).
- Ne si organizatorë të « Takimit kulturo-Artistik tradicional në fshatin Dushkajë(ish Dabisheci) » dhe dy fshatrave tjera Gjelbërishtë (ish Hajkobilla) dhe fshati Murrizajë (ish Gllogovica) vendosëm për datën13 dhe 14 Gusht 2016, po edhe (për çdo vit të vikendit të dytë të muajt gusht) të mbahen takime kulturore dhe tradicionale të kësaj ane. Kemi paraparë që të mbahet ky « Manifestimi Kulturor », ku pritet të marrin pjesë me mijëra bashkatdhetarë. -Paramendoni nuk ka kushte as minimale për t`a realizuar siç duhet dhe siç i ka hije, pa ndihmën e shtetit .Prandaj këto ditë këshilli ka dërguar në disa ministri kërkesën e vet për këtë Projekt.
- Ne kërkojmë që të ndërtohet një kompleks.objekt për të zhvilluar aktivitete kulturore , artistike dhe tradicionale të kësaj ane.
- Në kuadrin e tij të jetë një shtëpi kulture me amfiteatër për shfaqje kulturore dhe dhoma pune.
- Një “Muze Etnografik” që urgjentisht kërkon koha që ti mbledhë e ti ruaj vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës së kohës, gjësende, vegla -punë,dhe materiale me vlerë historike e shkencore nga kjo anë që ishte shume e pasur etj. Muzeu duhet të shërbejë dhe të dedikohet për qëllime mësimi e studimi të së kaluarës se këtij vendi, me që ka një histori të begatshme dhe të veçantë.
- Në kuadrin e këtij kompleksi duhet të jetë edhe zyra e re e vendit.
- Ambulanca shëndetësore edhe ajo që ekziston qe mbi 40 vite, por që të dyja duhet rrënuar për t`a realizuar projektin në fjalë.
- Si kërkesë kohore shumë urgjente është edhe sjellja e rrjetit të telefonit në këto rajon me qe është totalisht i izoluar nga bota .Merren me mend një qytetar i këtij shekulli të jetë aq i ndarë nga rrjeti i zhvillimit shoqëror me rajonet tjera nuk ka koment ?!..Është koha e fundit qe te reagohet që sa ma shpejt të investohet në këtë segment dhe rrjeti telefonik dhe të funksionoj interneti jo ma si luks, por si kusht i domosdoshëm për zhvillimin e shoqërisë.
ë. Dhe, në fund duhet të rregullohet ambienti dhe infrastruktura për rreth këtij kompleksi dhe shkollës aktuale që Takimi Kulturo Artistik, më datë të caktuar edhe tradicional të ketë kushte, ku do të zhvillohet aktiviteti i manifestimit. Me këtë domosdoshmëri si imperativ kohe mendojmë që ta bëjmë një hap sa do të vogël për nxitjen e investimeve dhe kthimit të banorëve në këto fshatra piktoreske dhe të bukura. Më tutje, ju sjellim projekt planin e zhvillimit të manifestimit si me poshtë në këto disiplina kulturore dhe sportive:
Projektplani i mbajtjes së manifestimit dhe informimi sa i përket « Manifestimit Qendror » që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë-Dabishec:
Ne nga Këshilli nismëtar kemi marrë obligime me vullnet të mirë që gjithë andej në lidhje me këtë Manifestim që do të mbahet këtë vit në datat e lartë cekura t`a informojmë dhe ftojmë opinionin e gjerë, Komunën,Qeverinë, dhe institucionet tona me theks të veçantë banorët e shkapërderdhur të këtyre 3 fshatrave anë e mbanë rruzullit. Pjesëmarrës të domosdoshëm do të jenë edhe figura të ndryshme me renome kombëtare dhe ndërkombëtare që njihen si krijues, artist, sportist etj , të kësaj treve me çka, këshilli ka vendosur t’i dekorojë me mirënjohje të veçanta.
Qëllimi i organizimit të takimit kulturor dhe obligimet
- Meqenëse nga këto fshatra lindën dhe kontribuuan përgjatë gjithë jetës së tyre shumë atdhedashës në të gjitha format e mundshme të kohës;
mendojmë se me këtë punë do të arrijmë që këta njerëz dhe roli i tyre përgjatë zhvillimeve të kohërave të vihen aty ku u takon historikisht vendi dhe, me këtë takim mendojmë se do ta bëjmë një pune madhështore për rinjohjen e vlerave që pati kjo trevë edhe në rrafshin kombëtar.
- Me këtë rast ne, duhet që të sigurojmë Tendat, Ulëset, Binën, Kontanierë mbeturinash për nevojat e pjesëmarrësve (dhe t`a lëmë të pastër ambientin) për këto dy ditë sa do të zgjasë ky manifestim.
- Ndër tjera, ky këshill ka ardhur në përfundim që manifestimi të organizoj gara kulturore dhe sportive duke u mbështetur në një numër të madh poetesh, krijuesish dhe sportistësh që posedojnë këto tri fshatra. Garat do të zhvillohen në këto lloj disiplinash dhe aktivitetesh:
- Të hapet një ekspozitë pikture, skulpture dhe vizatimi në teknika të ndryshme me motive të këtyre tri fshatrave.
- Të hapet një ekspozitë fotografie me motive të këtyre fshatrave me peizazhe fshati,foto mbi të kaluarën tonë historike, rreth punës në fusha, ara, lavër,fshirje drithërash dhe veprimtari të ndryshme . Po, edhe shtëpi të djegura nga lufta e dyte botërore deri të lufta e fundit në vitin 1999. Koleksioni i kësaj ekspozite mund të pasurohet edhe me foto të vjetra nga luftëtarë, punëtor me tradita të këtyre anëve etj .Pjesëmarrës mund të jetë çdo banor dhe ish banor i këtyre tri fshatrave kudo që jeton dhe punon.
- Konkursin do ta hapim me kohë për pjesëmarrësit e fjalës se artë në poezi dhe prozë,po ashtu me motive të këtyre fshatrave që si personazh apo frymëzim duhet të jetë fshati dhe dashuria ndaj tij.
- Kjo trevë posedon një numër të madh këngëtaresh që duhet të garojnë po ashtu me kënge folklorike, popullore apo melosëve të rapsodëve etj. po ashtu kushtuar këtyre fshatrave dhe vlerave ndaj tyre.
- Atletikë, vrapim në disa km ,pjesëmarrës mund të jenë te gjithë ata që e ndiejnë veten të aftë në vrapim.
- Futboll gara në mes tri fshatrave duhet të zhvillojnë ekipet e futbollit me konkurrim paraprak.
- Volejboll gara në mes tri fshatrave,duhet të zhvillojnë ekipet e volejbollit me konkurrim paraprak.
- Loja e filxhanëve, qe kjo anë ka traditë nga tri fshatrat duhet të jenë nga një ekip,dy apo ma shumë sipas asaj që do ta vendosin organizatorët e kësaj loje.
- Hedhja ne gurit është një lloj sporti i kësaj ane traditë, ku duhet të garojnë, po ashtu tri fshatrat ose kolektivisht duhet të zgjedhën tre më të mirët.
- Gara në Shah në mes tri ekipeve nga tri fshatrat organizimin duhet ta bëjnë vete tri fshatrat .
- Kërcim nga vendi dhe me vrapim nga një distancë
- Lojë me pare në vijë – simbolikisht nga një grup personash nga fshatrat.
– Për ti nderuar dhe dekoruar me mirënjohje, apo prezantim blic do të jenë pjesëmarrës edhe sportistët tanë te këtyre tri fshatrave me renome kombëtare.
- Boksi me prezencën e » Boksit Klubi Gollaku » të përfaqësuar nga boksieri,sportisti dhe gjyqtari i madh Latif Demollit nga Murrizaja ish Gllogoica dhe Donjeta Sadiku garuese me medalje ndërkombëtare nga Dushkaja ish Dabisheci etj ,dhe deri sa të zbulohen tjerë.
- Karate me prezencën e vëllezërve Nagip,Gani e Bilur Murati themelues të sportit karate dhe karateistët e parë në Kosovë dhe ndonjë tjetër që do të zbulohen ma vonë.
- Ne si këshill kemi vendosur që për të gjitha garat në të gjitha disiplinat të ndahen shpërblimet me vendet e para deri në të tretat:
- Vendi i pare shpërblehet me nga 300€
- Vendi i dytë shpërblehet me nga 200 €
- Vendi i tretë me nga 100 €
Konkurset për pjesëmarrje i shpallim me kohë edhe përmes mediave. Të gjithë të interesuarit mund të na shkruajnë në Email-adresat e poshtëshënuara apo edhe me telefona që të formohen komisionet e punës.
- Synimi kryesor është që banorët e kësaj Bashkësie Lokale t`a gjejnë veten pas shumë e shumë viteve të braktisur nga pushtetet e të gjitha kohërave; me synimin më fisnik që këta njerëz të takohen sërish duke manifestuar, duke u rinjohur dhe duke ua mësuar brezave të rinj traditën që në këto vise e kultivuam me shumë mund e sakrificë brez pas brezi. Me qëllimin më bujar,njerëzor e fisnik që këta breza të rinj sa më shumë të njohin njëri tjetrin duke mbjellë dhe shkëmbyer përvojat, kulturën dhe respektin e ndërsjellë në të ardhmen. Kjo reflektohet sidomos të qytetarët e mërguar dhe për fëmijët e tyre që pritet të marrin pjesë shumë nga ta. Ky takim do të jetë një mesazh i fortë dashurie për Atdheun, me sinjale dhe dëshmi që po kujdeset dikush për ta. Synim ky që konsiston në mbajtën e rregullt për çdo vit të këtij Manifestimi Tradicional në këtë Bashkësi Lokale.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në gara si në poezi sport etj,duhet të lajmërohen me shkrim ose në telefonat të anëtarët e këshillit si me poshtë
1.Gjermani:
Asllan Dibrani Tel.: 00491721349196 / 00491795017484 me qasje në viber dhe WhatsAp E-Mail : art@asllandibrani.com
2.Austri:
Naser Sherifi Tel: 00436765211880; me qasje në viber dhe WhatsAp E-Mail: Naser.Sherifi@dd-service.at
- Zvicër:
Bilur Murati Tel: 079 947 78 46; me qasje në viber dhe WhatsAp E-Mail: b_murati@msn.com
Dushkajë ish Dabishec
- Ejup Hyseni kryetar i « Bashkësisë Lokale të Dushkajës(ish Dabishec) » dhe dy fshatra tjera që gravitojnë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica) Tel: 044-725-873
5.Hamdi Hyseni për kulturë art dhe sporte,drejtor i shkollës fillore Dushkajë ish Dabishec, me paralelet Gjelbërishtë ish Hajkobillë dhe Murrizajë ish Gllogovicë
Tel:044-623458
6.Dushkajë ish Dabishec:
1.Hasim Hasimi; Tel: 044-652-869
- Muhamet Azemi; Tel: 0 44-610-869
- Gjelbrishtë (ish Hajkobillë):
1.Sadri Murati; Tel: 044–811-945
- Jakup Ajvazi; Tel: 044-363-008
- Murrizajë (ish Gllogovicë):
- Gani Bekteshi; Tel: 044-453-608 E-Mail: gaanib@hotmail.com
- Isuf Aliu; Tel: 044-783-799
- 9. Ramadan Dibrani Gjermani ish mësues në fshatrat e lartpërmendura organizator i nxjerrjes se fletushkës me nxënësit në këto tri fshatra qe u botuar për disa numra tel 0049-15233868015 është i obliguar ti gjeje këta numra dhe ti publikojmë krijuesit e asaj kohe.
Gani Demolli rapsod nga Gllogovica udhëheqës i disiplinës ne këngë dhe valle për takimin e 13 -14 Gushtit 2016. Tel 045-866303
11. Haki Aliu organizator i përcjelljes së dokumentacionit dorëzimit për projektin në organe tjera në Komunë, ministri etj. Ky është obliguar edhe për hapjen e një konto-numri po dhe ndihmës në organizim, për fshatin Gllogovicë. Për tu anëtarësua në FB kërkoni emrin Fsahtrat Dabishec Hajkobillë Gllogovicë.
Në emër të Këshillit ju urojmë mirëseardhje ,organizim i të gjitha formacioneve etë lartpërmendura po ashtu edhe bashkëpunim sipas kontakteve të lartshënuara. Mirë u takofshim në manifestimin e madh të13-14 Gushtit 2016 në Dabishec
Me respekt nga këshilli organizativ i Kërkesës së Projektit për zhvillim infrastrukture dhe kulture në Bashkësinë Lokale Dushkajë ish Dabishec:
Shkruan Asllan DIBRANI
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
Zyrja e BE-së në Gjilan, mundësi për investime e bashkëpunimi ndërkufitarë
Zyrja e BE-së në Gjilan, mundësi për investime e bashkëpunim në trekëndëshin ndërkufitarë
Hapja në Gjilan e zyrës së sekretariatit të përbashkët teknik në mbështetje të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar me Komunën e Kumanovës duhet përshëndetur. Nën patronatin e instancave dhe mekanizmave të BE-së duke aktivizuar edhe dy minisitrit përkatëse të Maqedonisë dhe Kosovës u arrit që më në fundë të kuptohet rëndësia e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë.
Kosova-Maqedonia-Serbia, të tri shtetet e kan një synim të përbashkët të integrohen në BE, duke rikrijuar lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale ku vendosja e bashkëpunimit ndërkufitarë në nivelin Komunal. Bashkëpunimi ndërkufitarë është më se i domosdoshëm të fillohet sa më par, pasi ndërvarësia gjeografike , mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike jan parametra që duhet bashkëpunur në mesë Komunave kufitare.
Bashkëpunimi do të prodhonte efekte që të binjakëzohen, vllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit dhe Rajoni i Anamoravës me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Medvegjën, Kumanovës dhe Likovën. Përfitimet jan, si në: Bujqësi, turizëm, infrstrukturë, tregu i punës, ambient, trashigimi kulturore, shërbime publike,shëndetësi, edukim, udhëheqja e përbashkët dhe partneriteti në projekte dhe program të interesit të përbashkët në trekëndëshin kufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë.Prandaj Për ta vizituar sot këtë zyë në Gjilan të sekretariatit të përbashkët teknik në mbështetje të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar më shtyri që vërtet Anamorava të jetë bartëse e projekteve në realizimin përfitimeve të lokaliteteve,vendbanimeve dhe komunave e rajoneve të përbashkëta.
Arritja e objektivave përmesë mbajtjes së tryezave të rrumbulakta me tema që qojn në lehtësira në bashëkëpunim të moduleve, trajnimeve, evenimeteve dhe organizimit të hulumtimeve deri në konferenca ndërkomunale dhe të Rajoneve kufitare.
Presim që pasi Kosova është anëtare e marrëveshjes të CEFTA-s dhe përfiton nga preferencave tregatre ATP me BE-në dhe që nga janari 2007 e tutje, Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit (IPA) zëvendëson një varg programesh të Bashkimit Europian dhe instrumenteve financiare për shtetet kandidate apo shtetet kandidate potenciale që tani jan jo vetëm Kosova,Maqedonia, Serbia por edhe Shqipëria e Mali i Zi. Kjo zyrë tani vetëm për bashëkpunim ndërkufitarë në mesë të Maqedonisë dhe Kosovës shumë shpejt të fillon bashëkpunimin edhe të Gjilanit me Preshevën dhe Bujanocin për grande e programe të IPA I dhe , IPA II , do të fillon një kapitull dhe frymë e re që do të mbulon periudhat e dekadave të ardhshëm.
Shkruan: Refik HASANI , 10 Maj 2016
Autori, i diplomuar në MASTER shkencor në Universitetin ,, Hasan Prishtina ’’, ish-Këshilltarë Komunal i Gjilanit në legjislaturën 2009-2013, që e ngriti,disktutoi dhe arsyetoi propozimin për formimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitar dhe që është miratuar në seancën e rregulltë të datës 27 qershor 2013 .
MEDVEGJA IME E SHTREJTE’
Te kujtoj me malle’
E me lot ne sy
Por kjo s’ me mjafton
Dua te jam atje me ty
Ato fusha te bukura
Bukuri ne ato male
Por ti Medvegja ime
Je me plote’ halle
Te kane’ lane’ anash
Kosova e Shqiperia
Te mungojne’ ndihmat
Nga gjithe’ shqiptaria
Per dite’ e ma shume’
Po mbetesh e vetmuar
Kush hallin s’ta ka
Ndihma me te ofruar
Nxenesit e mire’
Ne ato troje shekullore
Vuajne’ ne varferi
Pa libra , lapsa e fletore
Ku jane’ shoqatat
Ku eshte’ bamiresia
Pse heshtin per ty
Kosova e Shqiperia ???
Eh ! Medvegja ime
N’ Kosove’ e Shqiperi
Po sundon dreqi
Me hajni e pa pune’
Nuk perparon shteti
Ty Medvegje’ heroike
Sibile e motit
Te ruajt e te ndihmoft
Dashuria e Zotit
Medvegja ime
Ti ke t’ madhe vlere’
Qendro krenare
Ashtu si gjithe’ here’ !
12 Maj 2016 – Grac-Austri .
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓
Medvegja po zbrazet- PSE hesht Politika shqiptare
Grupi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën e Medvegjës ka dërguar një letër të hapur për publikun, në të cilën ata u bëri thirrje autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, partive politike, mediave, organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare për të bërë çdo gjë në fuqinë e tyre për të ndaluar një terror shumëvjeçar Administrimi dhe përpjekjet spastrimi etnik në këtë komunë në jug të Serbisë. Arsyeja për trajtimin e publikut ishte praktikë gjithnjë e më e zakonshme se qytetarët e etnisë shqiptare në mënyrë të paligjshme dhe diskriminuese më shpesh pengon ushtrimin e një sërë të drejtash të garantuara me kushtetutë dhe me stacionin e policisë lokale vendos banimit pasivitetit. Sipas të dhënave zyrtare të MUP-it serb në komunën e Medvegjës në dy vitet e fundit të pasivitetit banimit Christi ishin lëshuar në mbi 500 raste (sipas regjistrimit nga viti 2011 kjo komunë ka rreth 7440 banorë) dhe pothuajse ekskluzivisht për qytetarët e nacionalitetit shqiptar, si një rezultat i drejtpërdrejtë i fshehtë përpjekjet e administratës dhe shërbimet e sigurisë lokale për të ndryshuar strukturën etnike të popullatës në këtë fushë. Apel qytetarëve të pambrojtur Medvegjë do të paraqitet në tërësinë e saj
Të nderuar Zotërinj,
Ne po ju shkruaj në lidhje me të dhënat alarmante se MUP Serbia kohët e fundit dorëzuar një organizatë joqeveritare, të cilët thonë se vetëm në dy vitet e fundit në komunën e Medvegjës, në më shumë se 500 raste të qytetarëve të kombësisë shqiptare të marra larg nga e ashtuquajtura banimit. Vendimi për pasivitetit të banimit. Në këtë dritë, janë informata veçanërisht shqetësuese nga fusha për të cilat muajt e fundit të shqiptarëve nga Medvegja dorëzuar qindra telefonata për të kontaktuar stacionin e policisë lokale për të kryer intervista me natyrë të panjohur (arsyet nuk janë të listuara zyrtarisht).
Ndërkohë, zyrtarët e policisë lokale kanë vazhduar për të vepruar në mënyrë të paligjshme, diskriminuese dhe arbirtraran kështu praktika u prezantua për shqiptarët që duan të marrin dokumente personale fillimisht e nevojshme për të paguar të gjitha taksat e nevojshme për lëshimin e dokumenteve të identitetit për të mundësuar atyre që të jetë e drejtë më vonë mohuar me arsyetimin se në ndërkohë kanë humbur shtëpitë e tyre. Në të gjitha këto para të paguara për to nuk është kthyer!
Në shumicën e rasteve, i ashtuquajturi. zgjidhjet e qëndrimit pasiviteti oficerëve PS Medvegje sjellë në bazë të « kontrolleve në terren », e cila reflektohet në vizitat e paparalajmëruara në polici shtëpitë e njerëzve të kombësisë shqiptare. Kjo praktikë ka çuar në shfaqjen se qëndrimi konfiskuar të gjithë ata që në kohën e vizitës së zbatimit të ligjit nuk është gjetur në adresën ku ai raportoi që qytetarët në këtë fushë imponon një lloj qëndrimit në kushtet e arrestit të saj shtëpiak, duke parandaluar një jetë normale dhe të kryejnë detyrat e përditshme puna në terren (këto janë zona kryesisht rurale), dhe madje edhe mungesa e përkohshme e arsye legjitime (trajtim mjekësor, të biznesit dhe të udhëtimit turistike). procedurat e tilla qytetarë të nacionalitetit shqiptar u mohohet e garantuar me Kushtetutë themelore drejtat civile të njeriut dhe si e drejta në dokumentet personale dhe lirinë e lëvizjes.
Në këtë drejtim është trajtimi posaçërisht brutal i rastit Zeqiri Sinani (78) nga fshati Tupallë, Medvegjës, i cili ka kryer vetëvrasje pasi ai ishte në mënyrë arbitrare i policisë lokale ka konfiskuar ilegalisht shtetësinë serbe dhe kështu të drejtën për një pension i cili është blerë në Serbi! Rreth presioneve për të cilat ata janë të ekspozuar shqiptarët në Medvegjë vazhdimisht të informuar të Zyrës së Avokatit të Popullit Sasha Jankoviç, i cili me këtë rast nuk kishte reaguar duke justifikuar mosveprimin arsyet e tyre burokratike dhe formale.
Me anë të kësaj ne veçanti dua të theksoj se ngjarjet e mësipërme ndodhin në mjedis etnikisht të përzier të presioneve administrative kërkon për të ndryshuar strukturën etnike të popullatës, e cila është në mënyrë të konsiderueshme më e bërë në vitin 1999, kur një numër i madh i familjeve të nacionalitetit shqiptar është parë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre për të atëherë këta njerëz do të ishin fshirë nga regjistri i qytetarëve të Republikës së Serbisë. Më tepër se një dekadë e gjysmë pas ndryshimeve demokratike në problemin e qytetarëve fshirë të kombësisë shqiptare në fund të fillojnë të zgjidhen, shqiptarët e mbetura janë ballafaquar me presionin e vazhdueshëm administrative, të cilat haptazi dërgon mesazhin se ne në Serbi e padëshiruar të dorës së dytë qytetarëve.
Paralelisht me presionet administrative, banorët e fshatrave shqiptare përreth Medvegjë për vite përballen me ngacmime të vazhdueshme të panevojshme nga ana e policisë lokale, por edhe grabitjen paturpshëm e fermave private pyjore që ndodh një ditë para syve të forcave të mëdha policore që operojnë në këtë fushë.
Një pjesë e madhe e përgjegjësisë për fatkeqësitë që kanë ndodhur shqiptarët në ariu Medvegjës dhe strukturën e korruptuar politike nga radhët e Partisë e pakicës shqiptare (PVD Riza Halimi), i cili 12 vjet më parë të marrë pjesë në qeverisjen lokale duke paraqitur egoiste interesat personale dhe të partisë interesat e tyre e qytetarëve që i kanë zgjedhur. Në sistemin e sundimit të paligjshmërisë dhe korrupsionit në këtë fushë, qytetarët shqiptarë janë bërë viktima të diskriminimit të fshehur dhe të spastrimit etnik që është, larg nga syri i publikut, në shekullin e 21 zhvillohet në një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Për shkak të kësaj, nëpërmjet kësaj thirrje dhe ftojmë të gjitha organet përkatëse shtetërore të Republikës së Serbisë, organizatave ndërkombëtare dhe jo-qeveritare, mediat, partitë politike dhe të gjithë aktorët politikë dhe socialë për të ngritur zërin e tyre kundër shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë dhe konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe të bëjë gjithçka në fuqinë e tyre për praktika të tilla sa më shpejt që të jetë e mundur pushojnë, dhe kjo padrejtësi është korrigjuar.
Në emër të qytetarëve të Medvegjës,
Haki EMINI
Autori është një aktivist i dalluar e mbi të gjitha i dëshmuar për rezistencen ndaj padrejtësive të vazhdueshme , duke i luftuar në formë demokratike e institucionale,ka bashkpunim me media, OJQ vendore e ndërkombetare, përndryshe nuk shifet me sy të mirë nga Partit politike ,deri tani ka qit në dritë dhe i ka ndalur shumë manipulime dhe keqëprdorim të detyrës së përfaqesëusve politik .
në vazhdim keni linkun e shkrimit te publikuar ne gjuhen serbe tek gazeta e-novine e njohur për lexuesit shqiptar qe ka nxjerr ne drite deri tani shume krime dhe padrejtesi të tjera qe ka berë shteti Serb ndaj shqiptarve në Kosove edhe ne Presheve , Bujanoc e Medvegjë
Shkrimi marr nga E-Novine lexoni këtu e-novine
http://www.e-novine.com/srbija/vesti/131792-Zaustavite-administrativno-etniko-ienje.html
MEDVEGJË – VENDLINDJA IME
Te dua Medvegja ime
Atje ne malesi
Ty te kam ne zemer
Dhe te mbajë në gji
Ato male te larta
Me mrize te bagetisë
Me kujtohen si sot
Lojrat e femirisë
U largova nga ti
Në klasen e tretë
Por dashuria ndaj teje
Ne zemer me ka mbetë
Te dua ! Te dua!
Kurrë nuk te harroj
Me vargjet e mia
Me mallë te perqafoj
Zahide Marije Ukaj
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
MARRËVESHJA E KONÇULIT
MARRËVESHJA E KONÇULIT
Që nga koha e arritjes së nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, asnjë takim nuk është mbajtur për tu konsultuar, vlerësuar implementimi i këtyre pikave në praktik, u bën mbi një dekad, të gjitha anët pozitive dhe negative kemi munduar t’i shohim të ksaj marrëveshje. Për këtë kohë edhe nenet dhe preambula e çdo kushtetute më të avancuar do të dilte në pah se çka duhet të përmirësohet. Beogradi sigurisht nuk do të kërkon për anët që jan duke u implementuar, për rishikim apo plotësimin eventual të ksaj Marrëveshje. Popullata shqiptare ishte ngritur në kryengritje të armatosur dhe përmes UÇPMB-së mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e Shqiptarëve. Me kërkesën dhe këmbëngulësinë e faktorit politik u vendos që luftimet duhet të ndërpriten se do të garantohen të drejtat individuale dhe kolektive të kësaj Krahine. Me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe UÇPMB-së. Kjo marrëveshje ishte rezultat që u arritë duke u konsultuar të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë son dhe Komandanti i Përgjithshëm i UÇPMB-së, z.Shefket MUSLIU.
Mbi një dekadë e gjysëm pas, kjo marrëveshje ka shumë arsye të rishikohet, pasi:
Beogradi jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës. Edhe pse jemi dëshmitarë të kohës, deri më sot askush nuk ka kërkuar që kjo marrëveshje të plotësohet, duke u përmirësuar me elemente që me kohë nuk janë paraparë
– Prezenca e forcave serbe është shtuar edhe më shumë në këto zona,
– Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar,
– Kemi baza të shumta ushtarake si ,,Sitilia ” dhe fusha mbi qytetin e Preshevës i quajtur Livadhi i Shehut dhe pjesë të tjera në rajonin e kësaj Krahine shqiptare,
– Forcat e të gjitha llojeve të Beogradit jo që janë tërhequr nëpër kazerma, por edhe më shumë pozicionohen nëpër vendbanime dhe lokalitete shqiptare,
– Policia multietnike nuk është instaluar në bazë të përqindjes së popullatës së kësaj krahine,
– Shqiptarët në hierarkinë komanduese në policin multietnike nuk janë të përfaqësuar,
Së paku të tërhiqet vëmendeja që pikat e ksaj nuk jan duke u respektuar
Çdo nismë për të filluar që kjo marrëveshje të plotësohet me elemente nga terreni. Vendbanimet dhe lokalitetet shqiptare për çdo ditë ballafaqohen me telashe duke u përballur me vështirësi dhe me padrejtësi të madha. Kjo të rikthehet edhe një herë në një marrëveshje ose të shpallet botërisht se Qeveria e Beogradit është shkelësi i kësaj. Është në interes të ruajtjes së sigurisë dhe investimin për sjelljen e paqes i faktori ndërkombëtar, përveç që bëri ndërmjetësimin, nuk është e mjaftueshëm, pasi edhe duhet të monitorojë respektimin në tërësi të pikave të kësaj marrëveshje. Popullata shqiptare nga kjo krahinë tanimë ka krijuar një identitet dhe përvojë, ka ditur të organizojë referendumin më 1 e 2 mars 1992 për një autonomi territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën amë. Mbi të gjitha ka ditur ta bartë barrën për organizimin dhe formimin e ushtrisë për çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Por, edhe do të marrë përgjegjësit e kësaj ane kanë ditur dhe kanë kërkuar për ndërprerjen e luftimeve dhe uljen në tryezën e bisedimeve dhe kjo të bëhet me një marrëveshje që do ta implementohej dhe që do ta garantonte faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Kur kemi ditur të gjithë këto është momenti pasi pikat e marrëveshjes nuk janë askund duke u respektuar, atëherë duhet të kërkojmë unanimisht të dalim me një qëndrim për këtë marrëveshje.
Të gjitha Marrëveshjet e lidhura nën prezencën e shqiptarëve dhe për ne, si:
– Marrëveshja e Rambujes,
– Marrëveshja e Ohrit,
– Marrëveshja e Konçulit
Më së paku përmendët dhe asnjë takim a konsultim nuk është mbajtur për mbi dhjetë. Shumë pak zihet në gojë kjo marrëveshje, prandaj të gjithë akterët duhet të kërkojn të rishikohet pasi nuk është implementuar si duhet. Pala serbe ishte pyetur, konsultuar edhe për detaje, por nuk kishte pranuar ta nënshkruante, prandaj pikërisht kjo palë askund nuk i’u ka përmbajtur pikave të këtij dokumenti çështja e pazgjidhur e Krahinës Shqiptare.
Shkruan: Refik HASANI , Maj 2016
Autori është i dplomuar në Master shkencor në Universitetin tani ,,Hasan Prishtina’’ .
PËR PRESHEVËN
Ky Maji vjen vrerosur,
Me ndjenja per nje mall,
me fut thelle ne mendime,
dhe mendja iken large.
Me fut thelle ne mendime,
E me thote disa fjale,
por une e shoh i heshtur,
nje plage me çponë ngadal.
Me çpone me grise e dhimb,
E s’mundem ta duroj,
Dhe hesht dhe hesht vrerosur,
Per një kohen qe dhimbshëm shkojë .
nga Petrit Menaj
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓
Takimi i dy Qeverive, i treti i vërteti !
Me rastin e paralajmërimit për mbajtjen e mbledhjes së tretë me radhë të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës në Prishtinë, më 3 qershor.
Takimi i dy Qeverive, i treti i vërteti !
Në Gjilan do të duhej të mbanin takimin e përbashkët Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës, do të duhej të jetë përmbajtësisht takimi i treti i vërteti duke marrë vendime e krijuar lehtësira dhe duke ngritur Komisione e grupe punuese profesionale në të mirë të gjitha hapsirave tona etnike shqiptare. Vërtet mbledhje e përbashkët e dy Qeverive më 3 qershor do të duhej të krijonte efekte pozitive jo vetëm në të mirë të Shqipërisë e Kosovës por edhe Shqiptarëve në Maqedoni, Malë të Zi, Krahinën Shqiptare me Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë ,Qamëri dhe anekëndë Globit kah është diaspora e jon shqiptare. Takimi i tretë i dy qeverive, që të mbahet në Anamoravë ka një rëndësi tejet të posaqme, pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojn nga Rajonet tjera, në radhë të parë përmesë këtij Rajoni të Anamoravës lidhet Medvegja, Bujanoci, Presheva, Kumanova e Likova. * * * Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj e mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në Gjilani si qendër Rajonit të Anamoravës. Gjilani kufizohet me krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe Kumanovën e Likovën e Maqedonisë. Gjilani ka rëndësi dhe domethënje që të mbahen edhe takime të Komisioneve Pralamentare edhe të dy Parlamenteve.
- Takimi i këtij rangu dhe niveli qendror të Shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës do të jepte mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc por edhe të njoftoj, alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre.
- Po ashtu në këtë takim të caktohet një pikë e rendit të punës së dy Qeveriv mbi shikimin e mundësive se në cilat fusha, të ndihmohet Anamorave që të ket komunikim më të lehtë me Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc dhe Kumanovë e Likovë dhë që do të duhej që të: – Miratojn një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskrimimit në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc dhe një – Komision mikst për shqiptarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë të vizitohen të gjitha lokalitetet dhe vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare. Të dy qeveritë mendojm që përfundimisht: – Të ndajn mjete dhe të krijojn një fondë të përhershëm për nxitjen e Komunikimin, bashkëpunimit ndërkufitarë dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë.
- Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral, institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet zyrtare, të harmonozojn që të përafrohen Tirana e Prishtina zyrtare dhe t’i kushtojn vëmendje këtij trekëndëshi kufitar. * * * Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e pestë e Parlamentit të Kosovës të mbahen takime në Gjilan, si takim të kabinetit të Qeveritarë të Kosovës së bashku me ate të Shqipërisë. * * * Kurse mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë ku ti bashkangjitet edhe kabineti Qeveritar i Kosovës që do të duhej të mbahej në trekëndëshin kufitar në Kumanovë që ka një simbolikë pasi është në një trekëndësh kufitar Kumanovë-Preshevë-Gjilan.
- Takimet të dy Qeverive shqiptare duhet të vazhdohen si të rregullta, kurse dy Parlamentet të caktojn nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojn dhe propozojm që të dy Parlamentet Nacionale të themelojn një Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve Administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë.
- Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale veçmas për popullatën shumicë shqiptarë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc. Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi ne Shqiptarët. .
Shkruan: Refik HASANI , 05 Ma 2016 Autori, ish-Kuvendar Komunal i Gjilanit
KOSOVËS LINDORE
( Trojeve shqiptare)
Ah e mjerë Kosove Lindore,
Pse na mbeti kështu pas dore !
A nuk munde me lëviz,
Apo ruajte derën e shtëpisë ?
S`kam ku t`shkoj unë e mjera.
Jam këtu në troje t`vjetra.
Këtu na la Nënë Shqipëria.
Që nga Pellazgët e Dardania.
Nuk kem frikë nga armiku,
Të marrim rrugën e të ikim.
Do qëndrojmë këtu prore.
Në këto toka t`Kosovës Lindore.
Jem tri motra kem lidhë besë.
Bujanovc,Preshevë dhe Medvegjë.
Nuk lëvizim ne nga trojet.
Kështu e jemi ne malësoret.
Në këtë tokë të Dardanisë,
Shqiptarët janë zot i shtëpisë.
Lufta ne nuk na trembi.
Besnik i mbetëm këtij vendi.
Kemi rrënjë të thellë Dardani.
Këtu lindë vetëm djalë shqiptari.
Motrat shqipe në këto troje.
Lindin me zemër të fortë malësore.
Vëlla e motër kur bëhen bashkë.
S`ka armik që mund ti vras.
Nga Medvegja motra MEDITË.
Ka fillua ti hekë kufijtë.
Motra tjetër në Bujanovc,
Është betua në bukë e n`zot.
Nuk do i lëshoi tokat dardane.
Këtu me lindi nëna shqiptare.
Nga Medita në Preshevë.
Jemi tri motra që kem lidhë Besë.
Nuk ka kush t`na lëvizë.
Nga këto toka të Dardanisë.
Do luftojmë me pushkë e laps .
Që tri motrat të jemi bashkë.
Kem dhe motrën e vjetër QAMË.
Atë vetëm nuk e lëmë.
Kemi motrën nga Malësia.
Atje lart tek Plava e Gucia.
Si shqiponjë ajo vështron.
Motrat tjera nuk i harron.
Kur t`bashkohemi të gjitha bashkë.
Me një gjuhë të bisedojmë.
Shqipërinë e Madhe ta formojmë.
Shkup,Prishtinë dhe Tiranë.
Jem të lindur nga një NËNË.
nga Shaban Abazi 08.05.2015
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓
FESTA E 1 MAJIT NË TUPALLË NA BASHKON
FESTA E 1 MAJIT NË TUPALLË NA BASHKON
Si duket festa e 1 Majit në Tupallën e Medvegjës është bërë festë e rëndësishme për shqiptarët e atyre trojeve. Nuk e ka rëndësinë tani është festë pranvere, festë e punëtorit,apo ndonjë festë tjetër që mund të marrrë një emër të ri. Në Tupallë si çdo herë gëzon fakti se u festua ashtu siq festohej edhe më heret , me një bashkim të vendasëve medvegjas të cilët vinin nga të gjitha trojet shqiptare, dhe nga diaspora e Evropës dhe Amerikes.
Kjo festë ishte për shumë atdhetar festë e radhës .Për rininë dhe ata që kishin dëshirë të vizitojnë vendlindjen e prindit , dhe ishte hera e parë e një vizite të tillë,ishte një knaqësi e madhe për ta. Gëzon fakti tek kjo pjesë e popullatës që nuk u lindën në trojet medvegjase ,vizitojne Tupallën për herë të parë me shumë emocione. Mendimet e tyre për këto troje ndoshta kanë qenë krejt ndryshe, e sigurisht është paramenduar si nje vend i humbur dhe i zbrazur tëresishtë.Mirëpo duke i vizituar oborret,natyrën dhe relefin e vendlindjes të baballarëve dhe nënave të tyre kur dikur ata-o lindën dhe u rriten,edhe femijët e tyre u mbushën me nostalgji dhe me lot në sy bashkë me prindin u ndanë nga festa e 1 Majit.Edhe kesaj radhe ndahen me një premtim të bindur se do të kthehen prapë në këto troje pa merë parasyshë do të jetë festë apo jo.
Eshtë me rëndesi që shumë nga rinia që s`pari herë vizituan aty ku lindi prindi, morën vendim dhe i dhanë përkrahje prindit të investohet në ndërtimin e shtëpive dhe të kthehen në pushime në këtë peizazh aq të bukur.
Ti kujtojme fjalet e te riut qe i tha prinderit kur u nda nga Tupalla pas 1 Majit. Arben Salihu që për herë të parë vizitoi shtëpinë e babait, u nda me lot në sy ku i dha fjalën prindit se patjetër do ta ndihmoi dhe ta perkrahë prindin që pleqërinë ta kaloi në vendlinjden e mrekullueshme Tupallë. Për Arbenin ky peziazh nuk krahasohet me Zvicrën që për mua është vendlinja ime thotë ai!. “.Edhe pse kam lindë dhe jamë rritë në Zvicër, kur hyra në oborrin e shtëpisë mu duk që e pash vetën në një parais , ku edhe unë gjeta vendin tim.Mendoj që edhe shokët e mi të cilët kanë fatin tim dhe nuk lindën në Tupallë e përjetojnë të njëjtën gjë që sot po përjetoi unë në zemrën time”.
Duke i percjell me sy e kamer shumicën e vendasëve sot në Tupallë,vërejë se në fytyrën e tyre të mbushura plotë gaz e hare i shtrijni dorën njëri tjetrit duke u përshëndetë si vëlla –vëllaun. Të gjitha ato fërkimet politike e mosmarveshjet që kan pas dikur në mes veti , ishin të harruara ,e me knaqësi vallzonin para daullve siq mos të kishte ndodhë asgjë e keqe. Kjo ishte kryesorja që “Trojet” e Tupallës bashkojnë popullin e vet pa kurrfar ndarje politike e partie në mes veti. Vendlindja i donë të bashkuar dhe të organizuar mirë si në festime,po ashtu edhe në luftë e paqë, ta rikthejnë gjendjen e mëherëshme që kishte Medvegja në trojet e sajë dikur.
Nga shumë atdhetar të cilët vite me radhë jetuan në trojet e Medvegjës, dhe të cilët me pendë e pushkë luftuan për ato troje ,janë të besimit se do ti kthehet Medvegjës Ne zemer jan të bindur se populli herëdokur do të kthehet në trojet e tyre.
Zbukurim të kësaj feste eshte edhe veshja kombëtare e këtyre trojeve,e cila edhe sot nuk e ka humbë stilin e saj, po në të kundërtën vajzat dhe djemt me knaqësi e veshin dhe shënrrisin në vallzimet e tyre .Kënga dhe vallja që i kushtojnë vendlindjes jan me plot nostalgji dhe me lot në sy përcjellim këtë manifestim.
Sikur të ishim të bashkuar e të emocionuar si me 1 Maj në Tupallë,ne medvegjasit nuk do ishim aty ku jemi sot,dhe nuk do te injoronim njeri tjetrin me ndarje partiake e mendime të ndryshme,por do të ishim më të fortë në rrugën tonë Kombëtare , dhe Medvegja sot do të udhëheqej nga djemtë shqiptarë si kohrave të më hershme.Këtë do ta arrijmë me atë rininë që s`pari herë vizituan Tupallën! Vetëm ata mund të jenë të drejtë në vendimet e tyre,sepse u rriten në një ambient demokratik dhe drejtësinë e kan në shpirt. Ne do ti perkrahim të gjitha ata që punojnë në të mirë të Kombit. Ata që investojnë e kanë nastalgji të kthehen në vendlindje .Ata që qojnë përpara kërkesën e popullit medvegjas. E duam Medvegjen të lirë,të mbushur me popullatë si dikur, dhe pa kufij administrativ në mes të Kosovës.
Kjo Liri do t`na hapë rrugën që të jetohet, festohet edhe këndohet lirë me Flamurin tonë Kombatarë duke valuar në ndërtesat e shkollave dhe shtëpive
në trojet tona stërgjyshore.
Dashtë zoti, siq dikur me 1 Maj kur punetorët e pakënaqur fituan drejtesinë,po ashtu edhe ne medvegjasit kështu të bashkuar si sot me 1 Maje në Tupallë , të jetë festë e bashkimit të Kombit.
nga Shaban Abazi 05.05.2016
Në vazhdim………
DURO MOJ MOTËR
Të lumtë moj Medvegja jonë
qe nuk thenë besë e zakon,
ju lumtë juve motra qe të trija
nuk u trembet kurrë nga stuhia.
Nuk jua trembi acari e furtuna
besa as zjarri e as dhuna,
jeni të forta si një shkëmb
nuk ka forcë qe ju trembë!
Keni durim motrat e mija
sa të mbushet mendë shqiptaria,
gjithë secili do ta kuptonë
se ju i takoni Shqipërisë nënë!
Do të k’thehemi te trojet tona
aty ku rrënjët i ka mbi Molla,
jemi degdisur nëpër botë
por nga ato rrënjë nuk ikim dotë.
Duro moj motër edhe ndonjë ditë
do të shpërblehet mundi yt,
se sa do qe të jetë vonë
drejtësia gjithmonë triumfon!
Jemi një trung i lashtë
një nënë e kemi bashkë,
do ta bëjmë sikur një nuse
me kostumin nga Molla e kuqe!
Duro Medvegjë ti moj motër
ruaje besën qe e ke në votër,
gjallë a t’vdekur tek t’i do t’vimë
do t’bashkojmë me Shqipërinë!
©Maki Maqedonci-Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA