IDENTITETI IM

dani003

Nga librat të nxora
me shumë vështirësi,
me dritë e pa dritë,
në të ftohtat qeli.

Herë në dritë të qiririt,
që vajtueshëm ndriçonte,
tek shkrihej për ty,
e pa u ankuar lotonte.

Nga librat të nxora,
germë për germë
e fjalë për fjalë,
pa u stepur e pa u ndalë.

Për ty asnjëherë s’u lodha,
gjersa në dritë të solla,
kur më thante dimri me acar,
as kur piqej kafja në zall.

Të mos më qesin tani hi syve,
ca të pabesë e trushpëlarë,
ca servile e lecka të shitura,
e ca djaj të përdalë.

Mos ma merrni dritën e syrit,
mos më prekni ku dhemb më shumë ,
mos ma shani të shenjtën gjuhë,
se prap gjaku derdhet lumë…

Ramadan Emini, 06.01.2015

Share

KUR MIRËSIA HUMBË MIRËSINË !

promovimi 002

Vite të tëra është punuar e organizuar nga bashkëvendësit tonë që punojnë në Zvicër, me një Shoqatë Humanitare,e cila u organizua nga mërgimtaret shqiptar në Zvicër.
Kjo shoqatë punoi, e ndihmoi para luftës,gjatë luftës dhe pas luftës, siç duhet të punoi e kontribuoi një Shoqate Humanitare. Në periudhën e tyre 30 vjeçare me punën e tyre që nga formimi e deri në kohen e fundit ,kanë lëvdate që të gjithë. Nga ata bashkëvendës që formuan Shoqatën e deri tek çdo vendas që kontribuoi sa do pak për ta zbutë mjerimin dhe skamjen në Medvegjë , dhe aty ku kishte nevojë ndihme. Edhe ne të mbeturit nën mëshirën dhe shpresën që të jetojmë me mirë,mburreshim me një Shoqatë Humanitare.
Kohërat ishin të vështira,t`mundimit e t` rrezikshme,sidomos gjatë luftës.
Atdhetarët human medvegjas e të viseve tjera,ishin aktiv aty ku duhej të ndihmohej. Nuk kishte dallim kush , dhe nga kush behej organizimi,vendimet ishin njëzëri.
Me kontributin e Shoqatës Humanitare të Zvicrës është në dijuni çdo vendas medvegjas, pa marrë parasysh ku jeton e punon. Shumë kohëra të kaluara vajtën ashtu siç i ka hije dhe nder një shqiptari të ndihmoi kur është në pyetje
Atdheu. U organizuan koncerte humanitare ,tubime e përkujtime dëshmoresh. U benë në vendlindje takime me të mbeturit në Medvegje. Ne Troje dhe tek Livadhi i Halilit, dhe në shumë qytete për të ngritë zërin për gjendjen që sot është vendlindja Medvegja.
Kryesia e shoqatës me anëtaret e tyre, tregoi një angazhim permanent për ta zbutë skamërinë në vendlindje. Ne jemi mirënjohës edhe nga të gjithë ata vëllezër shqiptar jo medvegjas që ndihmuan e po ndihmojnë edhe sot për gjendjen e mjeruar që ka mbet Medvegja.
Mirësia e të gjithëve ,pa pas mundësi ti cekim me emër e mbiemër, janë për ne shpëtim i kohës.
Kryesia e shoqatës bashkë me anëtaret e sajë duke menduar se mundi i tyre nuk po dëgjohet,nuk po shihet ,e nuk po flitet,mori një hap jo të mirë ,jo me vend ,jo me kohë.
Fjala është për librin “Monografinë e Shoqatës Humanitare në Zvicër”. Mu këtu plasi sherri në mes vendasve medvegjas. Ata që vendosën të botojnë këtë libër-monografi nuk bënë llogarinë e duhur para së të botohej. Me daljen në publik të kësaj monografie , plasi edhe përçarja e medvegjasëve në Diasporë.
Mjerisht kjo sot po ndodhë edhe tek ne që nuk jemi pjesë e asaj monografie turpërohemi me komentet e vendasve që këmbejnë në mes veti. Edhe ne pasi që lexojmë komente të ndryshme nga bashkëvendësit kuptuam se është bërë një gabim me shtypjen e kësaj monografie. Unë e kam lexua disa herë këtë monografi. Të them të drejtën asgjë e re ,të gjitha ato mirësi dhe individ i kam ditë edhe më herët dhe kemi pas respekt ndaj disa prej tyre, por kam vërejtur:! Duke i njohur nga fillimi i formimit të asaj Shoqate, disa vendas aktiv,themelues të parë ne atë kohe, unë jam befasuar pse ? Ku janë ata që edhe sot punojnë, e nuk u përfshinë në këtë monografi !?
Sot del që Humanizmi merë kaheje tjetër,mjerisht kyçet thellë në politikë pa kurrfarë arsye e interesi. Ata mendojnë se nëse ndihmojnë diçka ne vendlindje kanë edhe ndikim në politikën që është duke u udhëhequr në K.K të Medvegjes. Kjo mjerisht është e gabuar,se edha aty është bërë një përçarje në ata pak delegat të mbetur shqiptar, e që përfaqësojnë popullin shqiptar në Medvegjë. Ku sipas meje simptoma vjen nga kjo shoqatë. Populli thotë !: “kush paguan muzikën e udhëheqë vallen”.Kjo mjerisht po ndodhe sot.

Ua kujtoi vitin e kaluar kur ishte në vizitë Ministri I Diasporës z Ibrahim Makolli,u shpall qytetar nderi ! a e dini ju zotëri te kryesisë kush mund te shpallë qytetar nderi ?,mos keni gabuar çka jeni, dhe çka keni ne platformën e juaj të Shoqatës.
-Po ashtu dolët publikisht me një deklarate kundër Shqipërisë Natyrale,që u fillua nga Koço Danaj.
-Po çka është për tu habitur keni premtua qe do ti dhuroni 200.000 evro për qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë. Për se ? kujt ti beni nderin? Thaqit ! i cili asnjëherë nuk pati guximin që ndërkombëtarisht ta ngritë zërin e Kosovës Lindore për gjendjen si është tani !
– Kjo është ajo kur humbet humaniteti e kalon ne diçka tjetër. Ju z. të nderuar, sa di unë dhe tërë Medvegja, deri tani s’keni ndërtuar asnjë shtëpi për kthim në vendlindje,kurse për kundër Shoqatës Humanitare tuaj në Zvicër,kemi edhe një vendas që punon e jeton në Austri,e i cili po ashtu merret me Humanizëm : E kam fjalën për Dul Krasniqin me Fondin Humanitar për Kosovën Lindore,i cili investoi në vend të duhur dhe ndërtoi shtëpi atyre që mbeten pa kulm mbi koke në Medvegje: p.sh Shtëpinë e Adem Rames dhe disa tjera .

Të gjitha këto gabime,mosmarrëveshje,fërkime e injorime të disa njerëzve kontribuues të mëhershëm dhe sot në Shoqatë, gabimet nuk kane të ndalur po ende po vazhdon .
Në tërë Botën promovimi i një libri shkencor apo çdo libri që shkruhet bëhet një herë në je vend të caktuar ,kurse këta zot nga Shoqata janë duke promovuar këtë libër monografi ,apo një album familjar siç unë e quaj thuaj se në të gjitha shtetet e Ballkanit, aty ku gjejnë mundësinë, vend e pa vend, po gjeten kohe dhe financa e morën rrugën deri në Amerikë,që edhe atje t`ju tregohet shqiptarëve për mirësinë e tyre të shprehur në atë monografi.
Kjo është e tepërt . Shumë kamë frikë se mos po i bije në dorë edhe bashkëvendësit tonë Xhem Xhemës dhe Dr Ramadan Xhemës. E të dalin qesharak para tyre,duke ditur se vetëm vëllezërit Xhema kanë ndihmuar me shumë më shumë se e tërë shoqata e që do të promovohet kjo monografi në Amerikë. Kjo mënyrë prezantimi,thyen ata që kontribuuan me herët,andaj këtu përçarja thyhet për së dyti në mes vëllezërve tanë medvegjas. Kjo përçarje është e tepërt edhe për ne lexuesin , edhe për ata që dikur u ndihmuan. Për fat të keq kjo monografi u bë si të jetë një libër i nxjerr me qellim,që shtinë përçarje në mes popullit.
Medvegjasëve të mbetur jashtë kësaj monografie që kontribuon gjatë gjitha kohërave, ata që nuk komentojnë e heshtin ,po edhe ata që nuk heshtin e shkruajnë ,ruajeni nderin dhe dinjitetin tuaj , sepse mirësia nuk tregohet në monografi të tilla ,po ato i dinë populli , i dimë edhe ne që e përcjellim çdo hap gjendjen në Vendlindje. Vetëm kështu tregohet mirësia ,e jo me reklamë e promovime të tepruara. Të tillët vetëm mund të jenë përçarës dhe humbës të asaj që ata vet kontribuon dhe kontribuojnë edhe sot.
E krejt në fund nëse monografia ka harrua me qellim , apo pa qellim dike
All-llahu nuk harron kurrë çdo mirësi, të çdo njeriu veç e veç që behet.

Shaban Abazi Kazakistan. 24.02.2015.

 

Share