“O ! Atdhe sa më larg që je,
aq me afër mua më ke”.
RAMADAN ÇILKU
(1924)
Nënkolonel ,Ramadan Çilku është i lindur në Dibër të Madhe ,me 5 janar 1924. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në gjuhën serbo-kroate. Me 1939 largohet në Itali dhe pas një viti kthehet në Tiranë ku mëson për marangoz. Me 1941,në Dibër punoi si përkthyes në gjuhën italiane dhe i trojeve tona të okupuara. Që atëherë kyçet ne Batallonin vullnetar të Dibrës dhe më pas në Brigadën e katërt shqiptare ,nën komandën e Nexhat Qemal Agollit . dhe Xhafer Kodrës.Ka luftuar në shumë beteja të përgjakshme,duke filluar nga Struga E Veleshta,Kërçovë e Dibër <Rekë, Gostivar,Shkup,Kumanovë,Preshevë e Bujanovce,Medvegj,Kamenicë ,e Sfirce,Vranje,Gjilan,Srem,Zagreb e deri ne Bihaç>
Ai,jo vetëm që ka qenë i plagosur nga granata,por atë e ka përfshi edhe sëmundja e kolerës,ndaj,disa ditë është shëruar në një kishe tek Zagrebi. Me 13 janar 1945, se bashku me Lirie Balishoven marrin pjesë në Kongresin e Dytë të Rinisë së ish Jugosllavisë,mbajtur në Beograd. Rreth përshtypjes nga ai Kongres ai deklaroi:
– Aty, në atë Konferencë kuptova se ne shqiptaret,që luftuam deri në Srem e Kroaci,për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona etnike ishim të zhgënjyer.
– Me urdhrin e Shtabit Suprem të asaj kohe,në dhjetor të vitit 1945, në atë të ftohtë e acar,me braktisen,në qytetin Ribinski,në qendër të Rusisë.
– Me 1946 vazhdon studimet në Fakultetin e Jerosllavles.
– Mandej,transferohet në qytetin Poroskov-Ukraine.
– Me 1948-prishja e mardhënjeve Rusi -Jugosllavi dhe mbyllja e rrugëve për rikthim në vendlindje mbetet në San-Peterburg.
– Me 1950 merre gradën Toger e më vonë gradohet Nënkolonel.
Me 1951,krijon familje,martohet dhe i lindin dy fëmijë- djali Edipi dhe vajza- Jana.
– Nga viti 1971 ,me familje jeton në San –Peterburg. Po në ketë vit pensionohet nga armata Sovjetike me gradën Nënkolonel. Pas pensionimit për të mbijetuar punon ixh i elektronikes si konstruktor ne Institutin e Shkencave “Elektrosilla”
Kultivues i kulturës shqiptare nder shqiptaret e Ukrainës.
Ramadan Çiliku edhe pas daljes në pension,ai në forme permanente vepron në disa sfera:
- Si piktor,ka bërë shumë punime me piktura goblen,në San- Peterburg ka hapur ekspozitën e tij.
- Mbledhës i folklorit.-Ka mbledhur shumë aforizma,anekdota. kash e lashë dhe,me 2014 është botua libri i tij i parë në Diber.
- Zbulues i fshatrave me shqiptar,Odes me rrethine të Ukraines.
- Themelues i ansamblit të Femrave Shqiptare “LULET”dhe,
- Themelues i korit të veteranëve.
Për herë të parë kthehet në vendlindje me 1971. Siç thotë Ramadan Çilku rruga mu zgjat me vite deri sa mërina në Dibrën time që shumë e dua. Aty më takuan të gjithë fshatarët me lule dhe këngë. Me kujtohet se nuk besoja që u ktheva ne oborrin e shtëpisë time ,ku jetonte vëllai im Ymeri tani i ndjere. Nuk munda të hapë gojën e të flasë rreth padrejtësive që na u bë nga UDB-ja ku na ndiqen gjithmonë dhe s`na lanë asnjëherë të bashkohemi me njeri tjetrin.
Sot në bisedë me bacën Ramadan 92 vjeçar, i kujton të gjitha nga jeta e tij. Mua më së shumti më interesoi Lufta e Gjilanit,Kapise dhe e Velegllaves e vitit 1943. Ai tregon në detale. Me 1942 te Gjilani ishte një lum “Morava” ,duke kaluar mbi te nuk kishte urë,por ishte një dru i shtrirë mbi lumin aty edhe duhej të kaloja lumin. Ishte ditë vjeshte ,bënte nja acar duke kaluar drurin unë rrëshqita dhe rashë në ujë,nuk e lëshova automatikun nga dora,më shpëtuan shokët ,por mora ftohje të thellë siç thotë ai “zapalenje plluqa”. Kallje të mushkërive. Diku në Sfirce me një shtëpi mora ndihme e parë, me shpëtuan me qumshtë dele te nxehte. Po ashtu e kujton luftën e kufirit tek Kapia e Sfirces që kishin hase me çetniket e Vrapce e Maroces.
Sot jeton ne San-Peterburg është i etshëm te bisedoi me çdo njeri që flet shqip dhe në detale shpjegon të gjithë ato që i përjetoi dikur.
Për sakrificat dhe kontributin e bacës Ramadan dhe për vitet e tije të 92-ta ,duhet të mburremi edhe ne që sot jeton dhe ende kontribuon për Kombin.

E mbylli këtë monografi me rreshtat të shkruara nga Ramadan Çilku;
“O ! Atdhe sa me larg që je,
aq më afër mua më ke”.
Ku do që rron Shqiptari i vërtetë,
Rron në frymën e mëmëdhesë.
Për Medvegja REDAKSIA shkruan Shaban Abazi ,Kazakistan 20.02.2015.
