IDENTITETI IM

dani003

Nga librat të nxora
me shumë vështirësi,
me dritë e pa dritë,
në të ftohtat qeli.

Herë në dritë të qiririt,
që vajtueshëm ndriçonte,
tek shkrihej për ty,
e pa u ankuar lotonte.

Nga librat të nxora,
germë për germë
e fjalë për fjalë,
pa u stepur e pa u ndalë.

Për ty asnjëherë s’u lodha,
gjersa në dritë të solla,
kur më thante dimri me acar,
as kur piqej kafja në zall.

Të mos më qesin tani hi syve,
ca të pabesë e trushpëlarë,
ca servile e lecka të shitura,
e ca djaj të përdalë.

Mos ma merrni dritën e syrit,
mos më prekni ku dhemb më shumë ,
mos ma shani të shenjtën gjuhë,
se prap gjaku derdhet lumë…

Ramadan Emini, 06.01.2015

Share

Laisser un commentaire

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *