Poezia e javës UNË

Poezia UNË 003

UNË

Një ditë

E hapa dritaren

Në dhomën time

Hyri një erë freskie

Ishte ditë pranvere marsi

Rrezet e diellit i humbën retë

Në kopshtin tim bari e filloi ngjyrën

Ishte ngjyrë gjelbërimi dhe lulebore

I vetmuar në dhome time nuk kisha miq

Të shoh bukuritë që solli natyra me pranverën

E dija mirë që kjo ditë do të më presë s’kisha frikë

Më herët kisha mbetur i vetmuar, pa shoqëri e të afërm

Çdo lëvizje ime ishte  në vetmi, isha kalitur nga vetmia

Rinia ime ishte e tillë: Kisha shokë, shoqe, miq,  komshinj

Kisha të gjitha të mirat që i dëshiroja gjithmonë në jetën  time

Vetmia që sot më ka zënë nuk është  dëshirë që unë zgjodha  sot

Ma imponoi koha, lufta dhe njerëz të cilët na sollën në këtë  gjendje

Vështirë qenka të marrësh një rrugë pa dashje, sidomos atë të mërgimit

Më duket dielli që sot bie në dritaren time nuk është njëjtë sikur në Kosovë

Rrezet, nxehtësia dhe drita është e njëjtë, mirëpo nuk e ndjej ngrohtësinë e tij

Pranvera me gjelbërim e lule më dukej se vononte, kështu sot e ndiente shpirti im

Nganjëherë më dukej që stinët e vitit më kanë harruar, nuk ndieja ngrohtësinë time

Kurbeti m’i humbi të gjitha: gjuhën, kulturën, mirësinë, bujarinë, dashurinë e gjumin

U bëra një skllav pune, pa ditur asnjëherë të them JO, i mësuar si  një  qen i    mirë

Puna ma kaliti trupin, por ma zbrazi trurin, nuk kisha guximin ta përdor  kokën

Ishte një kohë boshe dhe e pakuptimtë, mendimi im nuk kishte vlerë   aspak

Çdo ditë koka ime zbrazej, kurse mendoja që duhet punë dhe vetëm   punë

  Edhe orenditë në banesën time nuk i lëvizja pa u konsultuar, pa më lejuar

Koha kalon çdo ditë, mendoj se ndoshta do të bëhet mirë në Kosovë

Të kthehem në vendlindje, në punën time ku dikur më larguan

Ta kthej mirësinë, bujarinë, krenarinë time që e kisha dikur

Të punoj, të jem i lumtur me punën time që do ta kryej

Nga kjo dritare sot ku jam të   mos vuaj në kurbet

Pranverën e diellin që sot i gjej vetëm në Atdhe

Në vendin tim, në oborrin e shtëpisë sime

Të flas gjuhen e nënës sime, shqipen

Të jem i lumtur çdoherë me jetën.

Të pres çdo stinë viti atje

Të krenohem që jam

Unë vetëm

Unë.

                                                                                                                 Shaban ABAZI

Share

Në Gjilan do të duhej të mbanin takimin e përbashkët Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës Shkruan

mbledhja qeverit 002Me shkasë : Me rastin e paralajmërimit për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës ,

në Gjilan do të duhej të mbanin takimin e përbashkët Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës Shkruan : Refik HASANI

Anamorava ka një rëndësi tejet të posaqme , pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojn nga Rajonet tjera si një trekëndësh kufitarë . Në radhë të parë përmesë Gjilanit më afër lidhen për Detin Adriatik Shqiptarë Komunat si : Medvegja , Bujanoci , Presheva , Kumanova e Likova . * * * Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në Gjilani si qendër Rajonit të Anamoravës .

Gjilani kufizohet me krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe Kumanovën e Likovën e Maqedonisë . Gjilani ka rëndësi dhe domethënje që të mbahen edhe takime të Komisioneve Pralamentare edhe të dy Parlamenteve . Takimi i këtij rangu dhe niveli qendror të Shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës do të jepte mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc por edhe të njoftoj , alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre .

Po ashtu në këtë takim të caktohet një pikë e rendit të punës së dy Qeveriv mbi shikimin e mundësive se në cilat fusha , të ndihmohet Anamorave që të ket komunikim më të lehtë me Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc dhe Kumanovë e Likovë dhë që do të duhej që të : Miratojn një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskrimimit në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc dhe një Komision mikst për shqiptarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë të vizitohen të gjitha lokalitetet dhe vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare . Të dy qeveritë mendojm që përfundimisht : – Të ndajn mjete dhe të krijojn një fondë të përhershëm për nxitjen e Komunikimin , bashkëpunimit ndërkufitarë dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë .

Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral , institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re , e mirëfilltë , reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet zyrtare , të harmonozojn që të përafrohen dhe Tirana e Prishtina zyrtare dhe t’i kushtojn vëmendje këtij trekëndëshi kufitar . * * * Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e pestë e Parlamentit të Kosovës të mbahen takime në Gjilan , si takim të kabinetit të Qeveritarë të Kosovës së bashku me ate të Shqipërisë . * * * Kurse mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë ku ti bashkangjitet edhe kabineti Qeveritar i Kosovës që do të duhej të mbahej në trekëndëshin kufitar në Kumanovë që ka një simbolikë pasi është në një trekëndësh kufitar Kumanovë-Preshevë-Gjilan .

Takimet të dy Qeverive shqiptare duhet të vazhdohen si të rregullta , kurse dy Parlamentet të caktojn nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojn dhe propozojm që të dy Parlamentet Nacionale të themelojn një Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve Admnistrativë të Kosovës dhe Shqipërisë . Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale veçmas për popullatën shumicë shqiptarë në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc . Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi ne Shqiptarët .

shkruan për Medvegja REDAKSIA , Mcs Refik HASANI

23 Shkurt 2015

Share