Asfaltimi i rrugës – projekti kapital për Malësin e Bujanocit

ASFALTIMI I RRUGES 001

Malësia e Bujanocit kjo zonë malore dhe kufitare duhet të lidhet me qendrat Komunale dhe botën. Asfaltimi i ksaj rruge është projekt kapital për Malësin dhe do të hap perspektiva të reja . Rruga prej fshatit Karaçevë e Epërme kah lisi që e përshkon fshatin Muhoc është asfaltuar në vitin 2009. Kurse ka mbetur për tu asfaltuar prej nën urën në hyrje të Muhocit, gjëgjësisht punktit policor por edhe si kufi admnistrativ prej Muhocit deri në Zarbicë te shkolla fillore me një gjatsi prej 6 km. Nuk duhet të mbetët si « zonë e ndaluar » si oazë e pazhvilluar, zona e pashkelur dhe një zon e shkëputur dhe e prapambetur edhe në këtë fillim të këtij shekulli XXI . Pasi ka shumë pasuri me tokë pjellore ,dhjetra e qindra hektarë me kullosa, me pyje shumë të pasura për dru për përpunim në industri dhe pasuri me fryta shëruese dhe mjeksore, pasuri tjera dhe ujra të mjaftueshme termale. Kjo rrugë do ti shpaguente shumë fishë mjetet për asfaltim. Kjo rrugë më se gjysmë shekulli pritet,thuhet shkruhet matet dhe prap se prap deri më sot ka mbetur pa asfalt.
Është karakteristike shumë me rëndësi që të ceket se dy Bashkësit Lokale të Malësisë së Bujanocit, e:
– Zarbicës me fshatrat Suharrën , Novosellë,Pribocë dhe
– Muhocit me fshatrat Gjergjec,Ramabuqë dhe Qarr.
Nuk kanë fare lidhje rrugore me KK të Bujanocit pa shkelur në territorin e Kosovës gjegjësishtë në pjesë të komunës së Kamenicës pra kalohet nëpër fshatrat Karaçevë – Roganë – Domoroc – Crep për të hyrë në kufi në Konçulë të Bujanocit, pra njëher dilet jashta kufirit për të hy në Komunën vetijake..Këtë asfaltim të rrugës do ta ndihmonte edhe KK i Bujanocit por edhe bugjeti i Republikës së Serbisë por edhe donatorë të huaj sepse me këtë do të ktheheshin më tëpër banorë të këtyre viseve Shqiptare .Vlenë të ceket se fshatrat Shqiptarë të banuarë me vendas që mbi qytetin e Vranjës në të dy anët e kufirit e deri në Prishtinë duke përfshi fshatrat e Kamenicës dhe ato të Komunës së Medvegjës janë lënë tërsishtë në harres dhe aspak nuk është vrejtur farë zhvillimi i infrastrukturë rrugore dhe kanë mbetur të shkëputura fshatra të tërë pa u lidhur me qendrën komunala qe i përkasin, por edhe në mes tyre . Kanë qenë , por ende janë të izoluarë me botën tjetër të zhvilluarë normal me qëllime dhe prapavija të caktuara që kjo zonë të mbetet ashtu si ka mbetur pra e boshatisurë gati tërsishtë nga banorët . Kjo zonë kufitare , që ishte edhe brezi kufitar edhe në kohën e perandorisë Osmane kan mbetur me ato rrugë të asaj kohe, pra me rrugë dhish të hapura me shati e kazëm që nga qyteti i Vranjës e deri në Prishtinë . Nëse e marrim këtë që e cekëm më lartë kuptojmë se kjo pjesë është një zonë jo e vogël. Që është dashur ti kushtohet më tepër tëndësi për zhvillimin sepse deri më sotë janë të izoluar tërësishtë dhe nëse afaltohet do të ndërtohej:
-Një kopsht zoologjik ,
-Një sanatorium , apo spitali për mushkri e sëmundje që janë dhe ndihmohen nga rrymat e ajrit dhe klimat tëpër të përshtatshme për pengesa në frymarrje . Zoti ia ka fal shumë bukuri ksaj zone , por ne njerzimi vetëm duhet të dim ti shfrytëzojm si klimën, ujin , malet , lisat e mdhenjë , ajri i pastër të krijohet mundësia për zhvillimin e turizmit
-Të shpallet kjo zonë, si: park nacional ,
-Një qendër skijimi, për shkakë të terrenit të thyer por jo në masë sa që për zhvillimin e sportit të skijimit dhe kërcimit më ski në rajon të Ballkanit . Për ndërtimin e një staze të tillë sa që nuk do tia lëshoj vendin për aspak Brezovicës!.
Rruga nëse do të asfaltohet do të kemi përfitime të shumëfishta jo vetëm për kët pjesë të Malësisë së Bujanocit por edhe një pjesë të Gollakut nëse vashdohet pastaj prej Zarbicës për në fshatrat kah lisi i Qobaneve e fshatrat Tërsten , Desivojcë të Kamenicës . Ne Malësorët e Bujanocit ju bëjmë apel organeve Komunale të Bujanocit , që top projekt për realizim të vendosin asfaltimin si një projekt kapital kështu do të mbrohen dhe krijohen këto të mira me asfatimin e rrugës Muhoc – Zarbicë .

 

 

Të nderuara vendas kudo që jeni me banim e qëndrim ,

Në përkrahje të Asfaltimit të rrugës që është një projekti kapital për Malësin e Bujanocit .
Mr,Sc.Refik HASANI, ish-Këshilltarë Komunal i Gjilanit , bashkëthemelues i Shoqatës ,,Vatra’’ , bashkëthemelues i Shoqatës Lëvizjes për Kthim dhe Integrim ,,Guri i Zi’’, bashkëorganizator në Këshillin për organizimin e Takimeve të Vendlindjes dhe vendosjen e Pllakës Përkujtimore , bashkëorganizator për grumbullimit e peticionit (Tre mijë e katër nënshkrime ) për emërtimin e shkollës në Lagjën Zabel dhe emërtim të rrugëve me emra të figurave e personaliteteve nga Malësia e Bujanocit dhe Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës
Në opinion njifet si Publicist , por edhe që ndërmori një sër inciativash e dha propozime për banorët që jetojn në Kosovë dhe ata që ende jetojn në Krahinën e mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë .

 

Shkruan për Medvegja REDAKSIA , Refik HASANI

Share