
Prishtina dhe Tirana , në tre vjetorin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë
Me rastin e 20 janarit, trevjetorit të heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë, nga autoritetet Serbe, në vendin ku kishte qëndruar ai Lapidar .
Me këtë datë ia vlen të ndezën qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional të Prishtinës dhe Tiranës .
- Ndezja e qirinjve duhet të jap dhe të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët se aty ku ishte vendosur lapidari do të duhej të kthehet .
- Kurdo qoftë por ai Lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty , dhe se vendi ku ai duhet të qëndroj është tokë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë .
- Pos ndezjes së qirinjve, në këtë ditë kjo hapsirë para objektit të Komunës së Preshevë do të vizitohet edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare .
Ky vend i shenjët dhe i bekuar tani ka mbetur që të vizitohet edhe nga gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave .
Ndryshe xhandarmëria Serbe, me urdhër të Qeverisë në Beograd largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë.
Një gjë e tillë nxiti protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve si shqiptare edhe ato ndërkombëtare. Krerët më të lartë institucional nga Beogradi zyrtarë duke përfshi Akademin e shkencave dhe Kishën edhe për festa më vogla i vizitojn bashkëkombasit e tyre në këtë ratë pakicën Serbe në Mitrovicë të Veriut .
Prishtina dhe Tirana në tre vjetorin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë që nga para tre vjetëve asgjë nuk kan ndërrmarë as në kuptimin deklarativë që ky lapidarë të kthehet aty ku e ka vendin .
A thua si do të reagonte Beogradi zyrtarë,nëse vetëm hiqet busti i Kralj Millutinit të Serbisë që është vendosur në Kosovë !? .
shkruan Refik HASANI ,9 Janar 2016
Autori , është nga Bujanoci, ish-deputet lokal në legjislaturën 2009-2013 dhe ka përfunduar studimet post diplomike në Master shkencor në Universitetin ,,Hasan Prishtina’’, në Prishtinë .
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA


Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓