
VETËM TË BASHKUAR DERI NË FITORE – ASOCIACION . . . .
Të nderuar Lider të partive ,bartës të listave zgjedhore për kandidat të K.K të Medvegjës.
Meqenëse në kohen e fundit gjatë përgatitjeve parazgjedhore po edhe me herët kur u prish Kuvendi Komunal dhe hynë masat e dhunshme në Komunen e Medvegjës, ne diaspora,qytetar nga Medvegja, patriot e bashkëvendës, ishim tejet aktiv mbi situatën e Kosovës Lindore ,gjegjësisht për gjendjen e Medvegjes.
Lexuesit e mjeteve digjitale e posaçërisht të atyre te fb-kut dhanë mendimin e tyre në shumë shkrimet dhe komentimet nga aktivist të ndryshëm të trevave shqiptare. Posaçërisht dua ti falënderoi të gjithë bashkëvendësit e mi që mua më përkrahën ,apo edhe patën mendime të ndryshme mbi gjendjen se si unë e përshkruaja gjendjen në Medvegjë në shkresat e mija.
Të jeni të bindur se i kam përcjell të gjitha komentet qe i keni komentuar në faqen e fb–ut tim, po edhe në shkresat tjera ,sepse isha aktiv siç isha aktiv edhe mbi gjendjen që sot po ndodh në vendlindje Medvegje. Të gjithë i falënderoi sepse ishin shumë e ndër ata me aktiv ishin Osman Sadiku,Selim Emini, Haki Emini Xhafer Aliu dhe Redaksia Medvegja e cila pa dyshim ishte me aktivja në prag të këtyre zgjedhjeve.
Unë dhe shumë Atdhetar ,vendas,aktivist,dashamir të popullit medvagjas ,Klubi Trojet dhe Shoqata Humanitare e Zvicrës ,ishim të dalim me një listë të përbashkët (Bashkim.)
Mjerisht, kërkesat tona humben interesin tek këto dy parti që konkurrojnë sot me dy lista. Menduam të jemi një ! Më të fortë ,më të kompletuar,dhe të garojmë në këto zgjidhje si një familje e madhe medvegjase siç edhe jemi .E drejtë e atyre që konkurruan në këtë gare është të zgjedhin mënyrën e hyrjes në garë,sepse sigurisht e dinë më mirë gjendjen e Medvegjës siç është sot, dhe si duhet të jetë nesër. Por e them mjerisht që nuk u dëgjua edhe zëri i Diasporës dhe i Shoqatave Humanitare ,e sidomos ajo në Zvicër,sepse edhe ne nga larg e shohim të njëjtën situate që sot po ndodhë në Medvegjë dhe në përgjithësi në Kosovën Lindore..
Thotë një falë popullore “ Një kokë të bën njeri,kurse dy koka të bëjnë shtet.” Unë dhe të gjithë ata që e donë Medvegjën si vendlindje,edhe pse ndoshta nga ne ka të cilët fare nuk kanë lindë atje ,apo e kanë të ndaluar kthimin në vendlindje,të gjithë e ne kemi qenë për një UNITET.
E kur bashkimi dhe patriotizmi për Atdheun janë bashkë,fitorja do të ishte e sigurt.
Sot të sugjerosh dike apo të provosh ta bindesh nga larg,si ne që veprojmë nga Diaspora, si duket është e kotë,ndoshta nuk i shohim gjërat nga afër si duhet, apo nuk jemi në rrjedha.! Kjo sipas meje është një gabim që nuk duhet të mendohet për ne nga diaspora. Ne sot kemi nevojë për të gjithë ,bile një konsultim nga njerëzit që shumë kohë i kushtuan vendlindjes dhe Atdheut,sepse gjendemi në këtë gjendje të mjeruar ku jemi sot. Medvegja ka pas një jetë të vështirë dhe i është nënshtruar shumë gjenocideve gjatë gjitha kohërave. Mbi historinë e popullit medvegjas janë të shkruar shumë emra burrash , që luftuan për të drejtat e Kombit Shqiptar. të cilat edhe sot nuk i kemi ashtu siç na takojnë,sepse përpara kemi një armik shekullor të cilët janë shumë më të vendosur në vendimet e tyre. Nuk kisha pas dëshirë që këtë ta ceku ,po realiteti është kështu. Andaj. sot është gabim që garuam me dy lista.
Kjo ndodhi ! Nuk u dëgjua fjala jonë e Diasporës ! Urojmë që fitorja mos të mungoi ,sepse fitorja na bënë të kënaqemi edhe në që sot i kemi bere sytë e skifterit dhe veshët e llapoqit çka po ndodh me Medvegjën .
Të jetë si të jetë rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve të datës 13. Dhashë zoti që ne shqiptaret të dalim fitues. Po nëse, jo çka tutje ?
Duke bërë një analizë më të hershme , dhe duke pa situatën që sot jemi,besoj që zotërinjtë e nderuar ,kandidat të këtyre dy partive ,nuk do të bien prapë në gabimin e liderëve të partisë ,apo të atyre që e prunë gjendjen të ndahen në dysh.
Rezultatet përfundimtare do të tregojnë realitetin duke menduar se nuk do të ketë shkelje ligji në këtë garë. Por kam frikën se prapë do të gabohet pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve.
Të bindur, që shqiptarët ( kandidat për deputet të ansamblesh) të dy partive PVD dhe PD,në formimin e Qeverisjes Komunale do të bashkohen dhe nuk do të lejojnë të bien në grackën e politikës Serbo-sllave, dhe të bëjnë ndonjë koalicion me partitë serbe që janë shumicë.
Kjo nuk duhet të ndodhë,po nëse ndodh atëherë fajtorë do të jenë liderët e partive të PVD-së dhe PD-së të cilët e dinë mirë mënyrën e ndarjes të vendeve qeverisëse komunale,e sidomos Partia e PVD-se e cila ka një përvojë të madhe dhe pa rezultat në qeverisjet e kaluara. – Nëse ndodhë e kundërta ,atëherë përgjegjësia do të bije pikërisht tek këto dy parti politike,kurse ne Diaspora edhe njëherë do të ndodhemi me një gjendje të pa lakmuar dhe do të ndahemi të dëshpëruar për gjendjen në vendlindje. Paralajmërimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare (AKSH) është mënyra e zgjedhjes me të mirë për Luginën . Qeveria serbe, na kërcënon me forcë si çdo herë ,siç ndodhi para tri vitesh me rastin e lapidarit te UCPMB-së”.dhe është kategorik kundër një asociacioni ,por ne shqiptaret duhet te vendosim njëherë e përgjithmonë fatin tonë
Andaj, zotëri Urime zgjedhjet të cilën e keni në prag ! Të fitoj me i miri dhe me i merituari,por mos harroni që jeni në shënjestër të popullit dhe të atyre që Ju ua mundësoi edhe njëherë të kandidoheni dhe nëse zgjidheni mos harroni të kërkoni drejtat e popullit në Medvegjë dhe në Kosovën Lindore,qoftë edhe Asociacioni i këtyre tri komunave.
shkruan për REDAKSIN Medvegja , Shaban Abazi 11,09,2015.
Bëhuni pjes e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
Autori është ish i denuar , ish Komandant i Uçpmb-së Zona Medvegjë, poet dhe veprimtar shumë vjeçar për trojet tona.

Për të lexuar Biografin e autorit
klikoni këtu:⇓