
Me shkasë ,dje Zëdhënësja e Përfaqësuesesit të Lartë për Politikë dhe Siguri të Jashtme znj.Maja Kocijançiq, ka deklaruar : Se Bashkësia e komunave shqiptare e formuar në jug të Serbisë nuk është njësoj si edhe Bashkësia e komunave serbe e cila është rezultat i bisedave specifike të cilat janë zhvilluar në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Dallimet dhe ngashmërit e Luginës së Preshevës dhe pakicës serbe në Kosovë
Pra në mesë të pakicës serbe në Kosovës dhe shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ka shumë më shumë dallime se sa ngashmëri . *** Vërtet dallojn shumë Medvegja, Bujanoci dhe Presheva pasi qysh më një e dy mars të vitit 1992 kan organizuar dhe mbajtur Referendumin duke themeluar edh Kuvendin për Autonomi politike dhe territoriale .
Dhe po ashtu i kujtojm opinionit të gjër që në vitin 2001 në luftën e armatosur në mesë të UÇPMB-së dhe forcave të ushtrisë nga qeveria e Beogradit për ndaljen e ksaj lufte pati edhe angazhime nga të gjitha instancat dhe mekanizmat deri edhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara . Dhe në veqanti për ndaljen e kesaj lufte të armatosur u arrit edhe marrëveshja e Konçulit e ku ishte prezent edhe pati edhe garanci ndërkombëtare ku për këtë marrëveshje ishte dhe vuri nënshkrim edhe z.Piter Feith, Pёrfaqёsuesi Personal i Sekretarit Gjeneral tё NATO-s dhe ish-Kryesuesi i misionit të BE-së në Kosovë . Pra Shqiptarët në këto tri komuna kan dy elemente më përpara se pakica serbe në Kosovë . Vërtet më 25 gusht 2015, në Bruksel nën prezencën dhe garancit të BE-ës u nënshkrua Asociacioni për Komunat serbe në Kosovë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe homologu i tij Serbë . Por , pakica serbe në Kosovë më herët nuk patën ndonjë aktivitet me vlera e peshë nga aspekti juridik ndëkombëtarë . Shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva vërtet më 12 shtator e shpallën Asociacionin për Komunat shqiptare në Serbi pa ndonjë prani ndërkombëtare , por kjo ishte një vazhdimsi e tyre apo sa për t’ju treguar që edhe ne jemi Evropë , sepse askush nuk mundë të harron Referendumin dhe marrëveshjen e Konçulit .
për REDAKSIN Medvegja shkruan Mr. Sc. Refik HASANI ,16 Shtator 2015
Bëhuni pjesë e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
Autori është njohës & iniciator i shumë çështjeve për Kosoven Lindore, veprimtar i dalluar për trojet tona .


Për të lexuar Biografin e autorit
klikoni këtu:⇓