
Vizita të shpeshta të Kryeministrit Serb Aleksandar Vuçiq në Preshevë,po ashtu dje i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriç, ishte në vizitë në Zveçan ku bëri zbulimin e monumentit të mbretit Millutin dhe ua dorëzoi çelësat për apartamente të banimit , të ndërtuara nga buxheti i Qeverisë së Serbisë.
Kujtojm , që po ashtu është edhe shtatorja e Millosh Obiliqit që është ngritur në Graqanicë më herët . Nëse vazhdohet që të gjitha Komunat serbe të vendosin dhe stolisin sheshet e tyre me shtatore atëher pse ndalohen këto në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që të vendosen përmendore . Kurse Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës është hequr me forca shumë të mdha nga një aksion i ushtrisë serbe që është marrë niveli më i lartë i këtij shteti . Dallimi është që në Komunat serbe të Kosovë ka filluar të mbushen me pllaka përkujtimore , shtatore , buste, monumente nga historia Serbe . Kurse : – Në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë është hequr Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-ës, – Nuk ka Universitet publik në gjuhën shqipe, – Nuk lejohet të vendoset shtatorja e Heroit tonë Kombëtar ,,Skënderbeut ’’ , në Bujanoc, – Nuk lejohete përdorimi i gjuhës dhe simboleve Kombëtare, – Nuk ka përfaqësim në nivelin lokal dhe Qendrore, – Nuk ka investime dhe po vazhdon zbrazja. Me një fjalë në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë ka diskriminim klasik. Ne kemi kërkuar që nga pas vitit 1999-ta së paku të respektohet reciprociteti . Pakica Serbe në Kosovë është e favorizuar dhe do të ketë asociacion kurse shqiptarët të diskriminuar . Opinioni gjithë Shqiptarë me të drejtë kërkojn që të kthehet në vend ku ishte vendosur në Preshevë lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës dhe të ketë një reciprocitet në të gjitha kuptimet .
Shkruan Refik HASANi ,18 Nëntor 2015
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
Autori është njohës & iniciator i shumë çështjeve për Kosoven Lindore, veprimtar i dalluar për trojet tona .


Për të lexuar Biografin e autorit
klikoni këtu:⇓
Nuk ka z, Refik nuk ka as Lapidare ,as simbole kombetare ,muk ka tradit ,nuk ka gjuh ,nuk ka tekste shkollore ne gjuhen Shqipe nuk ma histori Shqiptare ,nuk ka as qe dote ket derisa te jemi lojal dhe vazal te ketij shteti te ndegjushem dhe te shitur per interesa dhe biznese te ngushta personale ,klanore partiake , pushtete pa kompetenca ,nuk mund te krahasosh dhe te kerkosh reciprocitet me serbet e kosoves se ata nuk jan te integruar ne sistemin e shtetit te Kosoves kryetar dhe deputet serb gjithashtu ,plicija esht ne sherbim te popullates serbe e jo te shtetit te K, arsimi me programe te serbis tekstet gjithashtu ,gjygjtar e paramilitar funkcionojn ne kuader te shtetit serb ,lapidare te princave dhe te kralave ndertohen dhe vendosen pa probleme ,kurse tek ne reklamohen kur vendosen ,ikin kur rrenohen ,vall a nuk kemi model perte vepru si dikush a do mend si duhet vepru , ndal lojalitetin, ndal interesin personal klanor, ndal ndegjushmerin ndaj shtetit fashist, te gjith sebashku me nji qendrim dhe bashkeveprim ndryshe dote perjetojm fatin e Medvegjes .