Archives de catégorie : LAJME

Çerdhet e gjarpinjve antishqiptarë si rasti i Irfan Salihut sahanlëpirës të Beogradit ,Moskës dhe Athinës me satelitet e Turqisë të shporren nga Kosova!

Asllan _hoxha001

Nga Asllan Dibrani

Nuk është hera e parë që hoxhallarë si rasti i Irfan Salihut që shatojnë skandale të tilla nga një ideologji primitive,banale e pa krip e pa augment dhe fyese për në shqiptarët kur dihet se ishim bazë themelore për popujt tjerë si në gjuhë, si në kulturë madje edhe në vlera. Ky   tip shqipfolës që flet me gjuhën e ish pushtuesve për fat të keq historia njeh mjaft mercenarë si ky,të shitur dhe tradhtarë!.Ky ndyrësirë skandalizon me deklarata të rrejshme opinionin « budalla »përmes një grusht analfabetesh që shkojnë e dëgjojnë rrena dhe konstruksione të gatuara në Beograd. Ligjërata e tij krijon indinjatë se si nuk reaguan, aty par aty publiku, por këtu mbetet një qëndrim skeptik qe edhe pjesëmarrësit të kenë qenë shqiptarë sikurse ky tip manipulanti sahanlëpirës i Beogradit ,Moskës,Athinës dhe tip osmanëve të rinj!?.Unë nuk befasohem me këta injorant të shitur bythën mbas një zalloge parashtë dhuruara nga armiqtë tanë. Zakonisht Serbia i ka blerë hoxhallarët tanë prej fillimit pasi e zëvendësuan armikun tjetër shekullor turkun, po edhe Serbinë po e zëvendësojnë tani me hoxhallarët analfabet siç është rasti i kësaj jashtëqitje qelbësirë argat i Serbisë. Ky deklaron se tokat tona na u dhuruan nga Turqia!!! Një gjë dihet se sllavet dhe Turqit kur janë vendos në këto troje, shqiptaret kishin ma një histori në vete. Shqiptarë kanë ekzistuar këtu me mijëra vite para agresoreve qe pushtuan tokat tona!

Nga këto reagoj me sa vijon: Përpjekja e këtij këlyshi qe ta tërheqë masën sa ma shumë nga vetja dita ditës rinia dhe populli po ndërgjegjësohen dhe po iritohen që ma kurrë mos të shohin hoxhallarë të tillë me sy si ky!. Ma kurrë mos të predikohet kjo fe « islamiste aq barbare kundër popullit shqiptar »,Një fe aktuale e tjetërsuar nga ajo tradicionale, po krijon konfuzitet në dëmin e popullit shqiptar,andaj ftoj çdo shqiptar të diferencohet dhe ta dënojnë këtë matrapaz antishqiptar, antivlerë shqiptare.Ai shprehet banalisht me fjalët qe i ka mësuar përmendsh nga ciceronet e Serbisë. Është për çudi si ai publik nuk reagoj kundër një akti aq barbar siç shprehet « Imam  » Irfan Salihi ».Ky ma shumë i takon një tip injoranti analfabet duke u marrë me tema historike,gjë që as nuk i përgjigjet shërbimit dhe predikuesve fetar të besimit islam. Shihwet nga e cila i thyen edhe rregullat e kuranit librit të shenjte për besimtarët mysliman. Ky dhe të tillët si ky,duhet të ndëshkohen për vepra penale falsifikim publik dhe abuzime. Ky tip kokë bosh argat i Serbisë duhet të dënohet nga kjo fyerje qe i bënë kombi tone shekullor, gjë që koha e kërkon që ky të arrestohet nga qe është rrezik potencial ta kryej ndonjë akt terrorist.Turp edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës që lejon dhe mbanë kësi monstruoz në mesin e saje, dhe përgjegjësia është edhe të BIK-ës për gjendjen brenda saje qe është e mjerueshme dhe e rende.

Ja disa fakte që nuk i përgjigjen rrenave të llamatitesit dhe argatit të Serbisë « Imam lesh Irfan talibanit nga Kosova »

-Osmanët kanë qenë njeri nder pushtuesit ma barbarë tek popujt e Evropës .Osmanët kanë qenë pushtues po ashtu edhe të Ballkanit që këtë pushtim, shqiptaret e ndien mase keqi duke qenë gjithnjë te nemerkembur nga tip lojalët si ky matrapaz ,vegël e huaj!.Këtë pushtim ata nuk e bënë me llokume e bakllava, lule dhe pije freskuese,por me shpatë dhunë e terror,si çdo perandori apo pushtues tjetër .Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq agresivë dhe absurdë lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh dhe antishqiptare, kur dihet botërisht se populli turk u formuar nga bandat aziatike duke kriminalizuar popujt tjerë dhe në fund e formuan shtetin e vet në themelet e barbarisë. Shqiptaret i përkasin njërit prej kombeve me të vjetër te Evropës. Shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë gjuhë të veçantë. Përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin. Dallojnë nga sllavët dhe çdo race tjetër, sidomos ajo mongole, derisa kanë ngjashmëri me popujt tjerë t’ballkanit të para 3 mijë vjetëve. “Gjuha shqipe është një gjuhë indoevropiane, e pangjashme me të tjerë qe na u vodhën fjalët ton, apo ashtu edhe turqishtja ka shumë e fjalë tonat qe nuk din ti zbërthej ne kuptimin e turqishtes. Të tilla fjalë ka edhe siç ka të tillë në rreqisht. Prandaj ne shqiptarët duhet te krenohemi qe shumë popujve ju kemi dhënë vlera nga vetja jone. Turqinë e gjarprit agresiv dhe abuzonit Irfan Salihut e bëme me alfabet gjë qe nuk kanë ditë as shkrim lexim deri sa rilindësi ynë Sami frasheri e futi alfabetin e turqishtës ne përdorim. Ata kishin gjuhë vetëm dhunën ndaj shqiptarëve qe s’u treguan kurrë të sinqertë. Ata ishin një popull endacak. Ja mendimi i Sami Frashrit për « Perandorinë Osmane ».

Asllan _hoxha001.3PNG

 

 

Në bazë të këtyre skandaleve qe po bëhen në kohët e fundit nga këto qarqe antishqiptare ,politika shqiptare duhet t’i demaskoj t’i luftoj dhe t’i demaskoj, madje edhe ti dëboj këta skandalistë,abuzant me qëndrime antishqiptare. Duhet të goditen çerdhet e gjarpinjve antishqiptarë si rasti i Irfan Salihut sahanlëpirës të Beogradit ,Moskës dhe Athinës me satelitet e tyre të Turqisë të shporren nga Kosova!për

Medvegja REDAKSIA                                                                                                    nga  Asllan DIBRANI

logo 001.1_pixiz                                Asllan Foto001

Biografia e autorit  klikoni këtu:    http://tupalla.com/wp/?p=2646

Share

Letër e hapur zonjës Atifete Jahjhaga

 

leter presid..001Letër e hapur zonjës Atifete Jahjhaga ,Kryeministrit Isa Mustafës, qeveritarëve dhe institucioneve të Kosovës!

 

Shkruan Asllan Dibrani

 

Presidentes së Republikës së Kosovës,

Znj. Atifete Jahjhaga,

Zoti Kryeministër Isa Mustafa ,qeveritar,parti në opozitë dhe jo opozitë,institucione dhe organe drejtuese të Kosovës me lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin e arsyes nga diaspora shqiptare nga shtetet e Evropës ku jemi ne të përqendruar përkohësisht,reagoj në emrin tim por edhe në emër të shumë biznesmenëve mërgimtarë,po edhe masës së gjerë të Diasporës shqiptare mesa vijon:

Duke u mbështetur në situatën e rënd ekonomike , politike dhe kulturore në atdheun tonë me një gjendje ekonomike të keqe dhe të pa shpresë,vendosa t’u drejtohem,sepse koha po tregon paaftësinë tuaj vepruese si udhëheqëse shteti me pasuesit e juaja qeveritar në krye me Isa Mustafen me ish Zotin Thaqi dhe të tjerë. U krijuar një hendek paralizues i institucioneve,po thuajse jo funksionale në të gjitha strukturat e tij.Sot populli i Kosovës ,qeveria institucionet e saj kanë humbur trendin politik për çka janë mandatuar,po edhe me fajin e popullit që ju dhanë votën në zgjedhjet elektorale duke vepruar sipas proverbit « Dikush thumbit e dikush patkoit »ma në fund s’dihet ma kush është zot shtëpie,të zhytur në korrupsion,kriminalitet dhe vjedhje!.Ka kohë që kam menduar t‘ju drejtohem me një shkresë apo më mirë me thënë me një letër të hapur,ngase shpresat , durimi dhe pritja e gjatë dhe e stërgjatë skadojë, pa as edhe një shpresë që situata do të përmirësohet në të mirën,fillimisht të popullit në Kosovë,po edhe pozicioni i mërgatës tonë të mrekullueshme. Ajo prej jush është gjithnjë duke u keqtrajtuar,injoruar dhe shfrytëzuar nga karagjozë të pa ndërgjegjësohem pranë jush zonja Presidente dhe juve zoti Mustafa me kompaninë tuaj »Politike ».

Shkaku dhe arsyet e letrës?

Shkas-motiv i kësaj letre të hapur ishte vizitat e juaja zonja presidente dhe shumë qeveritarë dhe delegacioneve të Kosovës tek diaspora shqiptare këto ditë!?. E harruar Diasporën shqiptare duke e zhgënjyer, pos në rastet e tilla të vizitave të ndryshme duke luajtur rolin e lypsarëve! Vizitat e juaja tash janë pas orës dymbëdhjetë , pasi u zhvesh i gjithë kapitali dhe djersa e mërgimtarëve nga Diaspora. Investimet e tyre u zhduken,nga ju që në emrin e lirësie e shkatërruat qenien shqiptare si emigrant.Ju ishit ata qe themeluar edhe partitë e rrejshme në Diasporën shqiptare sa për ta dobësuar dhe përçarë në mes vete.Praktika e juaj ka sjellë një përçarje në gjithë shtetet ku jeton ky komunitet. U përçamë deri në Amerikën e largët që ishim vepruam dhe kontribuuam për populli,lirinë dhe « Pavarësinë e Kosovës »!Sot në saje të politikës së juaj « mbi tre shqiptar,s’mund të bashkohen!.

Edhe unë isha viktimë e atij terrori serb,andaj emigrova ,si ish i burgosur politik,bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual për « Republikën e Kosovës të Pavarur!

-E kujtoj me dhimbje, i thyer në shpirt,i lënduar në zemër të kaluarën dhe sakrificat shekullore të mërgimtarëve. E kujtoj me dhembje nocionin refugjat që ta vret vëmendjen t’i kthehesh të kaluarës së tyre, që ikën nga vendi i vet për t’i shpëtuar presioneve dhe represioneve,personale dhe familjare, po edhe kolektive,nga tokat tona në Greqi, në Serbi,në Maqedoni nga Mali i zi, por me thekës të veçan,me rrëqethet lëkura ,kur kujtoj represionet e serbeve kundër popullit shqiptar të Kosovës. Edhe unë isha viktimë e atij terrori dhe ish i burgosur politik me vuajtje dënimi me vite bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual tjerë qe u dergjëm në kazamtet serbe për Republikën e Kosovës!. Ishim në burgje për një ditë ma të mirë për këtë populli .Represioni dhuna dhe terrori serb, na përplasi si refugjatët rrugëve të Evropës,duke ja kthyer shpinën Kosovës, kah këmbët edhe sytë!Koha i përplasi në të gjitha kontinentet. Mërgata shqiptare ,apo si po shprehet sot nëpër media »Diaspora Shqiptare » pati vlerat e përhershme nga të gjitha periudhat ne historinë e sajë,duke përshirë edhe kohën e rilindësve.Ata nuk heshtën,po veprimtarinë e vet kombëtare e shtrinë në gjithë Evropën e më gjerë. Ata ishin dhe luajtën rolin kryesor në « Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë » në krye me Ismail Qemail Vlorën,që arriti nga mërgimi dhe u bë emblemë e historisë shqiptare.Ky aktivitet nuk u ndal edhe në kohërat e ma vonshme siç është rasti i Kosovës. Diaspora shqiptare ishte bërthama dhe promotori kryesor i aktiviteteve,për themelimin e UÇK-së,që pati rolin kryesor në frontin e luftës. Me mijëra djem edhe luftëtarë nga diaspora u rreshtuan në frontin e luftës,duke e lënë luksin e shteteve perëndimore për çlirimin e Kosovës.Një numër i madh edhe i lanë eshtrat në frontin e luftës dhe nuk u kthyen kurrë ma në gjirin familjar të fëmija e vet. Sot një numër i madh nga ta kanë mbet pa përkrahje dhe pa mbështetje,të varfër dhe në skamje madje edhe të përbuzur nga komandantët e natës të Bllacës dhe të hoteleve në Tiranë!!!???…Sot manipulohet edhe me   statutin e veteranëve si pjesëmarrës të luftës frontale duke ja zbehur vlerat nga përfituesit materialist.

Diaspora shqiptare ngritën vëmendjen ndërkombëtare për « Republikën e Kosovës » Kriminalitetin që ju,e prodhuat në qeverisjen tuaj gëlltitët më miliarda euro!

Diaspora shqiptare ishin që ngritën vëmendjen ndërkombëtare me protestat e veta në të gjitha kontinentet e botës për « Republikën e Kosovës ». Ata dhanë kontributin e vet duke e mohuar edhe vet-veten me financa materiale për çlirimin e Kosovës edhe arritjen e Pavarësisë së Kosovës ,nga e cila, ju po e hani nektarin e Pavarësisë në karriget e buta pa e vra ndërgjegjejen për pozitën e vështirë të popullit, që gjendet në skajshme të varfërisë dhe pasigurisë.       Kriminaliteti që ju,e prodhuat në qeverisjen tuaj gëlltitët më miliarda euro nga e cila tani edhe faktori ndërkombëtar kërkon llogari se ku i latë paratë dhe miliardat e investuara!?. Kurbetëçarët e ndalen edhe kafshatën e bukës ndaj familjes se vet për ta rindërtuar Kosovën e pasluftës.-Diaspora ishte ajo që furnizoj me armë,Ushtrinë tonë të lavdishme në luftën kundër Serbisë. Kontingjentet e ndihmave shumë kilometrashe,ishte nga mërgimtarët në të gjitha cepet e kufijve për ta rindërtuar Kosovën. Ato mjete u futën në Kosovën tonë të dashur, por u keqpërdoren nga grupe mafioze politikajsh që nuk lanë gjë pa rrokullisur duke e shitur dhe privatizuar!?. Diaspora numëron një numër të madh biznesmenësh që investuan në Kosovë më shpresë se do të rimëkëmbim Kosovën e rrënuar nga pushteti serb-jugosllav.

Investimet e huaja në Kosovë ishin si rezultat i vet Diasporës!

Diaspora shqiptare me miliarda investoj në Kosovë,por kaluan në duart e mafisë që me taktikë,dhunë dhe frikë krijuan panik të biznesmenët,që investuan në Kosovë me qëllim të mos konkurrencës. Ato mjete u avulluan u treten u falimentuan dhe u avulluan nga represioni barbar që ushtuan ndaj tyre në emër të korrupsionit,ryshfetit dhe kriminalitetit ekonomik,duke i kushtëzua,shantazhuar deri me kidnapime dhe vrasje.Investimet e huaja në Kosovë,ishin si rezultat i vet Diasporës duke tërhequr investitorët e huaj me shumë peripeci,mundim edhe dialog deri sa janë bindur qe te investojnë në Kosovë. Kushtëzimet qe ju vuan 20 deri 30%, tu epën në dorë, haraçelinjëve ishte si pozicioni i parë qe u tremben të huajt dhe biznesmenët shqiptarë. Ata dhe biznesmenët shqiptar nga Diaspora u kushtëzuan nga gjysmë analfabetët që e kapen shtetin, e uzurpuan shtetin dhe ekonominë,kulturën dhe vlerat e tij po edhe ne fushën ekonomike të zhvillimit.

Presidentja dhe shumë qeveritarë, po e vizitojnë Diasporën duke luajtur rolin e lypsarëve!

Delegacionet e njëpasnjëshme të Kosovës duke filluar nga Presidentja dhe shumë qeveritarë, po e vizitojnë Diasporën duke luajtur rolin e lypsarëve. Këtë e praktikuan në shumë shtete perëndimore ku është i përqendruar emigracioni shqiptar duke kërkuar edhe ndonjë budalla që t’i hedh parat e veta në zjarr.Nuk ka ma budallenj të derdhin kapitalin e vet në duart e bandave.Paratë mos të harrojnë qeveritarët e Kosovës se me djersë dhe duar të përgjakura dhe mund të madhe i bëjmë. Diaspora nga zhgënjimet,humbjet dhe injoranca që po i bëhet qytetarëve të saj nga tip matrapazësh që nga pika kufitare janë të indinjuar. Atje bëjnë lloj,lloj maltretimesh duke i shkelur edhe ato pak rregulla që janë përligjur për Diasporën. Ne jemi të indinjuar që ta shprehim revoltën tonë edhe në këto momente aktuale. Me keqardhje protestoj në ketë gjendje dramatike që po e përcjell Kosovën. Për atë popull humbëm rininë nëpër burgje,në luftëra që ta sheh një ditë dritën.Atë dritë që e përfituam me gjak dhe e çliruam vendin nga okupatori, karagjozët e Kosovës, pra këtë popull e lanë në terr akoma me të pa drejtë.

Në vend që ti stimuloni prodhuesit tanë, ju ja qitni lakun në fyt me prodhimet e huaja posaçërisht nga Serbia!

Mjaft ma ngopnu njëherë,bëtë vila,hotele dhe pompa benzeni pa limit ,ngopnu…Ju nuk keni potencial as dije të hapni fabrika,të futeni në prodhime për hapjen e vendeve të punës dhe sigurimin e ushqimit për popull. Në vend që ti stimuloni prodhuesit tanë, ju ja qitni lakun në fyt dhe i futni prodhimet e huaja pa afat duke i mbledhur mbeturinat e mykura nëpër bodrumet e Evropës,posaçërisht nga Serbia!?. Karagjozët gjysmë analfabet të Kosovës që e udhëheqin sot Kosovën mjaft ndërtuan pallate me blloka të kuq dhe e shëmtuan infrastrukturën e Kosovës në formën ma të egër dhe ma barbare.Ata zunë tokat ma pjellore në Kosovë dhe ngritën pallate pa plane dhe me financa të dyshimta!.Mjaft i nxunë arat dhe tokat e bukës,andaj nuk keni çka kërkoni nga « Sharcat e Perëndimit » që shpesh dëgjohen edhe super fjalë ofenduese « na erdhën Sharcat »apo budallenjtë e Diasporës.

Nuk mund ta ulim kokën nga një klasë politike që lejoj lloj lloj misionaresh të Euleksit të thyejnë ligjet ndërkombëtare me kriminalitet,vjedhje dhe keqpërdorime në Kosovën tonë!

Nuk është për ta ulur kokën sot pran jush,që vratë popullin deri në vdekje në të gjitha sferat. Nuk mund ta ulim kokën pranë intrigantëve qeveritar në Kosovë,kur edhe një rruge nuk i la popullit për një shpresë, që Kosova do të bëjë progres në interesin e qytetarit.Nuk mund ta ulim kokën nga një klasë politike që keqpërdori vlerat dhe institucionet tona duke i lejuar lloj lloj misionaresh të Euleksit të thyejnë ligjet ndërkombëtare me kriminalitet,vjedhje dhe keqpërdorime siç ishte rasti i vjedhjes se miliona eurosh që ishin dedikuar për pasaportat biometrike. Ku mbeten miliona euro që u vodhën në Elektro-Kosovë nga punonjësi i Euleksit, ku mbeten me miliona të diasporës shqiptare nga e gjithë bota sot përballen populli me mbijetesë!.Shtrohet pyetja a me i ruajt dhitë ju votoj populli ju qeveritarë dhe deputet të Kosovës.Mos të harrojnë qeveritarët aksidental që po e qeverisni vendin,se « Diaspora Shqiptare ka qenë ,është dhe do te jetë me timonin flamurtar për të mirën e atdheut edhe atë, deri në Bashkimin përfundimtar të Shqipërisë,që pulpat e këmbëve u dridhen nga këto mesazhe madhore,kur i dëgjoni,e lere ma me marre iniciativa zyrtare qe juve u takon ta mekanizoni në instancat ndërkombëtare pasi Republike e Kosovës e keni bërë mish mashë. Ajo gjithmonë në gjirin e vet,ka pas intelektual,biznesmen dhe krijues. Çdo fëmijë i yni sot din dy e tri gjuhë të huajt,ndërsa deputetet e Kosovës as edhe gjuhen e vet shqipe,nuk e njohin mirë. Larg mbani shpresat,se do të gjeni ma budallenj, që nën tavolina i keni kërkuar përqindjen dhe haraçet.Biznesmenët shqiptarë nga diaspora ma mirë i fusin paratë në shtetet që kanë siguri financiare sesa bandave kriminale për trashjen e xhepit të tyre manë fund si dhuratë falin rininë dhe popullin ma vital Evropës,edhe atë përmes Serbisë ish pushtuese që zhvilloj terror me shekuj ndaj këtij populli.Edhe biznesmenët shqiptarë nga jashtë ndiqen nga Kosova duke i ngarkuar me lloj, lloj akuzash si pretekst mos konkurrence me teknologji moderne evropiane pikërisht me atë gjermane. Zonja Atifete,ku pate fytyrë me vizituar Zvicrën?,kur pikërisht nga Zvicra biznesmeni zviceran u kushtëzuar ta lëshoj vendin me mbi 300 punëtor dhe i bëri thirrje opinionit zviceran mos të investohet në Kosovë!!!.Atij ju lypen me qindra e mijëra euro haraç,nëse donte me vazhdoj veprimtarinë duke ju kërcënuar edhe me vrasje.Ai iu shmang vrasjes dhe mafisë kosovare,po mbeten 300 familje pa bukë,mbet Kosova me imazh të keq para Zvicrës, që sot jetojnë mbi 500,000 shqiptarë në atë vend.

Ju ishit ata që e anashkaluat Diasporën edhe në votime,por edhe në regjistrimin e saj.

Institucionet e Kosovës e harruat « Diasporën Shqiptare » për ta ruajtur karrigen tuaj. Organet dhe institucionet qendrore të Kosovës nuk janë preokupuar fare me këtë projekt delikat dhe me rendësi. Regjistrimi i popullsisë së fundit në Kosovë mbeti mjaft komplekse dhe konfuze. Projekti i shumë pritur nga populli i Kosovës për regjistrimin e popullatës pa u përfshire « Diaspora Shqiptare » krijoj një dilemë se ne shërbimin e kujt jeni ju?!. Aty mbeti pa u përfshirë gjithë territori i Kosovës pikërisht veriu i Mitrovicës. Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë ,ajo ngeli pa miliona banorë që ju i mohuat, prandaj ajo po i kushton Kosovës edhe me numër që ja përgjysmuat… Për përjashtimin e diasporës nga procesi i regjistrimit si popullsi e përgjithshme e Kosovës, përveç Ministrisë së Administratës Publike dhe Entit Statistikor të Kosovës, përgjegjësi kanë pas në radhë të parë Kuvendi i Kosovës,me organet kompetente dhe veçanërisht Zyrëja e Regjistrimit të Popullsisë!.

Qeveria e Kosovës duhet të ketë edhe përfaqësuesit e vet nga Diaspora!

Prandaj kërkesat nga ne që të financojmë mos pritni. Ju fillimisht ndërgjegjësoni dhe ndërtoni institucionet e juaja që ta favorizoni qytetarin, po edhe Diasporën Shqiptare. Kriminelët burgosni,apo eliminoni nga skena politike me kusht që të kthehet besimi i humbur në organet e juaja. Qeveria e Kosovës duhet të ketë edhe përfaqësuesit e vet nga Diaspora. Me këtë rast ftoj edhe popullin që skamjen,varfërinë,pasigurinë edhe ekonominë tuaj në buzëgreminë edhe për një kafshatë bukë,bëni revolucion dhe ndryshone situatën,dhe këtë të keqe që ju mbeti në derë edhe me fajin e juaj përmirëson. Popull merrnju kapitalin kriminelëve qe u pasuruan në shpinën tonë dhe tuajën. Me votën e juaj i rritët,po rrënoni vet siç i rritët për kokën tuaj!.Bashkë me qeverinë duhet të ndërgjegjësohen,të gjitha institucionet tjera që mërgimtarit apo një investitori të huaj t’i sigurohet kapitali i tyre,jeta dhe lehtësimi deri në operimet e tyre në veprimtaritë që mendojnë të investojnë. Po,që kërkohet edhe kafen,ju duhet t’u qitni në kufi e lere qe t’i pengoni duke ju kërkuar « hise »pa qenë aksionar fare. Sot »Diaspora Shqiptare »sipas statistikave të lartshënuara ka me miliona njerëz jashtë vendi pa kurrfarë përfaqësimi në organet e Kosovës as në Parlamentin e Kosovës!?.

Ju ishit kasap ndaj biznesmenëve te Diasporës,por edhe ndaj vendaseve ndryshoni, ligjet në të mirën e ekonomisë!

-Juve ju dha rasti të bëheni kasap ndaj biznesmenëve te Diasporës por edhe atyre vendas, siç ishte rasti i një biznesmeni kosovar që me lot në sy e lëshoj Kosovës dhe mësyu Bullgarinë nga super politikajtë që qeverisin vendin,ma në fund me vetëdije apo pa të,po i mihin varrin Kosovës. “Mërgata ka investuar ma parë ,po tash do të hezitoj të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë qe 16 vjet është fajtore si pozitë ashtu edhe opozitë të dobët.

Me shpërnguljen e popullatës nga Kosova,po i realizohen planet Serbisë me parullën « Vellika Serbija » Serbia e madhe!

-Këtë ma se miri i tregon fenomeni e boshatisjes së Kosovës nga populli ma vital për punë.Po i realizohen planet Serbisë që një ditë,pa popull nuk mundet t’i rezistohet nga shprehjet hegjemoniste të saj dhe antishqiptar. Zotërinj qeveritarë,po qe vazhdoni kështu me këtë politikë qyqare do ta rrezikoni edhe parlamentin nga një grusht serbësh unik që me një të ardhme të shkurt do të jenë faktor vegimtar për Kosovën.Ata po e shfrytëzojnë përçarjen e partive tuaja politike,të shumta në numër, po pa vlera në politikë,madje edhe si veprimtare,deri në ato islamike me aktivitete ekstremiste qe e mohojnë çdo gjë shqiptare. “Diasporën shqiptare ”, me gjithë kompleksivitetin e vet dhe zhgënjimin shumë vjeçar në qeveritë e Kosovës, ajo është thellë e indinjuar. Në këtë rast sa vjen e rritet akoma pakënaqësia duke konsideruar që të gjitha investimet e tyre në Kosovë janë të dështuara,mospërfillja e tyre gjatë pushimeve dhe vizitave në atdhe, keqtrajtimi i tyre nëpër pika kufitare ,(për një dokument terë familja ka pas rast qe e ka humbur pushimin pa kurrfarë arsye ku në shtetet perëndimore mund të zgjat vetëm 5 minuta rregullimi i tij )A do të mundin qytetarët e diasporës me i përballua këtij terrori psikik dhe fizik,le të mbetet ta shohim në të ardhmen,por me këtë politikë që ndiqet tani në « Shtetin tonë e pavarur të Kosovës » së përgjakur dhe të shtrenjtë e paguam ,ne të Diasporës. Prapë po ia lëmë kohës se apo del ndonjë forcë politike t’u ndalë hovin kësaj « Qeverie të Kosovës »apo për ndryshe do ta qoj popullin edhe ma thellë në qorrsokak duke u nxitur shpërngulja ,skamje dhe mjerimi…

nga Asllan Dibrani

për Medvegja REDAKSIA

Logo Medvegja REDAKSIA 2015
Logo Medvegja REDAKSIA 2015

Autori i letrës është gazetar,publicist,ish i burgosur politik,anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtareve,Artisteve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani,poet dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën dhe humanitar me banim në Gjermani.

Biografia kush është Asllan DIBRANI mundë të lexoni këtu:

http://tupalla.com/wp/?p=2646

 

 

 

Share

Prap dështoi seanca e 25-të e KK Medvegjë

Kuvendi deshtoi 001

Prap dështoi seanca e 25-të e KK Medvegjë .

 

Sot ishte e parapar që të vazhdojë seanca e 25-të me radhë e Kuvendit Komunal të Medvegjës e cila kishte filluar të premtën e kaluar me datën 20 mars por nuk ka mbaruar për shkak të mungesës së kuorumit dhe dështoi. Sot, prap për të njejten arsye.
Të gjithë ata që ishin deri tani në shërbim të vetevehtes dhe jo shqiptareve këtu në Medvegje , si , p.sh Prerjen e maleve të shqiptarve, heshtjen ne fshirjen e adresave te vendbanimeve te popullates shqiptare , korrupcion , nepotizëm – punsim i klanit të ngusht, lenje pas dore e infrastruktures neper vendbanimet shqiptare si rruget dhe rrjetin elektri, duke shkatërruar arsimin shqip dhe shume të tjera qe ditët ne vazhdim do t’u informojm…..
Edhe kësaj radhe, bie ne sy, vizita e disa individeve te cilet ne emer te diaspores shqiptare ne Zvicer tentuan te perdorin « autoritetin » e tyre per t’i bindur keshilltaret e ndryshem komunal per pjesmarrje ne punimet e kuvendit. Bile bile keta shkojne edhe me larg, ne nje (http://www.dialogplus.ch/lajme/shqiptaret-e-medvegjes-me-te-bashkuar-se-kurre-me-pare/) deklarojne te kunderten e realitetit ne teren, duke tentuar me c’do kusht qe t’ia zgjasin jeten pushtetit aktual.!!!

Ne shpresojme se perfaqesuesit shqiptare ne kuvendin komunale ne Medvegje do te gjejne forcen per te perkrahur perfaqesuesin e grupit parlamentare te tyre, Z. Fehmi BEHA, i cili simbas sondazheve te TUPALLA.COM gezon nje perkrahje te pa diskutuesheme nga elektorati vendore dhe diaspora shqiptare . Ne vazhdim do t’u informojme per ngjarjet ne vijim…

 

Medvegja REDAKSIA

Share

Promovohet Pulla Postare kushtuar dëshmorit Hashim Hajdini

Pulla Hashim HAJDINI.001

Në kuadër të Akademisë Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e komunës së Fushë Kosovës sot është promovuar edhe emisioni i ri i pullës postare “Mbrojtja e pragut-Hashim Hajdini”.

Postën në këtë Akademi të organizuar nga komuna e Fushë Kosovës e kanë përfaqësuar Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Halit Isufi , Drejtor i Inspektorëve Postar, Naser Krasniqi dhe Mentor Beqiri, Menaxher Regjional i Postës.

Isufi ka folur rreth veprës së Hashim Hajdinit i cili ka rënë heroikisht pas luftës heroike kundër forcave serbe më 26 dhe 27 mars, 1999, në shtëpinë e tij, në qendër të Fushë Kosovës.

Burri trim me prejardhje nga Tupalla e Kosovës Lindore nuk kishte pranuar të dëbohej nga shtëpia gjatë fushatës së spastrimit etnik.

“Prindërit e panë me sy qëndresën e pathyeshme të birit të tyre. Ashtu e kishin edukuar. Të mos mposhtej kurrë. Fjalët e fundit të tij për familjarët ishin: “I gjallë nuk dal nga shtëpia”. Jemi shumë krenar që po e promovojmë Pullën Postare kushtuar dëshmorit Hashim Hajdini”, ka thënë Isufi, gjatë fjalës së tij.

“Ne sot po shprehim respekt dhe po e nderojmë veprën e dëshmorit Hashim Hajdini, mirëpo, njëkohësisht, ne po e nderojmë edhe kompaninë tonë”, ka theksuar Isufi.

Kryetari i Bordit i ka dhuruar të bijës së dëshmorit pullën postare të punuar në bronz.

Në Akademi kanë folur edhe Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha si dhe familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të kësaj komuna. Akademia është përmbyllur me një program artistik.

Kjo pullë postare, sikurse të gjitha pullat tjera që emetohen nga Posta, është përzgjedhur nga Komisioni i Lartë për Pullë Postare i themeluar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

 

Medvegja REDAKSIA

—————————————————————————————————————-

në vazhdim keni Biografin e Heroit

HASHIM HAJDINI (1949 – 1999)

Hashim Hajdini u lind më 5 korrik te vitit 1949 në Prishtine, në rrugën e Velushes. Ishte djali i vetëm nga pesë fëmijët e Hajvaz Hajdinit (vëllau i heroit të popullit Zenel Hajdini). U rrit dhe u edukua në mjedise të ndryshme ku kishte lëvizur familja e tij. Mësimet e para i mori në Lebane (afër Leskovcit) pastaj në Gjilan e në Fushë Kosovë. Shkollën e mesme e kreu në Kastriot (Obiliq). Shërbimin ushtarak e kishte kryer në Beograd ku kishte marrur disa dekorata për rezultate të shkëlqyera nê shenjtari. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak nuk gjeti punê në vendlindje dhe duke parë se perspektiva e rinisë kosovare ishte e zymt migroi në Gjermani. Atje kishte rënë në kontakt me vëllëzërit Gërvalla dhe ishte inkuadruar në lëvizjen ilegale për sensibilizimin e opinionit europian për qështjen e paszgjidhur të shqiptarëve të mbetur nën Federatën Jugosllave. Pas disa vite qëndrimi në Gjermani me iniciativën e të atit u kthye në vendlindje. Punonte në KEK ndërsa jetonte me familje në Fushë Kosovê. Pas riokupimit serb të Kosovës në vitin 1990 at e larguan nga puna. Këtu filloi edhe më intensivisht të veproi në bashkëpunim me këshillat e sindikatave dhe aktivistëve në Fushë Kosovë. Shtëpinë e vet ua kishte lënë në disponim të rinjëve shqiptar që të ushtronin aktivitetin e tyre kulturor, arsimor e kombëtar. Lufta e vitit 1998/99 Hashimin nuk e zuri të papërgaditur.Tani më ai kishte vendosur të mos lëviz nga shtêpia dhe ta mbrojë ate deri në frymën e tij të fundit. Në shtëpi mbante edhe bashkëshorten e fëmijët dhe dy prindërit Gjylen dhe Hajvazin (i paralizuar – ish pjestar i luftës së 41/45, i plagosur në luftë dhe i sëmurë nga tifoja) të cilin prej shtatë vitesh e shëronte me kujdesin më të madh.  Hashimin e karakterizonte njê qëndrim i urtë, i vendosur, modest, fjalë-pak i dashur dhe i respektuar në familje dhe në rrethin ku jetonte.

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s me 24 mars 1999, dhuna serbe u intensifikua deri në atë shkallë sa nuk kurseheshim më as fêmijët e as tê moshuarit. Vritej e digjej gjithqka që ishte shqiptare. Fushë Kosova u mbulua në tym e flakë. Kêtu ndodhte tragjedia. Më 26 mars me iniciativën e motrave, fëmijët dhe bashkêshortja e Hashimit u larguan për në Prishtinë. Hashimi ishte gjakftoht, i qetë dhe i vendosur të mos largohej nga shtêpia. Përkundër lutjes së motrave ai nuk ndërroi mendje.. Nê mbrëmjen e asaj nate sulmohet shtëpia. Hashimi plagoset në këmbê ndêrsa nënën ia vrasin. Me një pistoletë vranë dy polic serbë të cilëve ua merr armët dhe kështu qëndron tërë natën pranë babait të paralizuar dhe nënës së vrarë. Të nesërmen në mëngjesin e hershëm nëpër flakët e luftës kishin depërtuar nga Prishtina dy motrat e Hashimit ku e gjejnë ate tê plagosur, dhe nënën e vrarë. Tani më ai ishte i armatosur mirë. E lusin që tê largohen bashk me babain ndërsa ai duke qëndruar pranë dritares iu përgjigjet. „A e keni parë se na e vranë nënën, i gjallë nuk dal nga shtëpia“ Kêshtu kishte folur për herê tê fundit Hashim Hajdini. Diku rreth orës 10 të po kësaj dite, shtëpia sulmohet nga gjithë arsenali i ushtrisë dhe policisë serbe. Lufta ishte e përgjakshme dhe e pabarabartë. Sulmi zgjati deri rreth orës 15 kur nga predhat dhe artileria e rënd, shtëpia u bë rrafsh me tokë. Kêshtu ndërroi jetë Hashim Hajdini dhe babai i tij Hajvaz Hajdini. Sipas dëshmitarêve Hashimi kishte luftuar si luan deri në plumbin e tij të fundit duke i shkaktuar dëme të mëdha palës serbe.Tragjedia në familjen Hajdini nuk përfundoi vetëm me këto tri viktima. Atë natë u vra edhe Naim Hajdini 28 vjeçar (djali i axhës së Hashimit) dhe e ëma e tij Zyla. Këtë natë ishin vrarë shumë qytetar të tjerê të Fushë Kosovës nga të cilët më se 40 bashkëvendas të Hashimit të cilët jetonin në Fushë Kosovë. Kêshtu dha jetën Hashim Hajdini për të dêshmuar edhe një herê se u lind dhe u edukua në frymën patriotike në një familje të madhe qfar ishte familja Hajdini nga Tupalla e Medvegjês.

Në shenjë të nderit dhe respektit për vepren e tij heroike, rapsodi popullor i thuri këngë, populli i Kosovës njohu sakrificën e tij prej dëshmori për liri, qytetarët e Fushë Kosovês i ngritën lapidarë. Vepra e tij do të mbetet frymëzim për brezat që sot po e gêzojnë lirinë për të cilën u flijua Hashim Hajdini dhe shumë e shumë dëshmorê e patriotë të tjerë.

Kêtyre brezave iu mbetet në barrë amaneti i këtyre dëshmorëve – Të mos e nëpërkëmbin lirinë e fituar me gjakun e tyre

 

Ali Hajdini ,  2009  Francë

 

Share

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë

Ismajl Kurteshi 001.1PNG

V I D E O

Për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Qeveria e Kosovës bisedimet e mëtutjeshme me Serbinë duhet t’i kushtëzoj me parimin e reciprocitetit. Në të kundërtën ikja e shqiptarëve nga Lugina është e paevitueshme.
Komisionit Parlamentar i Arsimit të Kuvendit të Kosovës me 9 dhe 10 mars 2015 i vizitoj Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Gjatë qëndrimit dy ditor delegacioni nga Kuvendi i Kosovës në takimet me: Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kryetarët e Komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Deputetët Shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Nënkryetarin e Komunës së Medvegjës. Drejtorët dhe arsimtarët e tri shkollave të Mesme dhe tri shkollave fillore si dhe udhëheqësit e OJQ-ve që veprojnë në Komunat e Preshevës dhe Bujanocit, u informua gjerësisht me problemet që po ballafaqohet popullata shqiptare në Luginën e Preshevës.
Në 1.100 kilometra katror të tri komunave të Luginës së Preshevës aktualisht jetojnë rreth 80.000 banorë, rreth 70% e tyre janë shqiptarë. 90% e banorëve të Komunës së Preshevës, në të cilën jetojnë rreth 35.000 banorë, janë shqiptarë. Komuna e Bujanocit i ka 43.000 banor, 55% e tyre janë shqiptar. Kurse në Komunën e Medvegjës jetojnë 10.700 banor. Në këtë komunë, që deri në vitin 1999 ishte me shumicë shqiptare, tani jetojnë vetëm rreth 2.700 banor shqiptar ose 26% e numrit të përgjithshëm.
Në institucionet shtetërore në Luginë punojnë rreth 1600 zyrtar, prej tyre vetëm 387 janë shqiptar ose 24%.
Problemet në Arsim:
Mungesa e teksteve shkollore dhe moslejimi i përdorimit të teksteve nga Kosova, paraqesin problem serioz për nxënësit e të gjitha niveleve në Luginë. 5000 tekste shkollore në gjuhën shqipe, të dërguara nga Kosova, që mbahen të konfiskuara nga policia e Serbisë tani e disa vite dhe moslejimi as i Abetares, paraqesin formën më të vrazhdë të diskriminimit kombëtar, në një vend evropian që po e synon integrimin në BE. Ato pakë libra të përkthyera në gjuhën shqipe që janë në përdorim atje janë botime të vjetra, shumë prej tyre janë të viteve 70- ta. Serbia jo vetëm se nuk e lejon përdorimin e teksteve shqip nga Kosova, por as nuk pranon të bisedon për mundësinë e shfrytëzimit të teksteve nga Kosova në Luginën e Preshevës.
Mungesa e kuadrit të kualifikuar për shkak të mosnjohjes së diplomave të universiteteve të Kosovës, pasi që Gjykata Kushtetuese e Serbisë marrëveshjen e arritur në Bruksel në lidhje me nostrifikimin e ka shpallur jo kushtetues, është po ashtu problem i madh për shqiptarët e Luginës. Serbia nuk i njeh as diplomat e shkollave të mesme dhe as dëftesat e shkollës fillore nga Kosova. Mësimi i historisë kombëtare në Luginë është reduktuar në maksimum.
Kufizimi i regjistrimit të studentëve përmes kuotës në Kosovë dhe Shqipëri, sidomos për fushat në të cilat mungojnë kuadrot në Luginë shkakton mungesë të kuadrove profesionale në Luginë.
Në këto rrethana Lugina ka nevojë për një universitet të vetin e sidomos për një fakultet të edukimit.
Problemet në shëndetësi
Në Luginë nuk ka spital. Ata që kanë nevojë të shtrihen në spital duhet të shkojnë në Vranjë, në Nish ose në Beograd, në të kundërtën duhet të kërkojnë shërim jashtë vendit.
Serbia nuk e lejon hapjen e maternitetit i cili tani më është i ndërtuar në Preshevë dhe vetëm e pret lejen nga shteti për fillimin e punës.
Në anën tjetër, Serbia nuk e lejon regjistrimin e foshnjave që lindin në Kosovë edhe kur dy prindërit janë banor të Luginës. Gratë atje shpesh janë të detyruara të lindin në shtëpitë e tyre pa përkujdesje mjekësore.
Problemet administrative:
Banorët që për një kohë dalin jashtë vendit për të punuar, edhe pse familjen dhe pasurinë e kanë në vendlindje shlyhen nga evidenca e shtetësisë së Serbisë dhe kështu atyre ju merren të gjitha të drejtat, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e votës.
Në disa agjenci shtetërore shqiptarët nuk kanë fare qasje, si për shembull në kadastrën e Bujanocit, nuk punon asnjë shqiptar. Kurse në policinë e kësaj komune, 70% e të punësuarve janë serb. Në Gjykatën Themelore në Bujanoc janë vetëm 3 gjykatës shqiptarë. Kurse gjykatë të shkallës së dytë nuk ka në Luginë, e as gjykatës shqiptar. Barazia në përdorimin e gjuhëve është vetëm në letër. Në Radiotelevizionin Publik të Serbisë nuk ka as një minutë program në gjuhën shqipe.
Problemet në ekonomi; Investim i vetëm i Serbisë në Luginën e Preshevës është ndërtimi i bazave ushtarake dhe të xhandarmerisë, që ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi shqiptarët atje.
Investime në fushën e zhvillimit ekonomik në Luginë nuk ka. Prodhimet bujqësore apo ato të ndonjë kompanie private nuk kanë treg. Ato nuk mund të sillen në Kosovë, për shkak të pengesave administrative kurse në Serbi bojkotohen. Në këto kushte papunësia është shumë e madhe gjë që po shkakton migrimin drejt Kosovës dhe shteteve Perëndimore. Vetëm gjatë katër viteve të fundit, numri i nxënësve në Preshevë ka rënë për 1300. Nga Medvegja pas vitit 1999 janë shpërngulur 5500 shqiptar apo mbi dy të tretat e tyre. Në shkollën e Tupallës që dikur mësimet i vijonin 320 nxënës shqiptarë, tani kanë mbetur vetëm 15 nxënës.
Në fshatrat e malësisë së Bujanocit, ku dikur jetonin mbi 10.000 banor tani kanë mbetur vetëm 16 familje.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për ndihmë institucionale të dy Shteteve Shqiptare.
Shqipëria dhe Kosova duhet t’i njoftojnë institucionet ndërkombëtare për diskriminimin institucional të Serbisë mbi shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të kërkoj ndërhyrjen e tyre.
1) Shqipëria dhe Kosova duhet t’ia sigurojnë nxënësve në Luginën e Preshevës tekstet shkollore falas dhe ta detyrojnë Serbinë që ta lejojnë përdorimin e tyre .
2) Dy shtetet shqiptare duhet t’i bëjnë presion Serbisë që t’i nostrifikon diplomat e universiteteve publike të Shqipërisë dhe Kosovës.
3) Studentët e Luginës, në dy shtetet shqiptare, duhet të trajtohen si studentët e Shqipërisë gjegjësisht të Kosovës në çdo aspekt.
4) Dy shtetet shqiptare duhet ta përkrahin themelimin e një universiteti publik në Luginën e Preshevës.
5) Dy shtetet shqiptare duhet ta ndihmojnë hapjen e maternitetit në Preshevë.
6) Dy shtetet shqiptare duhet t’i përkrahin projektet ekonomike që do të hapnin vende të reja pune dhe krijonin kushte për të jetuar në Luginë.
7) Kosova duhet t’ i heq të gjitha pengesat administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe prodhimeve të tyre.
8) Dy shtetet shqiptare duhet të hapin zyre ndërlidhëse për Luginën e Preshevës dhe të vejnë kontakte të rregullta institucionale.
9) Tri komunat e Luginës së Preshevës duhet ta themelojnë asociacionin e komunave.

10) Dy shtetet shqiptare duhet menjëherë ta iniciojnë dhe fillojnë procesin e riatdhesimit të shqiptarëve të dëbuar masovikisht nga Lugina e Preshevës në vitin 2001. Paraprakisht këtyre qytetarëve duhet t’ju ndërtohen shtëpitë dhe infrastruktura e nevojshme në vendlindjet e tyre në Luginë.
11) Për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve që shqiptarëve të Luginës së Preshevës ua bëjnë të pamundur jetën në vendin e tyre, Qeveria e Kosovës, bisedimet e mëtutjeshme me Serbinë duhet t’i kushtëzoj me parimin e reciprocitetit ( që do të thotë se të gjitha të drejtat që i gëzon minoriteti serb në Kosovë duhet t’ju njihen edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës).
Në të kundërtën ikja e shqiptarëve nga Lugina është e paevitueshme e përgjegjësia do të bie mbi dy shtetet shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare që po heshtë para kësaj politike raciste të Serbisë mbi shqiptarët autokton të Luginës së Preshevës. Derisa Qeveria e Kosovës po negocion me Beogradin sikur fare të mos ekzistonte Lugina e Preshevës. Nga kjo që u tha më lart del se Serbia është kampione e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare në Evropë. Ky problem serioz i shqiptarëve dhe i Evropës nuk zgjidhet duke e heshtur. Ky problem kërkon zgjidhje të drejt gjer sa nuk është bërë vonë.
Mars 2015 Ismajl Kurteshi, deputet

Share

Nen kryetari i kuvendit Komunale ne Medvegje sot dha doreheqeje

foto 001.1PNG

Nen kryetari i kuvendit Komunale ne Mevegje dhe njeherit kryetari i deges se partise per veprim demokratike, zoteri Fehmi BEHA, sot me 19.03.20115 dha doreheqeje nga posti i nenkretarit te kuvendit komunal.

 

Ne vazhdim po ua baskangjesim edhe shkresen zyrtare te cilen bashkepunetori jon nga kuvendi komunale ne Medvegje, e siguroi per redaksine tone,

Komente 002

 

 

Deklarat 001

Komente 002

 

tupalla.com ,mirëpret pikëpamjet e ndryshme dhe nuk censuron askënd. Përgjegjësia për komentet është vetëm e atij që e shkruan. Por fyerjet, fjalët banale e pa lidhje me temën e artikullit, nuk i shërbejnë debatit dhe nuk do të pranohen.

Medvegja REDAKSIA

Share

Me rastin e 16 – vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit Florim Rushiti – Kingji – nga Medvegja

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit

Florim Rushiti – Kingji  Biografi e shkruar nga Ali Hajdini

  • Florimi lindi me 02 prill të vitit 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës. Florimi qysh në fëmijëri u ballafaqua me sfidat ndër më të ndryshmet. Jeta e tij, si edhe e bshkpkohanikëve të tij gjithnjë po bëhej më e rendë. Pushteti i asaj kohe po ngushtonte çdo pore të jetës jo vetëm të të rinjëve. Por kjo sikur po i skalitte edhe më shumë të rinjtë shqiptarë anëekënd trojeve shqiptare. Florimi, mësimet e para i mori në fshatin Tupallë. Meqë shkolla e mesme në gjuhën shqipe në Medvegjë tashmë ishte mbyllur, Florimi, ia mësyn Bujanocit për shkollim të mëtejm. Kostoja e papërballueshme financiare e detyron që të ndërpresë shkollimin dhe kthehet në Kapit prej nga niset për Gjermani. Kur ra kushtrimi për liri Florim Rushiti ishte ndër tê parët që iu përgjegj thirrjes së atdheut. Së bashku me bashkëatdhetarë e trima siq ishte Fehmi e Xhevë Lladrovci, më 1998 zbarkuan në brigjet e shtetit amë. Nê arganizimet e para për mobilizim, për shkak të moshës së tij tê re iu kërkua nga Fehmi Lladrovci që të kthehet në Gjermani dhe prej andej të ndihmoi në aspektin material e logjistik luftën e cila për ditë e më tepër po merrte përmasat e një lufte çlirimtare nga pushteti dhe dhuna serbe. Rënia e Fehmi Lladrovcit nuk e la të qëndroi larg kësaj lufte dhe për herë të dytë ia mësyri shtetit amë dhe kufirit shqiptaro-shqiptar pasi e dinte se vetëm aty mund të merrte hakun për mikun e vrarë dhe të shumë të rinjëve tê tjerë të cilët në luftê me armikun binin në altarin e lirisë. Një ditë pranvere kur lulet ishin ende të pakta në brigjet e Pashtrikut, Florim Rushiti bie heroikisht nga plumbat e armikut, më 26 maj 1999. Gjaku i tij dhe i dëshmorëve të tjerë bënë që në brigjet e Pashtrikut, Koritnikut, Bjeshkëve të Nemura, Karadakut e gjithandej Kosovës të çelin mijëra lule që paralajmëruan një pranverë të re. Një pranverë çfar e kishin ënderruar breza të tërë gjatë shekujve. Trupi i tij sot prehet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Është edhe ky një dëshmor nga treva e Kosovës Lindore që dha jetën në luftën e fundit në Kosovë. Familja për nderim të dçshmorit të rënë, djalin e Lulzimit, e pagëzoi me emrin Florim. Ndërsa institucionet tona duhet së paku ta nderojnë me emërtim të një rruge, shkolle, cmimi apo insticioni tjetër.
  • nga Ali Hajdini

————————————————————————–
ne vazhdim mundë  të shikoni VIDEO – Dokumentar për DESHMORIN

 —————————————————————————

Kingji0011

Kapit

(Kushtuar Deshmorit
Florim Rushitit]
1.
Në këtë tokë jam lind e rrit
Koha ime dua me shendritë
Brezi im në flak është kalitë
Nji rreze drite ra mbi Kapit.

2.
Medvegjes i shkrep nji shkendi
Dita dites zvoglohet kjo shqiptari
O shkije te zi edhe unë jam shqiperi
Toka ime e pergjakur kerkon LIRI.

3.
Florimi i zhgenjyer ik në gjermani
Atje gjeti shqipja streh dhe miqesi
Shpirti i shqetsuar per fshatin KAPIT
Qengji,pse u largua nga vendi tijë.

4.
Ngushtic,në territorin e Ilirisë
Terror ushtrojnë klyshet e serbis
Debojnë e depertojnë shqiptar
Në Medvegje,Kapit e Topallë.

5.
Qengji-Kingj gjumi trimin nuk e zë
Se e thrret zëri i ëmbel i ATDHEUT
Kyqet trimi në luften e UÇK-es
Më i dalë në ndihmë MËMËDHEUT.

6.
Toka e gjermanis i dridhet nën këmbë
E zgjojë gjaku i Fehmiut dhe i Xheves
Hakmarrje,trimi në Flamurin Kuq E Zi
Eshtë betue,atdheun nga shkau me e lirue.

7.
Shkel KINGJI në hapsirat e Iliridës
Kalon fusha e male në drejtim të Dibres
Atje e priti toka e jonë SHQIPTARE
Burreli e perkdhel ,Cahani mir ,se ke ardh.

8.
E vesh uniformen e ushtris çlirimtare
E ndjente Florimi krenarin shqiptare
E therte në shpirt lufta e pa barabart
E thrret dheu i kosoves, ideali ishte qartë.

9.
Në Cahan pergaditej,si me sulmue
Shkonte trimi në frontë duke fluturue
Majes në Pashtrik duke ju afrue
Fillojnë fuften me shkije duke luftue.

10.
Flurim Rushiti më mitraloz duke gjue
Nji perleshje e ashper është zhvillue
Shkijet në piken e par i kishin asgjesue
Disa trima shqiptar rënd ishin plague.

11.
Nji plumb Florimin e kishtë qellue
Në maje të pashtrikut trimi ish flijue
Kufiri shqiptaro shqiptar ishte çlirue
Gjaku i trimave,token tonë e ka bekue.

12.
Kapit,zhgenjimin ti e mban në gji
Zgjohu njihere e pergjumur shqiperi.
Gjaku i Kingjt ,thrret nga Landrovica legjendare
Tani ose kurr, le ti ribashkojmë trojet shqiptare.
Drejtpërdrejt.

Jashar Selmanaj  , në bashkëpunim me vllezërit e Medvegja REDAKSIA

22.03.2015.Bochum.Gjermani.

————————————————————————–

 

 LAVDI dëshmorëve të Kombit

Na Ndiqni në FACEBOOK

Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA  

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi, mos blej produkte serbe, Blej shqip Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur, S F I R C A Historiku - nga erdhëm ku jetuam, 17 Qershor 1999 - Dita e çlirimit e Komunës së Vushtrrisë ,Faton Hamiti , Medvegja Diskriminimi,Beteja e kosoves 1389 ,Perandoria Osmane 1389 , Turqia 1389,Idriz ajeti feston ditelindjen ,Halim Hyseni, - GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB,- Shqiptarët duhet t'i thonë jo Gjykatës Speciale,,Kisha e Xhamia, PLATFORMA POLITIKE, Per komb e per Atdhe, leshohet pe,Ibrahim EGRIU, Nazmi Hajredini,Maki Makfire CANOLLI Maqedonci, Ajet DULI,Sadri Ramabaja,Adem Shehu ,Shehi, Muhaxherët,Vushtrria, dita e deshmorëve,pshdk , LDK, PDK , AAK, PD,LS,VV, tahir veliu,shqiperi etnike, presheva , ovl uçpmb , Ovl UçK, Tetovë, shkup, lufta 1998 -1999,Nato,

Share

Jo Bacë , Jo nuk u krye!

jo su krye bac 0011

Jo Bacë , Jo nuk u krye!

TI Baca Adem

Me mushkëritë e Tokës merr frymë

Për Atdhe ,komb, gjuhë e mëmëdhe

Për zogjtë,me gjak në fole!

Po e vret harrimi,amanetin tënde

Këmbë e hasmit Kosovën mos me prek

Por, O Bacë shkelëm besë e amanet

Sillet shkau me bishte dhelpre këtu

si në shtëpi të vet…

Bacë Adem edhe Flamurin ta kanë ndërruar!

Edhe para botës jemi turpëruar

Kemi humb fjalë e besë

Ti na e le amanet Kosovën

Kosova të mos vdesë

E rrejnë botën e vetën me pavarësi

Në themelet e Arbrit gërmon erë e tradhti

E duan edhe një grusht Serbi

Ti bacë shkove në atë botë por gjithëmot

Nën diell e qiell me Lapidarin me Gur

Jo bace-jo nuk u krye!

Kosova me plagë të re përpëlitet

E gjarpëruar krekoset kurva Serbi

E ndihmuar nga pushtetarët e hajdutët tanë shqipfolës

Në lukse të kënaqur në djepin e këtij populli

T’u i kurdis kartha keq e ma zi!

U mbush Kosova me hajna tradhtar e manifiki

Kush për serb , e kush për turk e Azi

Bacë nuk u krye, kjo s’është « Liri »!

Sofra bosh dhe me bark zbrazur e në varfëri

Tradhtarët krah për krah hanë e pinë me rrospien Serbi

Zgjohu Bacë edhe një njëherë nga varri pash atë zot

Kujto luftën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Kujto Pavarësinë e Shqipërisë e mëmdheun

Kujto ngjarjet 1981 për Liri e « Kosovën Republikë »

Luftën e 1999-tës për « Kosovën e Pavarësi »

Thirr Skënderbeun dhe lësho kushtrim bashkë me te

Thirrëne Ismail Qemalin dhe Isë Boletinin

Mos e leni pa e marre Shaban Polluzhen e Hasan Prishtinën

Kështu thotë populli i tëre

Mos të rrojmë te turpëruar e në ferr

T’i bashkojmë Kosovë e Shqipëri

Çamërinë Shkup ,Ulqin e Preshevë

Atëherë do të themi « Bacë urime se u krye »

 

nga Asllan Dibrani

për Medvegja REDAKSIA

ne vazhdim keni një piktur kushtuar Familjes Adem Jasharit nga Piktori i jon i madh Sulejman Pernjasi që ka dërguar në REDAKSI enkas per atëdhedashesit ne mbar trojet tona.

RINGJALLJE NE RESPEKT TE FAMILJES A , JASHARI nga piktori Sulejman Pernjasi
RINGJALLJE NE RESPEKT TE FAMILJES A , JASHARI nga piktori Sulejman Pernjasi
Foto Page REDAKSIA qamëri 001
Medvegja REDAKSIA

 

Share

PARIMET E DREJTESISE

 

parimet e drejtësis 002

 

Drejtësi nuk është diqka që mund ta shpreh e mund ta ndajë I padrejti, ajo I ka rrënjët tek njerzit e përgjegjeshem. Ana e drejtësisë mund të spjegohet më së miri në aspektin social, tek e fundit është ajo që po e përjetojmë qdo ditë: si persona fizik ashtu edhe juridik përgjethsi që nuk ndahet nga ne, përgjethsi ajo që këmi persona të ndryshëm rreth nesh. Shumë filozof të njohur kanë mendime për drejtësinë mënyrën se si mund të aplikohet e si duhet të zhvillohet ajo, ndër ta filozofi I njohur Raëls mendon se për zhvillimin e drejtësisë dhe aplikimin e drejtë të kësaj teorie duhet të krijohet dhe zbatohet politika e shtetit liberal që do të thotë vetëm ky argumentim filozofik për Raëls-in është kusht për krijimin e sigurimit social për të gjithë njerëzit… Raëlsi shperndarjen paresore te te mirave shoqerore e parashiqon ne:

  1. parimin e pare – cdo kush ka te drejte per te pasur te drejta themelore ne perputhjen e te drejtave per te gjithe.
  2. parimi i dyte – cdo kush ka te drejte ne parimin e ndarjes dhe ne parimin e shanseve te barbarta. Si përfundim mund të themi se teoria e Ralës-it bazë e ka teorinë e bazuar në drejtësinë e themeluar nga një demokraci moderne me një kultur të theksuar demokratike e cila e ruan traditën e mendimit demokratik, mendimit ndryshe, alternativës në kuadër të krijimit instuticional të qëndërueshëm të një shoqërie pluraliste.

Por, përkundër kësaj në këtë kohë drejtësia thuajse i ka lëkundur rrënjët e saj, dhe atë nga “udhëheqesit e përkryer”. Kapje e shtetit me të gjitha forcat e në të gjitha aspektet ky është i vëtmi realitet i cili mund të shihet në qdo anë. Parimet e drejtësisë po hasin në shkëlje të mëdha, sidomos liria që është një ndër parimet themelore po cënohet në përmasa të mëdha. Të jesh i drejtë ndaj të padrejtit është shumë e vështirë…

shkruan për Medvegja REDAKSIA , Rasim Hajdini dep. sociologji / Prishtinë

Share

COPTIMI I TOKAVE SHQIPTARE GJAT VITEVE 1914-1918 DHE POPULLSIA E SAJ

Coptimi i tokave shqiptare 1914_001

Me mbarimin e Luftës së Parë Ballkanike 1914-1918, lakmia e shteteve ballkanike, e kishte arritur lakminë kolonialiste, duke i pushtuar krejtësisht tokat shqiptare. Këto lakmi nga shtetet e vogla ballkanike por me pretendime të mëdha përsëri dalin sheshit gjatë vitit 1919, me kërkesat e tyre neo-kolonialiste që ia paraqitën Konferencës së Paqes të Parisit. Përsëri këto pretendime bien poshtë në qershor të vitit 1921, kur Konferenca e Ambasadorëve për së dyti herë sipas misionit të marr nga qeveritë e tyre e merr në shqyrtim çështjen shqiptare. Këtu bihet vendim për krijimin e sërishme të Shqipërisë me kufijtë e saj politikë.

Italia e kishte pushtuar Vlorën, Serbia e cila kishte deklaruar në janar të vitit 1920 se hiqte dorë nga çdo kërkesë tokësore mbi Shqipërinë, por në vend të saj e nxitë Malin e Zi, të Krajl Nikollës nga Cetina që të kërkonte pushtimin e viseve të malësisë së mbi Shkodrës me arsyetim gjëja për çështje strategjike, dhe duhej sipas kusarive të Malit të Zi, përsëri të shqyrtohet kufiri londinez i 1913. Mali i Zi, këtë e bënte me të vetmin qëllim që Shqipërisë, t’ia shkëpuste arteriet kryesore të saj. Ndërsa Bullgaria këtë radhë si edhe Serbia do të qëndrojnë anash me kusaritë e tyre drejt tokave arbërore por Serbia nga ana tjetër e nxiti Greqinë që ta kërkonte dhe pushtonte Korçën dhe tërë zonat e Jugut të Shqipërisë që gjenden nëpër viset mes liqenit të Ohrit dhe të Prespës; nga këtu grekët e ndjekin vijën e demarkacionit kufitar londinez të 1913, deri në malin Gramsh (Gramos), duke ardhur nga Jugu dhe përfundojnë me kusaritë e tyre në grykën e Prevezës.

Këta janë kufijt e vërtetë etnik si shumë të tkurrur që Shqipëria Natyrale, i kërkon dhe do t’i kërkojë, kurdoherë sepse këta kufij thjesht pa ndonjë ekuivok(kundërshtim) janë kufijtë jo real të Shqipërisë londineze. Me të gjitha këto rrjedha të zymta historike që e shkatërruan dhe e masakruan popullatën e shtetit shqiptar ndër shekuj, por etnosi i saj arriti ta ruante dhe mbrojë me nostalgji, individualitetin kombëtar dhe gjuhësor.

Atëbotë më 1878-1913, brenda këtyre kufijve natyror jetonin dy milion e gjysmë shqiptar, me shumicë të madhe deri në 80% nëpër ato vendbanime heterogjene janë (të përziera) me popullsi sllavo-serbe dhe atyre greke, edhe në këtë përzierje përqindja e shqiptarëve hipë dhe e kalon mbi 90% e deri në 95%,dhe atë nëpër krahinat shqiptare si në Pejë,Gjakovë,Prizren dhe Çamëri.

Kufijtë e Shqipërisë fillojnë për herë të parë të anulohen dhe zhduken që të gjithë me lëshimet tokësore që i bëri Kongresi i Berlinit më 1878,favoreve hegjemoniste dhe kolonialiste Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Edhe konferenca e ambasadorëve të Londrës më 1913, nuk ishte ndonjë favor në llogari të etnosit shqiptar edhe kjo ligjëroi si edhe dy kongreset e mëparshme tragjedinë tonë kombëtare, duke tregtuar me trojet tona në favor të shteteve ballkanike pan-sllaviste. Me këtë parregullsi të qëndrimit të konferencës të ambasadorëve të Londrës, Shqipërisë jashtë kufijve të saj natyral i mbetën më tepër se një milion e gjysmë banor shqiptarë.

Edhe Konferenca e Paqes apo Liga e Popujve të Versajës më 1919, e iniciuar atëbotë nga kryetari i SHBA-së, Vudro Vilson, u bë me qëllim që të ruhet paqa botërore. Në këtë Ligë do të hynin 32 shtete, në mesin e së cilës ishte edhe shteti shqiptar i Qeverisë Provizore i Ismajl Qemalit, atë më çdo kusht atëbotë e mbrojti Vudro Vilsoni, porse apetitet e pangopura të fuqive të mëdha evropiane nuk e përfillën fjalën e Vudro Vilsonit, porse i kishin filluar sërish planet e tyre ekspansioniste për rindarjen dhe copëtimin e Shqipërisë Natyrale. Qysh në kohën e luftës evropiane, flitej për copëtimin e Shqipërisë në favor të interesave të shteteve të vogla ballkanike porse me kërkesa të mëdha neo-kolonialiste të shteteve pan-sllaviste siç ishte Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, kjo ishte bërë kinse për pjesëmarrjen e këtyre shteteve në luftë e cila pritej që së shpejti të fillonte kundër Austro-Hungarisë.

Ky propozim për copëtimin e mëtutjeshme të tokave shqiptare më 23 nëntor 1914, u nxit nga ministri i punëve të jashtme të Rusisë z. Sazav, i cili e kishte kundërshtuar kërkesën e Italisë e cila kërkonte që të vazhdohej njohja e independencës së Shqipërisë në bazë të bisedimeve të ambasadorëve të Paktit të Londrës, ky fakt është zbuluar pas një kohe në botimet sekrete të dokumenteve të shkruara në “Librin e Zi” të qeverisë Bolshevike të Rusisë të V. I. Leninit. Ky propozim i copëtimit të Shqipërisë, ishte përsëritur edhe në Këshillin e Lartë të Parisit gjegjësisht në mbledhjen e Versajës më 13 janar të vitit 1919, ku Klemenseu (Clemenseau) e paraqiti një planë për ndarjen e Shqipërisë në mes Jugosllavisë, e cila do ta merrte krejt Shqipërinë Veriore me Shkodrën dhe bregdetin shqiptarë gjer në Shëngjin, ndërsa Greqisë do t’i jepeshin pjesa Jugore me Gjirokastrën dhe Korçën. Ky propozim ishte biseduar edhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës atëherë për lëshime rishtazi të Shqipërisë Jugore Greqisë, si shpërblim që pati hequr dorë nga Izmiri, kur luftëtarët turq Junanlisë ia patën thyer kokën dhe i kishin shndërruar në karrema për peshq jo njëherë por shumë herë. Dalja në dritë e përmbajtjes së Traktatit të fshehtë të Londrës nga Rusia Bolshevike i tregoi popullit shqiptar planet e vërteta të fuqive të Antantës dhe në radhë të parë të Italisë kundrejt Shqipërisë. Botimi i tij, ashtu siç shkruante gazeta “Dielli” në mars të vitit 1918-ës, ishte “sy për të verbrit dhe veshë për të shurdhëritë”.Përmbatja e Traktatit të Londrës,i cili u vlerësua si “qefini i Shqipërisë”, ngjalli një valë të fuqishme indinjate në vend dhe në kolonitë shqiptare jashtë dhe u pasua nga protesta energjike. Në një letër të hapur që i drejtohej në emër të Federatës Pan-shqiptare “Vatra” në janar të 1918, gazeta angleze “Dhë Mançester Gardian” (The Manchester Guardian”, shkruhej se traktati i fshehtë i Londrës cilësohej “si një nga aktet ndërkombëtare më të errëta që mund të përmenden”. Letra pastaj përfundon me fjalët: “Fuqitë e mëdha e harrojnë gjallërinë e shëndoshë të shqiptarëve, të cilët u kanë rezistuar perandorive të fuqishme për shekuj me radhë dhe parulla e të cilëve ka qenë gjithmonë: Lufta për liri me çdo kusht deri sa të arrihet suksesi”[1].

Botimi i Traktatit të Londrës ishte një grusht i rëndë për të dy fuqitë e Antantës, që i kishin pushtuar viset e Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë për Italinë. Ai i shqetësoi shqiptarët dhe njëkohësisht u dha një armë të re në dorë për ta demaskuar e goditur politikën imperialiste dhe shoviniste të shteteve fqinje dhe të përkrahësve të tyre si dhe për ta shprehur edhe më tepër vigjilencën kundrejt armiqve të atdheut.

[1] Hapja e Konferencës së Paqes në Paris më 18 janar 1919.

Coptimi i tokave shqiptare 1914_002

Autoritetet ushtarake të zonës italiane të pushtimit, nga ana e tyre, u orvatën ta pakësonin shqetësimin që lindi nga botimi i Traktatit të Londrës. Komanda e trupave ushtarake të efektivit të XVI italiane në Shqipëri më 21 shkurt 1918 porosiste prefekturat dhe nënprefekturat të zhvillonin propagandë në favor të Italisë duke thënë se traktati kishte pësuar gjoja më vonë ndryshime, të cilat, bolshevikët nuk i botonin me qëllim.

Por këto masa nuk mundën ta mashtronin opinionin publik shqiptar. Protestat kundër Traktatit të Londrës vazhduan. “Shqiptarët duan lirinë dhe për lirinë e vetëqeverimit do të luftojnë si kundër Italisë, Serbisë, Greqisë ashtu edhe kundër Austrisë, ose kundër cilësdo force tjetër pushtuese”.

Qeveria italiane, me qëllim që t’i realizonte më lehtë këto plane grabitqare ndaj Shqipërisë, i shtoi orvatjet për ta përçarë lëvizjen kombëtare shqiptare dhe për të rekrutuar vegla të politikës së saj nga radhët e klasave sunduese të Shqipërisë. Në përputhje me këto synime, propaganda e qeverisë italiane nga mbarimi i luftës vuri në qarkullim në shkallë të gjerë parullat se midis Italisë dhe Shqipërisë ekzistonte një “bashkësi interesash”, pasi, duke “mbrojtur” Shqipërinë prej lakmive të shteteve fqinje ballkanike, Italia “mbronte” njëkohësisht edhe veten e saj. Rrjedhimisht kinse, Italia ishte “mbrojtësja natyrore” e Shqipërisë.

Me platformën e qeverisë italiane u bashkua një grup politikanësh shqiptar prej 14 vetash, të cilët gjatë luftës kishin qëndruar në Zvicër. Midis tyre bënin pjesë Turhan Pashë Përmeti, Syrja Bej Vlora, Visarion Dodani, Eqrem bej Libohova, Dr. Gaqi Adhamidhi etj. politikanë të tjerë si Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja etj., që ndodheshin në Itali, u bënin thirrje “krerëve” të politikës shqiptare të mblidheshin në Romë.

Rreziku i madh që kërcënonte vendin atëbotë u ndje thellë në gjithë popullin shqiptar, i cili u vu menjëherë në lëvizje për ta siguruar pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Organizatorë të kësaj lëvizjeje u bënë intelektualët borgjezë patriotë, të cilët në përgjithësi drejtonin organizatat politike si dhe shtypin kombëtar shqiptar brenda e jashtë vendit. Në fund të luftës filloi të aktivizohej dhe ta zgjeronte veprimtarinë e tij ilegale komiteti i fshehtë, i krijuar qysh më 1915 në Shkodër. Anëtarë të këtij komiteti formuan më 7 nëntor 1918 komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, me qendër në Shkodër , i cili filloi të vepronte ilegalisht. Të dy këto komitete, që bashkëpunonin ngushtë, i vunë vetes si detyrë të luftonin për çlirimin kombëtar të vendit. Por ai i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”, në të cilin bënin pjesë kryesisht të mërguarit politik kosovar,që ndodheshin në Shqipëri i kishin vënë vetes si detyrë të veçantë të luftonte edhe për shpëtimin e Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë. Në qytete të ndryshme të vendit filluan të aktivizoheshin në jetën politike edhe klube e shoqëri të tjera patriotike, që vepronin nën udhëheqjen e elementëve përparimtarë si Avni Rrustemi, Halim Xhelua etj. Një veprimtari të gjerë për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë toksore të Shqipërisë zhvilluan në këtë periudhë Federata pan-shqiptare “Vatra” dhe “Partia Politike Kombëtare” në SHBA si dhe kolonitë e tjera shqiptare jashtë vendit, Rumani, Turqi etj[2].  

Herën tjetër në Konferencën e Paqes çështja shqiptare ishte shqyrtuar vetëm se nga pikëpamja e kontradiktave Italo-Jugosllave. Porse në këtë konferencë bisedimesh që i kishte zhvilluar punimet e saj në Pallanza, këtu Shqipëria kishte shpëtuar nga ky kombinacion hegjemonist. Nga kjo mbledhje u pa mirëfilli, sesi të drejtat kombëtare shqiptare, me mbarimin e luftës evropiane, po shkeleshin dhe denigroheshin, dhe bëheshin orvatje për t’i cunguar viset etnike të Shqipërisë Natyrale.          Atëherë Shqipëria kishte mbetur pa asnjë përkrahës të saj. E vetmja përkrahje e vogël ishte ajo që i vinte prej Italisë, edhe kjo fuqi evropiane e pat hekë përkrahjen e saj për arsye se edhe kjo e pretendonte ta okuponte Vlorën. Sepse ajo ishte njëra ndër

2 Po aty

ngushticat më të mëdha, e cila i duhej Italisë që t’i përballonte sulmeve dhe mbrojtjes nga fuqitë tjera evropiane.

Vendimi për caktimin e vijave të demarkacionit kufitar, ishte plotësuar vetëm atëherë kur ishin caktuar kufijtë e serbëve dhe grekëve. Një herë nuk ishte marrë në konsideratë e drejta e çështjes shqiptare, sepse ishte menduar se territori etnik i Shqipërisë, duhej t’i jepej Serbisë Dhe Greqisë. Ato vende shqiptare që këtyre grabitqarëve neo-kolonialist u vinte për shtati dhe e parapëlqenin këtë ndarje të padrejtë të territorit shqiptar, dhe nga pjesa tjetër e mbetur e saj prej këtyre hiena pan-sllaviste do të formohej Shqipëria e sakatosur[3]. Në Konferencën e Paqes, më 7 mars të vitit 1919, delegacioni shqiptarë, lajmëronte, se Komisioni, për punët dhe kërkesat e shqiptarëve nuk ishte marrë fare me çështjen e Shqipërisë, porse ishte marrë me çështjet e Greqisë që i pretendonte tokat e Shqipërisë. Pastaj nuk ishte marrë aspak parasysh çështja e ratifikimit të trojeve etnike shqiptare të Çamërisë, që ishte okupuar nga grekët. Përveç kësaj delegacioni shqiptar kërkonte që për të gjitha viset kombëtare shqiptare të zaptuara padrejtësisht nga serbët dhe grekët pastaj nëpër ato territore shqiptare të bëhej një plebishit. Më vonë më 26 dhjetor 1919, kërkesa shqiptare e parashtruar nga Imzot Bumçi, u zbulua se nuk kishte ndonjë përkrahje për të drejtat kombëtare të Shqipërisë. Por u jepej rëndësi shumë më tepër kërkesave dhe arsyeve ekonomiko-ushtarake të Serbisë dhe Greqisë thjesht për arsye të konfesionit të Kishës Autoqefale Orthodokse të Greqisë, kjo ishte bërë t’i justifikuar cungimet e reja të viseve shqiptare. Por mjerisht ato thirrje dhe ato zëra të arsyeshëm të shqiptarëve nuk u murrën fare parasysh[4].

Konferenca e Paqes, e 1919, u pajtua me Konferencën e Ambasadorëve të Londrës për caktimin e kufijve të Shqipërisë, dhe se këtë detyrë me një notë të posaçme ia caktoi komisionit ndërkombëtarë për vlerësimin dhe përcaktimin e drejtë dhe praktikë të kufijve të Shqipërisë që ishin paraparë me konferencën e padrejtë të Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913. Me këtë konferencë neokolonialiste të Londrës, Shqipërisë i bëheshin katër shkëputje në favor të Serbisë: 1). Krahinat e Shkodrës i jepen Jugosllavisë, pastaj kësaj i jepet mali i Veliçikut, i cili gjithmonë kishte qenë i Shqipërisë, kjo bëhej me pretendim se gjëja ishte pikë më strategjike për mbrojtjen ushtarake të Podgoricës, kjo krahinë, ishte thjesht shqiptare, e cila pas Kongresit të Berlinit iu patën dhënë Malit të Zi, dhe tash Jugosllavisë së Versajës. 2). Krahinat e Pejës gjithashtu i jepen Jugosllavisë, edhe zonat si shumë pjellore të Junikut, të cilat patën mbetur atëbotë si zona neutrale nga Qafa e Morinës e deri te lumi i Bistricës dhe Gryka e Deçanit, gjithashtu iu dhanë Jugosllavisë. 3). Krahinat e Prizrenit pastaj zonat fushore me të gjitha viset shqiptare të Gorës i jepen Jugosllavisë, kinse për ta siguruar rrugën kryesore nga perëndimi në jug të Prizrenit. 4) Pastaj edhe krahinat e Dibrës, i jepen Jugosllavisë, asaj i jepen të gjitha vendbanimet që gjenden mes rrugës; Dibër dhe Strugë, duke pretenduar se këto regjione dhe kjo rrugë i siguron lëvizje tregtare Dibrës[5].

Kësisoj me shkëputjen e vendeve më strategjike të shtetit shqiptar, asaj kishte filluar t’i dobësohej baza ekonomike dhe ajo ushtarake, dhe gjithmonë Shqipëria bie nënë varësinë dhe lakminë e Serbisë-kolonialiste dhe hegjemoniste.

Me të gjitha këto Jugosllavia e Versajës, nuk ngopej se nuk ngopej. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve mbi njohjen e kufijve të Shqipërisë, u bë më 9 nëtor të vitit 1921. Porse qysh më 2 nëntor të njëjtit vit, qeveria shqiptare kishte mundur ta formonte një Shqipëri si shumë të cunguar. Ku do të rinjihej dhe pranohej në Lidhjen e Kombeve, për të cilat njohje Jugosllavia e Versajës, kishte bë kundërshtime mjaft të forta pranë sekretariatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, këtë ajo e kishte bërë se Jugosllavia

3 Nota e delegacionit shqiptar dërguar konferencës së paqës kundër zbatimit të fshehtë të Londrës, më 17 mars 1919.
4 Po aty
5Po aty

kishte filluar një parapërgatitje të re, dhe ishte futur me ushtrinë e saj në tokat shqiptare, në zonat e sipërpërmendura ku i kërcënonte viset e Lumës[6].

Më 16 nëntor të vitit 1919, do të mbahej mbledhja e Parisit e Këshillit të Shoqërisë së Kombeve. Në emër të Britanisë së Madhe fjalën e kishte marrë z. Fisher, ai thotë; Jugosllavia, përsëri mundohet me e copëtua Shqipërinë, duke ia këputë viset veriore të saj. Ajo e ka ndezur një kryengritje me shqiptarët e Mirditës me disa njerëz të saj të ardhur nga tokat e Jugosllavisë. Pastaj në mesin e kryengritësve gjenden edhe shumë ushtarë rus të Wrangelit të cilët kishin ardhur ilegalisht në Serbi dhe tash gjenden brenda për brenda të ushtrisë Jugosllave, dhe se tash i kanë shkaktuar dëme të mëdha shumë ç’kafi që është shqiptare nga pasuria e tyre e tundshme dhe ajo e patundshme nëpër viset e pushtuara në prag të armëpushimit. Delegati jugosllavia tentoi që t’i ratifikonte trupat e ushtrisë Jugosllave dhe të qeverisë të saj. Mirëpo delegati i Shqipërisë,Mitat Frashri në mbledhjen e Kombeve jep lajme dhe dëshmi të sakta mbi arritjen e mercenarëve nga Mirdita, në mesin e kësaj ushtrie mercenare kishte edhe aeroplan dhe armë tjera, këto të dhëna të Mitat Frashrit, nuk mundën jugosllavët me marrë si të pavërteta dhe fabrikime pranë Këshillit të Kombeve në Gjenevë[7].

Atëbotë, Këshilli i Lidhjes së Kombeve, i dha urdhër Jugosllavisë për t’i tërhequr me urgjencë ushtritë e veta nga Shqipëria Londineze dhe kufijtë e saj që ishin caktuar dhe ishte sjellë vendim që të ndërpritej çdo kryengritje në dëm të Shqipërisë Natyrale. Serbia, përsëri përgatitej për një veprim tjetër të madh ushtarak ashtu sikurse kishte vepruar Greqia në Gjirokastër, e nëpër zonat saj rreth e përqark, duke i shkaktuar Shqipërisë dëme dhe ndasi lokale, duke krijuar dhe ngritë pastaj edhe barriera tjera për një të ardhme që ta bënte pastaj një ndërhyrje të drejtpërdrejt për pushtimin e anës Jugore, të Shqipërisë së mbetur londineze[8].

Duke i studiuar më vëmendje shënimet e ndryshme publicistike dhe dokumentet tjera historike mbi të drejtat kombëtare të tokave irridente të Shqipërisë Natyrale të cilat toka sot gjenden jashtë kufijve të saj nën sundimin serbo-greko-malazias. Këtu do të fillojmë së pari me shqiptarët dhe tokat e tyre legjitime të mbetura nën Jugosllavinë e Versajës. Ata (serbët) do t’u qëndrojnë besnik si gjer më tani programeve të tyre kolonialiste për zhdukjen dhe eliminimin e qenies biologjike të shqiptarëve.

Një shkrimtar shëtitës turk prej racës sllave i shekullit XVII, Miran Alen për Shkupin thotë: “Banuesit e këtij qyteti flasin shqip dhe janë muhamedan dhe katolik”. Ndërsa në vitin 1845, Jovan Bugaresky e vërteton se Fusha e Bardhë Akova (Bjelopolja) është shqiptare dhe mbas tri vjetëve, në vitin 1848, serbi N. Davidoviç thot se: “Kosova dhe Metohija d.m.th. krahinat e Pejës, janë të banuara tërësisht prej shqiptarëve”[9].

Kurse Ami Bύe, shëtitës dhe studiues shumë i njohur thotë se ato vise (shqiptare-vër. aut.) janë të përziera edhe me serbë, ndërmjet fushës së Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Vrajës dhe Mitrovicës, dhe ky studiues i zenë në gojë vetëm se viset jug-perëndimore të fushës së Prishtinës, pastaj viset e Vrajës, Gjilanit, Novobrdës, Prishtinës, Leskocit, Kurshumlisë, Prokuples dhe të Medokës, gjegjësisht luginës së Timokut.

Një studiues tjetër, Gjorgj Von Harf, njohës shumë i mirë dhe i shquar i etnografisë mbi Shqipërinë i cili thotë se: “Shqipëria e cila shtrihet prej 39 deri në 43 lantitudë (gradë) në veri dhe jug të Prevezës dhe Yeni Pazarit në vet-veti i përfshinte në kufijt e saj tërë bregdetin me katër vilajetet si të Janinës, Shkodrës,

6 R. Avdiu Shqipëria e Vjetër Verilindore Nishit dhe Toplicës 1878-19113, fq. 411.
7 Konferenca e Ambasadorëve në Paris aprovon kufijtë e Shqipërisë, dokument arkival i 9 nëntorit 1921.
8 Po aty
9La Turquie d’Evrope” e cituar nga Iscirkov “Zapadnata Kraichta na Blgarskata Zemja”-Viset e Perëndimit të Bullgarisë”, Sofje fq. 60.

Coptimi i tokave shqiptare 1914_003

Manastirit, dha atë të Shkupit, gjegjësisht të Prishtinës”[10]. Këto të dhëna kanë qenë të publikuara në librin: “Reise von Belgrade Salonik Vjenë, 1858”, ai e kishte caktuar vijën kufitare mes shqiptarëve dhe sllavëve e që ishte me lumin Devoll-Zemberia.

Këto pohime ishin publikuar shumë vjet më parë vitit 1868-1869, nga sllavi Branisllav Nushiq në “Mitteilungen der Paterman”. Ky në një hartë etnografike, e përshkruan popullin shqiptar me shumicë në viset e Kosovës dhe në ato të Manastirit, edhe serbi tjetër Jovan Cvijiq, profesor i shquar i letërsisë dhe i historisë serbe, po në të njëjtin “Mitteilungen” në një studim të tij, e njehë dhe e pohon të dhënën reale të popullatës shqiptare se “ata i popullojnë me shumicë regjionet e Shkupit, Kumanovës, Qyprilisë (Velesit), Manastirit Vrajës etj”. Edhe në librin tjetër të publikuar në gjuhën Bullgare mbi Maqedoninë nga Vasil Kentshoff e botuar në Sofje më 1900, aty përfshihen të gjitha statistikat dhe hartat etnografike të këtyre vilajeteve të Selanikut, Manastirit, Kosovës etj. e shtypur nga instituti Hartografik i Sofjes edhe këtu vërtetohet shumica etnografike e shqiptarëve nëpër shumë vende dhe vise të vilajetit të Shkupit, Manastirit, Kosovës e që kishte shtrirje etnografike të shqiptareve deri përtej Nishit[11].

Në “Shqipërinë e panjohur” “Albanie inconnue” më 1913, ishte shkruar mes tjerash:“Shqiptarët janë zotëruesit e pakontestueshëm të Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, i cili ky i fundit është njëri ndër qytetet më të shquar të shqiptarizmës, pastaj është qyteti më i madh i tyre në veri. Për gjatë vijës hekurudhore nga Ferizaj e gjer në Mitrovicë dhe për të vazhduar edhe më tutje deri në katundet shqiptare të Prokuples, Kurshumlisë, Nishit etj. Në këtë shtrirje demografike një shumicë e madhe përbëhen prej shqiptarëve dhe prej një numri shumë të vogël nga serbët. Nëpër trevat e Kosovës, shqiptarët e kanë një prezencë absolutisht shumë të madhe sidomos në Prishtinë dhe Mitrovicë”[12].

Duke vazhduar me të tilla të dhënash arkivale, nuk mundë të lihen në harresë ato dëshmi si shumë të vlefshme që ishin dërguar si akte diplomatike fuqive të mëdha evropiane. Në raportin e një delegati të diplomacisë të Britanisë së Madhe, pran Komisionit të Rumelisë Orjentale, Lordi Fitzmau-rica, ia pat paraqitur Foreign Office, një dëshmi arkivale që ishte botuar në “Blue Block”(Pengesa e Kaltër),në vitin 1880, aty shkruhet se në: “Vilajetin e Kosovës, gjenden vetëm se një pjesë shumë e vogël e serbëve, e që dominohet me praninë e tyre duke filluar nga veriu i Kosovës në Mitrovicë, porse prapë se prapë ky regjion konsiderohet me shumicë shqiptare. Ndërsa, Gjakova, Peja dhe Prishtina janë kodrat e aktivitetit të shqiptarëve që shtrihen përtej kufijve të Malit të Zi dhe të Serbisë. Ku përfshihet vilajeti i vjetër i Prizrenit, që i inkorporonte atëbotë Dibrën, Kumanovën, Gjakovën, Prishtinën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, e që ishte i dalluar prej vendeve sllave nga jugu dhe lindja. Një numër shumë i madh i shqiptarëve gjenden në prefekturat e Yeni Pazarit, Tashligjës (Rozhajës) dhe Senicës”[13].

Në themelet e këtyre pohimeve të Lordit Fitzmaurica, e kishte dokume-ntuar autoktoninë e shqiptarëve nëpër ato harta etnografike edhe ambasadori i jashtëzakonshëm i Anglisë pranë Sulltan Goshenit, në bazë të dhënave arkivale të Lordit Fitzmaurica, insiston, pran qeverisë turke që t’u njihej një provincë e madhe dhe e bashkuar shqiptarëve, e cila do t’i përfshinte këto vilajete shqiptare të Shkodrës,Kosovës, Manastirit dhe atë të Janinës, në këtë drejtim do t’i jepej e drejta legjitime Kombit Shqiptar[14].

Për t’i marrë në shqyrtim tash statistikat nuk është edhe aq punë e lehtë mbi shtrirjen demografike të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, e cila i qeveriste ato vise shqiptare që nga vitet 1389 e deri në vitin

10 George Von Harph “Albaniechen dien” 1854.
11 Branislav Nušić, Jovan Cvijić “Mitteilungen der Patterman” 1868-1869.
12 Albanie inconnue” 1913
13 Lordi Fitzmaurica, “Foreign Office, “Blue Block” 1880. London.
14 Po aty
  1. Është vështirë me e përpilua një regjistër të mirëfilltë, të këtyre vendbanimeve shqiptare ashtu siç kërkonte nevoja. Sepse Perandoria Osmane ia kishte shuar të gjitha shpresat shqiptarëve për një independencë të tyre dhe se përkatësinë e tyre etnike ajo ia identifikonte me besimin e tyre fetar të orientit. Pastaj Perandoria Osmane as që u kujdes për klasifikimin dhe regjistrimin e banesave që gjendeshin gjer atëherë nën sundimin e saj, shqiptarëve nuk iu njohë as gjuha dhe tradita e tyre kombëtare. Porse Turqia u kufizua vetëm se formalisht në mënyrë empirike dhe aproksimative siç thamë edhe më lartë do t’i identifikonte shqiptarët në bazë të besimit fetar që e kishin. Për më tepër shqiptarët gjithmonë e kanë shprehur kundërshtimin e madh për kah regjistrimi dhe klasifikimi i tyre, duke pretenduar që të bëhet një regjistrim i mirëfilltë, i shqiptareve si etni që ishin ne vetvete. E jo siç bëhej gjer atëherë duke e fshehë përpilimin e statistikave nga autoritetet e etnografëve dhe demografëve të Perandorisë Osmane.

Në kohën e inspektorit të përgjithshëm etnografit Hysen Halim Pashait numri i popullsisë në Vilajetin e Kosovës ishte prej 1.063.666 banor prej tyre 754.631 ishin shqiptarë[15].

Prapë, sikurse e cekëm më lartë, turqit nuk e merrnin përbazë kombin si shprehje gjeografike por vetëm se si përkatësi fetare, dhe mu për këtë shqiptarët muhamedan të Vilajetit të Kosovës që e përbëjnë më tepër se 75% të popullsisë. Duhet potencuar se nëpër këto vise nuk jetojnë turqit porse shqiptarët dhe ate me shumicë. Duhet potencuar edhe fakti se Vilajeti i Kosovës, i cili i përfshinte nën administratën e vet shumë krahina të cilat shqiptarët i kërkojnë si vise të tyre Kombëtare Shqiptare se e përbëjnë mbi 75% të popullatës së tyre etnike[16].

Duke i konsideruar statistikat si të sakta që ishin bërë, disa muaj para luftrave turko ballkanike 1875-1912. Këto statistika për Vilajetin e Kosovës thonë se atëbotë ajo i kishte 1.134.499 banorë, prej të cilëve 829.756 ishin shqiptarë muhamedanë ndërsa 226.528 serbë gjegjësisht 18.80%, 204.021 bullgarë ose 17.10% dhe 20.349 shqiptarë katolikë apo 1.50% dhe pakicat tjera siç ishin të besimeve protestant, çifut dhe cigan. Për me qenë më të qartë këto shifra janë vetëm se për vilajetin e Kosovës. Pa i përfshirë këtu viset e Yeni Pazarit, në territoret e së cilës jetojnë më tepër se 80.666 banorë prej tyre 52.833 janë shqiptarë muhamedan apo 65.50% ndërsa ortodoks serbë janë 27.814 apo 32.17%. Ndërsa në Prefekturën e Prishtinës me një popullsi prej 364.885, shqiptarë muhamedan janë 245.653 , ndërsa ortodoks serbë shqiptarë ortodoks dhe shqiptarë katolikë janë 102.331 apo 28 %. Por këtu duhet të sqarohet një gjë se shumë nga këta ortodoks të shënuar më lartë janë thjesht shqiptarë; shembull në Prefekturën e Mitrovicës me një popullsi prej 185.779 banues, prej të cilëve shqiptarë të besimit islam janë 133.901 ose 72.50%, ortodoks janë 31.792 ose 15.20%, në Prefekturën e Prizrenit me popullatë prej 248.432, shqiptarë muhamedan janë 195.047 ose 80%, ortodoks serbë 31.491 apo 15.30, dhe ortodoks bullgar dhe atë në Ersekë janë 16.5% bullgar. Në qytetin e Shkupit, që është qendra e Vilajetit të Kosovës, me një etnikum prej 34.797, shqiptarë muhamedan janë 22.013, d.m.th. 63. 20%, ortodoks grekë 2.073, ose 6%, ndërsa ortodoks bullgar 8.023 ose 10.20%. Duke vijuar gjithnjë sipas këtyre të dhënave, të cilat nuk janë edhe aq të sakta, por janë të paanshëm. Ndërsa, pjesa e Manastirit në përbërjen e popullsisë në këtë vilajet është si vijon shqiptarë janë 123.372 prej tyre vetëm se 4.84% janë ortodoks sllavë. Prilepi me 66.948, prej tyre vetëm se 6.40% janë ortodoks sllavë të tjerët janë shqiptarë. Kërçova mbi 39.772 banues vetëm se 10.52% janë ortodoks sllavë. Ohri 59.795 banues vetëm se 1.55%, janë sllavë ortodoks të tjerët janë shqiptarë muhamedan. Dibra, i kishte atëbotë 61.015 banor, prej tyre vetëm se 6.15% janë ortodoks, të tjerët ishin në tërësi shqiptarë[17].

15 Po aty
16 Po aty
17 Po aty

Përveçse këtyre të dhënave statistikore turke, gjendet edhe një seri tjetër e statistikave të cilat janë të plotësuara dhe të ratifikuara nga Austro-Hungaria. Ato u përkasin zonave shqiptare që tash janë të okupuara nga Serbia, aty shënohet si vijon: Gucia me 7.500 banor prej tyre 6.500 janë shqiptarë d.m.th. 36.7%. Peja me mbi 75.119 banues, prej tyre janë 62.419 janë shqiptarë d.m.th. 83.1%. Gjakova mbi 64.456 banues prej tyre 62.595, ishin shqiptarë d.m.th. 96.1%. Prizreni, i kishte 94.236 banor, prej tyre 72.458 ishin shqiptarë d.m.th. 96.1%. Mitrovica ishte me mbi 22.800 banorë prej tyre 11.37% ishte popullatë ortodokse dhe 49.4% shqiptarë. Vuçitërna me mbi 32.000 banor, 26.550 shqiptarë, d.m.th. 83% shqiptarë. Prishtina atëbotë i kishte 77.231, banor e që prej tyre 58.884 ishin shqiptarë d.m.th. 76.2%. Gjilani, i kishte 54.594 banorë, prej tyre 31.100 shqiptarë, d.m.th. 59.9% . Tetova, i kishte 84.600 banor, prej tyre 37.620, ishin shqiptarë d.m.th. 44.5%. Presheva atëbotë i kishte mbi 43.352 banor prej tyre 15.153, ishin shqiptarë d.m.th. 34.9%[18].                                                                                        Këtu duhet me e tërheqë një digresion sepse këto të dhënash statistikore ishin kryer gjatë viteve 1915-1918, kur edhe ishin bërë spastrime shumë të mëdha të shqiptarëve nga ushtria vrastare dhe piromane sllave. Vetëm se nga kazaja e Bujanocit dhe e Preshevës për në Shkup kishte ikur pothuajse e tërë popullata shqiptare muhamedane dhe se shumica e tyre kurrë më nuk u kthye në memlëqetin e tyre të vjetër, porse emigruan përgjithmonë për në Turqi.

Më duket se është e mjaftueshme me këto shënime statistikore. Por është shumë më e rëndësishme me i cekë dhe shqyrtuar tri hartat e mëdha neokolonialiste për trojet e Shqipërisë Natyrale, që ishin botuar aty kah viti 1903, nga Instituti Hartografik i Sofjes. Kjo ishte bërë për ta ndriçuar vazhdueshmërinë e etnikumit të popullsisë nëpër vilajetet shqiptare siç ishin i Selanikut, Manastirit dhe ai i Kosovës, nëpër të cilat harta njoftohet dhe vërtetohet përgjithësisht numri i popullatës shqiptare nëpër këto vise të lartë përmendura shqiptare.

Pas këtyre konstatimeve mund të shihet dhe vlerësohet qartazi falsifikimi dhe minimizimi në një masë të madhe i popullatës shqiptare nga qeverisë serbe e Aleksandër Obrenoviqit, djalit të Millan Obrenoviqit gjatë vitit 1903. Të njëjtat harta ishin shfrytëzuar edhe nga Jugosllavia e Versajës, dhe përsëri nën sovranitetin e këtij shteti kolonialist sllav ishin më tepër se një milion e më tepër banorë shqiptarë.

Popullata shqiptare nën Jugosllavinë e Versajës ishte nëpër këto vise si në liqenin e Shkodrës, Vilajetin e Kosovës, nëpër prefekturat e Dibrës, Korçës, Manastirit dhe viset e Selanikut që ishin atëbotë nën Vilajetin e Manastirit.

Këto të dhëna nëpër ato harta trajtohen në mënyrë skematike viset shqiptare që gjendeshin nën sundimin e Serbisë, të tipografuar dhe publikuar nga Ministria e luftës Franceze në vitin 1916 me titullin “Notice sur I’Albania et Montenegro”.

Viset shqiptare që ishin caktuar në përshkrimin e këtyre hartave kolonialiste do të ishin anët e liqenit të Shkodrës, pastaj viset mes Tivarit dhe grykat e bregdetit Adriatik dhe anët tjera perëndimore të liqenit të Shkodrës dhe fusha e Pllanicës, në (Majën e Jovan Begut), pastaj viset e Podgoricës, Rojës (ky katund është brenda kufijve të Shqipërisë së lirë), nga ana perëndimore e liqenit të Shkodrës.

Pastaj këto harta i përfshinin viset e gjëra shqiptare brenda kufijve të hershëm turko-malazezë siç ishin Gucia, Plava, Brana dhe një rripë që futet deri në Akovë (Fushëbardhë serbisht Bielopolje), Rozhajën, Mitrovicën, Prizrenin, Kumanovën, Albanica, Kërçova, e deri në zonat më jugore të liqenit të Ohrit. Në këtë tokë të gjerë nuk gjendet tjetër etnos heterogjen por vetëm se shqiptarë, përveçse ndonjë ishull të

[18] R. Avdiu, “Terrori serb ndaj shqiptarëve të masuricës dhe Vranjës” 1878-1999, Preshevë, 2006. fq. 250.  

vogël nëpër qytete ose pranë ndonjë lumi të madh hasen një numër minor serbo-bullgarë dhe atë në jug të Albanikës (me siguri këtu është Gostivari) dhe Kërçovës[19].

Aty ku nuk ka mundur të pohohej qenia e një shumice të madhe të ndonjë populli, e ky popull që të mos ishte serbo-ortodoks, serbët mu këtu ishin përpjekur dhe kanë qenë gjithmonë të prirë që t’i trillonin shumë teori neokolonialiste dhe hegjemoniste duke i minimizuar apo edhe duke i hedhur poshtë dhe pakësuar rëndësinë dhe sasinë e popullatës shqiptare. Ata u orvatën qysh në fillim të pushtimeve të tyre kolonialiste të tokave shqiptare duke thënë se tokat e reja të okupuara në Vilajetin e Kosovës dhe në atë të Manastirit dhe se popullata e këtyre regjioneve thjesht nuk ishte shqiptare, por ishte “turke”.

Këtu duhet sqaruar termin pezhorativ turk, që serbët sodomist e përdornin për ta denigruar etnosin shqiptarë, sepse në dialektin atëbotë të Kosovës fjala muhamedan donte të thoshte shqiptar, e jo turk kombëtarisht. Prandaj kur populli shqiptarë thoshte se jam turk-shqiptar, do të thotë vetëm se shqiptarë muhamedan, shqiptari turkun e quan “tyrk”. Nuk duhet harruar që në shekujt e parë të depërtimit të tyre në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) , turqit ishin ata që e përhapën dhe e imponuan myslimanizmin me lloj-lloj mjetesh represive. Më vonë këtë fjalë fetare e shkëmbyen më fjalën kombëtare “turk-turq”, dhe në këtë mënyrë turqit u orvatën qysh në fillim të depërtimit të tyre në Gadishullin Ilirik me e tregu besimin e tyre që ata ishin përpjekur që përmes shprehjes pezhorative “turk” me e zëvendësua fjalën muhamedan. E dimë sot e kësaj dite kur të moshuarit tanë shqiptarë, kur donë me e shprehë ndonjë kundërshtim apo betim nga shpirti dhe zemra thonë mos qofsha turk hamë-dulila mos ta bëfsha ashtu kështu o, filan-fistek.

E nyejt është edhe teza serbe “turq” që sot tentohet t’i vishet tërë popullatës në Bosnje dhe Hercegovinë. Megjithëse e tërë popullata e saj para depërtimit të Perandorisë Osmane në Gadishullin Ilirik kanë qenë bogomilla d.m.th. popullatë e shumë fise ilire që banonin aty në antikitet. Të tria fetë: katolike, ortodokse dhe muhamedane sot popullata e këtyre besimeve gjendet nën sundimin e Jugosllavisë së Versajës.

Nëpër qendrat e mëdha si në Prishtinë, Shkup, Manastir shqiptarët përveçse gjuhës së tyre shqipe e flasin edhe gjuhën osmane e disa shekujve më parë dhe këtë e bëjnë disa zyrtar bejlerë i këtyre regjioneve. Porse ata nuk e harruan kura-kurës gjuhën e vet shqiptare. Ndërsa një autor gjegjësisht studiues bullgarë i këtyre viseve; Jordan Ivanov, në veprën e tij “Blgaritëv Makedonia” Sofje 1915, ai e njeh popullatën muhamedane të Manastirit, Ohrit, Strugës dhe Shkupit se janë popullatë shqiptare.

Shqiptarët nuk ishin vështirë atëbotë të njiheshin si etnikum në vet-vete, sipas tipareve të tyre fizike dhe posaçërisht sipas zakoneve, dokeve të tyre, e tëra kjo e dhënë e arsyeton trashëgimin e tyre etnografike shqiptare.

Serbët, kur nuk u pajtuan dhe gjithmonë ndër dekadat e kaluara e deri para Luftës së Dytë Botërore më 1941 u orvatën që popullatën shqiptare ta quanin turke. Pastaj u orvatën dhe u përpoqën me elaboratet e tyre nga akademikët e tyre shovinist që popullatën shqiptare ta quanin edhe si serbe të muhamedanizuar. Thonë se shqiptarët nuk janë tjetër përpos serb të kthyer në muhamedanizëm, për gjatë kohës së gjatë të pushtimit të turqve. Kjo teori e shpikur mitomane serbe, ishte paraqitur edhe para dyndjeve të Konferencës së Paqes, në formë të një memoriali zyrtar më 13 prill 1919, nga Jugosllavia duke kërkuar të drejtën dominonte serbe për Shkodrën dhe Malësinë e saj. Duke pohuar se popullsia e këtij regjionit nga pikëpamja etnografike, sipas emërtimit të katundeve dhe vendeve tjera, pastaj në bazë të dokeve, bartjes ose përdorimit të gunës, është nga raca sllave, e cila popullatë është ç’kombëtarizuar prej turqve. Këtë tezë e kishte shpik dhe hedhë një serb me emrin Spiridion Gopelviqi, duke thanë se gjëja serbët janë

[19] Notice sur I’Albania et Montenegro Fraçais Pari,1916.

myslimanizuar ose shqiptarizuar. Prapa këtyre pohimeve dhe tezave,shtrohet vetvetiu pyetja si mund që këta serb të myslimanizuar të kenë një veçori aq të shquar të fizionomisë shqiptare, të kenë zakonet dhe doket thjesht shqiptare, të cilët i dallojnë krejtësisht sikurse nga pikëpamja serbe ashtu edhe nga pikëpamja turke.

Është edhe një fakt tjetër recidiv që e hedhë plotësisht poshtë këtë teori mitomane serbe: sepse shqiptarët muhamedan të Kosovës si të Mitrovicës, Pejës, Gjilanit, Prishtinës dhe qytetet tjera të Shqipërisë Natyrale rrjedhin prej fiseve së të Krasniqes, Shalës, Shoshit, Thaçit, Berishës, Mazrekut, Gashit, Kelmendit, Fandit dhe të tjerë fise shqiptare.

Fiset shqiptare janë thjesht rrjedha familjare ose bashtina (kopshte) të cilët mbahen dhe kultivohen si relikte të shenjta dhe respektohen ndër ne shqiptarët. Këto fise për më tepër janë institucione tipike shqiptare, të cilët nuk mund të gjenden dhe nuk ekzistojnë në mesin e popullatës serbe dhe asaj turke; këto fise janë një karakteristikë e veçantë e etnive në Shqipërinë Veriperëndimore. Nëpër këto regjione më së miri janë ruajtur dhe kultivuar këto relikte të shenjta, për t’i dalluar dhe identifikuar shqiptarët prej turqve dhe sllavëve të jugut dhe ata të lindjes. Në shikim të parë neve shqiptarëve sot na duken ndoshta këto çështje paradoksale dhe arbitrare. Pikërisht këto fise dhe feja islame na e mundësoi që ta ruajmë dhe kultivojmë traditën tonë kombëtare, se gjer më tani me fenë paraprake krishtere kombi gjegjësisht popullata shqiptare do të asimilohej në një masë të madhe. Nëpër katrahurat nëpër të cilat kishin kaluar shumë popuj të Ballkanit, ishin vet shqiptarët që e ruajtën identitetin e tyre si etnikum ne vet-vete.

Kur flasim shembull për shqiptarët ortodoks të Manastirit dhe të Kosovës të cilët vetën në situata dhe rrethana të vështira robëruese vetën e quanin si sllavo-serb apo greko-ortodoks, ata nuk ishin gjë tjetër porse ishin thjesht autentik shqiptarë. Kjo popullatë autentike shqiptare si e tillë shtrihej nëpër këto regjione të Shqipërisë Natyrale si në Elbasan, Durrës, Berat, Kosovë, Maqedoninë Perëndimore, Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, pastaj nëpër të gjitha krahinat Jugore deri në Prevezë dhe Janinë. Ndërsa para përkufizimeve kufitare nga Kongresi i Berlinit të vitit 1878, kjo popullatë shqiptare shtrihej deri te Molla e Kuqe vendbanim ky mes Nishit dhe Aliksincit.

Sot e kësaj dite kjo popullatë njihet dhe identifikohet thjesht nga gjuha shqipe që e flasim dhe vazhdojmë si përherë ta flasim dhe kultivojmë nëpër familjet tona. Dhe mu për këtë mund të thuhet se shqiptarët me të vërtetë janë sipërfaqësisht të kufizuar me natyrën e tyre të korrenspondimit me gjuhën shqipe ata për më tepër i neglizhojnë statistikat e regjistrimeve të arbitraritetit sllavë.

Këtu duhet me e shpjegua dhe ndriçuar deri në fund terminologjinë e krijuar ksenofobe serbe. Sepse ata serbët gjithmonë thonë se mbi këto vise të lartpërmendura edhe ata e kanë një lashtësi sa edhe shqiptarët d.m.th. se janë të vjetër sa edhe vet shqiptarët, dhe me këtë kanë të drejtë mbi ato territore, e cila trilogji serbe kura-kurës nuk ka ekzistuar sepse sllavët e jugut dhe ata të lindjes janë ardhacak sikurse edhe turqit, dhe se autokton janë vetëm se shqiptarët e këtyre viseve që i pretendojnë këta të fundit për t’i okupuar. Në bazë të kësaj terminologjie kishte lindur shprehja e tyre hegjem-oniste gjeografike: “Serbia e Vjetër në të cilat harta serbe, tentuan me e futë një pjesë të Shqipërisë Veriore dhe sidomos Vilajetin e Kosovës me atë të Manastirit. Ky emërtim “Stara Srbija” (Serbi e Vjetër), është krijuar në vitin 1827, dhe është publikuar për herë të parë në të njëjtin vit në “Hartën e Principatës të Serbisë” në Beograd nga Jovan Bugarejski. Ndërsa në hartën gjeografike të Vuk Kogjiçit-Karaxhiqit e botuar edhe kjo në Beograd më 1827, “Serbia e Vjetër”, akoma nuk ekzistonte si “Stara Serbi”[20].

 

353 Dr. Aristides Roukis, Ethnographiche und statistische” Mitteilungen uber Albanien und Dr. A. Petermans, Mittelungen aus Justus Perthes Geograph ischer austalt Herousgegeben von der Dr. E. Behme Jotztes, guartes von prof Dr. A. Supan 30 t 1884 Gatha: Justus Peuthes face 367-369.

Pastaj i nderuari lexues nuk është hera e parë, dhe kjo dihet që shtetet të cilat lakmojnë pushtimin e tokave të huaja: “njëherë krijon emra të rij fetar për me i lehtësuar ose për t’u ndihmuar atyre që në një të ardhme të formojnë opinione në favor të kërkesave të tyre kolonialiste dhe hegjemoniste”.

Këtu do ta paraqesim procesin e ashpër të sllavizmit të shqiptarëve, të cilët banojnë nëpër viset e tyre autoktone e që janë të zaptuara nga serbët, e që krijon një etje të pashërueshme shekullore mes kombit serb dhe atij shqiptar, dhe në këtë mënyrë ndër shekuj kërcënojnë paqen dhe status-quon në Ballkan Perëndimor. Kundër këtij sllavizmi të egër të etnisë shqiptare, ne u ngritëm shqiptarët të bashkuar që gjendeshim brenda Jugosllavisë së Versajës dhe jashtë kufijve të saj. Serbët e dinë fare mirë se me gjendjen e tyre demografike në zhdukje, dhe me një shumicë të pakontestueshme të popullatës shqiptare, e cila çdo herë e kishte dëshiruar dhe kishte luftuar kjo popullate shqiptare për independencën e vet, dhe mbrojtjen e të drejtave të veta kombëtare karshi pushtimit të Vilajetit të Kosovës, Monastirit, dhe viseve më veriore shqiptare të pushtuara dhunshëm disa vete më parë nga Mali i Zi, dhe tokave shqiptare të Nishit dhe të Toplicës të pushtuara dhunshëm gjatë viteve 1875-1878.

Për këtë arsye serbët përpiqen me mish e me shpirt për t’ia ndryshuar fizionominë, porse dëshira e shqiptarëve të viseve të robëruara për një Shqipëri Natyrale nuk do të zhduket dot. Për këtë ata i përdorin kundër shqiptarëve metodat më fatale represive të barbarisë të sllavizmit, ndaj një kombi të tërë ndër më të stërlashtit në Evropë.

Ky sllavizim bëhet dhe nxitet prej burimesh dhe formash ndër më të ndryshme. Shqiptarëve iu është mohuar shkollimi në gjuhën e tyre shqipe, jo vetëm se shkollat publike të qeverisë bashkëkohore, por edhe ato private te hapura dhe të mbajtura me të hollat e shqiptarëve. Autorët jugosllavë e justifikojnë këtë sundim represiv të pushtimit të tokave shqiptare kinse shkollat dhe kombi shqiptarë nuk ekziston. Kombi shqiptarë atëbotë dhe më vonë kishte pas më pak të drejtë, saqë pati gjatë sundimit pesë shekullor të Perandorisë Osmane.

Shqiptarët gjithmonë për me mundur me e ruajt shqiptarizmin në familjet e tyre, i dërgojnë fëmijët e vet përjashta shtetit nëpër shkollat që ishin hapur nëpër botë nga atdhetarët shqiptarë. Pastaj atëbotë gjuha shqipe ishte e ndaluar rreptësisht me ligj të përdorej lirisht si gjuhë amtare. Për shqiptarët pastaj nuk ishte e lejuar as edhe një e drejtë kombëtare, as edhe në atë rast kur ajo e drejtë ishte nga pikëpamja bamirëse. As një deputetë nuk mundet me i përfaqësuar shqiptarët si komb në skupshtinë (parlament). Deputeti i vjetër shqiptarë Nazmi Gafurri ishte vrarë në Prishtinë më 1927, sepse ai e kishte vu kandidaturën e tij, në zgjedhjet e fundit si posllajnik (deputet) për në skupshtinën e Serbisë. Një kandidat tjetër shqiptarë nga Kosova, Fehrat Draga, ishte dënuar me njëzet vite burg të rëndë sepse edhe ky e kishte vu kandidaturën për deputet shqiptarë. Pastaj edhe Jusuf Ahmeti, ishte vrarë vetëm pse ishte zgjedhur Këshilltarë i Bashkësisë së Prishtinës. Pastaj shumë prej kryetarëve të bashkësive nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, nga viti 1921, e deri në vitin 1925, janë zhdukur dhe mbytur në këtë apo atë mënyrë nga autoritetet serbe. Kjo bëhej që shqiptari nën kolonializmin sllavë ta ndjejnë veten të pasigurt, në këtë mënyrë ata të mos munden që të japin asnjë shenjë gjallërie kombëtare[21].

[21] Prof. M. Vokshi, “Shqipëria e shqiptarëve” Tiranë, 1930.

Lëvizja e serbizimit të shqiptarëve vazhdon edhe më tutje që nga Lufta e Parë Ballkanike më 1912, nga kisha Autoqefale Ortodokse Serbe, që shqiptarët të besimit muhamedan, katolik dhe ata ortodoks, t’i paraqesin si serb. Porse shqiptarët këtë tendencë sllave gjithmonë e kanë kundërshtuar respektivisht nuk iu ishin afruar kësaj race armik ndër shekuj.

Për ta kundërshtuar nga ana e shqiptarëve këtë luftë sistematike mbi zaptimin e pasurive të tyre të patundshme, pas luftës evropiane, u bë shumë e vështirë, sepse serbët me fuqinë e tyre brutale, i ndjekin dhe i dëbojnë shqiptarët e bullgarët nga vatrat e tyre dhe në tokat e tyre ata serbët i instalojnë katundarët e vet serbo-malazezë. Ky largim ose eksproprijim i shqiptarëve dhe të tjerëve bëhet, siç thamë edhe më lartë në mënyrë barbare dhe teje të egër, pa u dhënë shqiptarëve as edhe një shpërblim. E në këtë mënyrë katundarët serb dhe ata malazezë ia grabisin tokën dhe pasurinë shqiptarëve[22].

Këtu qartazi kuptohet se Serbia tenton në këtë mënyrë me i serbizua edhe malazezët, duke ia falë vendet e shqiptarëve malësorëve të Malit të Zi, ato vise të veri-lindjes, dhe kështu vendin e malazezëve e mbushë me katundarë, bujq të Serbisë. Me këtë sistem kolonialist janë krijuar disa zona mjaft të gjerë ku dhjetë vite më parë nuk gjendej as edhe një serb: shembull, nëpër krahinat e Pejës, e të Gjakovë. Shqiptarët, duke e parë gjendjen e tyre aq kritike nga luftimet dhe vështirësitë tjera nga Serbia, shtrëngohen me emigrua disa për në Turqi, Amerikë, ndërsa disa tjerë për në Shqipëri[23].

Në qoftë se kjo mënyrë barbare do të vazhdojë nga serbët për t’i larguar shqiptarët nga vendet e tyre me tendencë për ta ç’rrënjosur nga kombësia e tyre, dhe atë për disa gjenerata të ardhshme. Kur politike e egër e sllavizmit të shqiptarëve, nuk mjaftoi për ta arritur qëllimin e vet të lartë. Atëherë Serbia, e përdori një metodë më të shpejtë dhe më të sigurt: të shtypjes së egër, të vrasjeve dhe të masakrimeve. Faktet për këto masakrime të marra në tërësi ishin mjaft tragjike, ato bëheshin dhe zhvilloheshin në bazë të prirjeve dhe mjeteve të veçanta të politikës atëbotë por edhe sot serbe. Kjo bëhej nga Serbia për ta denigruar çështjen tonë kombëtare që ishte dhe është absolutisht kundër të drejtave dhe interesave ekspansioniste dhe hegjemon-iste të serbëve. Këtë barbari Serbia kurdoherë e përdori nëpër ato vende ku nuk ishin në syrin dhe kontrollin vrojtues të Evropës. Kjo metodë mizorë serb ndaj neve shqiptarëve për të na eliminuar si qenie biologjike kishte filluar qysh nga lufta turko-ballkanike e vitit 1912; e cila edhe sot e kësaj dite po vazhdon pandërprere.

Me përfundimin e Komisionit hetues për Ballkanin, që e kemi cekë edhe më lartë, pastaj edhe në bazë të shënimeve në “Carnegie” për vitin 1913-1914, shkruhej mes tjerash: “Djegiet e shtëpive dhe të katundeve nga këto egërsira barbare nuk ishin dëgjuar më parë, dhe se plaçkitjet, grabitjet, vrasjet, përdhunimet janë të çdo lloji dhe përditshmëri e zakonshme. Këto janë metodat dhe mjetet të cilat trupat ushtarake serbo-malazeze, i kanë përdorur, e që akoma janë duke i përdorur me qëllim për me e transformuar dhe ndryshuar fizionominë etnike të vendeve të banuara dhe të populluara thjesht nga shqiptarët”[24]

Pastaj në gazetën e tyre majtiste të Beogradit “Radničke Novine” të 22 tetorit 1913, është botuar një letër nga një anëtar i PSDS, ku thuhet se: “Luma nuk ekziston më. Nuk ka mbetur aty tjetër përveçse kufomave, pluhurit dhe hirit. Katundet që ishin prej 150-200 shtëpish më nëpër ato nuk ka më njeri. Ne i mblidhnim shqiptarët grupe-grupe nga 40-50 vetash dhe i thershim dhe i përshkonim nëpër bajonetat tona deri sa i mbytnim krejt”[25].

Kjo mënyrë barbare nga serbët ka vazhduar edhe pas luftës Evropiane. “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës” ka dhënë informata të sigurta dhe me lista të plota me emrat e viktimave të shqiptarëve të masakruar dhe të vrarë nga ana e serbëve barbarë, këto shifra janë nga janari dhe shkurti i vitit 1913-1919, në Vilajetin e Kosovës.

[22] Po aty
[23] Po aty
[24] “Radničke Novine”, 9 i 22 oktobar 1913, Beograd.
[25] Po aty

Në prefekturën e Prizrenit janë shënuar 8521 shqiptarë të vrarë, dhe 770 shtëpi të djegura e të bëra shkrumb e hi, kurse në prefekturën e Pejës, ishin 1563 vetë të vrarë dhe 714 shtëpi të djegura dhe të prishura, prefektura e Mitrovicës i kishte 133 vetë të vrarë dhe 42 shtëpi të djegura, në prefekturën e Prishtinës ishin 4631 shqiptarë të vrarë dhe 2190 shtëpi të djegura dhe të bëra hi e pluhur, në Vuçitërnë ishin 2178 veta të vrarë dhe 1463 shtëpi të djegura, në Ferizaj 1694 shqiptarë të vrarë dhe 298 shtëpi të djegura, në Gjilan ishin 656 shqiptarë të vrarë dhe 452 shtëpi të djegura, ndërsa në Preshevë 267 vetë ishin të vrarë dhe 612 shtëpi të djegura e të bëra shkrumb e hi. Në këtë mënyrë shumë e përgjithshme e shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar nga ana e serbo-malazezëve arrinte më tepër se 12.371 shqiptarë, dhe 650 vendbanime të djegura dhe të bëra hi e pluhur[26].

Edhe në Shqipërinë e Vjetër Verilindore të Nishit dhe Toplicës gjatë viteve 1875-1878, ishin më tepër se 714 vendbanime të djegura dhe të shkrumbuara 27.532 shqiptarë të vrarë dhe më tepër se 813.000 të dëbuar kjo dyndje dhe masakër u krye për tri javë rresht duke filluar nga 20 janari 1877, e gjer nga gjysma e janarit të vitit 1878. Është e rëndësishme me e cekë se kjo plojë dhe piromani nuk u ndal për asnjë çast gjer më tani edhe gjatë luftës së lavdishme të UÇK-ës, dhe intervenimit nga ajri nga NATO dhe Aleanca Veri Atlantike më 1999, po të mos intervenonte Amerika, në Kosovë nuk do të mbetej as edhe një shqiptarë për fare.

Këto masakrime siç thamë edhe më lartë vazhduan edhe pas viteve 1913-1918, bile këto masakrime u shpeshtuan dhe u bënë edhe më të rënda sesa të armenëve që i patën organizuar turqit ndaj tyre, për të cilët shumë herë ndërhyri Evropa. Në vitin 1920, tridhjetë copë katunde shqiptare në krahinën e Dibrës janë djegur dhe shkatërruar nga ushtria serbe. As protestat e shqiptarëve dibran atëbotë nuk u murrën fare parasysh, dhe se zëri i protestës dhe ankesës së tyre u vunë në heshtje[27].

Përfaqësuesit e irredentës shqiptare për çdo vjet janë ankuar duke iu drejtuar kancelarive të mëdha të Evropës dhe sidomos“Lidhjes së Kombeve” mbi masakrimet dhe terrorizimet nga Jugosllavia kundër shqiptarëve. Bile-bile atëbotë, organizata irrentiste nga Kosova përmes proklamatës të mbretërisë shqiptare iu kishte drejtuar shteteve të Evropës, dhe “Lidhjes së Kombeve”, duke protestuar ndaj masakrimeve dhe dëbimeve të shqiptarëve të Kosovës nga vatrat e tyre shekullore nga qeveria serbe. Në këtë thirrje të fundit nga memoriali të përfaqësuesit të irredentës shqiptare nga Kosova, përmenden edhe vrasjet e fundit të paskrupulla dhe brutale ndaj meshtarit kombëtarë At Shtjefën Gjeçovit, dhe ish-deputetet nga Prishtina Nazmi Gafurrit. Atëbotë ishte kërkuar me urgjencë një hetim i paanshëm për zbardhjen e këtyre rasteve në vend pse po ndodhin raste të tilla në Kosovë. Porse hetimi i kërkuar nga organizata e irredente e Kosovës nuk u bë. As edhe apeli (thirrja) e Shqipërisë nuk u dëgjua fare. Porse rreziku më i madh po i kanosej Shqipërisë independente nga Serbia. Sepse atëherë në Beograd akoma vazhdonte ideja imperialiste, për okupimin e tokave shqiptare deri në detin Adriatik[28].

Mbas tentativave të një pas njëshme nga Jugosllavia, neokolonialiste dhe hegjemoniste e Versajës, ishte nxitur kryengritja e Mirditës në vitin 1913. Edhe gjatë nëntorit të vitit 1927, me anë të emisarëve të vet, dhe refugjatëve të ardhur nga tokat jugosllave, ishte ndezur kryengritja tjetër mjaft e rrezikshme në viset e Dukagjinit. Edhe kjo kryengritje ishte e frymëzuar dhe e nxitur nga agjentura e Beogradit, porse edhe ky qëllim i fundit serbo-sllavë dështoi.

[26] Prof. M. Vokshi, “Shqipëria e shqiptarëve” Tiranë, 1930.
[27] Po aty
[28] Po aty

Prandaj, prej këtyre kërcënimeve të pandërprera , ndaj Shqipërisë, kësaj të fundit iu desh të futej në aleancë me Italinë, e cila aleancë u përurua në vitin 1926, dhe se konfirmimi i saj ishte bërë në nëntor të vitit 1927. Kjo aleancë mes Shqipërisë dhe Italisë ishte bërë edhe për një arsye tjetër, sepse në konferencën e Paqes qysh gjatë janarit të vitit 1919, N. Pashiqi dhe Trubiçi, pa ndonjë arsye kishin insistuar me kërkesat e tyre në njërën nga seancat e konferencës së Paqes të Versajës, për ratifikimin e kufijve verior dhe lindor;kërkohej që Shqipëria të neutralizohej e çarmatosej përfundimisht Ky mendim i këtyre politikanëve shovinist serb nuk ishte gjë tjetër porse Shqipëria tentohej të shndërrohej në një arenë destabilizimi. Në një të ardhshme jo të largët për me mundur Serbia pastaj me e pushtua më lehtë atë pa ndonjë përkrahje të brendshme dhe të jashtme.

 

 

 

Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

 

 Shkruan për Medvegja REDAKSIA,Reshat AVDIU

Reshat AVDIU

Share