Archives de catégorie : LAJME

Me ndihmën e Beogradit , pakica Serbe e Bujanocit , don të bëhet shumicë dhe të udhëheqë me Komunën

 

bujanoc 002Edhe më tej  vazhdon të rritet  diskriminimi në Bujanoc e ksaj here do të ndihmon Qeveria dhe Parlamenti i Serbisë me kërkesën e disa shoqatave që duan  pastrimin nga lista zgjedhore dhe duke i fshirë Shqiptarët nga librat amzë të Komunës së Bujanocit .

 

Disa Shoqata të Serbëve të Komunës së Bujanocit  jan në kërkim të një takimi me Kryeministrin e Serbisë , për të qarë hallin që Shqiptarët e kan shumicën në Komunë të Bujanocit dhe duhet të pastrohen listat zgjedhore duke u fshirë nga rexhistrat e tyre të lindjes dhe patjetër duhet  të mbetën pakicë . Serbët e Bujanocit, derdhin lotë krokodilli,që gjoja është shtimi i madhë i Shqiptarëve dhe të rishikojn listat zgjedhore . Këto kërkesa i mbështesin  edhe me nënshkrime , për të kërkuar alibi në Parlament dhe Qeverin  e Republikës së Serbisë-krejtë kjo me objektiv të qartë që Shqiptarët nuk duhet të kenë as Kryetar e as shumicë të Asamblesitëve Shqiptarë .   Serbët pakicë në Bujanoc, kështu me kërkesa dëshirojn me çdo kushtë e me çdo çmim të ulin e zbresin numrin e popullatës shumicë Shqiptare të ksaj Komune . Kështu kjo pakicë duan  të luajn me kartën e viteve të 80-ta sikurse diktatori i funditë të ish-hapsirave Jugosllave Slobodan Milosheviqi,që  mori një shkasë në Fushë të Kosovës për ta rrënuar Autonomin e Kosovës . Të kujtojm që Komuna e Bujanocit ka 41 Asamblesitë ku prej tyre 30 jan Shqiptarë , kurse 11 jan Asambleistë të pakicës Serbe së bashku me Komunitetin Romë,  kjo ishte që nga zgjedhjet e fundit të muajit qershor të vitit 2012  .  Serbët do të mundohen që Kryetari i Komunës nuk duhet të jenë Shqiptarë dhe shumica e Asambleistave nuk duhet të jenë Shqiptarë,që duke i fshirë nga librat amzë të lindjes , duke ju mohuar nënshtetësia , duke mos ju vazhduar dokumenta e çka më e rënda edhe qytetarët që i posedojn dokumentat e udhëtimit me rastin e vazhdimit të tyre i paralajmëron që nuk mundë ti vazhdojn  me arsyetim më banal pasi nuk jetojn  në vendbanimin  e cekur në dokument  e kjo është në kundërshtim me të gjitha aktet dhe konventat Ndërkombëtare për lirit dhe të drejtat e njeriut dhe shkelje e  të drejtave kolektive .   

 

Fshirja nga librat amzë është  diskriminimi i radhës që ndjek Beogradi ndaj Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës

 

Nuk mjaftoi mos përfaqësimi i shumicës Shqiptare në institucione lokale dhe qendrore në proporcion të drejtë   , Beogradit nuk është duke i mjaftuar lënja pas dore dhe mos investime në këto tri komuna dhe ikja e emigrimi  , por tani ka filluar fushatën që të fshij dhe pastroj librat amzë duke ua mohuar Shqiptarëve të vazhdojn të jen qytetarë  të  ksaj  Komune . Ky është diskriminimi më klasik dhe më i veqantë   . Është shkelje e madhe drastike,është diskriminim i llojit të vetë  që qytetarit nga vendi amë  ku jan lindur dhe ku paguajn taksa e tatime të tokës e pasurisë ti merren dokumenta dhe ti pamundësohet pajisja me dokumenta të udhëtimit .    Kjo asgjë më shumë e re nuk është , por në vazhdën e diskriminimit dhe të pastrimit të listave zgjedhore,fshirjes nga librat amzë  të ksaj  Komunë që mbrenda pesë deri në dhjetë vjetë , do të pësoj dhe ta ndjek fati i Komunës së Medvegjës që kemi tërhequr vëmendjen që më shumë se një dekadë për  rrezikun që i kanoset Kumunës së Bujanocit  vazhdimisht  .        

Të ngritet dhe shtrohet kjo shkelje jashtëzakonisht diskriminuese e anulimit dhe fshirjes nga librat amzë të qytetarëve të Komunës së Bujanocit para se të marrë përmasa të pa kthyeshme . Në këso rrethana është interes i përgjithshëm jetik  që të ftohet  një mbledhje urgjente  nga të gjithë Këshilltarët Komunalë Shqiptarë së bashku me krerët e subjekteve politike , Këshilli Nacional , dy deputetë Shqiptarë në Parlamentin e Serbisë Riza HALIMI e Shaip KAMBERI,së bashku me Kryetarët dhe Kryesuesit e tri Kuvendeve Komunale me prezencën OSBE-së dhe mekanizmave tjerë Ndërkombëtarë  . Në këtë drejtim të ndihmoj Prishtina dhe Tirana zyrtare , duke ngrit çështjen e këtij diskriminimi në instanca  gjegjëse të BE-së dhe të OKB-së  . 

 

09 Shkurtë 2015

Shkruan per Medvegja REDAKSIA , Refik HASANI

Share

Propozim i rrallë në Shqipëri

Arijan KorajKëngetari Arjan Korkaj bën një propozim të rrallë dhe mund të themi që është i pari në Shqipëri i llojit të vet. Këngëtari në fjalë propozon që ti jepet falas nga ana e “Bashkisë së Vlorës” Teatri “Petro Marko” dhe ai do të shkoje të kendojë falas në këtë koncert ku leket e fituara nga shitjet e biletave do të shkojnë të gjitha në ndihme të banorëve në zonat e përmbytura nga uji.

Share

Asfaltimi i rrugës – projekti kapital për Malësin e Bujanocit

ASFALTIMI I RRUGES 001

Malësia e Bujanocit kjo zonë malore dhe kufitare duhet të lidhet me qendrat Komunale dhe botën. Asfaltimi i ksaj rruge është projekt kapital për Malësin dhe do të hap perspektiva të reja . Rruga prej fshatit Karaçevë e Epërme kah lisi që e përshkon fshatin Muhoc është asfaltuar në vitin 2009. Kurse ka mbetur për tu asfaltuar prej nën urën në hyrje të Muhocit, gjëgjësisht punktit policor por edhe si kufi admnistrativ prej Muhocit deri në Zarbicë te shkolla fillore me një gjatsi prej 6 km. Nuk duhet të mbetët si « zonë e ndaluar » si oazë e pazhvilluar, zona e pashkelur dhe një zon e shkëputur dhe e prapambetur edhe në këtë fillim të këtij shekulli XXI . Pasi ka shumë pasuri me tokë pjellore ,dhjetra e qindra hektarë me kullosa, me pyje shumë të pasura për dru për përpunim në industri dhe pasuri me fryta shëruese dhe mjeksore, pasuri tjera dhe ujra të mjaftueshme termale. Kjo rrugë do ti shpaguente shumë fishë mjetet për asfaltim. Kjo rrugë më se gjysmë shekulli pritet,thuhet shkruhet matet dhe prap se prap deri më sot ka mbetur pa asfalt.
Është karakteristike shumë me rëndësi që të ceket se dy Bashkësit Lokale të Malësisë së Bujanocit, e:
– Zarbicës me fshatrat Suharrën , Novosellë,Pribocë dhe
– Muhocit me fshatrat Gjergjec,Ramabuqë dhe Qarr.
Nuk kanë fare lidhje rrugore me KK të Bujanocit pa shkelur në territorin e Kosovës gjegjësishtë në pjesë të komunës së Kamenicës pra kalohet nëpër fshatrat Karaçevë – Roganë – Domoroc – Crep për të hyrë në kufi në Konçulë të Bujanocit, pra njëher dilet jashta kufirit për të hy në Komunën vetijake..Këtë asfaltim të rrugës do ta ndihmonte edhe KK i Bujanocit por edhe bugjeti i Republikës së Serbisë por edhe donatorë të huaj sepse me këtë do të ktheheshin më tëpër banorë të këtyre viseve Shqiptare .Vlenë të ceket se fshatrat Shqiptarë të banuarë me vendas që mbi qytetin e Vranjës në të dy anët e kufirit e deri në Prishtinë duke përfshi fshatrat e Kamenicës dhe ato të Komunës së Medvegjës janë lënë tërsishtë në harres dhe aspak nuk është vrejtur farë zhvillimi i infrastrukturë rrugore dhe kanë mbetur të shkëputura fshatra të tërë pa u lidhur me qendrën komunala qe i përkasin, por edhe në mes tyre . Kanë qenë , por ende janë të izoluarë me botën tjetër të zhvilluarë normal me qëllime dhe prapavija të caktuara që kjo zonë të mbetet ashtu si ka mbetur pra e boshatisurë gati tërsishtë nga banorët . Kjo zonë kufitare , që ishte edhe brezi kufitar edhe në kohën e perandorisë Osmane kan mbetur me ato rrugë të asaj kohe, pra me rrugë dhish të hapura me shati e kazëm që nga qyteti i Vranjës e deri në Prishtinë . Nëse e marrim këtë që e cekëm më lartë kuptojmë se kjo pjesë është një zonë jo e vogël. Që është dashur ti kushtohet më tepër tëndësi për zhvillimin sepse deri më sotë janë të izoluar tërësishtë dhe nëse afaltohet do të ndërtohej:
-Një kopsht zoologjik ,
-Një sanatorium , apo spitali për mushkri e sëmundje që janë dhe ndihmohen nga rrymat e ajrit dhe klimat tëpër të përshtatshme për pengesa në frymarrje . Zoti ia ka fal shumë bukuri ksaj zone , por ne njerzimi vetëm duhet të dim ti shfrytëzojm si klimën, ujin , malet , lisat e mdhenjë , ajri i pastër të krijohet mundësia për zhvillimin e turizmit
-Të shpallet kjo zonë, si: park nacional ,
-Një qendër skijimi, për shkakë të terrenit të thyer por jo në masë sa që për zhvillimin e sportit të skijimit dhe kërcimit më ski në rajon të Ballkanit . Për ndërtimin e një staze të tillë sa që nuk do tia lëshoj vendin për aspak Brezovicës!.
Rruga nëse do të asfaltohet do të kemi përfitime të shumëfishta jo vetëm për kët pjesë të Malësisë së Bujanocit por edhe një pjesë të Gollakut nëse vashdohet pastaj prej Zarbicës për në fshatrat kah lisi i Qobaneve e fshatrat Tërsten , Desivojcë të Kamenicës . Ne Malësorët e Bujanocit ju bëjmë apel organeve Komunale të Bujanocit , që top projekt për realizim të vendosin asfaltimin si një projekt kapital kështu do të mbrohen dhe krijohen këto të mira me asfatimin e rrugës Muhoc – Zarbicë .

 

 

Të nderuara vendas kudo që jeni me banim e qëndrim ,

Në përkrahje të Asfaltimit të rrugës që është një projekti kapital për Malësin e Bujanocit .
Mr,Sc.Refik HASANI, ish-Këshilltarë Komunal i Gjilanit , bashkëthemelues i Shoqatës ,,Vatra’’ , bashkëthemelues i Shoqatës Lëvizjes për Kthim dhe Integrim ,,Guri i Zi’’, bashkëorganizator në Këshillin për organizimin e Takimeve të Vendlindjes dhe vendosjen e Pllakës Përkujtimore , bashkëorganizator për grumbullimit e peticionit (Tre mijë e katër nënshkrime ) për emërtimin e shkollës në Lagjën Zabel dhe emërtim të rrugëve me emra të figurave e personaliteteve nga Malësia e Bujanocit dhe Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës
Në opinion njifet si Publicist , por edhe që ndërmori një sër inciativash e dha propozime për banorët që jetojn në Kosovë dhe ata që ende jetojn në Krahinën e mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë .

 

Shkruan për Medvegja REDAKSIA , Refik HASANI

Share

Hasan Masurica në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë globin

 

Piloti Hasan MASURICA

Me shkas: Më 22 janar 2014, me rastin e 145 vjetorit të lindjes së inovatorit dhe shkencëtarit që testoi avionin e parë në kodrat e Zarbicës .

Nga jeta dhe veprimtaria e personaliteteve të shquara të Anamoravës
Hasan Masurica në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë globin

Hasan Masurica u lind në fshatin Krilevë të Kamenicës më 22 janar të vitit 1869. I ati i tij kishte lindur në fshatin Masuricë te qyteti Nish,kupas dëbimit të tyre u vendosen në fshatin Krilevë ku edhe lindi shkencëtari . Kreu shkollën e lartë pedagogjike në Shkup . Punoi gjithë jetën si mësues i fesë në Mejtepin e Zarbicës dhe si imam i po ksaj gjamie . Ai vdiqë në vitin 1942 që jetoi 73 vjet . Inovator, personalitet shqiptarë të fundit të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX , një emër që, nëse do kishte, mendoj unë, kushtet e duhura, relacionet publike dhe mjetet komunikuese që kanë sot shkencëtarët, sigurisht që patenta e avionit të parë do t’i ishte dhënë atij edhe pas vdekjes .Qysh si fëmijë , në ndeja odash në Zarbicë , Malësi të Bujanocit e Gollak kemi dëgjuar rrëfime për imamin, mësuesin dhe shkenctarin që e konstruktoi ,, ballanin “ si që e quanin në atë kohë , me të cilin djali i tij, Muharremi fluturoi lartë në qiell . Autor i këtyre pak rreshtave që jemi nga i njëjti lokalitet ku u promovua avioni , por na bënë të mburremi edhe si pjesëtarë i popullit tonë . Baballarët tanë tregojn se Hasan Masurica ishte i papërtuar, tepër inteligjent, respektohej dhe i dëgjohej fjala. Ai kishte një qoshe pune, një vend në plevicën e shtëpisë së tij, ku ai punonte me vegla primitive . Faktet janë mbledhur nga të dhëna gojore, nga dëshmi okulare dhe nga disa dokumente origjinale të pakta që kanë mbetur nëpër arkiva . Jeta e këtij gjeniu ka qenë plot inovacione shkencore, gjithashtu duke u marrë intensivisht me kërkime shkencore dhe zbulime . Për Hasan Masuricën,ka pasur shumë dokumentacione që fatkeqësisht jo të gjitha kanë mbetur, por ato që janë gjetur janë çuar në Kajro të Egjyptit në Universitetin Amerikan . Zarbicasit e vjetër tregojn dhe vërtetojn se Hasan Masurica ka jetuar e punuar në Mejtepin e Zarbicës që ky objekt ende mbahet në këmbët e veta . Jetoi në kohë e kushte mjaft të vështira ekonomike dhe politike, rrethana jo të favorshme shoqërore dhe thekson se, nëse kushtet do ishin më të përshtatshme, ai jo vetëm do ishte më i mirënjohur e me famë, por do kishte kontribuar shumë më shumë në fushën e shkencës dhe afirminin e tij si inovator shqiptare .

Ja se çka zbuloi Hasan Masurica !

– Ai ka hartuar kalendarin me të cilin përcakton pozitën dhe rrugën e planeteve në gjithësi që nga viti ‘52 deri në vitin 1952 të erës sonë . Kalendarët e tij kanë impresionuar disa njerëz profesionistë të asaj kohe .
– Ai ka ndërtuar një mulli në fshatin e Zarbicë dhe me ndihmën e bashkëfshatarëve ka ndërruar drejtimin e përroit, duke ditur pozicionin e përshtatshëm dhe ky mulli bluante rreth 1000 kg drithë në ditë.
Por dy nga shpikjet më famoze që i atribohen Hasan Masuricës, sipas fakteve dhe dëshmive :

Në vitin 1899,Hasan Masurica, duke punuar ditë natë , me ndihmën e kovaçit të fshatit në Zarbicë , ndërtoi aeroplanin e parë pa motor,me të cilin i biri, Muharremi, fluturoi 50 deri në 70 metra. Ai e realizoi këtë projekt 4 vjet para vëllezërve Ëright ( Vilber adhe Orvil Rajt ) , të cilët e ndërtuan aeroplanin me motor dhe fluturuan në qiell në vitin 1903 nga një kodër e Zarbicës në drejtim fshatit Suharrën e Novosellë. Muharremi djali i tij u tmerrua nga fluturimi dhe se theu këmbën në atë fluturim,pasi i ati e futi aty dhe litari mbajtës ju lëshua pa kuptuar dhe ballani u ngrit në erë. Fatmirësisht ai ra mbi disa pemë dhe aty e gjetën Muharremin e vogël me këmbë të thyer, dhe tregohet se si i ati megjithëse i dëshpëruar nga gjendja shëndetësore e të birit ,të cilit i lidhi këmbën me këmishën e tij që shqeu atë moment, nga suksesi i shpikjes të tij . Materiali ishte i zgjedhur që u përdore për ndërtimin e këtij avioni nga Hasan Masurica .

Një ndër shpikjet e dyta dhe mjaftë të rëndësishme është edhe kjo .

Që prej vitit 1901 e deri në vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkët me një, pesë dhe njëzet e pesë fishekë dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1905. Edhe kjo ngjarje ka pasur dëshmitarë okular, të cilit ishin bashkëvendasit e Hasan Masuricës, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicës, të cilët atë kohë ishin truproje personale të Sulltan Abdyl Hamidit . Ata, sipas dëshmive të bashkëkohësve, kanë treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit të pushkëve në fabrika . Plus Sulltani e mirëpriti Hasan Masurica me shumë të mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha një nga vendet më të mira në Dollma Bahçe të rrinte e të punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte të rindërtonte aeroplanin aty në Stamboll . Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatën dhe mjeshtërinë e tij intelektuale në komunikim,me një turqishte të përsosur,me fjalë të zgjedhura dhe me një kulturë të gjithanshme . Nuk ishte vetëm një mësues a një shkencëtar i rrallë, por edhe një patriot e atdhedashës i veçantë. Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet në një mbrëmje,me shumë kujdes, ku Hasani kërkon ndihmën e tyre që të ikë nga oborri mbrëtëror dhe të kthehet në shtëpi . Nuk deshi që me skicat e tij të punohen pushkët me të cilat mund të përdoreshin kundër vëllezërve të tij.
Këto janë të dëshmuara nga bashkëkohës në vitin 1912,kur këta oficerë u kthyen në vendlindje dhe tregonin me imtësi pritjen e Hasan Masuricës në Stamboll nga vetë Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre për ta përcjellë Mulla Hasanin në atdhe , pa lenë gjurmë apo skica. Thuhet se ai i hodhi në Bosfor armët , por jo edhe skicat . Largimi i tij shkoi mirë deri në Sofje të Bullgarisë përmes shoqëruesve të fshehur , por në Sofje u zu dhe u burgos , ku edhe detyrohet të shpjegoj skicat që kishte me vete. Ka shumë supozime se ku kan përfunduar ato skica , kush i mori, pse përmendet Ambasadori i Rusisë në Bullgari e disa detale të jera. Mbesim me shpresë që hulumtuesit shqiptarë do të mund të vërtetojn në arkivat e Bullgarisë dhe të Turqisë ndonjëherë deri në imëtsi për hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica . Mund të supozohet , që idet për pushkët automatike ruse , kallshnikovët , mund ta kenë prejardhjen pikërisht nga pushka automatike me njëzetë e pesë fishekë që Hasan Masurica e pat projektuar , shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit në Stamboll dhe ambasadorit rus në Sofje.

Në fund të këtij shkrimi të shkurtër për Hasan Masuricën

Të gjithë ne shqiptarët kudo që jemi do të mburrenmi me te . Do të ishte mirë së paku të emërtohet një shkollë në Gjilan , Kosovë apo dikundë në tërë hapsirat tona etnike shqiptare , që me epitet një shkollë punëtori profesionle – zanati ta bartë emrin e inovatorit që bëri disa zbulime . Të emërtohet në shenjë nderi dhe respekti për veprën e tij edhe ndonjë rrugë apo shesh . Mundë të jepet edhe ndonjë çmim me titull Masurica që do të ndahej në çdo vjet me rastin e ditës së flamurit apo .. . Mbi të gjitha Hasan Masurica ka merita që e ruajti me nostalgji mbiemrin Masurica sepse ishte i lindur po në fshatin Masuricë në mesë të qyteti të Leskocit dhe Nishit të sotëm . Por edhe që ende në atë kohë shqiptarët ishim nënë sundimin e perandarisë Osmane dhe nuk dëshiroj që inovacionet e t’ia falë turqve për ti vrarë shqiptarët . Mbase dikush që e lexon dhe mund të bëjë diçka , unë e solla për vëmendjen e Opinionit të ghërë , jo vetëm se më bëri përshtypje e ndjehem krenar për kombin tim, por mbase dikush ka më shumë mundësi ta çojë më tutje kërkimin, mbase një kërkim e hulumtim më i hollë mund të jetë i mundshëm dhe i realizueshëm, dhe mund të sjellë diçka më shumë. Dikush që mund të ketë interes dhe mundësi mund të hedh më shumë drit mbi këto fakte . Kombi ynë e ka thesarin intelektual shumë të pasur . Puna , për inovatorin dhe shkenctarin që dy gjëra i bëri , se mbronte shqiptarizmin e mbajti me epitet mbiemrin Masurica e Sangjakut të Nishit prej nga ishte edhe i lindur i ati i tij dhe nuk dëshiroi që patenta e tij për zbulimin e pushkës me një , pesë dhe njëzetë e pesë fishek ti jepet ushtrisë së Perandorisë Osmane për vrasjen e shqiptarëve . Së paku të përkujtohet dhe ndriqohet figura e tij , pse të mos të emërtohet një institucion edukativo-arsimor në ndonjërën nga qendrat e hapsirave tona etnike shqiptare . Në arkivat e Prishtinës apo Tiranës , së paku të ekspozohet diçka nga dokumentat e tij nga takimet që pati me mbretin në Stambollë , nga shkrimet e kohës për inovacionin që sigurisht ruhen në arkivat e Perandoris Osmane apo gjetkë .

Besojmë se në të ardhmen e afërt , më shumë do të ndriqohet figura e Hasan Masuricës

Që përveq që ishte imam deri në vdekje për Zarbicë dhe Malësi , posedonte edhe një punëtori të vetën , duke ju ndihmuar fshatarëve të Malësisë , kryente edhe punën mësuesit të fesë në Mejtepin e Zarbicës . Prandaj meremetimi i Mejtepit të Zarbicës do të ishte edhe një arsye më shumë që pastaj që si muze dhe monumunte i trashigimisë kulturoro-historike i mbrojtur me ligje ti ekspozojmë edhe diçka nga puna dhe zbulimet e të madhit shkencëtar Hasan Masurica .
Hasan Masurica ishte një shqiptar që më shum kemi obligim të shkruajmë sikur edhe në disa raste të tjera , historianë të huaj ende vazhdojnë të shkruajnë për shkenctarët e figura tona shqiptare . Është momenti i fundit që dy Akademitë tona të bëjnë diçka në këtë drejtim dhe të ndahet një çmimë me emrin e shkencatrait dhe inovatori Hasan Masurica . Hasan Masuricës së paku në përvjetor të rikujtohet dhe t’i jepet vendi që meriton në historinë tonë .

 

Shkruan për Medvegja REDAKSIA – Mr.Sc. Refik HASANI Refik HASANI

 Kënge:NGA PREVEZA NE SANXHAK SHQIPTARET TRIMA I LANE ME GJAKE

Na NdiqniFACEBOOK

Bëhuni pjesë e Faqes   https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

Autori  është nga fshati Zarbicë Komuna e Bujanocit jeton në Gjilan njohës & iniciator i shumë çështjeve për Kosoven Lindore, veprimtar i dalluar për trojet tona .

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së  , Medvegjë - Pas spastrimit etnik  të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm  me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do  të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi, mos blej produkte serbe, Blej shqip  Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur, S F I R C A  Historiku - nga erdhëm ku jetuam, 17 Qershor 1999 - Dita e çlirimit e Komunës së Vushtrrisë ,Faton Hamiti , Medvegja Diskriminimi,Beteja e kosoves 1389 ,Perandoria Osmane 1389 , Turqia 1389,Idriz ajeti  feston ditelindjen ,Halim Hyseni, -  GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB,-  Shqiptarët duhet t'i thonë jo Gjykatës Speciale,,Kisha e Xhamia, PLATFORMA POLITIKE, Per komb e per Atdhe, leshohet pe,Ibrahim EGRIU, Nazmi Hajredini,Maki Makfire CANOLLI Maqedonci, Ajet DULI,Sadri Ramabaja,Adem Shehu ,Shehi, Muhaxherët,Vushtrria, dita e deshmorëve,pshdk , LDK, PDK , AAK, PD,LS,VV, tahir veliu,shqiperi etnike, presheva , ovl uçpmb , Ovl UçK, Tetovë, shkup, lufta 1998 -1999,Nato,

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së  , Medvegjë - Pas spastrimit etnik  të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm  me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do  të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi, mos blej produkte serbe, Blej shqip  Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur, S F I R C A  Historiku - nga erdhëm ku jetuam, 17 Qershor 1999 - Dita e çlirimit e Komunës së Vushtrrisë ,Faton Hamiti , Medvegja Diskriminimi,Beteja e kosoves 1389 ,Perandoria Osmane 1389 , Turqia 1389,Idriz ajeti  feston ditelindjen ,Halim Hyseni, -  GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB,-  Shqiptarët duhet t'i thonë jo Gjykatës Speciale,,Kisha e Xhamia, PLATFORMA POLITIKE, Per komb e per Atdhe, leshohet pe,Ibrahim EGRIU, Nazmi Hajredini,Maki Makfire CANOLLI Maqedonci, Ajet DULI,Sadri Ramabaja,Adem Shehu ,Shehi, Muhaxherët,Vushtrria, dita e deshmorëve,pshdk , LDK, PDK , AAK, PD,LS,VV, tahir veliu,shqiperi etnike, presheva , ovl uçpmb , Ovl UçK, Tetovë, shkup, lufta 1998 -1999,Nato,

 Për të lexuar Biografin e autorit

                       klikoni këtu:

tupalla.com/wp/?p=3819

 

 

 

 

Share

Mbi 20 aeroplanë, qindra autobusë e vetura plote me shqiptare nga Zvicra dhe vendet e BE drejt Prishtinës. Gati për protestë

28.102 Prishtinë, 2 shkurt -Zhvillimet dramatike ne Kosovë, eksodi dhe protestat ne Prishtine me mjaft shqetesim dhe dhiumbje po i ndjekin edhe shqiptaret ne perendim. Agjencia e lajmeve “Presheva jone” ka kontaktuar shoqatza mergimtaresh ne Zvcer, Gjermani , Austri, Francë..si dhe agjenci te fluturimeve ne Prishtine dhe Shkup nga te cilat ka mesuar se vetëm gjate uikendit te fundit ne drejtim te Prishtnes dhe Shkupit kane arritur mbi 20 aeroplane nga Zvicra dhe vednet perendimore te mushur shpicë me shqiptare.

 

pyetjes sonë se pse ky interesim i madh, meqe nuk eshte kohe e pushimeve” Ata jane pergjigjur  se shumica e tyre kane ardhur nga Zvicra dhe vendet perendimore per t ju  bashakngjitur, soilidrizuar me protesten e se merkures ne Prishtinë. Ata kane pohuar s edhe ne jemi pjese e Kosovës dhe cdo e mir e cdo e keqe nuk mund te ndohe pa ne. Perveq aeroplaneve nga perendimi, nga diaospora shqiptare ne drejrtim ter prishnes jane sinur dje dhe sot edhe qindra vetura dhe autobous, numri i te cilevbe mund te sillet mbi 10 mije sish, ka konstatuar « Presheva jonë » duke ju referuar shofereve te autobuseve dhe agjencive të udhëtemeve

Share