Nen kryetari i kuvendit Komunale ne Medvegje sot dha doreheqeje

foto 001.1PNG

Nen kryetari i kuvendit Komunale ne Mevegje dhe njeherit kryetari i deges se partise per veprim demokratike, zoteri Fehmi BEHA, sot me 19.03.20115 dha doreheqeje nga posti i nenkretarit te kuvendit komunal.

 

Ne vazhdim po ua baskangjesim edhe shkresen zyrtare te cilen bashkepunetori jon nga kuvendi komunale ne Medvegje, e siguroi per redaksine tone,

Komente 002

 

 

Deklarat 001

Komente 002

 

tupalla.com ,mirëpret pikëpamjet e ndryshme dhe nuk censuron askënd. Përgjegjësia për komentet është vetëm e atij që e shkruan. Por fyerjet, fjalët banale e pa lidhje me temën e artikullit, nuk i shërbejnë debatit dhe nuk do të pranohen.

Medvegja REDAKSIA

Share

32 réflexions sur « Nen kryetari i kuvendit Komunale ne Medvegje sot dha doreheqeje »

  1. Gjeste burrerie i cili meriton se paku perkrahejen morale, me qe ne shqiptaret e Medvegjes nuk ishim ne gjendje qe ta perkrahnim, as edhe per interesa tona. Prandaj, ne pamundesin e ndryshimeve paska zgjedhur rrugen e drejte, te mos jete pjese e krimeve te shumta ne nivel komunal, e sidomos diskriminimeve permanente ndaj popullates shqiptare.

    Edhe pse Medvegja per momentin ne agjenden politike te trojeve shqiptare veshtire se gjindet ndokund, ky perfaqesues politik munde te jete shembull per shum politikan ne mbare trojet tona.

  2. Nje akt shume me vend i kryetarit te PVD ,por ku jane tjeret ata qe 12 vite qendrojn ne pushtetin lokal me SPS dhe me Filliqin lek kan be si Maradona te gjithe ata i kan te punesuar famljen .p.sh. nje deputet i PVD nga fshati Kapit eshte vete ne mardhenje pune vajzen dhe djalin ,dy deputeti tjeter i Tupalles ,vete ne pune dhe dy vajzat ne pune ,tjerti i Kapitit satelit i njerzeve te Filliqit dhe nenkryetarit « legjendar » 12 vite zotriu qendron ne pushtetin lokal kurr asnjehere nuk e ka ngrit zerin ndaj diskriminiit te pakices shqipeatre ne Medvegje edhe pse te gjithe ne e dime sa shqipeatreve ju jane marre adresat dhe nenshtetesit jo zotriu nuk e ka pa te rruges te protestojn se duhet me e mbrojt prapanicen e vete ka be pasuri te forte tani pse Medvegjeâ eshte bukvalisht mbet pa shqipeatr aspak si pengon besa bes edhe miqasi te fotr me ate injorantat e njfare lloj shoqate humanitare ne Zvicer qe cdo tbim ja rrasin ne xhep ati nenkryetarit nga 3000 euro me siguri se ju pelqen kur ndigjen shqipetaret ,ose duhet ketyre te shoqates me i be banor te Medvegjes se as banor te Medvegjes nuk jane dhe llidhejn e jan ne komun kurse cdo vite prej Medvegje ju merren nga 300 vete adresat ,kjo cka kane be keta fare injorantash dhe antishqipeatr se bashku me shoqaten duhet ti shtorhen gjygjit kombetar ,e pershendes zotrin Femi Bejiqin per guxim dhe shqipetarizem dhe te gjithe ne duhet Femin ta kemi si prijes .

    1. Dil me emer te vertet e jo me anonim , ta dim kujt po i pengon qe punsohen njerzit ne Medvegje.

      1. @alban ,asnjerit si pengon punesimi ne Medvegje vetem punesimi behet ne kuader partiak dhe asaj familar dhe klanor dhe punesimi behet ne arsim jo ne organizata shteterore siq eshte .p.sh. PTT,ambulanca shteerore,Pylltaria ,Elekrodistribicioni dhe shume tjera organizata shteterore siq dihet arsimi eshte na baza republikane zotri @alban ?! Kurse sipas regjistrimit te fundit 2002 sa e din une jane afer 23% banor te etnis shqipeatre ,hajde po shkojme ren deputeti i fshatit Kapit eshte vete i punesuar ,djalin dhe vajzen 2 deputeti i Tupalles dy vajzat ne arsim dhe vete ,3 vllau i nenkryetarit me se paku eshte ne 20 keshilla komunal ,ambulant shkolla fillore Tupalle krejt klani i nenkryetari eshte i punesuar zotri @alban sa e di une jane sjell njerzit nga Kosova ne arsim dhe jane largu njerzit cka jane kthu ne vendlindje p.sh ai pioni Burim Uka asgje nuk kam kunder Burimi por duhet se pari te punesohet njerzit qe jetojn ne Medvegje tani normal se Burimi eshte zedhensi i pushtetit e jo i shqiptarve , i kan largue nga puna ata qe nuk jan kunder pushtetit te Florimit & Kompani , jo te sillen njerzit vetem pse ne Kosove nuk mund te punesihet pa provoj dhe eshte Tupalla ,eshte sjell njeri penzioner i cili penzionin e ka marre ne Medvegje dhe jeton me gjithe familjen ne Prishtine dhe eshte punesuar ne vend te djalit te Hamdi Fertatit menodni se ky idiotizem eshte ne rregull ?! Ose familja e nje SPS si Sejda Kosumoviqi i cili krejt familjen ja kan punesuar partia NANE e slobes me leht eshte ne kufi te Mutivodes me nje serb .polic i Leskocit apo i Beogradit se me djalin e Sejdes ,besoj se keto gjera i din me mire se une dhe nuk jemi kunder punesimit te shqipeatreve te Medvegjes por jo punesim ne baza klanore te nenkryetarit !!!

        1. Mos me egzistu njerzit qe merren me pune te hallkit, jeta nuk kish me qen interesante 😉

      2. nuk po kuptoj kta shqiptar, a kan problem mes vete apo me pushtetin serb, pom duket ktu loje politike ne dem te vetvetes,

  3. BRAVO BRE FEMI MOS RRI ME ANTSHQIPETAR ME UDBASH TE SERBIS SE QATA I KAN NDJEK SHQIPETARET E MEDVEGJES ,SHKO KQURNJAU PASURIN KA 4 ,5 KERRE I KAN MERCEDESIN QE ZVICRANET SE KAN ME CKA I BANE BRE ME RROGE TE PSHURRET TE SERBIS ???

  4. Tani shqiptaret ne Medvegje dhe ata me origjine nga Medvegja, duhet t’i bejne llogarite mire me vete -veten, te vazhdojn me perkrahjen e peraqesueseve te tyre te njejte decenie me radhe, te cilet i sollen ne shfarosje e siper apo te zgjedhin shembullin e keti BURRI i cili ne pamundesi per te realizuar te drejtat qofshin edhe ato minimale per popullin tone, u distancua ne menyre publike dhe balle hapur kunder te tjereve!!!

    Ju Lumte z.Beha.

  5. Mendoi se ne jemi ne nje udhekrq, pra pa ndonje vizion dhe ky rast mune te jete momenti kur ne duhet te bashkohemi te gjithe per te kerkuar rrugen te cilen ka kohe qe nuk po e gjejme.!!!

  6. I nderuar Femi pasi te njohe personalishte qe disa vite ku pata rastin te shohe dhe te punojme se bashku per ta ndihmua ate popullat ku e di shume mire veprimtarin kombtare dhe humane te cilen e keni ba per at pjese te popullates qe ka mbetur ne meshiren e atyre qe aspak nuk mendojne per at popullat e shohe te arsyeshme dorheqjen e juaj edhe pse ajo ma se shumti e demton prap at pjese te popullates shqiptare te ciles i keni dale ne ndihme pa nderprer me duhet te ju theme se jeni shembull per guzimin qe keni mare i nderuar z.Beha.

  7. sa i perket pyjeve qi po permenen ne komente zoti dul krasniqi duhet me dit qe ne pyll pa sopat nuk hihet dhe ne pyll te dendur jini hi me vet deshir dhe ekini ba llug e tash bane zgjidhje vet se udasht me dit se kurdoher qikjo dit dote vi dhe pergjithsit leti takojn secilit individualisht se kush qfar te mier i soli medvegjes ose qfar zollumi kan ba si ne popullat ashtu dhe ne politik e pasuri te individve

  8. Të dashur bashkevendas,
    Dorheqja e Femi BEHA është ALARM për te gjithe se durimit te padrejtesive i ka ardh fundi, shteti i serbis ka qen perhere kunder vazhdimit te jetes ton ketu por kohve te fundit keti pushteti ju bashkangjiten edhe një numer i shqipetarve këtu ne Medvegje , Diaspor dhe Kosove me apo pa vetedije dhe kan krijuar këte situat ku jemi sot, pa e harruar edhe indiferncen e qeverive tona Prishtine e Tiranë .
    Shteti pushtues ka krijue mekanizmat e vet që po punojn për Serbin.
    – Ka mediat e kontrolluara (telekomanduara) kur ju thot shkruajn e kur nuk i konvenon si sot ata heshtin eshte turp sot te heshtet por kur je ne sherbimin e tyre edhe duhet…. Ne medvegje ka Radion dhe 2 portale www. qe shkruajn shqip por fatekeqsisht ….. nuk jan per shqiptaret por per shtetin qe i udheheq dhe i financon .
    Pastaj ka edhe portale te tjera qe mundohen ta paraqesin jeten REALE aq sa munden qe nga shteti dhe argatet e tyre po i quajn armiqesore… !!
    – Diaspora dhe disa qe jetojn në Kosovë qfar të presim !!! as qe ja vlen të flitet sepse jan duke u marr me promovime personale –Albume familjare dhe perqarje ne mes veti (e kan zbuluar Amerikën !!!), qe u reflektuan edhe ketu ,kur udheheqesve lokal (te shtetit te serbis) u rrezikohet pushteti ata shpejt debarkojn ketu duke u fotografue neper zyret e komunes që te organizojn kanagjeqe dhe duke ber apele perkrahni ket pushet qe po ju hjek shtetesit, ju prêt malet, ju mohon te gjitha ,kurse per veten e tyre pusheti ju rregullon shtetesit dhe ju jap hapsir … diqka e quditeshme …. Kur banorve ketu me 100-1000 shqipetarve ju fshin shtetesit … ky grup i diaspoers ka vetem nje problem disa mediume qe nuk munde ti kontrolloj i shpall armiqesore … !! po te njejtit kah sillen neper diaspor shpallin qytetar nderi te Medvegjes nuk po i kuptojm kush ju dha at te drejtë (vetem nese kan ndonje autorizim –amanet nga ish-Kryetari Drashkoviq që ka vdek) apo nga qeveria e Serbis .

    Po kerkojn ndihme nga qeveria e Kosoves që si shtet i ri ka veshtersit e veta por prap ka qeveritar qe po mundohen për mos të na lan anash…
    Pushteti lokal ne Medvegje kerkon ndihm nga kosova por nuk ja njeh institucionet keti shteti dhe shkon edhe me larg..
    Njerez te denuar nga gjykata e Kosoves dhe te kerkuar nga interpoli internacional gjej strehim këtu !!!(pa hy ne detaje qe per qfar eshte denuar ne Kosove) Udheheq me Medvegjen – administron Komunen – e normal dhe e mbron shteti i serbis… si te priten-kërkohen ndihema nga qeveria e kosoves kur ky shtet-pushtet-këta njerez të serbis punojn-veprojn kunder Shtetit të Kosovës .
    Mos harroni Sheti i serbis nuk bene dallime ne mes shqiptarve se sa jan paqesor apo revolucionar, por vetem : a i sherbej serbis apo jo.

    Femi BEHA eshte personi qe punoj me mishe e me shpirt per keto troje tani e ndjen veten te pa fuqishem sepse eshte i vetmuar ndaj padrejtesive dhe nuk deshiron te jet pjese e kesaj tragjedije qe po ndodh ne vendin tonë.
    Eshte koha qe te zgjohemi te gjithe dhe ti thom te bardhes te bardhe dhe te zezez te zezë. Më mire von se kurr. Vetem bashkimi ben fuqi , ti harrojm inatet e te afrohemi me njëri tjetrin.

    1. Me fale zotri Ferati po cilet kerkojn ndihme nga qeveria e Kosoves disa injoranta si Burim Uka dhe djali i Sejdo Kosumiviqit nje SPS i cili ka ik nga Kosove dhe eshte sjell nga Bozho Pavlloviqi ne Medvegje si kuader i SPS ,asnje legjimitet nuk ka Burimi dhe Fidan Kosumoviqi familja e Sejdo Kosumoviqit krejt familjen e ka te punesuar bile tre jane polic njeri prej tyre ka marre banes te shtetit vete Ivica Daqiqi ja ka thene qelesat e baneses a keta djem te SPS sot flasin ne emer te shqipetareve te Medvegjes ,kush e ka votu Burim Uken dhe Fidan Kosumiviqin ,po kjo cka bejne ky kllani i Filliqit eshte vetem ne dem te shqipetareve te Medvegjes vete nenkryetari i ashtuquajtur eshte nje hajn ordiner dhe me direktiv te udbes dhe SPS i ka marre keta dy injoranta bile bile me direktiv punon edhe shoqata familare -« humantira ne Zvicer ,vete kryetari i kesaj shoqate vllaun e ka pase ne JUL te Mira Markoviqit krejt Ne te Medvegjes njohemi mes veti e kan marre bre vlla shpijunat e UDBES ne dore dhe skemi asnje mundesi te rrezojme keta marioneta te Filliqit .I vetmi eshte Femia i cili mundohet me mish dhe me shpirt per shqipeatret e Medvegjes por keta UDBASHET se lene me punu ne interes te shqipeatreve se e kan drzhaven e serbis me veti dhe njeriu u detyru me dhene doreheqje deri sa te jene keta marineta te UDBES ne Medvegje shqipeatret do te ndiqen .

  9. Me keqardhje e marrim lajmin per gjestin burrerore qe fatekeqesisht zoteri Fehmi Beha detyrohet te u distancohet pergjegjesive diskriminuese apo veprimtarive jashteligjore eventuale qe skan te ndalur ndaj qytetareve te Medvegjes e ne veqanti kur eshte ne pyetje mireqenja sociale dhe te drejtat e barabarta te te gjith qytetareve ne vendelindjen tone.
    Ky burr meriton rrespektin dhe perkrahjen me te madhe nga te gjith shqipetaret e te tri komunave te Lugines duke e ditur se ne qfar kushtesh dhe shperfilljesh te pa meshirshme po ju bahen perfaqsuesve tane politik siq eshte Fehmiju qe po e jepe qdogje nga vehtja ne interes te qendreses dhe drejtesise ne trojet e veta.

  10. Kosova lindore po vuan per shkak te idiotave dhe demagogve qeveri tar Te Prishtines
    Zyrtare .,kosoven lindore:Medvegjen,Bujanofcin dhe Presheven I tradhtoi kosova e sotme me ne krye me do agenta jugosllav ,me kta politikana te shantazhuem dhe te poshter komtarisht ne e humbum kosoven lindore dhe veriun e mitrovices

  11. Pershendetje te nderuar Medvegjas! Nji sqarim per komentin tim,per derheqjen e z.Femi Behes (mos na le ne pyllë se dot na han ujku) qe dot thot Largimi i Femis nga posti i tij ësht dam per ne medvegjaset.Femiu ësht njeri Komtar,Human dhe Fetar dha qdo gjë nga veta per tu ndihmu Medvegjasve ,Ne e dim se politikst e komunes nuk mund me i ndrru zotrija ne Fijal po bile sa do ku do ësht aty shef ,Nien dhe bile sa do pak i pengon per qdo te keqe,kurse me largim te tij neve Medvegjasve na han ujku-Dreqi .

  12. Bravo Femi Bejiqi i vetmi je qe e mbron ata pak njerz qe kan mbet ne vatan .

  13. Per komunen e
    Medvegjes esht
    Veshtir te mbijetoj
    Me ata pakic popullate qe kanmbetur e vetmja
    Mundsi esht fiqizimi
    I Diaspores me ndrtimin e shtupijave
    Ne orgnizimin e vet
    Mahallave e deri te
    Gjdo fshat ne komunen e Medvegjes

  14. Ne ket kohe te cilen eshte Medvegja Problem kryesor esht Serbija e cila vepron tinez si dhelper, ti largoj te gjith shqiptaret nga serbija dhe ne at menyr nuk mundet, e ka shum zor z.Fehmi Beha ti ces ne kry dhelprat………. ,ku problemit i bashkangjitet edhe kontributit nga Kosova dhe Shqiprija qe esht shum i paket…. Jo pak po zerro, dhe ne ket menyr punon dhelpra a neve na ha ujku.

  15. Plotsish kie te drejt i nderuari Shefki se qashtu asht te pershendes

  16. ju lumt femi beha nukedi qysh kini mujt deri tani me punue me ata njerz te pa ndergjegjshem

  17. Te nderuar komentues fillimishte ju luse çë ta lexoni mire deklaraten e z.Fehmiut askunde nuke permende dorheqjen nga posti zv.kryetarit por kerkone çë te shkarkon kuvendi komunal per disa arsye …keshilltaret shqiptar nuk do votojne per shkarkimin e z Fehmijut sepse ai ka qene keshilltare pothuaj se tre mandate apo afro 10 vite me radhe gjithemone ne pozite ne fund te fundit ashte shqiptare porê te gjithe ne duhet te jem unik kure jane ne pytje problemet e shqiptarve dhe secili keshilltare per ta trguar veten çe ashte ne sherbim te popullit mjafton një mandatë .

    1. Z.Beha ka paraqite sintezen e arsyes ne shkrese, aty nuk ka vende per referate sepse te gjithe i dime. Prandaj nese deshirojme te vazhdojme me sjelle ne Samare e jo ne Gomare, ne mundemi akoma por realitetin po e shoim te gjithe.

  18. S’ka dyshim se Fehmiu gjithnjë ishte i dinjitetshëm, njeri me integritet. Njeriu i tillë nuk mundet ghjithmonë t’i tolerojë padrejtësitë që bëhen në kurriz të shqiptarëve, nga kushdoqoftë që të vijnë ato. Vetëm se është dashur që në dorëheqjen e ti t’i cekë të djitha padrejtësitë që i bëhen sot shqiptarit në Medvegjë. Nuk ka më çka heshtet, sepse entiteti shqiptar atje është në shuarje e sipër. Jo se dikush do të vetëdijësohet, por njeriu ka nevojë ta thotë të vërtetën para opinionit.

  19. Fehmi Behën pata rast ta takoi në Medvegjë verën që kaloi. Kishim shkuar në vendlindje për të analizuar qfar mund të bënim për të shpëtuar nga shkatrrimi përfundimtar shtëpinë e Zenel Hajdinit. Me kërkesën tonë i takuam në të njejtën kohë ata shqiptarë që na përfaqsojnë në komunë të Medvegjës për të evokuar së bashku iniciativën tonë. Fehmiu pa dyshim ishte ndër më të implikuarit dhe më i sensibilizuari me kërkesën tonë. Gjatë atyre pak minutave sa qëndruam së bashku, Fehmiu më befasoi për të mirë nga mënyra e të shprehurit në shqip, nga diapazoni i njohurive që kishte, nga thjeshtësia e sjelljes dhe respekti që kishte për neve.
    Pas kësaj përshtypje që krijova për këtë djal, domosdoshmërisht të imponohet të mendosh se cila është perspektiva e këtij të riu në Medvegjë? E qfar përmase është sakrifica të cilën duhet bërë për të mbajtur premtimet dhe përgjegjsinë para elektoratit i cili e ka zgjedhur, kur dihet se në Medvegje edhe të drejtat më elementare të shqiptarëve janë bërë të pambrojtshme! Ku e gjen vullnetin e guximin të përballet me këto sfida para të cilave shumica dërmuese nga ne u përkulëm dhe ia kthyem shpinën vendlindjes?
    E sot, nuk më befason fakti që edhe Fehmiu me aktin e dorëheqjes nga funksioni i nënkryetarit të kuvendit të Medvegjës, i hedh armët para një beteje të cilën të gjithë e humbëm. Skenari gjithnjë mbetet i njejt: Pushteti serb lufton shqiptarët me të gjithë mekanizmat shtetëror, por goditjen përfundimtare ia japim vet ne. Nuk ka ndjenjë më e keqe sesa ndjenja e mospërkrahjes, injorancës e braktisjes nga vet fara jote.
    Nga komentet që i lexoj nga ata që me siguri e njohin Fehmiun më mirë seq mund ta njoha unë nga një takim i vetëm, jipen mesazhe se ky djal është i vlefshëm dhe i domosdoshëm për shqiptarët ne komunën e Medvegjës.
    Ata të cilët nuk ia dolën të mbijetojnë dhunën, diskriminimin, shantazhet… ndaj shqiptarëve në komunën e Medvegjës dhe për pasojë u shpërngulën nga atje, shpresoi ta kenë ruajtur një dozë optimizmi se për shqiptarët në Medvegjë dhe gjithandej në Kosovën Lindore mund të vijnë ditë më të mira. Ky optimizëm duhet rritur e ushqyer pikërisht duke përkrahur njerëz të kalibrit të Fehmiut dhe të tjerëve si ai me veprime dhe iniciativa konkrete. Fehmiu nuk di qfar do ta ketë fatin pas largimit nga ai vend i punës por e radhës do të ishte që ne ti sigurijmë të ardhura të mjaftueshme për aq kohë sa të jet e nevojshme në mënyrë që situata e tij materiale mos ta kushtëzoi shpërnguljen e tij.

  20. Kusho ke ber nje gjest shum te mir ke perkrahje deri ne maksimum nga familja Beha.

  21. Zonja dhe zotri, komentet e juaja jan komente katastrofale, ku jeni ju o njerz qe nuk vini me jetu e punu ne Medvegje, nuk ju vjen marre i keni lshu trojet e juaja e folni kopalla, Z. Femi Beha, gjesti juaj eshte gjest femijrie, te gjith e dim gjendjen tende fatkeqsisht nuk e din kta qe shkruajn e skan me qka merren. Ai qe flet keq kshtu e ka gjelozin ne gjak.

    1. Une jetoi ne Tupalle, ket vit kemi nisur te ndertojme 3 shtepi te reja ne vendlindjen tone, me vjen keq te permendi por ne oborret tona perveq Fehmi Behes 1 here nuk ka qene askush prej pushtetit lokal per t’u solidarizuar me ket pune apo te pyesin se a duhet ndonje ndihme te cilen ata do te mundeshin te na e ofronin? Nje vite eshte punuar me gjeneratore sepse ka pengesa te pa fundme administrative per kycj ne rrjetin elektrik,edhe sot akoma nuk eshte zgjidhur ky problem !!! Ndoshta dikujt tjeter i kan ndihmuar, prandaj shpresoi se familja jone eshte rast i vetem.
      Prandai, zoteri, albani@medvegja.net une nuk kam leshuar venin time dhe keto qe po i shkruaj nuk jane kopalla.

  22. Sa fjal te bukura po folni, ju lumt te gjithve qe fjalet e juaja mbesin vetem shkrim, spo e di se kush qka dhe kush eshte ketu mirepo ju z.Muharrem Salihu ju lutem folni veq per gjendjen e juaj jetesore qe e keni, e qe per at gjendje jeni ardh ne kete dite me fol per tjert.

    1. Do ishte mire qe fillimisht te prezentoheni, pastaj ndoshta komenti juaj do merrte nje kuptim me meritor edhe nga un. Flm per mirkuptim.

  23. Bravo baci Fejmi e kujt i vjen inati le te kup, se nuk punohet me ata ANTISHQIPTAR……..

  24. Te ne ka edhe dhjetra komente në pritje për tu aprovuar ….. Për arsye se : * nuk kan as Emer e as E-mail të vlefshem ….. janë komente me vlerë për debatin…….
    Pra ju lusim që të kompletoni të pakten njeren nga këto merrni shembull si shumica që kompletojn të gjitha.
    ————————————————————————————————————————————-
    Komentet dhe debati duhet të kontriboin në zgjedhjen e problemeve e kursesi për të njëllosur njëri tjetrin
    ————————————————————————————————————————————-
    tupalla.com ,mirëpret pikëpamjet e ndryshme dhe nuk censuron askënd. Përgjegjësia për komentet është vetëm e atij që e shkruan. Por fyerjet, fjalët banale dhe që nuk kan te bëjn me temën e artikullit, nuk i shërbejnë debatit dhe nuk do të pranohen.

Les commentaires sont fermés.