COPTIMI I TOKAVE SHQIPTARE GJAT VITEVE 1914-1918 DHE POPULLSIA E SAJ

Coptimi i tokave shqiptare 1914_001

Me mbarimin e Luftës së Parë Ballkanike 1914-1918, lakmia e shteteve ballkanike, e kishte arritur lakminë kolonialiste, duke i pushtuar krejtësisht tokat shqiptare. Këto lakmi nga shtetet e vogla ballkanike por me pretendime të mëdha përsëri dalin sheshit gjatë vitit 1919, me kërkesat e tyre neo-kolonialiste që ia paraqitën Konferencës së Paqes të Parisit. Përsëri këto pretendime bien poshtë në qershor të vitit 1921, kur Konferenca e Ambasadorëve për së dyti herë sipas misionit të marr nga qeveritë e tyre e merr në shqyrtim çështjen shqiptare. Këtu bihet vendim për krijimin e sërishme të Shqipërisë me kufijtë e saj politikë.

Italia e kishte pushtuar Vlorën, Serbia e cila kishte deklaruar në janar të vitit 1920 se hiqte dorë nga çdo kërkesë tokësore mbi Shqipërinë, por në vend të saj e nxitë Malin e Zi, të Krajl Nikollës nga Cetina që të kërkonte pushtimin e viseve të malësisë së mbi Shkodrës me arsyetim gjëja për çështje strategjike, dhe duhej sipas kusarive të Malit të Zi, përsëri të shqyrtohet kufiri londinez i 1913. Mali i Zi, këtë e bënte me të vetmin qëllim që Shqipërisë, t’ia shkëpuste arteriet kryesore të saj. Ndërsa Bullgaria këtë radhë si edhe Serbia do të qëndrojnë anash me kusaritë e tyre drejt tokave arbërore por Serbia nga ana tjetër e nxiti Greqinë që ta kërkonte dhe pushtonte Korçën dhe tërë zonat e Jugut të Shqipërisë që gjenden nëpër viset mes liqenit të Ohrit dhe të Prespës; nga këtu grekët e ndjekin vijën e demarkacionit kufitar londinez të 1913, deri në malin Gramsh (Gramos), duke ardhur nga Jugu dhe përfundojnë me kusaritë e tyre në grykën e Prevezës.

Këta janë kufijt e vërtetë etnik si shumë të tkurrur që Shqipëria Natyrale, i kërkon dhe do t’i kërkojë, kurdoherë sepse këta kufij thjesht pa ndonjë ekuivok(kundërshtim) janë kufijtë jo real të Shqipërisë londineze. Me të gjitha këto rrjedha të zymta historike që e shkatërruan dhe e masakruan popullatën e shtetit shqiptar ndër shekuj, por etnosi i saj arriti ta ruante dhe mbrojë me nostalgji, individualitetin kombëtar dhe gjuhësor.

Atëbotë më 1878-1913, brenda këtyre kufijve natyror jetonin dy milion e gjysmë shqiptar, me shumicë të madhe deri në 80% nëpër ato vendbanime heterogjene janë (të përziera) me popullsi sllavo-serbe dhe atyre greke, edhe në këtë përzierje përqindja e shqiptarëve hipë dhe e kalon mbi 90% e deri në 95%,dhe atë nëpër krahinat shqiptare si në Pejë,Gjakovë,Prizren dhe Çamëri.

Kufijtë e Shqipërisë fillojnë për herë të parë të anulohen dhe zhduken që të gjithë me lëshimet tokësore që i bëri Kongresi i Berlinit më 1878,favoreve hegjemoniste dhe kolonialiste Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Edhe konferenca e ambasadorëve të Londrës më 1913, nuk ishte ndonjë favor në llogari të etnosit shqiptar edhe kjo ligjëroi si edhe dy kongreset e mëparshme tragjedinë tonë kombëtare, duke tregtuar me trojet tona në favor të shteteve ballkanike pan-sllaviste. Me këtë parregullsi të qëndrimit të konferencës të ambasadorëve të Londrës, Shqipërisë jashtë kufijve të saj natyral i mbetën më tepër se një milion e gjysmë banor shqiptarë.

Edhe Konferenca e Paqes apo Liga e Popujve të Versajës më 1919, e iniciuar atëbotë nga kryetari i SHBA-së, Vudro Vilson, u bë me qëllim që të ruhet paqa botërore. Në këtë Ligë do të hynin 32 shtete, në mesin e së cilës ishte edhe shteti shqiptar i Qeverisë Provizore i Ismajl Qemalit, atë më çdo kusht atëbotë e mbrojti Vudro Vilsoni, porse apetitet e pangopura të fuqive të mëdha evropiane nuk e përfillën fjalën e Vudro Vilsonit, porse i kishin filluar sërish planet e tyre ekspansioniste për rindarjen dhe copëtimin e Shqipërisë Natyrale. Qysh në kohën e luftës evropiane, flitej për copëtimin e Shqipërisë në favor të interesave të shteteve të vogla ballkanike porse me kërkesa të mëdha neo-kolonialiste të shteteve pan-sllaviste siç ishte Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, kjo ishte bërë kinse për pjesëmarrjen e këtyre shteteve në luftë e cila pritej që së shpejti të fillonte kundër Austro-Hungarisë.

Ky propozim për copëtimin e mëtutjeshme të tokave shqiptare më 23 nëntor 1914, u nxit nga ministri i punëve të jashtme të Rusisë z. Sazav, i cili e kishte kundërshtuar kërkesën e Italisë e cila kërkonte që të vazhdohej njohja e independencës së Shqipërisë në bazë të bisedimeve të ambasadorëve të Paktit të Londrës, ky fakt është zbuluar pas një kohe në botimet sekrete të dokumenteve të shkruara në “Librin e Zi” të qeverisë Bolshevike të Rusisë të V. I. Leninit. Ky propozim i copëtimit të Shqipërisë, ishte përsëritur edhe në Këshillin e Lartë të Parisit gjegjësisht në mbledhjen e Versajës më 13 janar të vitit 1919, ku Klemenseu (Clemenseau) e paraqiti një planë për ndarjen e Shqipërisë në mes Jugosllavisë, e cila do ta merrte krejt Shqipërinë Veriore me Shkodrën dhe bregdetin shqiptarë gjer në Shëngjin, ndërsa Greqisë do t’i jepeshin pjesa Jugore me Gjirokastrën dhe Korçën. Ky propozim ishte biseduar edhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës atëherë për lëshime rishtazi të Shqipërisë Jugore Greqisë, si shpërblim që pati hequr dorë nga Izmiri, kur luftëtarët turq Junanlisë ia patën thyer kokën dhe i kishin shndërruar në karrema për peshq jo njëherë por shumë herë. Dalja në dritë e përmbajtjes së Traktatit të fshehtë të Londrës nga Rusia Bolshevike i tregoi popullit shqiptar planet e vërteta të fuqive të Antantës dhe në radhë të parë të Italisë kundrejt Shqipërisë. Botimi i tij, ashtu siç shkruante gazeta “Dielli” në mars të vitit 1918-ës, ishte “sy për të verbrit dhe veshë për të shurdhëritë”.Përmbatja e Traktatit të Londrës,i cili u vlerësua si “qefini i Shqipërisë”, ngjalli një valë të fuqishme indinjate në vend dhe në kolonitë shqiptare jashtë dhe u pasua nga protesta energjike. Në një letër të hapur që i drejtohej në emër të Federatës Pan-shqiptare “Vatra” në janar të 1918, gazeta angleze “Dhë Mançester Gardian” (The Manchester Guardian”, shkruhej se traktati i fshehtë i Londrës cilësohej “si një nga aktet ndërkombëtare më të errëta që mund të përmenden”. Letra pastaj përfundon me fjalët: “Fuqitë e mëdha e harrojnë gjallërinë e shëndoshë të shqiptarëve, të cilët u kanë rezistuar perandorive të fuqishme për shekuj me radhë dhe parulla e të cilëve ka qenë gjithmonë: Lufta për liri me çdo kusht deri sa të arrihet suksesi”[1].

Botimi i Traktatit të Londrës ishte një grusht i rëndë për të dy fuqitë e Antantës, që i kishin pushtuar viset e Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë për Italinë. Ai i shqetësoi shqiptarët dhe njëkohësisht u dha një armë të re në dorë për ta demaskuar e goditur politikën imperialiste dhe shoviniste të shteteve fqinje dhe të përkrahësve të tyre si dhe për ta shprehur edhe më tepër vigjilencën kundrejt armiqve të atdheut.

[1] Hapja e Konferencës së Paqes në Paris më 18 janar 1919.

Coptimi i tokave shqiptare 1914_002

Autoritetet ushtarake të zonës italiane të pushtimit, nga ana e tyre, u orvatën ta pakësonin shqetësimin që lindi nga botimi i Traktatit të Londrës. Komanda e trupave ushtarake të efektivit të XVI italiane në Shqipëri më 21 shkurt 1918 porosiste prefekturat dhe nënprefekturat të zhvillonin propagandë në favor të Italisë duke thënë se traktati kishte pësuar gjoja më vonë ndryshime, të cilat, bolshevikët nuk i botonin me qëllim.

Por këto masa nuk mundën ta mashtronin opinionin publik shqiptar. Protestat kundër Traktatit të Londrës vazhduan. “Shqiptarët duan lirinë dhe për lirinë e vetëqeverimit do të luftojnë si kundër Italisë, Serbisë, Greqisë ashtu edhe kundër Austrisë, ose kundër cilësdo force tjetër pushtuese”.

Qeveria italiane, me qëllim që t’i realizonte më lehtë këto plane grabitqare ndaj Shqipërisë, i shtoi orvatjet për ta përçarë lëvizjen kombëtare shqiptare dhe për të rekrutuar vegla të politikës së saj nga radhët e klasave sunduese të Shqipërisë. Në përputhje me këto synime, propaganda e qeverisë italiane nga mbarimi i luftës vuri në qarkullim në shkallë të gjerë parullat se midis Italisë dhe Shqipërisë ekzistonte një “bashkësi interesash”, pasi, duke “mbrojtur” Shqipërinë prej lakmive të shteteve fqinje ballkanike, Italia “mbronte” njëkohësisht edhe veten e saj. Rrjedhimisht kinse, Italia ishte “mbrojtësja natyrore” e Shqipërisë.

Me platformën e qeverisë italiane u bashkua një grup politikanësh shqiptar prej 14 vetash, të cilët gjatë luftës kishin qëndruar në Zvicër. Midis tyre bënin pjesë Turhan Pashë Përmeti, Syrja Bej Vlora, Visarion Dodani, Eqrem bej Libohova, Dr. Gaqi Adhamidhi etj. politikanë të tjerë si Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja etj., që ndodheshin në Itali, u bënin thirrje “krerëve” të politikës shqiptare të mblidheshin në Romë.

Rreziku i madh që kërcënonte vendin atëbotë u ndje thellë në gjithë popullin shqiptar, i cili u vu menjëherë në lëvizje për ta siguruar pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Organizatorë të kësaj lëvizjeje u bënë intelektualët borgjezë patriotë, të cilët në përgjithësi drejtonin organizatat politike si dhe shtypin kombëtar shqiptar brenda e jashtë vendit. Në fund të luftës filloi të aktivizohej dhe ta zgjeronte veprimtarinë e tij ilegale komiteti i fshehtë, i krijuar qysh më 1915 në Shkodër. Anëtarë të këtij komiteti formuan më 7 nëntor 1918 komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, me qendër në Shkodër , i cili filloi të vepronte ilegalisht. Të dy këto komitete, që bashkëpunonin ngushtë, i vunë vetes si detyrë të luftonin për çlirimin kombëtar të vendit. Por ai i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”, në të cilin bënin pjesë kryesisht të mërguarit politik kosovar,që ndodheshin në Shqipëri i kishin vënë vetes si detyrë të veçantë të luftonte edhe për shpëtimin e Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë. Në qytete të ndryshme të vendit filluan të aktivizoheshin në jetën politike edhe klube e shoqëri të tjera patriotike, që vepronin nën udhëheqjen e elementëve përparimtarë si Avni Rrustemi, Halim Xhelua etj. Një veprimtari të gjerë për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë toksore të Shqipërisë zhvilluan në këtë periudhë Federata pan-shqiptare “Vatra” dhe “Partia Politike Kombëtare” në SHBA si dhe kolonitë e tjera shqiptare jashtë vendit, Rumani, Turqi etj[2].  

Herën tjetër në Konferencën e Paqes çështja shqiptare ishte shqyrtuar vetëm se nga pikëpamja e kontradiktave Italo-Jugosllave. Porse në këtë konferencë bisedimesh që i kishte zhvilluar punimet e saj në Pallanza, këtu Shqipëria kishte shpëtuar nga ky kombinacion hegjemonist. Nga kjo mbledhje u pa mirëfilli, sesi të drejtat kombëtare shqiptare, me mbarimin e luftës evropiane, po shkeleshin dhe denigroheshin, dhe bëheshin orvatje për t’i cunguar viset etnike të Shqipërisë Natyrale.          Atëherë Shqipëria kishte mbetur pa asnjë përkrahës të saj. E vetmja përkrahje e vogël ishte ajo që i vinte prej Italisë, edhe kjo fuqi evropiane e pat hekë përkrahjen e saj për arsye se edhe kjo e pretendonte ta okuponte Vlorën. Sepse ajo ishte njëra ndër

2 Po aty

ngushticat më të mëdha, e cila i duhej Italisë që t’i përballonte sulmeve dhe mbrojtjes nga fuqitë tjera evropiane.

Vendimi për caktimin e vijave të demarkacionit kufitar, ishte plotësuar vetëm atëherë kur ishin caktuar kufijtë e serbëve dhe grekëve. Një herë nuk ishte marrë në konsideratë e drejta e çështjes shqiptare, sepse ishte menduar se territori etnik i Shqipërisë, duhej t’i jepej Serbisë Dhe Greqisë. Ato vende shqiptare që këtyre grabitqarëve neo-kolonialist u vinte për shtati dhe e parapëlqenin këtë ndarje të padrejtë të territorit shqiptar, dhe nga pjesa tjetër e mbetur e saj prej këtyre hiena pan-sllaviste do të formohej Shqipëria e sakatosur[3]. Në Konferencën e Paqes, më 7 mars të vitit 1919, delegacioni shqiptarë, lajmëronte, se Komisioni, për punët dhe kërkesat e shqiptarëve nuk ishte marrë fare me çështjen e Shqipërisë, porse ishte marrë me çështjet e Greqisë që i pretendonte tokat e Shqipërisë. Pastaj nuk ishte marrë aspak parasysh çështja e ratifikimit të trojeve etnike shqiptare të Çamërisë, që ishte okupuar nga grekët. Përveç kësaj delegacioni shqiptar kërkonte që për të gjitha viset kombëtare shqiptare të zaptuara padrejtësisht nga serbët dhe grekët pastaj nëpër ato territore shqiptare të bëhej një plebishit. Më vonë më 26 dhjetor 1919, kërkesa shqiptare e parashtruar nga Imzot Bumçi, u zbulua se nuk kishte ndonjë përkrahje për të drejtat kombëtare të Shqipërisë. Por u jepej rëndësi shumë më tepër kërkesave dhe arsyeve ekonomiko-ushtarake të Serbisë dhe Greqisë thjesht për arsye të konfesionit të Kishës Autoqefale Orthodokse të Greqisë, kjo ishte bërë t’i justifikuar cungimet e reja të viseve shqiptare. Por mjerisht ato thirrje dhe ato zëra të arsyeshëm të shqiptarëve nuk u murrën fare parasysh[4].

Konferenca e Paqes, e 1919, u pajtua me Konferencën e Ambasadorëve të Londrës për caktimin e kufijve të Shqipërisë, dhe se këtë detyrë me një notë të posaçme ia caktoi komisionit ndërkombëtarë për vlerësimin dhe përcaktimin e drejtë dhe praktikë të kufijve të Shqipërisë që ishin paraparë me konferencën e padrejtë të Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913. Me këtë konferencë neokolonialiste të Londrës, Shqipërisë i bëheshin katër shkëputje në favor të Serbisë: 1). Krahinat e Shkodrës i jepen Jugosllavisë, pastaj kësaj i jepet mali i Veliçikut, i cili gjithmonë kishte qenë i Shqipërisë, kjo bëhej me pretendim se gjëja ishte pikë më strategjike për mbrojtjen ushtarake të Podgoricës, kjo krahinë, ishte thjesht shqiptare, e cila pas Kongresit të Berlinit iu patën dhënë Malit të Zi, dhe tash Jugosllavisë së Versajës. 2). Krahinat e Pejës gjithashtu i jepen Jugosllavisë, edhe zonat si shumë pjellore të Junikut, të cilat patën mbetur atëbotë si zona neutrale nga Qafa e Morinës e deri te lumi i Bistricës dhe Gryka e Deçanit, gjithashtu iu dhanë Jugosllavisë. 3). Krahinat e Prizrenit pastaj zonat fushore me të gjitha viset shqiptare të Gorës i jepen Jugosllavisë, kinse për ta siguruar rrugën kryesore nga perëndimi në jug të Prizrenit. 4) Pastaj edhe krahinat e Dibrës, i jepen Jugosllavisë, asaj i jepen të gjitha vendbanimet që gjenden mes rrugës; Dibër dhe Strugë, duke pretenduar se këto regjione dhe kjo rrugë i siguron lëvizje tregtare Dibrës[5].

Kësisoj me shkëputjen e vendeve më strategjike të shtetit shqiptar, asaj kishte filluar t’i dobësohej baza ekonomike dhe ajo ushtarake, dhe gjithmonë Shqipëria bie nënë varësinë dhe lakminë e Serbisë-kolonialiste dhe hegjemoniste.

Me të gjitha këto Jugosllavia e Versajës, nuk ngopej se nuk ngopej. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve mbi njohjen e kufijve të Shqipërisë, u bë më 9 nëtor të vitit 1921. Porse qysh më 2 nëntor të njëjtit vit, qeveria shqiptare kishte mundur ta formonte një Shqipëri si shumë të cunguar. Ku do të rinjihej dhe pranohej në Lidhjen e Kombeve, për të cilat njohje Jugosllavia e Versajës, kishte bë kundërshtime mjaft të forta pranë sekretariatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, këtë ajo e kishte bërë se Jugosllavia

3 Nota e delegacionit shqiptar dërguar konferencës së paqës kundër zbatimit të fshehtë të Londrës, më 17 mars 1919.
4 Po aty
5Po aty

kishte filluar një parapërgatitje të re, dhe ishte futur me ushtrinë e saj në tokat shqiptare, në zonat e sipërpërmendura ku i kërcënonte viset e Lumës[6].

Më 16 nëntor të vitit 1919, do të mbahej mbledhja e Parisit e Këshillit të Shoqërisë së Kombeve. Në emër të Britanisë së Madhe fjalën e kishte marrë z. Fisher, ai thotë; Jugosllavia, përsëri mundohet me e copëtua Shqipërinë, duke ia këputë viset veriore të saj. Ajo e ka ndezur një kryengritje me shqiptarët e Mirditës me disa njerëz të saj të ardhur nga tokat e Jugosllavisë. Pastaj në mesin e kryengritësve gjenden edhe shumë ushtarë rus të Wrangelit të cilët kishin ardhur ilegalisht në Serbi dhe tash gjenden brenda për brenda të ushtrisë Jugosllave, dhe se tash i kanë shkaktuar dëme të mëdha shumë ç’kafi që është shqiptare nga pasuria e tyre e tundshme dhe ajo e patundshme nëpër viset e pushtuara në prag të armëpushimit. Delegati jugosllavia tentoi që t’i ratifikonte trupat e ushtrisë Jugosllave dhe të qeverisë të saj. Mirëpo delegati i Shqipërisë,Mitat Frashri në mbledhjen e Kombeve jep lajme dhe dëshmi të sakta mbi arritjen e mercenarëve nga Mirdita, në mesin e kësaj ushtrie mercenare kishte edhe aeroplan dhe armë tjera, këto të dhëna të Mitat Frashrit, nuk mundën jugosllavët me marrë si të pavërteta dhe fabrikime pranë Këshillit të Kombeve në Gjenevë[7].

Atëbotë, Këshilli i Lidhjes së Kombeve, i dha urdhër Jugosllavisë për t’i tërhequr me urgjencë ushtritë e veta nga Shqipëria Londineze dhe kufijtë e saj që ishin caktuar dhe ishte sjellë vendim që të ndërpritej çdo kryengritje në dëm të Shqipërisë Natyrale. Serbia, përsëri përgatitej për një veprim tjetër të madh ushtarak ashtu sikurse kishte vepruar Greqia në Gjirokastër, e nëpër zonat saj rreth e përqark, duke i shkaktuar Shqipërisë dëme dhe ndasi lokale, duke krijuar dhe ngritë pastaj edhe barriera tjera për një të ardhme që ta bënte pastaj një ndërhyrje të drejtpërdrejt për pushtimin e anës Jugore, të Shqipërisë së mbetur londineze[8].

Duke i studiuar më vëmendje shënimet e ndryshme publicistike dhe dokumentet tjera historike mbi të drejtat kombëtare të tokave irridente të Shqipërisë Natyrale të cilat toka sot gjenden jashtë kufijve të saj nën sundimin serbo-greko-malazias. Këtu do të fillojmë së pari me shqiptarët dhe tokat e tyre legjitime të mbetura nën Jugosllavinë e Versajës. Ata (serbët) do t’u qëndrojnë besnik si gjer më tani programeve të tyre kolonialiste për zhdukjen dhe eliminimin e qenies biologjike të shqiptarëve.

Një shkrimtar shëtitës turk prej racës sllave i shekullit XVII, Miran Alen për Shkupin thotë: “Banuesit e këtij qyteti flasin shqip dhe janë muhamedan dhe katolik”. Ndërsa në vitin 1845, Jovan Bugaresky e vërteton se Fusha e Bardhë Akova (Bjelopolja) është shqiptare dhe mbas tri vjetëve, në vitin 1848, serbi N. Davidoviç thot se: “Kosova dhe Metohija d.m.th. krahinat e Pejës, janë të banuara tërësisht prej shqiptarëve”[9].

Kurse Ami Bύe, shëtitës dhe studiues shumë i njohur thotë se ato vise (shqiptare-vër. aut.) janë të përziera edhe me serbë, ndërmjet fushës së Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Vrajës dhe Mitrovicës, dhe ky studiues i zenë në gojë vetëm se viset jug-perëndimore të fushës së Prishtinës, pastaj viset e Vrajës, Gjilanit, Novobrdës, Prishtinës, Leskocit, Kurshumlisë, Prokuples dhe të Medokës, gjegjësisht luginës së Timokut.

Një studiues tjetër, Gjorgj Von Harf, njohës shumë i mirë dhe i shquar i etnografisë mbi Shqipërinë i cili thotë se: “Shqipëria e cila shtrihet prej 39 deri në 43 lantitudë (gradë) në veri dhe jug të Prevezës dhe Yeni Pazarit në vet-veti i përfshinte në kufijt e saj tërë bregdetin me katër vilajetet si të Janinës, Shkodrës,

6 R. Avdiu Shqipëria e Vjetër Verilindore Nishit dhe Toplicës 1878-19113, fq. 411.
7 Konferenca e Ambasadorëve në Paris aprovon kufijtë e Shqipërisë, dokument arkival i 9 nëntorit 1921.
8 Po aty
9La Turquie d’Evrope” e cituar nga Iscirkov “Zapadnata Kraichta na Blgarskata Zemja”-Viset e Perëndimit të Bullgarisë”, Sofje fq. 60.

Coptimi i tokave shqiptare 1914_003

Manastirit, dha atë të Shkupit, gjegjësisht të Prishtinës”[10]. Këto të dhëna kanë qenë të publikuara në librin: “Reise von Belgrade Salonik Vjenë, 1858”, ai e kishte caktuar vijën kufitare mes shqiptarëve dhe sllavëve e që ishte me lumin Devoll-Zemberia.

Këto pohime ishin publikuar shumë vjet më parë vitit 1868-1869, nga sllavi Branisllav Nushiq në “Mitteilungen der Paterman”. Ky në një hartë etnografike, e përshkruan popullin shqiptar me shumicë në viset e Kosovës dhe në ato të Manastirit, edhe serbi tjetër Jovan Cvijiq, profesor i shquar i letërsisë dhe i historisë serbe, po në të njëjtin “Mitteilungen” në një studim të tij, e njehë dhe e pohon të dhënën reale të popullatës shqiptare se “ata i popullojnë me shumicë regjionet e Shkupit, Kumanovës, Qyprilisë (Velesit), Manastirit Vrajës etj”. Edhe në librin tjetër të publikuar në gjuhën Bullgare mbi Maqedoninë nga Vasil Kentshoff e botuar në Sofje më 1900, aty përfshihen të gjitha statistikat dhe hartat etnografike të këtyre vilajeteve të Selanikut, Manastirit, Kosovës etj. e shtypur nga instituti Hartografik i Sofjes edhe këtu vërtetohet shumica etnografike e shqiptarëve nëpër shumë vende dhe vise të vilajetit të Shkupit, Manastirit, Kosovës e që kishte shtrirje etnografike të shqiptareve deri përtej Nishit[11].

Në “Shqipërinë e panjohur” “Albanie inconnue” më 1913, ishte shkruar mes tjerash:“Shqiptarët janë zotëruesit e pakontestueshëm të Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, i cili ky i fundit është njëri ndër qytetet më të shquar të shqiptarizmës, pastaj është qyteti më i madh i tyre në veri. Për gjatë vijës hekurudhore nga Ferizaj e gjer në Mitrovicë dhe për të vazhduar edhe më tutje deri në katundet shqiptare të Prokuples, Kurshumlisë, Nishit etj. Në këtë shtrirje demografike një shumicë e madhe përbëhen prej shqiptarëve dhe prej një numri shumë të vogël nga serbët. Nëpër trevat e Kosovës, shqiptarët e kanë një prezencë absolutisht shumë të madhe sidomos në Prishtinë dhe Mitrovicë”[12].

Duke vazhduar me të tilla të dhënash arkivale, nuk mundë të lihen në harresë ato dëshmi si shumë të vlefshme që ishin dërguar si akte diplomatike fuqive të mëdha evropiane. Në raportin e një delegati të diplomacisë të Britanisë së Madhe, pran Komisionit të Rumelisë Orjentale, Lordi Fitzmau-rica, ia pat paraqitur Foreign Office, një dëshmi arkivale që ishte botuar në “Blue Block”(Pengesa e Kaltër),në vitin 1880, aty shkruhet se në: “Vilajetin e Kosovës, gjenden vetëm se një pjesë shumë e vogël e serbëve, e që dominohet me praninë e tyre duke filluar nga veriu i Kosovës në Mitrovicë, porse prapë se prapë ky regjion konsiderohet me shumicë shqiptare. Ndërsa, Gjakova, Peja dhe Prishtina janë kodrat e aktivitetit të shqiptarëve që shtrihen përtej kufijve të Malit të Zi dhe të Serbisë. Ku përfshihet vilajeti i vjetër i Prizrenit, që i inkorporonte atëbotë Dibrën, Kumanovën, Gjakovën, Prishtinën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, e që ishte i dalluar prej vendeve sllave nga jugu dhe lindja. Një numër shumë i madh i shqiptarëve gjenden në prefekturat e Yeni Pazarit, Tashligjës (Rozhajës) dhe Senicës”[13].

Në themelet e këtyre pohimeve të Lordit Fitzmaurica, e kishte dokume-ntuar autoktoninë e shqiptarëve nëpër ato harta etnografike edhe ambasadori i jashtëzakonshëm i Anglisë pranë Sulltan Goshenit, në bazë të dhënave arkivale të Lordit Fitzmaurica, insiston, pran qeverisë turke që t’u njihej një provincë e madhe dhe e bashkuar shqiptarëve, e cila do t’i përfshinte këto vilajete shqiptare të Shkodrës,Kosovës, Manastirit dhe atë të Janinës, në këtë drejtim do t’i jepej e drejta legjitime Kombit Shqiptar[14].

Për t’i marrë në shqyrtim tash statistikat nuk është edhe aq punë e lehtë mbi shtrirjen demografike të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, e cila i qeveriste ato vise shqiptare që nga vitet 1389 e deri në vitin

10 George Von Harph “Albaniechen dien” 1854.
11 Branislav Nušić, Jovan Cvijić “Mitteilungen der Patterman” 1868-1869.
12 Albanie inconnue” 1913
13 Lordi Fitzmaurica, “Foreign Office, “Blue Block” 1880. London.
14 Po aty
  1. Është vështirë me e përpilua një regjistër të mirëfilltë, të këtyre vendbanimeve shqiptare ashtu siç kërkonte nevoja. Sepse Perandoria Osmane ia kishte shuar të gjitha shpresat shqiptarëve për një independencë të tyre dhe se përkatësinë e tyre etnike ajo ia identifikonte me besimin e tyre fetar të orientit. Pastaj Perandoria Osmane as që u kujdes për klasifikimin dhe regjistrimin e banesave që gjendeshin gjer atëherë nën sundimin e saj, shqiptarëve nuk iu njohë as gjuha dhe tradita e tyre kombëtare. Porse Turqia u kufizua vetëm se formalisht në mënyrë empirike dhe aproksimative siç thamë edhe më lartë do t’i identifikonte shqiptarët në bazë të besimit fetar që e kishin. Për më tepër shqiptarët gjithmonë e kanë shprehur kundërshtimin e madh për kah regjistrimi dhe klasifikimi i tyre, duke pretenduar që të bëhet një regjistrim i mirëfilltë, i shqiptareve si etni që ishin ne vetvete. E jo siç bëhej gjer atëherë duke e fshehë përpilimin e statistikave nga autoritetet e etnografëve dhe demografëve të Perandorisë Osmane.

Në kohën e inspektorit të përgjithshëm etnografit Hysen Halim Pashait numri i popullsisë në Vilajetin e Kosovës ishte prej 1.063.666 banor prej tyre 754.631 ishin shqiptarë[15].

Prapë, sikurse e cekëm më lartë, turqit nuk e merrnin përbazë kombin si shprehje gjeografike por vetëm se si përkatësi fetare, dhe mu për këtë shqiptarët muhamedan të Vilajetit të Kosovës që e përbëjnë më tepër se 75% të popullsisë. Duhet potencuar se nëpër këto vise nuk jetojnë turqit porse shqiptarët dhe ate me shumicë. Duhet potencuar edhe fakti se Vilajeti i Kosovës, i cili i përfshinte nën administratën e vet shumë krahina të cilat shqiptarët i kërkojnë si vise të tyre Kombëtare Shqiptare se e përbëjnë mbi 75% të popullatës së tyre etnike[16].

Duke i konsideruar statistikat si të sakta që ishin bërë, disa muaj para luftrave turko ballkanike 1875-1912. Këto statistika për Vilajetin e Kosovës thonë se atëbotë ajo i kishte 1.134.499 banorë, prej të cilëve 829.756 ishin shqiptarë muhamedanë ndërsa 226.528 serbë gjegjësisht 18.80%, 204.021 bullgarë ose 17.10% dhe 20.349 shqiptarë katolikë apo 1.50% dhe pakicat tjera siç ishin të besimeve protestant, çifut dhe cigan. Për me qenë më të qartë këto shifra janë vetëm se për vilajetin e Kosovës. Pa i përfshirë këtu viset e Yeni Pazarit, në territoret e së cilës jetojnë më tepër se 80.666 banorë prej tyre 52.833 janë shqiptarë muhamedan apo 65.50% ndërsa ortodoks serbë janë 27.814 apo 32.17%. Ndërsa në Prefekturën e Prishtinës me një popullsi prej 364.885, shqiptarë muhamedan janë 245.653 , ndërsa ortodoks serbë shqiptarë ortodoks dhe shqiptarë katolikë janë 102.331 apo 28 %. Por këtu duhet të sqarohet një gjë se shumë nga këta ortodoks të shënuar më lartë janë thjesht shqiptarë; shembull në Prefekturën e Mitrovicës me një popullsi prej 185.779 banues, prej të cilëve shqiptarë të besimit islam janë 133.901 ose 72.50%, ortodoks janë 31.792 ose 15.20%, në Prefekturën e Prizrenit me popullatë prej 248.432, shqiptarë muhamedan janë 195.047 ose 80%, ortodoks serbë 31.491 apo 15.30, dhe ortodoks bullgar dhe atë në Ersekë janë 16.5% bullgar. Në qytetin e Shkupit, që është qendra e Vilajetit të Kosovës, me një etnikum prej 34.797, shqiptarë muhamedan janë 22.013, d.m.th. 63. 20%, ortodoks grekë 2.073, ose 6%, ndërsa ortodoks bullgar 8.023 ose 10.20%. Duke vijuar gjithnjë sipas këtyre të dhënave, të cilat nuk janë edhe aq të sakta, por janë të paanshëm. Ndërsa, pjesa e Manastirit në përbërjen e popullsisë në këtë vilajet është si vijon shqiptarë janë 123.372 prej tyre vetëm se 4.84% janë ortodoks sllavë. Prilepi me 66.948, prej tyre vetëm se 6.40% janë ortodoks sllavë të tjerët janë shqiptarë. Kërçova mbi 39.772 banues vetëm se 10.52% janë ortodoks sllavë. Ohri 59.795 banues vetëm se 1.55%, janë sllavë ortodoks të tjerët janë shqiptarë muhamedan. Dibra, i kishte atëbotë 61.015 banor, prej tyre vetëm se 6.15% janë ortodoks, të tjerët ishin në tërësi shqiptarë[17].

15 Po aty
16 Po aty
17 Po aty

Përveçse këtyre të dhënave statistikore turke, gjendet edhe një seri tjetër e statistikave të cilat janë të plotësuara dhe të ratifikuara nga Austro-Hungaria. Ato u përkasin zonave shqiptare që tash janë të okupuara nga Serbia, aty shënohet si vijon: Gucia me 7.500 banor prej tyre 6.500 janë shqiptarë d.m.th. 36.7%. Peja me mbi 75.119 banues, prej tyre janë 62.419 janë shqiptarë d.m.th. 83.1%. Gjakova mbi 64.456 banues prej tyre 62.595, ishin shqiptarë d.m.th. 96.1%. Prizreni, i kishte 94.236 banor, prej tyre 72.458 ishin shqiptarë d.m.th. 96.1%. Mitrovica ishte me mbi 22.800 banorë prej tyre 11.37% ishte popullatë ortodokse dhe 49.4% shqiptarë. Vuçitërna me mbi 32.000 banor, 26.550 shqiptarë, d.m.th. 83% shqiptarë. Prishtina atëbotë i kishte 77.231, banor e që prej tyre 58.884 ishin shqiptarë d.m.th. 76.2%. Gjilani, i kishte 54.594 banorë, prej tyre 31.100 shqiptarë, d.m.th. 59.9% . Tetova, i kishte 84.600 banor, prej tyre 37.620, ishin shqiptarë d.m.th. 44.5%. Presheva atëbotë i kishte mbi 43.352 banor prej tyre 15.153, ishin shqiptarë d.m.th. 34.9%[18].                                                                                        Këtu duhet me e tërheqë një digresion sepse këto të dhënash statistikore ishin kryer gjatë viteve 1915-1918, kur edhe ishin bërë spastrime shumë të mëdha të shqiptarëve nga ushtria vrastare dhe piromane sllave. Vetëm se nga kazaja e Bujanocit dhe e Preshevës për në Shkup kishte ikur pothuajse e tërë popullata shqiptare muhamedane dhe se shumica e tyre kurrë më nuk u kthye në memlëqetin e tyre të vjetër, porse emigruan përgjithmonë për në Turqi.

Më duket se është e mjaftueshme me këto shënime statistikore. Por është shumë më e rëndësishme me i cekë dhe shqyrtuar tri hartat e mëdha neokolonialiste për trojet e Shqipërisë Natyrale, që ishin botuar aty kah viti 1903, nga Instituti Hartografik i Sofjes. Kjo ishte bërë për ta ndriçuar vazhdueshmërinë e etnikumit të popullsisë nëpër vilajetet shqiptare siç ishin i Selanikut, Manastirit dhe ai i Kosovës, nëpër të cilat harta njoftohet dhe vërtetohet përgjithësisht numri i popullatës shqiptare nëpër këto vise të lartë përmendura shqiptare.

Pas këtyre konstatimeve mund të shihet dhe vlerësohet qartazi falsifikimi dhe minimizimi në një masë të madhe i popullatës shqiptare nga qeverisë serbe e Aleksandër Obrenoviqit, djalit të Millan Obrenoviqit gjatë vitit 1903. Të njëjtat harta ishin shfrytëzuar edhe nga Jugosllavia e Versajës, dhe përsëri nën sovranitetin e këtij shteti kolonialist sllav ishin më tepër se një milion e më tepër banorë shqiptarë.

Popullata shqiptare nën Jugosllavinë e Versajës ishte nëpër këto vise si në liqenin e Shkodrës, Vilajetin e Kosovës, nëpër prefekturat e Dibrës, Korçës, Manastirit dhe viset e Selanikut që ishin atëbotë nën Vilajetin e Manastirit.

Këto të dhëna nëpër ato harta trajtohen në mënyrë skematike viset shqiptare që gjendeshin nën sundimin e Serbisë, të tipografuar dhe publikuar nga Ministria e luftës Franceze në vitin 1916 me titullin “Notice sur I’Albania et Montenegro”.

Viset shqiptare që ishin caktuar në përshkrimin e këtyre hartave kolonialiste do të ishin anët e liqenit të Shkodrës, pastaj viset mes Tivarit dhe grykat e bregdetit Adriatik dhe anët tjera perëndimore të liqenit të Shkodrës dhe fusha e Pllanicës, në (Majën e Jovan Begut), pastaj viset e Podgoricës, Rojës (ky katund është brenda kufijve të Shqipërisë së lirë), nga ana perëndimore e liqenit të Shkodrës.

Pastaj këto harta i përfshinin viset e gjëra shqiptare brenda kufijve të hershëm turko-malazezë siç ishin Gucia, Plava, Brana dhe një rripë që futet deri në Akovë (Fushëbardhë serbisht Bielopolje), Rozhajën, Mitrovicën, Prizrenin, Kumanovën, Albanica, Kërçova, e deri në zonat më jugore të liqenit të Ohrit. Në këtë tokë të gjerë nuk gjendet tjetër etnos heterogjen por vetëm se shqiptarë, përveçse ndonjë ishull të

[18] R. Avdiu, “Terrori serb ndaj shqiptarëve të masuricës dhe Vranjës” 1878-1999, Preshevë, 2006. fq. 250.  

vogël nëpër qytete ose pranë ndonjë lumi të madh hasen një numër minor serbo-bullgarë dhe atë në jug të Albanikës (me siguri këtu është Gostivari) dhe Kërçovës[19].

Aty ku nuk ka mundur të pohohej qenia e një shumice të madhe të ndonjë populli, e ky popull që të mos ishte serbo-ortodoks, serbët mu këtu ishin përpjekur dhe kanë qenë gjithmonë të prirë që t’i trillonin shumë teori neokolonialiste dhe hegjemoniste duke i minimizuar apo edhe duke i hedhur poshtë dhe pakësuar rëndësinë dhe sasinë e popullatës shqiptare. Ata u orvatën qysh në fillim të pushtimeve të tyre kolonialiste të tokave shqiptare duke thënë se tokat e reja të okupuara në Vilajetin e Kosovës dhe në atë të Manastirit dhe se popullata e këtyre regjioneve thjesht nuk ishte shqiptare, por ishte “turke”.

Këtu duhet sqaruar termin pezhorativ turk, që serbët sodomist e përdornin për ta denigruar etnosin shqiptarë, sepse në dialektin atëbotë të Kosovës fjala muhamedan donte të thoshte shqiptar, e jo turk kombëtarisht. Prandaj kur populli shqiptarë thoshte se jam turk-shqiptar, do të thotë vetëm se shqiptarë muhamedan, shqiptari turkun e quan “tyrk”. Nuk duhet harruar që në shekujt e parë të depërtimit të tyre në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) , turqit ishin ata që e përhapën dhe e imponuan myslimanizmin me lloj-lloj mjetesh represive. Më vonë këtë fjalë fetare e shkëmbyen më fjalën kombëtare “turk-turq”, dhe në këtë mënyrë turqit u orvatën qysh në fillim të depërtimit të tyre në Gadishullin Ilirik me e tregu besimin e tyre që ata ishin përpjekur që përmes shprehjes pezhorative “turk” me e zëvendësua fjalën muhamedan. E dimë sot e kësaj dite kur të moshuarit tanë shqiptarë, kur donë me e shprehë ndonjë kundërshtim apo betim nga shpirti dhe zemra thonë mos qofsha turk hamë-dulila mos ta bëfsha ashtu kështu o, filan-fistek.

E nyejt është edhe teza serbe “turq” që sot tentohet t’i vishet tërë popullatës në Bosnje dhe Hercegovinë. Megjithëse e tërë popullata e saj para depërtimit të Perandorisë Osmane në Gadishullin Ilirik kanë qenë bogomilla d.m.th. popullatë e shumë fise ilire që banonin aty në antikitet. Të tria fetë: katolike, ortodokse dhe muhamedane sot popullata e këtyre besimeve gjendet nën sundimin e Jugosllavisë së Versajës.

Nëpër qendrat e mëdha si në Prishtinë, Shkup, Manastir shqiptarët përveçse gjuhës së tyre shqipe e flasin edhe gjuhën osmane e disa shekujve më parë dhe këtë e bëjnë disa zyrtar bejlerë i këtyre regjioneve. Porse ata nuk e harruan kura-kurës gjuhën e vet shqiptare. Ndërsa një autor gjegjësisht studiues bullgarë i këtyre viseve; Jordan Ivanov, në veprën e tij “Blgaritëv Makedonia” Sofje 1915, ai e njeh popullatën muhamedane të Manastirit, Ohrit, Strugës dhe Shkupit se janë popullatë shqiptare.

Shqiptarët nuk ishin vështirë atëbotë të njiheshin si etnikum në vet-vete, sipas tipareve të tyre fizike dhe posaçërisht sipas zakoneve, dokeve të tyre, e tëra kjo e dhënë e arsyeton trashëgimin e tyre etnografike shqiptare.

Serbët, kur nuk u pajtuan dhe gjithmonë ndër dekadat e kaluara e deri para Luftës së Dytë Botërore më 1941 u orvatën që popullatën shqiptare ta quanin turke. Pastaj u orvatën dhe u përpoqën me elaboratet e tyre nga akademikët e tyre shovinist që popullatën shqiptare ta quanin edhe si serbe të muhamedanizuar. Thonë se shqiptarët nuk janë tjetër përpos serb të kthyer në muhamedanizëm, për gjatë kohës së gjatë të pushtimit të turqve. Kjo teori e shpikur mitomane serbe, ishte paraqitur edhe para dyndjeve të Konferencës së Paqes, në formë të një memoriali zyrtar më 13 prill 1919, nga Jugosllavia duke kërkuar të drejtën dominonte serbe për Shkodrën dhe Malësinë e saj. Duke pohuar se popullsia e këtij regjionit nga pikëpamja etnografike, sipas emërtimit të katundeve dhe vendeve tjera, pastaj në bazë të dokeve, bartjes ose përdorimit të gunës, është nga raca sllave, e cila popullatë është ç’kombëtarizuar prej turqve. Këtë tezë e kishte shpik dhe hedhë një serb me emrin Spiridion Gopelviqi, duke thanë se gjëja serbët janë

[19] Notice sur I’Albania et Montenegro Fraçais Pari,1916.

myslimanizuar ose shqiptarizuar. Prapa këtyre pohimeve dhe tezave,shtrohet vetvetiu pyetja si mund që këta serb të myslimanizuar të kenë një veçori aq të shquar të fizionomisë shqiptare, të kenë zakonet dhe doket thjesht shqiptare, të cilët i dallojnë krejtësisht sikurse nga pikëpamja serbe ashtu edhe nga pikëpamja turke.

Është edhe një fakt tjetër recidiv që e hedhë plotësisht poshtë këtë teori mitomane serbe: sepse shqiptarët muhamedan të Kosovës si të Mitrovicës, Pejës, Gjilanit, Prishtinës dhe qytetet tjera të Shqipërisë Natyrale rrjedhin prej fiseve së të Krasniqes, Shalës, Shoshit, Thaçit, Berishës, Mazrekut, Gashit, Kelmendit, Fandit dhe të tjerë fise shqiptare.

Fiset shqiptare janë thjesht rrjedha familjare ose bashtina (kopshte) të cilët mbahen dhe kultivohen si relikte të shenjta dhe respektohen ndër ne shqiptarët. Këto fise për më tepër janë institucione tipike shqiptare, të cilët nuk mund të gjenden dhe nuk ekzistojnë në mesin e popullatës serbe dhe asaj turke; këto fise janë një karakteristikë e veçantë e etnive në Shqipërinë Veriperëndimore. Nëpër këto regjione më së miri janë ruajtur dhe kultivuar këto relikte të shenjta, për t’i dalluar dhe identifikuar shqiptarët prej turqve dhe sllavëve të jugut dhe ata të lindjes. Në shikim të parë neve shqiptarëve sot na duken ndoshta këto çështje paradoksale dhe arbitrare. Pikërisht këto fise dhe feja islame na e mundësoi që ta ruajmë dhe kultivojmë traditën tonë kombëtare, se gjer më tani me fenë paraprake krishtere kombi gjegjësisht popullata shqiptare do të asimilohej në një masë të madhe. Nëpër katrahurat nëpër të cilat kishin kaluar shumë popuj të Ballkanit, ishin vet shqiptarët që e ruajtën identitetin e tyre si etnikum ne vet-vete.

Kur flasim shembull për shqiptarët ortodoks të Manastirit dhe të Kosovës të cilët vetën në situata dhe rrethana të vështira robëruese vetën e quanin si sllavo-serb apo greko-ortodoks, ata nuk ishin gjë tjetër porse ishin thjesht autentik shqiptarë. Kjo popullatë autentike shqiptare si e tillë shtrihej nëpër këto regjione të Shqipërisë Natyrale si në Elbasan, Durrës, Berat, Kosovë, Maqedoninë Perëndimore, Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, pastaj nëpër të gjitha krahinat Jugore deri në Prevezë dhe Janinë. Ndërsa para përkufizimeve kufitare nga Kongresi i Berlinit të vitit 1878, kjo popullatë shqiptare shtrihej deri te Molla e Kuqe vendbanim ky mes Nishit dhe Aliksincit.

Sot e kësaj dite kjo popullatë njihet dhe identifikohet thjesht nga gjuha shqipe që e flasim dhe vazhdojmë si përherë ta flasim dhe kultivojmë nëpër familjet tona. Dhe mu për këtë mund të thuhet se shqiptarët me të vërtetë janë sipërfaqësisht të kufizuar me natyrën e tyre të korrenspondimit me gjuhën shqipe ata për më tepër i neglizhojnë statistikat e regjistrimeve të arbitraritetit sllavë.

Këtu duhet me e shpjegua dhe ndriçuar deri në fund terminologjinë e krijuar ksenofobe serbe. Sepse ata serbët gjithmonë thonë se mbi këto vise të lartpërmendura edhe ata e kanë një lashtësi sa edhe shqiptarët d.m.th. se janë të vjetër sa edhe vet shqiptarët, dhe me këtë kanë të drejtë mbi ato territore, e cila trilogji serbe kura-kurës nuk ka ekzistuar sepse sllavët e jugut dhe ata të lindjes janë ardhacak sikurse edhe turqit, dhe se autokton janë vetëm se shqiptarët e këtyre viseve që i pretendojnë këta të fundit për t’i okupuar. Në bazë të kësaj terminologjie kishte lindur shprehja e tyre hegjem-oniste gjeografike: “Serbia e Vjetër në të cilat harta serbe, tentuan me e futë një pjesë të Shqipërisë Veriore dhe sidomos Vilajetin e Kosovës me atë të Manastirit. Ky emërtim “Stara Srbija” (Serbi e Vjetër), është krijuar në vitin 1827, dhe është publikuar për herë të parë në të njëjtin vit në “Hartën e Principatës të Serbisë” në Beograd nga Jovan Bugarejski. Ndërsa në hartën gjeografike të Vuk Kogjiçit-Karaxhiqit e botuar edhe kjo në Beograd më 1827, “Serbia e Vjetër”, akoma nuk ekzistonte si “Stara Serbi”[20].

 

353 Dr. Aristides Roukis, Ethnographiche und statistische” Mitteilungen uber Albanien und Dr. A. Petermans, Mittelungen aus Justus Perthes Geograph ischer austalt Herousgegeben von der Dr. E. Behme Jotztes, guartes von prof Dr. A. Supan 30 t 1884 Gatha: Justus Peuthes face 367-369.

Pastaj i nderuari lexues nuk është hera e parë, dhe kjo dihet që shtetet të cilat lakmojnë pushtimin e tokave të huaja: “njëherë krijon emra të rij fetar për me i lehtësuar ose për t’u ndihmuar atyre që në një të ardhme të formojnë opinione në favor të kërkesave të tyre kolonialiste dhe hegjemoniste”.

Këtu do ta paraqesim procesin e ashpër të sllavizmit të shqiptarëve, të cilët banojnë nëpër viset e tyre autoktone e që janë të zaptuara nga serbët, e që krijon një etje të pashërueshme shekullore mes kombit serb dhe atij shqiptar, dhe në këtë mënyrë ndër shekuj kërcënojnë paqen dhe status-quon në Ballkan Perëndimor. Kundër këtij sllavizmi të egër të etnisë shqiptare, ne u ngritëm shqiptarët të bashkuar që gjendeshim brenda Jugosllavisë së Versajës dhe jashtë kufijve të saj. Serbët e dinë fare mirë se me gjendjen e tyre demografike në zhdukje, dhe me një shumicë të pakontestueshme të popullatës shqiptare, e cila çdo herë e kishte dëshiruar dhe kishte luftuar kjo popullate shqiptare për independencën e vet, dhe mbrojtjen e të drejtave të veta kombëtare karshi pushtimit të Vilajetit të Kosovës, Monastirit, dhe viseve më veriore shqiptare të pushtuara dhunshëm disa vete më parë nga Mali i Zi, dhe tokave shqiptare të Nishit dhe të Toplicës të pushtuara dhunshëm gjatë viteve 1875-1878.

Për këtë arsye serbët përpiqen me mish e me shpirt për t’ia ndryshuar fizionominë, porse dëshira e shqiptarëve të viseve të robëruara për një Shqipëri Natyrale nuk do të zhduket dot. Për këtë ata i përdorin kundër shqiptarëve metodat më fatale represive të barbarisë të sllavizmit, ndaj një kombi të tërë ndër më të stërlashtit në Evropë.

Ky sllavizim bëhet dhe nxitet prej burimesh dhe formash ndër më të ndryshme. Shqiptarëve iu është mohuar shkollimi në gjuhën e tyre shqipe, jo vetëm se shkollat publike të qeverisë bashkëkohore, por edhe ato private te hapura dhe të mbajtura me të hollat e shqiptarëve. Autorët jugosllavë e justifikojnë këtë sundim represiv të pushtimit të tokave shqiptare kinse shkollat dhe kombi shqiptarë nuk ekziston. Kombi shqiptarë atëbotë dhe më vonë kishte pas më pak të drejtë, saqë pati gjatë sundimit pesë shekullor të Perandorisë Osmane.

Shqiptarët gjithmonë për me mundur me e ruajt shqiptarizmin në familjet e tyre, i dërgojnë fëmijët e vet përjashta shtetit nëpër shkollat që ishin hapur nëpër botë nga atdhetarët shqiptarë. Pastaj atëbotë gjuha shqipe ishte e ndaluar rreptësisht me ligj të përdorej lirisht si gjuhë amtare. Për shqiptarët pastaj nuk ishte e lejuar as edhe një e drejtë kombëtare, as edhe në atë rast kur ajo e drejtë ishte nga pikëpamja bamirëse. As një deputetë nuk mundet me i përfaqësuar shqiptarët si komb në skupshtinë (parlament). Deputeti i vjetër shqiptarë Nazmi Gafurri ishte vrarë në Prishtinë më 1927, sepse ai e kishte vu kandidaturën e tij, në zgjedhjet e fundit si posllajnik (deputet) për në skupshtinën e Serbisë. Një kandidat tjetër shqiptarë nga Kosova, Fehrat Draga, ishte dënuar me njëzet vite burg të rëndë sepse edhe ky e kishte vu kandidaturën për deputet shqiptarë. Pastaj edhe Jusuf Ahmeti, ishte vrarë vetëm pse ishte zgjedhur Këshilltarë i Bashkësisë së Prishtinës. Pastaj shumë prej kryetarëve të bashkësive nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, nga viti 1921, e deri në vitin 1925, janë zhdukur dhe mbytur në këtë apo atë mënyrë nga autoritetet serbe. Kjo bëhej që shqiptari nën kolonializmin sllavë ta ndjejnë veten të pasigurt, në këtë mënyrë ata të mos munden që të japin asnjë shenjë gjallërie kombëtare[21].

[21] Prof. M. Vokshi, “Shqipëria e shqiptarëve” Tiranë, 1930.

Lëvizja e serbizimit të shqiptarëve vazhdon edhe më tutje që nga Lufta e Parë Ballkanike më 1912, nga kisha Autoqefale Ortodokse Serbe, që shqiptarët të besimit muhamedan, katolik dhe ata ortodoks, t’i paraqesin si serb. Porse shqiptarët këtë tendencë sllave gjithmonë e kanë kundërshtuar respektivisht nuk iu ishin afruar kësaj race armik ndër shekuj.

Për ta kundërshtuar nga ana e shqiptarëve këtë luftë sistematike mbi zaptimin e pasurive të tyre të patundshme, pas luftës evropiane, u bë shumë e vështirë, sepse serbët me fuqinë e tyre brutale, i ndjekin dhe i dëbojnë shqiptarët e bullgarët nga vatrat e tyre dhe në tokat e tyre ata serbët i instalojnë katundarët e vet serbo-malazezë. Ky largim ose eksproprijim i shqiptarëve dhe të tjerëve bëhet, siç thamë edhe më lartë në mënyrë barbare dhe teje të egër, pa u dhënë shqiptarëve as edhe një shpërblim. E në këtë mënyrë katundarët serb dhe ata malazezë ia grabisin tokën dhe pasurinë shqiptarëve[22].

Këtu qartazi kuptohet se Serbia tenton në këtë mënyrë me i serbizua edhe malazezët, duke ia falë vendet e shqiptarëve malësorëve të Malit të Zi, ato vise të veri-lindjes, dhe kështu vendin e malazezëve e mbushë me katundarë, bujq të Serbisë. Me këtë sistem kolonialist janë krijuar disa zona mjaft të gjerë ku dhjetë vite më parë nuk gjendej as edhe një serb: shembull, nëpër krahinat e Pejës, e të Gjakovë. Shqiptarët, duke e parë gjendjen e tyre aq kritike nga luftimet dhe vështirësitë tjera nga Serbia, shtrëngohen me emigrua disa për në Turqi, Amerikë, ndërsa disa tjerë për në Shqipëri[23].

Në qoftë se kjo mënyrë barbare do të vazhdojë nga serbët për t’i larguar shqiptarët nga vendet e tyre me tendencë për ta ç’rrënjosur nga kombësia e tyre, dhe atë për disa gjenerata të ardhshme. Kur politike e egër e sllavizmit të shqiptarëve, nuk mjaftoi për ta arritur qëllimin e vet të lartë. Atëherë Serbia, e përdori një metodë më të shpejtë dhe më të sigurt: të shtypjes së egër, të vrasjeve dhe të masakrimeve. Faktet për këto masakrime të marra në tërësi ishin mjaft tragjike, ato bëheshin dhe zhvilloheshin në bazë të prirjeve dhe mjeteve të veçanta të politikës atëbotë por edhe sot serbe. Kjo bëhej nga Serbia për ta denigruar çështjen tonë kombëtare që ishte dhe është absolutisht kundër të drejtave dhe interesave ekspansioniste dhe hegjemon-iste të serbëve. Këtë barbari Serbia kurdoherë e përdori nëpër ato vende ku nuk ishin në syrin dhe kontrollin vrojtues të Evropës. Kjo metodë mizorë serb ndaj neve shqiptarëve për të na eliminuar si qenie biologjike kishte filluar qysh nga lufta turko-ballkanike e vitit 1912; e cila edhe sot e kësaj dite po vazhdon pandërprere.

Me përfundimin e Komisionit hetues për Ballkanin, që e kemi cekë edhe më lartë, pastaj edhe në bazë të shënimeve në “Carnegie” për vitin 1913-1914, shkruhej mes tjerash: “Djegiet e shtëpive dhe të katundeve nga këto egërsira barbare nuk ishin dëgjuar më parë, dhe se plaçkitjet, grabitjet, vrasjet, përdhunimet janë të çdo lloji dhe përditshmëri e zakonshme. Këto janë metodat dhe mjetet të cilat trupat ushtarake serbo-malazeze, i kanë përdorur, e që akoma janë duke i përdorur me qëllim për me e transformuar dhe ndryshuar fizionominë etnike të vendeve të banuara dhe të populluara thjesht nga shqiptarët”[24]

Pastaj në gazetën e tyre majtiste të Beogradit “Radničke Novine” të 22 tetorit 1913, është botuar një letër nga një anëtar i PSDS, ku thuhet se: “Luma nuk ekziston më. Nuk ka mbetur aty tjetër përveçse kufomave, pluhurit dhe hirit. Katundet që ishin prej 150-200 shtëpish më nëpër ato nuk ka më njeri. Ne i mblidhnim shqiptarët grupe-grupe nga 40-50 vetash dhe i thershim dhe i përshkonim nëpër bajonetat tona deri sa i mbytnim krejt”[25].

Kjo mënyrë barbare nga serbët ka vazhduar edhe pas luftës Evropiane. “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës” ka dhënë informata të sigurta dhe me lista të plota me emrat e viktimave të shqiptarëve të masakruar dhe të vrarë nga ana e serbëve barbarë, këto shifra janë nga janari dhe shkurti i vitit 1913-1919, në Vilajetin e Kosovës.

[22] Po aty
[23] Po aty
[24] “Radničke Novine”, 9 i 22 oktobar 1913, Beograd.
[25] Po aty

Në prefekturën e Prizrenit janë shënuar 8521 shqiptarë të vrarë, dhe 770 shtëpi të djegura e të bëra shkrumb e hi, kurse në prefekturën e Pejës, ishin 1563 vetë të vrarë dhe 714 shtëpi të djegura dhe të prishura, prefektura e Mitrovicës i kishte 133 vetë të vrarë dhe 42 shtëpi të djegura, në prefekturën e Prishtinës ishin 4631 shqiptarë të vrarë dhe 2190 shtëpi të djegura dhe të bëra hi e pluhur, në Vuçitërnë ishin 2178 veta të vrarë dhe 1463 shtëpi të djegura, në Ferizaj 1694 shqiptarë të vrarë dhe 298 shtëpi të djegura, në Gjilan ishin 656 shqiptarë të vrarë dhe 452 shtëpi të djegura, ndërsa në Preshevë 267 vetë ishin të vrarë dhe 612 shtëpi të djegura e të bëra shkrumb e hi. Në këtë mënyrë shumë e përgjithshme e shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar nga ana e serbo-malazezëve arrinte më tepër se 12.371 shqiptarë, dhe 650 vendbanime të djegura dhe të bëra hi e pluhur[26].

Edhe në Shqipërinë e Vjetër Verilindore të Nishit dhe Toplicës gjatë viteve 1875-1878, ishin më tepër se 714 vendbanime të djegura dhe të shkrumbuara 27.532 shqiptarë të vrarë dhe më tepër se 813.000 të dëbuar kjo dyndje dhe masakër u krye për tri javë rresht duke filluar nga 20 janari 1877, e gjer nga gjysma e janarit të vitit 1878. Është e rëndësishme me e cekë se kjo plojë dhe piromani nuk u ndal për asnjë çast gjer më tani edhe gjatë luftës së lavdishme të UÇK-ës, dhe intervenimit nga ajri nga NATO dhe Aleanca Veri Atlantike më 1999, po të mos intervenonte Amerika, në Kosovë nuk do të mbetej as edhe një shqiptarë për fare.

Këto masakrime siç thamë edhe më lartë vazhduan edhe pas viteve 1913-1918, bile këto masakrime u shpeshtuan dhe u bënë edhe më të rënda sesa të armenëve që i patën organizuar turqit ndaj tyre, për të cilët shumë herë ndërhyri Evropa. Në vitin 1920, tridhjetë copë katunde shqiptare në krahinën e Dibrës janë djegur dhe shkatërruar nga ushtria serbe. As protestat e shqiptarëve dibran atëbotë nuk u murrën fare parasysh, dhe se zëri i protestës dhe ankesës së tyre u vunë në heshtje[27].

Përfaqësuesit e irredentës shqiptare për çdo vjet janë ankuar duke iu drejtuar kancelarive të mëdha të Evropës dhe sidomos“Lidhjes së Kombeve” mbi masakrimet dhe terrorizimet nga Jugosllavia kundër shqiptarëve. Bile-bile atëbotë, organizata irrentiste nga Kosova përmes proklamatës të mbretërisë shqiptare iu kishte drejtuar shteteve të Evropës, dhe “Lidhjes së Kombeve”, duke protestuar ndaj masakrimeve dhe dëbimeve të shqiptarëve të Kosovës nga vatrat e tyre shekullore nga qeveria serbe. Në këtë thirrje të fundit nga memoriali të përfaqësuesit të irredentës shqiptare nga Kosova, përmenden edhe vrasjet e fundit të paskrupulla dhe brutale ndaj meshtarit kombëtarë At Shtjefën Gjeçovit, dhe ish-deputetet nga Prishtina Nazmi Gafurrit. Atëbotë ishte kërkuar me urgjencë një hetim i paanshëm për zbardhjen e këtyre rasteve në vend pse po ndodhin raste të tilla në Kosovë. Porse hetimi i kërkuar nga organizata e irredente e Kosovës nuk u bë. As edhe apeli (thirrja) e Shqipërisë nuk u dëgjua fare. Porse rreziku më i madh po i kanosej Shqipërisë independente nga Serbia. Sepse atëherë në Beograd akoma vazhdonte ideja imperialiste, për okupimin e tokave shqiptare deri në detin Adriatik[28].

Mbas tentativave të një pas njëshme nga Jugosllavia, neokolonialiste dhe hegjemoniste e Versajës, ishte nxitur kryengritja e Mirditës në vitin 1913. Edhe gjatë nëntorit të vitit 1927, me anë të emisarëve të vet, dhe refugjatëve të ardhur nga tokat jugosllave, ishte ndezur kryengritja tjetër mjaft e rrezikshme në viset e Dukagjinit. Edhe kjo kryengritje ishte e frymëzuar dhe e nxitur nga agjentura e Beogradit, porse edhe ky qëllim i fundit serbo-sllavë dështoi.

[26] Prof. M. Vokshi, “Shqipëria e shqiptarëve” Tiranë, 1930.
[27] Po aty
[28] Po aty

Prandaj, prej këtyre kërcënimeve të pandërprera , ndaj Shqipërisë, kësaj të fundit iu desh të futej në aleancë me Italinë, e cila aleancë u përurua në vitin 1926, dhe se konfirmimi i saj ishte bërë në nëntor të vitit 1927. Kjo aleancë mes Shqipërisë dhe Italisë ishte bërë edhe për një arsye tjetër, sepse në konferencën e Paqes qysh gjatë janarit të vitit 1919, N. Pashiqi dhe Trubiçi, pa ndonjë arsye kishin insistuar me kërkesat e tyre në njërën nga seancat e konferencës së Paqes të Versajës, për ratifikimin e kufijve verior dhe lindor;kërkohej që Shqipëria të neutralizohej e çarmatosej përfundimisht Ky mendim i këtyre politikanëve shovinist serb nuk ishte gjë tjetër porse Shqipëria tentohej të shndërrohej në një arenë destabilizimi. Në një të ardhshme jo të largët për me mundur Serbia pastaj me e pushtua më lehtë atë pa ndonjë përkrahje të brendshme dhe të jashtme.

 

 

 

Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

 

 Shkruan për Medvegja REDAKSIA,Reshat AVDIU

Reshat AVDIU

Share

Une réflexion sur « COPTIMI I TOKAVE SHQIPTARE GJAT VITEVE 1914-1918 DHE POPULLSIA E SAJ »

  1. Urime zoteri, eshte fantastike. Eshte mire qe komuna Presheves tu ndihmonte ta botoni ne nje liber te posaqem nese nuk e kini botuar deri tash. te fala Ilmiu

Les commentaires sont fermés.