
Archives mensuelles : janvier 2016
Anamoravës-Luginës-Kumanovës i duhet përfaqësim, investim dhe integrim

Anamoravës, Luginës dhe Rajonit të Kumanovës i duhet përfaqësim, investim dhe integrim
Ju bëjmë apel deputetëve të zgjedhur nga Anamorava që të mbrojn interesat e këtij Rajoni . Karse mandatari që do të formon Qeverinë e Republikës së Kosovës nga zgjedhjet e 8 qershorit të marrë për bazë edhe përfaqësimin dhe investimin në këtë rajon të lënë pas dore . Banorët nga ky Rajon presin fillimin e përpilimit të planeve që për hir dhe interes të Bujanocit, Preshevës , Kumanovës dhe Likovës të investohet në trekëndshin kufitarë. Në katër legjislaturat e parlamentit të Kosovës ky rajon nuk është i përfaqësuar si duhet në nivelin Qendror . Prandaj në çdo legjislatur proporcionalisht në njëfar mënyre të ndahet pozitat politike sipas gjashtë rajoneve të Kosovës . Nëse pozita e Kryeministrit , Kryetarit të Parlamentit dhe Presidentit është kalkulim politik dhe është nga Rajonet tjera , përfaqësimi i Anamorava të kompenzohet në pozita tjera ministrore si dhe nëpër Kryesues të Komisioneve paralemntare, përfaqësime diplomatike dhe në borde të nivelit Qendror .
Në këto zgjedhje pasi liderët jan nga pjesë tjera , atëher Anamoravës i takon Zëvendëskryeministri , dy ministri por edhe të këtë përfaqësime të nivelit Qendror . Qeveria që do të formohet nga zgjedhjet e 8 qershorit , të hartoj plane që i kalon interesat e Anamoravës , pra edhe për hir të Medvegjës ,Bujanocit, Preshevës , Kumanovës dhe Likovës të investohet në trekëndshin kufitarë . Arterjet e rrugëve duhet të rregullohen pasi jan të rangut të tretë e katërt .
Anamorava është një rajon që ka disa specifika në tërë Kosovën . Nga ky rajon duhet të ketë përfaqësim në poste dhe dikastere të ministrive . Anamorava ka mbetur e anashkaluar në investime dhe në kuadro . Ky trekëndësh rajonal është duke pësuar humbje , kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera siç është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin Adriatik Shqiptarë . Investimi në Anamoravë përveç interesit në këtë rajon , është një lehtësim edhe për shqiptarët nga Bujanoci , Presheva , Kumanova e Likova . Këto tri zona, Rajone jo të vogla, që është interes Kombëtar të kenë infrastrukturë më të zhvilluar. Nuk mundë të pranojmë, të jemi si oaza të pazhvilluara Ne , popullata e këtyre tri Rajoneve për momentin nuk po kërkojm :
– Ndonjë Aeroport Ndërkombëtar, – Banorët e Anamoravës nuk janë duke kërkuar që Lumin Mirusha apo Morava të bëhet i lundrueshëm si kanali i Suezit dhe të lidhemi me një dalje në det,
– Ndonjë tunel të llojit ,, kalimashi 2 », që do ta lidhë qytetin e Bujanocit, Preshevës dhe Kumanovës të lidhet me Gjilanin, kurse Gjilani të lidhet me Prishtinën,
– Nyja hekurudhore për qarkullimin e trenit që do ta lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën stacione të nëndheshme,
– Ndërtimin e ndonjë metroje që qytetin e Medvegjës do ta lidhë me Prishtinën me ndonjë tramvaj që furnizohet me rrymë elektrike ,
– Që ne këto tri rajone të lidhemi me përçuesit e teleferikut për skijime në Brezovicë, apo edhe me qendrat tjera . Anamorava jemi harruar , përbuzur , anashkaluar në përfaqësime dhe investimet sepse edhe ne duhet të përfitojmë si në: komunikim, integrim, zhillim ekonomik dhe hapjen e një perspektive të tri rajoneve .
shkruan Mr.Sc Refik HASANI
Autori , është nga Bujanoci, ish-deputet lokal në legjislaturën 2009-2013 dhe ka përfunduar studimet post diplomike në Master shkencor në Universitetin ,,Hasan Prishtina’’, në Prishtinë .
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA


Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓
Veliu i pergjigjet ambasadorës franceze

Veliu ambasadorës franceze: Kosova është Shqipëri Veriore
Kosova është Shqipëri Veriore. Flamuri kombëtar është flamur i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se momentalisht janë të ndarë në gjashtë shtete, pa vullnetin e tyre. Kufijtë që ndajnë sot shqiptarët ngelin kufij kolonialë. Shqipëria e Bashkuar nuk është një akt i vetëm, por proces, prandaj është e pashmangshme që për të arritur te qëllimi përfundimtar të kalohet nëpër disa faza të përkohshme, por që janë në funksion të synimit përfundimtar, ndër to është edhe faza e përkohshme e pavarësisë së Shqipërisë Veriore (Kosovës), por që nuk është zgjidhje e përhershme. Qëllimi përfundimtar është jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar, bazuar në aktin juridik të 28 Nëntorit 1912. Prandaj, ambasadorja franceze në Kosovë, Marsye Daviet dhe të gjithë ambasadorët tjerë diplomatik në Prishtinë, le ta dinë mirë se Kosova është Shqipëri, por jo vetëm Kosova por nga Guri i Kuq te Molla e Kuqe e deri në Gjirin e Artës ka qenë, është dhe përjetësisht do të jetë Shqipëri.
shkruan për Redaksinë Medvegja ,Tahir Veliu Ideator i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkua

në Vazhdim Poezi nga ©Maki M Canolli
KUSH S’TË DO I PLAST ZEMRA
Hej moj zonja e rëndë franceze
fjalët tuaja sa shumë therrëse,
na e paske shumë mërzi
Flamurin tonë kuq e zi!
Nuk e don ti a nuk e don bota
për këtë nuk pyeti kurrë Kosova,
për këtë nuk brengoset shqiptaria
se shqipja jonë i ka krahët e lira.
Është e lirë shqiponja jonë
ku të dëshiron të valon,
nga Molla e kuqe gjer te Çamëria
është e jona Shqipëria!
Prandaj ia thurëm këngën
k’ti Flamuri kuq e zi,
o Flamuri rrema rrema
kush s’të don i plast zemra!
Ke kujdes zonja franceze
mos na gjuaj fjalë therrëse,
mos e ofendo ti shqiptarinë,
se mund të t’zë mallkimi ynë.
Valo o Flamuri kuq e zi
gjithandej ku i thonë Shqipëri,
me shqiponjën rrema rrema
kush s’të do i plast zemra!
©Maki M Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA

Xhim XHEMA nga Medvegja jep 100mijë dollar për Katedralen

Mrekullia shqiptare, afaristi mysliman në Amerikë Xhim XHEMA nga Tupalla e Medvegjes i jep 100 mijë dollarë për Katedralen në Prishtinë
Në Nju Jork është mbajtur një mbrëmje Gala për grumbullimin e fondeve për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, kjo mbrëmje solli plotë mirësi, dashuri, lutje e bekim fetar, kushtuar simbolit të shqiptarëve në botën e qytetëruar Nënë Tereza.
Ky manifestim do mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Amerikës, mbasi ajo u zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolikë shqiptarë, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare.
Darka u iniciua dhe u drejtua nga kongresmeni republikan i Neë Yorkut, Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë.
Në këtë mbrëmje u mblodhën 1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës, por mrekullia ndodhi kur afaristi shqiptar i fesë myslimane, nga tupalla e Medvegjes Xhim Xhema, dhuroi zarfin me 100,000 dollarë.
Çka është edhe shembulli më klasiku, shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, që ekziston tek ne shqiptarët.

Kontributi i vllezerve Xhim & Ramadan XHEMA nuk eshte ndal asnjehere për çeshtjem kombetare prandaj ata qe i din veprat e tyre krenohen qe jan shqipetar ndersa ne bashkevendasit e tyre nga Medvegja mendjen dhe shpresen e kemi tek Legjendat e gjalla qe kontribuan aq shumë ne Lirine e Kosoves ndërsa Medvegja sot e pushtuar ka drejt të besoj se një ditë do të kete liri edhe këtu. Kombi jonë ka shumë Atdhetar nga te gjitha viset , ata nuk do të pajtohen që Vendlindja e vllezërve XHEMA të ngelet e pushtuar .
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA

Opinioni i analistit Asllan Dibrani për Spotin » STUPCAT «

Stupcat përmes spotit humoristik demaskojnë anët negative në shoqërinë kosovare!
Nga Asllan Dibrani
Buja qe u bërë dhe po bëhet është një fazë tranzitore e pjekurisë së popullit ndaj përqafimit te të metave në shoqërinë kosovare apo demaskimin e tyre?!. Stupcat me shfaqjen e Spotit humoristik na rikthyen në kohën e luftës . Fraksionet në mediat kosovare dhe me gjerë lidhur me skeçin humoristik japin sinjale,” qe ky popull nuk din, ose ka frikë ta pranoj realitetin e ngjarjeve në sfidat e periudhës së luftës dhe pas saj”…
Këtu, shihet se publiku kosovar,apo me mirë me thënë “ personazhët e prekur nga ky skeç i realizuar nga stupcat ,humorist ,artist ,dhe sugjerues të gjykimit të së keqes përmes llojit të artit dramatik , arritën kritikon dhe i demaskuan anët negative në sjelljet dhe veprimet e personave të ndryshëm , figurave publike dhe klasës politike qe qëndrojnë prapa të së keqes në arenën kosovare.
-Në artin aktual të realizuar nga stupcat përmes skenës , në shtetet demokratike vlerësohet dhe e ndihmojnë arritjen e luftimit të së keqes në shoqëri. Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike duke i vënë në lojë të metat dh dobësitë ,shpesh nuk mbetet vetëm kënaqësi e se qeshurës ,por nga njëherë bëhen edhe tema aktuale si rasti i stupcave . Humori,karikatura ,piktura,një artikull analitik, jepen përmes artistëve ,gazetarëve, piktorëve etj , shpesh ose janë te përbuzur ose edhe janë vet artistët të varur nga politika ditore në Kosovë , me çka ma , nuk mbetet art i mirëfilltë .Këtu aq sa u pa stupcat arritën ta pasqyrojnë një realitet përmes skeçit humoristik Lufta e Kosovës, përmes personazheve “Qipsit,Smokit dhe Shtapiqit” demaskojnë dhe luftuan anët negative qe u demonstruan gjatë luftës dhe pas saj!
Kuptohet se janë artist të pa ndikuar nga strukturat politike me çka dëshmon se i dhanë një goditje të rend fraksioneve në dy oborre të UÇK-së të ndara fillimisht në UÇK dhe Fark!!! Personifikimi figurave i realizuar përmes humorit satirik “Stupcat “ arritën që të mbesin artist ma serioz ndaj ngjarjeve në Kosovë, por edhe ma gjerë në rrafshin kombëtar .
-Në Kosovë, pak kuptohet ky lloj arti , apo ta marrim për shembull karikaturën shpesh merret vetëm si një tablo qesharake, ku nuk merret me mend se përmes saj arrihen efekte shumë pozitive në skenën politike.
Diçka që e jep një paraqitje dhe pasqyre të gjallë të dukurive, të ngjarjeve e të rrethanave, me shprehje besnike ne realitetit kosovar nuk mund te merret si negative, pos nga disa protagonist me mize pas veshit mund ta cilësojnë si negative .
Ky skeç humoristik thumbues dhe kritik për një numër „komandantesh „ është një luftë kundër krimit të organizuar nën petkun e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ushtrisë për çlirimin e atdheut që ishte gatuar brez pas brezi për t’i dal zot atdheut nga pushtuesi serb. Përmes këtyre misionarëve, kristalizohet , pastrohet dhe mbetet një ushtri e shenjtë , një ushtri me vlera, pa profitet personale, qe me veprimet e tyre e gjymtojnë vlerën e saj!!!.
Prandaj stupcat atë, po duan dhe kanë deshtë ta pastrojnë nga mikrobi i veshur me fenomenin” tradhtar, mashtrues dhe kriminel”, që vepruan në dëmin e popullit shqiptar. Stupcat, as pak nuk e kanë cenuar UÇK-në, por përkundrazi e kane rrit dhe ruajtur korrshi tradhtarëve me uniformen e Ushtrisë sonë të lavdishme për përfitime personale??? Është shumë e rrugës qe elita politike duhet të ndërgjegjësohet dhe të ndajnë shapin nga sheqeri, për ta eliminuar të keqen, qe qëndroj në krye të mediave , kapitalit ,ekonomisë .kulturës dhe vlerave kombëtare qe 16 vite, duke e bëre analfabetin , të pa shkolluarin , të paditurin“Intelektual,doktor,politikan,krijues dhe akademik!!!??…
-Pa dyshim, pas kësaj qëndron argumenti ,fakti dhe arsyeja në përshkallëzimin e krizës së gjendjes politik ,ekonomike ,kulturore dhe kombëtar. Për krejt në fund arti i stupcave në rastin konkret, le të mbetet si mesazhi ma i mirë i kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , e të gjitha forcave politike , intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe e gjithë spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit,kombit dhe gjuhës me qellim qe të luftohen komandantët e vetëshpallur ,demagoget,kriminelet ,bandat e ndryshme që ujin e qojnë në mullirin e armiqve tanë. T’i rrekemi ndërtimit të shtetit me një synim dhe lufte te përbashkët kundër keqbërëseve me veprime destruktive dhe tradhtareve të vendit. Atdheu ju tirret,jemi në rrugë të synimeve tona prandaj bashkohuni,veproni dhe punoni ne te mirën e tij.
shkruan për REDAKSINË Medvegja Asllan Dibrani
Bëhuni pjes e Faqes në FACEBOOK
Autori është publicist, ish i burgosur politik, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, poet, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën.
Për tu njohur me autorin 
klikoni këtu:⇓
Këndon _Donika Vucinaj_ Skane thane kot si dikur motit
BAC, PO ZGJOHET SHQIPTARIA

BAC, PO ZGJOHET SHQIPTARIA !
Eh, Bac sot po ta jap një lajm gëzimi! Po zgjohet Bac shqiptaria, po zgjohet Kosova qe të bëhet një Shqipëria e të mposhtet për jetë e motë tradhëtia, poshtërsia, tirania e qeveria! Pranvera po lulëzon Bac dhe ndërgjegjja dalngadalë po troket në mendjet tona! Eh po populli të lartëson Bac por populli edhe të shkatërron kur don.
Dhe ky vullnet më në fund po vret në zemrën e çdo shqiptari sikur cunami qe vlon mbrenda oqeanit e dikur del mejdanit! Gëzohuni o dëshmorë se dasma juaj nuk mbeti pa dasmorë! Eh,isha vetëm një fëmi në atë kohë në bankat e shk. fillore në pranverën e « nxehtë » të viteve të 80-ta dhe kurrë nuk e kam besuar se edhe fëmijët tanë do t’i përjetojnë këto tragjedi e do t’i shohin këto skena sërish pas shumë vitesh e dekadash! Nëse ne i akuzonim të parët tanë dikur edhe neve do të na akuzojnë brezat e rinjë pse nuk bëmë më shumë? Prandaj, duhet ngritur masovikisht t’i zhdukim padrejtësite ndaj Kombit tonë njëherë e për gjithmonë qe mos të na mallkojnë fëmijët, nipat e sternipat nesër! Sot ndihesha sa e lumtur dhe krenare qe e shihja popullin tim kaq unik por njëkohësisht loti më tradhëtoi sepse m’i kujtoi skenat e dikurshme nga Serbia qe sot po na i rikujton dhe po na i përsëritë e jona qeveria!
Nëse sot ishin 8.000, nesër duhet të jenë 80.000 e pasnesër në këmbë e tëra shqiptari mbrenda trojeve të Shqipërisë dhe kudo në diasporë gjer sa ta kuptojë mbarë bota se nuk duron më padrejtësi kjo shqiptari dhe të bëhet një Shqipëri!
Ora e Kombit i ka filluar tik-taket e saj duke i numëruar secondat e bashkimit, prandaj mos lejoni të ndalet ora! Mos lejoni të na zë gjumi sepse nuk kanë thënë kotë: « Punën e sodit mos e le për nesër »! Bac, po zgjohet shqiptaria e po shpresojmë se me këtë zgjim do të bëjmë edhe bashkim! E kur ta bëjmë një Shqipëri, do të themi BAC U KRY!!!
Shkruan ©Maki M Canolli
Ne vazhdim POEZI nga autorja
FSHIJE LOTIN KOSOVA IME
Kosova ime!
Sot ta putha ballin nga larg
e lotin tënd e kam pirë të tërin,
i cili nuk të pikonte nga trishtimi
por kësaj here nga gëzimi
sepse e vure re se fëmijët t’u gjallë i ke!
.
Ata sot më shumë se kurrë
të dolën në mbrojtje moj nënë,
si atëherë nën Serbi
edhe sot në robëri me emrin Liri!
.
Po, po edhe nesër e për jetë e motë
bijt e bijat do të dalin Zot,
se nuk je një nënë e mjerë
maskarenjtë me të shkelë!
.
Ti je një zonjë dardane
qe ia kalon çdo nëne!
Fshije lotin Kosova ime!
Ta puthsha ballin bashkë me plagën!
Sa të kesh gjallë djem e çika
nuk t’nëpërkëmbë ty zajednica!
nga ©Maki M Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA

3 vjetori i heqjes së lapidarit në Preshevë, Tirana e Prishtina vazhdojn heshtjen

Prishtina dhe Tirana , në tre vjetorin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë
Me rastin e 20 janarit, trevjetorit të heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë, nga autoritetet Serbe, në vendin ku kishte qëndruar ai Lapidar .
Me këtë datë ia vlen të ndezën qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional të Prishtinës dhe Tiranës .
- Ndezja e qirinjve duhet të jap dhe të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët se aty ku ishte vendosur lapidari do të duhej të kthehet .
- Kurdo qoftë por ai Lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty , dhe se vendi ku ai duhet të qëndroj është tokë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë .
- Pos ndezjes së qirinjve, në këtë ditë kjo hapsirë para objektit të Komunës së Preshevë do të vizitohet edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare .
Ky vend i shenjët dhe i bekuar tani ka mbetur që të vizitohet edhe nga gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave .
Ndryshe xhandarmëria Serbe, me urdhër të Qeverisë në Beograd largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë.
Një gjë e tillë nxiti protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve si shqiptare edhe ato ndërkombëtare. Krerët më të lartë institucional nga Beogradi zyrtarë duke përfshi Akademin e shkencave dhe Kishën edhe për festa më vogla i vizitojn bashkëkombasit e tyre në këtë ratë pakicën Serbe në Mitrovicë të Veriut .
Prishtina dhe Tirana në tre vjetorin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë që nga para tre vjetëve asgjë nuk kan ndërrmarë as në kuptimin deklarativë që ky lapidarë të kthehet aty ku e ka vendin .
A thua si do të reagonte Beogradi zyrtarë,nëse vetëm hiqet busti i Kralj Millutinit të Serbisë që është vendosur në Kosovë !? .
shkruan Refik HASANI ,9 Janar 2016
Autori , është nga Bujanoci, ish-deputet lokal në legjislaturën 2009-2013 dhe ka përfunduar studimet post diplomike në Master shkencor në Universitetin ,,Hasan Prishtina’’, në Prishtinë .
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA


Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓
Shoqata e ish të burgosurve -Mirnjohje për Dr. XHEMA nga Tupalla

Sot me 8 janar 2016 ne Shoqaten e Ish te Burgosurve Politike ne Prishtine iu nda mirnjohja Dr.Ramadan Xhemes , veprimtar i shquar i çeshtjes kombetare.

nga e majta Reshat AVDIU, Dr.Ramadan XHEMA, Ajet DULI
Familja Xhema nga Tupalla e Medvegjes eshte nje familje emblematike qe na bene te krenohemi. Vlene te ceket se Dr.Ramadan Xhema e Xhemë Xhema , kane dhene kontribut te jashtezakoneshem per çeshtjen shqiptare.

Ne shenje te kontributit dhe meritave te kesaj familje sot Shoqata e Ish te Burgosurve Politike te Kosoves ia ndau mirenjohjen keti veprimtari te devoteshem.
Vaprimtari dhe kryetari i shoqates z.Hydajet Hyseni e vlersoj dhe e çmoj lart kontributin e familjes Xhema .
Shkruan Ajet DULI
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA

Presheva pa Abetare e Mitrovica me Universitet

Abetaret e burgosura në Preshevë dhe Universiteti i Mitrovicës së Veriut ! ?
Universiteti i Mitrovicës së Veriut vetëm në gjuhën Serbe, ka funksionuar që nga hyrja e forcave të NATO-së , bile thuhet që ky Universitet është bartur në Mitrovicë e që ishte i Prishtinës dhe ka funksionuar pa ndërprerë e që është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Serbisë .
Procesi edukativo-arsimor është zhvilluar dhe instaluar gati e pa penguar si një propagandë Serbe ndaj nesh Shqiptarëve . Dhe , më 30 dhjetor 2015, Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar dhe legjitimuar diplomat e lëshuara në Universitetin e Mitrovicës së Veriut .
Ky Universitet i mbështetur , financuar dhe menaxhuar ekskluzivisht nga Qeveria e Serbisë dhe ndonjë donator tjetër që nuk i dijmë . Asnjëher nuk është kërkuar nga Kosova me sa jemi ne në dijeni në Bruksel apo instanca tjera që të fillon të integrohet ky Universitet në sistemin arsimor TË Kosovës . Së pari është dashur të jepët një afat kohor që duke u inspektuar plane , programet kurrikula arsimore të afrohet gjegjësisht të unifikohet me standarde të aplikuara në tërë Kosovën dhe normal sipas rregullave të sistemit të njësuar dhe të standardisuar të Bolonjës .
Pse studentët Shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva që jan diplomuar ende nuk u njifen diplomat edhe pse kjo është një nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në mesë Prishtinës dhe Beogradit . Deri kur do të vazhdohet me këtë qasje që Beogradi nuk i nostrifikon diplomat e shqiptarëve që kan studiuar nëpër Universitete publike e Kolegje të Kosoëvs . Pse Serbia ende po i mban të burgosur edhe ata pak Abetare që ka ndar Republika e Kosovës me dedikim për Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën adminsitrimin e Serbisë . Pse Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria nuk reflektuan që krahas , paralel dhe me një reciprocitet të plot .
Edhe në arsim të aplikohet kushte e norma reciproke edhe në arsim . Duke ua njohur të drejtat dhe njohjen-legjitimitetin e këtij Universiteti në Mitrovicë të Veriut vetëm në gjuhën Serbe të kërkojn që së paku këto Abetare të burgosura në Preshevë të lirohen . A thua cila është e drejta Serbët në Kosovë të ken Universitet në Mitrovicë kurse shqiptarët të diskriminohen në të gjitha fushat dhe segmentet e jetës duke përfshi që as Abetarja e diploma mos t’ju pranohen pasi që jan të botuara nga sheti amë-Kosova .
Shqiptarëve në tri komuna Ju takon një Universitet publik në gjuhën shqipe dhe t’ju mundësohet të studjojn edhe në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni dhe në vende tjera. Kjo do të bëhet sa më parë aqë më mirë . Kjo është nevoja dhe domosdoshmëri edhe nëse Serbia ende i mban Abetaret në burg dhe e pengon arsimin në gjuhën shqipe . Hapja dhe themelimi i një universiteti publik në gjuhën shqipe do të ndodh nëse edhe kjo legjislatur e Parlamentit të Kosovës nuk këmbëngul edhe nëse nuk vë kushte dhe nuk përfill raportin reciprok në mesë të dy shteteve .
Vërtet Serbia i ka burgosur dhe ende i mban Abetaret në Preshevë , dhe nuk presim që të themeloj një Universitet publik në Gjuhën shqipe në këtëo tri komuna , por vallë : Kosova a është dashur kështu t’i pranoj diplomat dhe të legjitimon Universitetin e Mitrovicës së Veriut pa asnjë kusht-Kjo le të mbetët pyetja .
Shkruan per REDAKSIN Medvegja Mr.Sc. Refik HASANI , Janar 2016
Bëhuni pjesë e Faqes , na Ndiqni në FACEBOOK
Autori është njohës & iniciator i shumë çështjeve për Kosoven Lindore, veprimtar i dalluar për trojet tona .


Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓