Mrekullia shqiptare, afaristi mysliman në Amerikë Xhim XHEMA nga Tupalla e Medvegjes i jep 100 mijë dollarë për Katedralen në Prishtinë
Në Nju Jork është mbajtur një mbrëmje Gala për grumbullimin e fondeve për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, kjo mbrëmje solli plotë mirësi, dashuri, lutje e bekim fetar, kushtuar simbolit të shqiptarëve në botën e qytetëruar Nënë Tereza.
Ky manifestim do mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Amerikës, mbasi ajo u zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolikë shqiptarë, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare.
Darka u iniciua dhe u drejtua nga kongresmeni republikan i Neë Yorkut, Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë.
Në këtë mbrëmje u mblodhën 1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës, por mrekullia ndodhi kur afaristi shqiptar i fesë myslimane, nga tupalla e Medvegjes Xhim Xhema, dhuroi zarfin me 100,000 dollarë.
Çka është edhe shembulli më klasiku, shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, që ekziston tek ne shqiptarët.

Kontributi i vllezerve Xhim & Ramadan XHEMA nuk eshte ndal asnjehere për çeshtjem kombetare prandaj ata qe i din veprat e tyre krenohen qe jan shqipetar ndersa ne bashkevendasit e tyre nga Medvegja mendjen dhe shpresen e kemi tek Legjendat e gjalla qe kontribuan aq shumë ne Lirine e Kosoves ndërsa Medvegja sot e pushtuar ka drejt të besoj se një ditë do të kete liri edhe këtu. Kombi jonë ka shumë Atdhetar nga te gjitha viset , ata nuk do të pajtohen që Vendlindja e vllezërve XHEMA të ngelet e pushtuar .
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
Xheme (xhimi) xhema i cili shpenzoi me miliona e miliona dollar per Kosoven dhe per qeshtjen shqiptare ne pergithesi mik i ngusht i senatorit Bob Doll Xhimi si e thrrasin te gjith ne te shumten e rasteve kur ka kontribuar me shuma te medha thoshte une po i api por nuk dua qe te me publikoni emrin .edhe per donacionin i cili para ca vitesh dha 100,000 $ per katedralen e tha te njejten gje .Xhimi eshte ni nder kontribuesit me te medhej shqiptar ne Amerike.
Xhim Xhema, shqipetar (atdhetar dardan) nga Vendlindja e perandorit Justinian nderon popullin e vet dhe kontribon edhe ne ndertimin e katedrales shqiptare ne Prishtine, sepse rrjedh nga gjaku i perandoreve me te shquar te periudhes dardano-romake. Te rikujtojme se perandori Justinian ne kohen e tij e barti qendren e krishterizimit nga Selaniku ne vendlindjen e tije dhe e ndertoje Justiniana Primen sot me 7 bazilika te zbuluara afer vendlindjes se Xhim Xhemes. Rajoni i Medvegjes deri ne krizen lindore banohet me popullate autoktone dardano shqiptare dhe te mos harrojme se veshja shqiptare e Medvegjes per nga koloriti dhe simbolet e lashta te kultit ku dominojne simbolet astrale, ylberi, pema e jetes , syri, kallinjet e grurit e tj etj sot radjhitet nder veshjet me te pastura dhe me te çmuara ne etnografine evropiane. I Lumte Xhem Xhemes dhe qofte me jete te gjate dhe i pa harruar nga polullata shqiptare.
Mr.Sc Qazim NAMANI ,Prishtinë
Isha prezent në darken që e organizoi Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, me 19 korrik 2003, per nder te mikut më te madh te shqiptareve, Presidentit Klinton.
Ne intervisten e bërë me Senatorin Bob Doll, perkthyes, nipi im Emin Eddi Egriu,qe zgjati rreth 12 min. i cili ne pyetjen time se kush do t’ia ofroje Pavaresine Kosves, ai u pergjigj: -Thuaj xhaxhait Tuaj se as Shqiperia, as shqiptarët e Evropes dhe te Skandinavisë, s’do t’ia japin Pavaresine Kosoves. Po kush, perseri nderhyra une. Ja, a e sheh, miku im i madh, Xhim Xhema, bisnismeni me i madh nga Presheva dhe disa shqiptarë te tjerë, na japin dollarë dhe ne do e ngremë zërin ne Kongres e Senatin Amerikan dhe, me ne fund, SH B A do t’ia ofrojne Pavaresine Kosovës.
Falenderime nga zemra, Amerikë !
Prof.Ibrahim EGRIU , Suedi
Xhim Xhema ka dhene me se 5 milion dollar per kauzen e Kosoves. E kam shok te mire kurse dr. Ramadan Xhema ka kontribu politikisht
Fadil PRESHEVA , New York
Ky gjest aq madhore i Xhim Xhemes eshte nje pike uji e liqenit te batllaves ne qoftese krahasohet me te gjitha kontributet qe ka dhene deri me tani per qeshtjen e Kosoves,sikurse vendi une te kishte njerz humanitare dhe zemer gjere si Xhim Xhema do i kishim punet shume ma mire.Kur ka filluar Xhim Xhema te dhuroj qindra mijra dollar qe nga vitet nentedhjeta per Kosoven nuk e besoj se edhe nje person nga e gjithe struktura e sotme politike ne at kohe kan poseduar ndoshta ndonje Njemishe dollaresh.Ca prej tyre hapat e pare ne bisnese i kan nga donacionet e tija .kurse ca ia kan kaluar me te madhe edhe me pasuri.Pra ky ka nje dallim shum te madh nga e gjithe struktura politike ne Kosove.Ky pra punon ,fiton dhe dhuron , kurse ata punojne,pervetsojne dhe vjedhin vetem per gjepat e tyre.
Ruzhdi LAHU
Familja xhema ka dhene dhe ka kontribu shume pere Kosoven edhe ne te kaluaren edhe tash , kate vellezen jan shembulli me i mire i patriotizmit me dijenin dhe virtytet me te mira njerzore , respekte e ZOTI ju ndihmoft pergjithmon .Amin .
Respekt!
Për veprimtarin doktor Ramadan XHEMËN dhe vllaun e tij Xhim XHEMËN dhe Familja XHEMA nga Tupalla e Medvegjës . Dy veprimtarët jan të njohur anemban hapsirave tona etnike dhe jashta tyre për aktivitete në çështjen shqiptare që kontribuan , u anagazhuan por edhe kan meritat shumë të çmuara për liri e çlirim Kombëtarë .
Urime mirënjohja e ndarë nga Shoqata e Ish të burgosurve Politik në Prishtinë për dr. Ramadan.
Veprimtarët e dëshmuar Ramadan XHEMA , Xhim XHEMA dhe familja XHEMA nga Tupalla e Medvegjës shumë më shumë e meritojnë ..
Këtyre dy veteranëve të çështjes shqiptare dhe të gjithë atyre që kontribuan në çështjen shqiptare lavdi e përjetshme, mburremi dhe krenohemi me veprën dhe aktivitete e tyre
Mr.Sc Refik HASANI, Gjilan
Vazhdimësi e shqiptarizmit, dashuris, tolerancës, veprim kombëtarë, vazhdimësi e Rilindjes Kombtare.
Smail IMERI