
BAC, PO ZGJOHET SHQIPTARIA !
Eh, Bac sot po ta jap një lajm gëzimi! Po zgjohet Bac shqiptaria, po zgjohet Kosova qe të bëhet një Shqipëria e të mposhtet për jetë e motë tradhëtia, poshtërsia, tirania e qeveria! Pranvera po lulëzon Bac dhe ndërgjegjja dalngadalë po troket në mendjet tona! Eh po populli të lartëson Bac por populli edhe të shkatërron kur don.
Dhe ky vullnet më në fund po vret në zemrën e çdo shqiptari sikur cunami qe vlon mbrenda oqeanit e dikur del mejdanit! Gëzohuni o dëshmorë se dasma juaj nuk mbeti pa dasmorë! Eh,isha vetëm një fëmi në atë kohë në bankat e shk. fillore në pranverën e « nxehtë » të viteve të 80-ta dhe kurrë nuk e kam besuar se edhe fëmijët tanë do t’i përjetojnë këto tragjedi e do t’i shohin këto skena sërish pas shumë vitesh e dekadash! Nëse ne i akuzonim të parët tanë dikur edhe neve do të na akuzojnë brezat e rinjë pse nuk bëmë më shumë? Prandaj, duhet ngritur masovikisht t’i zhdukim padrejtësite ndaj Kombit tonë njëherë e për gjithmonë qe mos të na mallkojnë fëmijët, nipat e sternipat nesër! Sot ndihesha sa e lumtur dhe krenare qe e shihja popullin tim kaq unik por njëkohësisht loti më tradhëtoi sepse m’i kujtoi skenat e dikurshme nga Serbia qe sot po na i rikujton dhe po na i përsëritë e jona qeveria!
Nëse sot ishin 8.000, nesër duhet të jenë 80.000 e pasnesër në këmbë e tëra shqiptari mbrenda trojeve të Shqipërisë dhe kudo në diasporë gjer sa ta kuptojë mbarë bota se nuk duron më padrejtësi kjo shqiptari dhe të bëhet një Shqipëri!
Ora e Kombit i ka filluar tik-taket e saj duke i numëruar secondat e bashkimit, prandaj mos lejoni të ndalet ora! Mos lejoni të na zë gjumi sepse nuk kanë thënë kotë: « Punën e sodit mos e le për nesër »! Bac, po zgjohet shqiptaria e po shpresojmë se me këtë zgjim do të bëjmë edhe bashkim! E kur ta bëjmë një Shqipëri, do të themi BAC U KRY!!!
Shkruan ©Maki M Canolli
Ne vazhdim POEZI nga autorja
FSHIJE LOTIN KOSOVA IME
Kosova ime!
Sot ta putha ballin nga larg
e lotin tënd e kam pirë të tërin,
i cili nuk të pikonte nga trishtimi
por kësaj here nga gëzimi
sepse e vure re se fëmijët t’u gjallë i ke!
.
Ata sot më shumë se kurrë
të dolën në mbrojtje moj nënë,
si atëherë nën Serbi
edhe sot në robëri me emrin Liri!
.
Po, po edhe nesër e për jetë e motë
bijt e bijat do të dalin Zot,
se nuk je një nënë e mjerë
maskarenjtë me të shkelë!
.
Ti je një zonjë dardane
qe ia kalon çdo nëne!
Fshije lotin Kosova ime!
Ta puthsha ballin bashkë me plagën!
Sa të kesh gjallë djem e çika
nuk t’nëpërkëmbë ty zajednica!
nga ©Maki M Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA



