Shtatori po afrohet dhe është një nga muajit që do të ketë zhvillime të aktiviteteve në disiplinat e shumta sportive. Të gjitha sportet kanë planet e tyre dhe në radhë të parë si ta rrisin nivelin e shikueshmërisë. Sporti me traditë siç është boksi po vazhdon të kërkojë mundësi me të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sidomos në rritje të nivelit. Klubet po orvaten në forma të ndryshme që të përgatiten për edicionin e ri garues që sigurisht do të kemi shumë turne në muajin shtator e fillim të tetorit. Secili klub ka pretendime për të arritur rezultate me të mira dhe për t’i realizuar edhe objektivat e tyre. Turnetë e ndryshëm janë edhe mundësi e mirë që klubet të zhvillojnë ndonjë talent dhe që do t’i futet fort në punë edhe kombëtares së Kosovës për garat e ardhshme qoftë evropiane qoftë botërore, njëkohësisht të punojnë edhe për Olimpiadën e vitit 2020 që mbahet në Japoni.
Ditët e mira gradualisht po vijnë dhe secili shpreson që boksi do ta kthejë primatin që ka gëzuar në periudhën e artë të viteve të 80-ta. Trajnerët shihet se tani janë më të mobilizuar, klubet kërkojnë mundësi më të mira të kushteve për stërvitje, sigurisht ndonjë prej tyre edhe mjete materiale dhe të jenë në një pozicion më të lakmueshëm se në kampionatin e kaluar. Nuk e konsideroj se klubet tani janë në gjumë siç flitet e spekulohet nga disa në opinion, por janë në mobilizim dhe të rritjes së numrit të boksierëve njëkohësisht edhe të zbulimit e formimit të talenteve të rinj. Sepse me gjenerata të reja që kemi sot mund të arrijmë shumë, se është një brez i talenteve që premton shumë por vetëm duhet përmirësuar kushtet. Korriku dhe gushti janë si gjithmonë muaj i pushimit, ndërsa tash klubet kanë programin e tyre, e dinë çfarë duan dhe për synimet në çdo garë.
Ka klube që kanë boksierë mjaft të mirë, disa shikon ndonjë përforcime, por disa janë kryesisht të fokusuar në talentet e rinj, se ata e shohin perspektivën për të ardhmen. Ato klube që qëndrojnë ekonomikisht më mirë do të korrin rezultate me pozitive, kurse ato që janë në një situatë të pavolitshme gjithsesi se do të kenë më shumë vështirësi. Gjithnjë jemi me shpresë se me kalimin e kohës do të mënjanohen të gjitha peripecitë që përballen klubet. Mbi të gjitha duhet të kemi durim dhe të tjerat telashe shkojnë e gjërat e mira si thonë shpesh në popull vijnë ngadale. Kështu që, të gjithë duhet të mundohem në format të ndryshme dhe rezultatet do të vijnë posaçërisht do të rritet cilësia në çdo aspekt.
Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit
Projekti tani i filluar ishte ëndërr dhe tani projekt në realizim e sipër, është meritë, kontribut më kapital që ka bër ndonjë herë Komuna e Bujanocit,investimi më i madhë,projekti më strategjik dhe Kombëtarë është projekti i shumë brezave, gjeneratave,është angazhim i shumë aktivistëve, rinisë studentore, mërgimtarëve, mësues e veteran të arsimit, intelektualë dhe donatorë që ndihmuat dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin duke ndar mjete materiale për fondin për asfaltimin e rrugës. Asfaltimi i kësja rruge ka rëndësi të jashtëzakonshme sikur kur u hapë shkolla e parë shqipe në Malësi,projekti kur filloi të qarkulloj autobusi nga Gjilani, Kamenica e Bujanoci deri në Zabicë.
Rrumbullaksimi i këtij projekti do të ndihmonte që të hapet një perspektive të re që edhe rrugët prej Zarbice deri në mahalla si Liteshi, Tahiraj, Kishali, Xhafert, Selmant, Regjët,deri te Kroni i Shopit, dhe shtëpit më të lagta të fshatit Priboc e Ramabuqës të jenë të kalueshme në katër stinët e vitit dhe në të gjitha kushtet atmosferike. Rruga do të ngjallë Malësin, do të kthen mendjen dhe perspektivën në këtë vendë. Pas rrugës do të duhej ionicuar edhe që :
– Kuvendi i Bujanocit do të duhej të inicoj zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë e Muhocë,
– Miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë,
– Për renovimin dhe restaurimin e objektit shekullor të Mejtepit dhe të shpallët shtëpi muze,
– Hapja e një zyrë për të dëbuarit,zhvendosurit dhe shpërngulurit nga Komuna e Bujanocit,
– Komuna e Bujanocit do të duhej të ketë një program, projekte afat shkurtër, afata mesëm dhe afat gjatë,
– KK i Bujanocit do të duhej të pranoj edhe zyrtarisht dhe shpallë datën 23 qershor si datë të dëbuarve,
– Për Malësinë e Bujanocit do të duhej ngritë, shtruar dhe dabatuar çështje dhe shpallur disa prioritete.
Për asfaltimin e kësaj rruge është djersa, mundi ëndrra jo vetëm e jona si gjeneratë, por as e baballarëve tan por është edhe e gjyshërve tan, prandaj kjo është ditë e shënuar kjo rrugë aqë shumë e pritur. Malësi e Bujanocit, gëzuar rrugën është humbur e pritur shumë, shumë gjatë drejtë projekteve të mëtejme.
ne vazhdim keni disa (foto ) dëshmi të publikuara me heret ne mediume të ndryshme që tregon se kërkesat për infrastukturen e malësis së Bujanocit nuk kan heshtur asnjëhere edhe nga autori i këtij urimi.
Shkruan: Refik HASANI , Malësi e Bujanocit 26 gusht 2016
STAFI i Redaksisë i përgezon organizatoret dhe kontribuesit e kesaj vepre madhore në përmisimin e infrastruktures në Malësin e Bujanocit
Së shpejti pritet të nisë zbatimi i projektit të ideuar qysh moti për pikën e re kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo pikë pritet të jetë në fshatin Sfircë, ne vendin e quajtur KAPI .
Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxhës, tani projekti është në fazën tenderuese.
Banorët e pakët të kësaj ane të Malësisë së Kamenicës e mbi te gjitha ata dhjetra banor qe kan ngelur të braktisur dhe te izoluar ne Komunen e Medvegjës ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar e mirëpresin .
SFIRCA IME
Është një fshat n`maje t`Gollakut, Që kurrë nuk ishte e shkaut. Fshatë i bukur kufitarë.
Gjithnjë këtu jetuan Shqiptarë.
Kufijtë tash ,që këtë fshatë e ndajnë, Nuk janë pjellë e Popullit Tonë. Kjo u nda me Histori. Herë me Turk,herë me Serbi.
Këta kufi që ekzistojnë, E ndanë Sfircën ne dy anë. Në Kosovë ,e në Medvegjë të madhe. Po kjo është tokë Shqiptare.
Si natë anë e si n`këtë anë, Krejt Kosovë këtu i thonë. Ndash Kosovë e ndash Shqipëri, Këtu Shqiptari s`njeh kufi. Krejt i thonë Shqiptari.
Historia e Shqipërisë nënë, Kurrë këto troje si harron. Herë do kurë tonat janë. S`ka me Sfircë në dy anë. Krejt Shqipëri do e bëjmë.
Rroshë pra nëna Shqipëri. Që këtu nuk njehë kufi. S`mundet kush me najë marrë. T`lëvizim të lirë n`Sfircën tonë.
Por Sfircas ju mos harroni ! Topallë ,Kapitë e Medvegjë , Këtu nuk njohim mexhë. Mexhë kemi te Mollë e Kuqe. Molle e Kuqe i kanë thënë. Është pra kjo Shqipëria jonë.
Me pikëllim të thellë lajmerojmë miqët, shokët dhe bashkëvendasit
ka ndërruar jetë
Hasan Lutë KRASNIQI
nga Sfirca e Medvegjes në moshën 96 vjeqare
Varrimi i të ndjerit bëhet me 22.08.2016 në kohën e namazit të ikindis në varrezat Bardhosh-Prishtinë
Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Bardhosh-Prishtinë
Të pikëlluarit Familja KRASNIQI
Medvegja REDAKSIA i shpreh ngushllimet familjes KRASNIQI dhe të gjithe atyre qe e njoften e paten lidhje familjare me te ndjerin Hasan, lusim zotin dhe njerzit per rreth që të jenë pran familjes KRASNIQI për t’ia lehtesuar dhimbjen.
BE ta kushtëzojë Serbinë: Të ndalë diskriminimi në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë
Parlamenti i Serbisë dha betimin e legjislaturës së re nga zgjedhjet e 24 prillit 2016 dhe votoi kabinetin e ri qeveritar.z.Aleksandar VUÇIQ,Kryeministri vazhdoi mandatin sikurse edhe z.Ivica DAÇIQ,zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të cilët edhe do të ken rolin dominantë dhe krysesor. Edhe kjo përbërje e qeverisë dhe parlamentit do të vazhdojn të mbajn qëndrim dhe kursin e njëjtë ndaj Republikës së Kosovës. Edhe kjo legjislaturë do të mundohet që të krijon përshtypje jo reale që gjoja Serbia do të vazhdojë rrugën dhe raportet e afrimit me BE-në. Serbia ashtu si kemi shkruar shumë më herët është dhe do të mbetët në mesë të BE-së dhe Rusisë.
Serbia i konsiderojn dhe i trajton Rusët si vllezër dhe miqë të përjetshëm dhe disa shtete të veqanta kurse strukturat edhe mekanizmat e BE-së si partnere dhe me interes strategjik për të përfituar sa më shumë ekonomikisht. Po ashtu edhe me vllezërit Kinezë do të vazhdojn të mbanjë,forcojn dhe rrisinë raporte miqësore.
Bashkësia ndërkombëtare do të duhej vendosur kushte dhe standard që duhet së pari t’i plotëson nëse don të antarësohet në radhë të parë në BE, mbi të gjitha jo vetëm të pranoj Republikën e Kosovës por edhe do të duhej ndalur dikriminimin në Vojvodinë,Sangjak, Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë,dhe Rajone tjera ku jetonjn vllehët, Bullgarët etj,të mos përzihet Serbia dhe në Republikën Srpska në Bosnjë Hercegovinë,në Veri të Kosovës, në Malë të Zi, Maqedoni etj. Beogradi zyrtarë do të duhej kushtëzuar Beogradi zyrtarë së pasi të kushtëzohet dhe të kërkoj falje Paralamenti dhe Qeveria për krimet dhe gjenocidin shekullor ndaj neve shqiptarëve, të pranoj realitetin e ri duke pranuar Republikën e Kosovës,të ndryshohet preambulla e kushtetutës e që në vendë të Kosovës të përfshen shqiptarë e Krahinës shqiptare si Rajon dhe popullatë autoktone që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën dhe si komunitet që ka gjithandej në Serbi dhe Vojvodinë. Legjislatura e Parlamenti të Serbisë do të duhej të ndalin dikriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë dhe në Rajone tjera të populluara me banorë autokton.
Diskriminimi vazhdon Vetëm nëse kushtëzohet Serbia do të ndalet diskriminimi, në radhë të parë pranimi i rezultateteve të Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992,pranimi i luftës së UÇPMB-ës dhe marrëveshje së Konçulit,kthimi i lapidarit të UÇPMB-ës, përfaqësim proporcional në hirarkin dhe zingjirin menaxhues të policisë multietnike,gjykata,prokurori,që të lejohet përdorimi i gjuhës son shqipe në gjitha institucionet dhe duke u rregulluar me ligjë përdorimi i simboleve e festive kombëtare, të ndalen gjyqet politike dhe të vlen amnistia ndaj ushtarëvë të UÇPMB-së, të demilitarizohet kjo krahinë dhe i gjithë arsenali të tërhiqet nëpër kazerma,formimin i një universitet publik në gjuhën shqipe,investimi në këtë Rajon ,të kemi përfaqësim në të gjitha nivelet e admnistratës, sistemit bankar, kadastër.Funksionalizimi i Trupit Koordinues të ndryshohet tërsisht pasi deri më tani nuk ka treguar asnjë efekt dhe rezultate në instalimin dhe ngritjen e institucioneve Rajonale. Pjesëmarrjen e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë do të duhej kushtëzuar me vende të rezervuara. Beogradi kupton vetëm kushtëzimin nëse BE-ja dëshiron të pranon në radhë të veta atherë duhete të ndalet diskriminimi Prishtina dhe Tirana zyrtare Politika dhe diplomacia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë të ndërkombëtarizojn çështjen e kësaj krahine Shqiptare uke u harmonizuar në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE-së dhe OKB-ës kur është në pyetje krijimi i raporteve me Beogradin zyrtare dhe të ngrisin shtrojn me një zë që kjo legjislatura e Parlamentit të Serbisë të fillon të ndërpres dikskriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë. Këto do të duhej kërkura me vendosmëri reprocitetet dhe vendosjen e një misioni paqeruajtës në tri Komunat. Kjo legjislaturë të pranon zyrtarisht kategorin e të dëbuarave,zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë jo vetëm në tri komuna por gjithandej Serbisë dhe Vojvodinës.
Gjithashtu t’ju krijohen kushte duke investuar për të dëbuarit, zhvendosuri dhe shpërnguluri shqiptarë nga këto komuna. Një çështje me urgjencë për të ndërmarrë veprime konkrete nga organizata si që është OSBE-ja e instanca tjera të BE-së dhe atyre ndërkombëtare është shlyerja nga vendbanimet dhe fshirja nga librat amzë, kësaj i thon ,,zvoglimi’’, i shqiptarëve përmesë ligjeve e formave më diskriminuese.Prishtina dhe Tirana zyrtare, do të duhej të deklaruar dhe të mbajn një qëndrim të unifikuar rrethë një qëllimi, programi dhe patforme dhe të kushtëzohet edhe raporte ekonomike dhe diplomatike me Beogradin zyrtarë për sa i përket çështjeve fundamentale për tri komunat. Kjo legjislaturë e dalur nga data e zgjedhjeve 24 prill 2016 do të duhej të reflekton pozitivist në shumë drejtime.
Ndërgjegjja e fjetur e matufëve fodul – Autostrada duhet të kaloj nëpër Galab
Duke pasur parasysh që kryeqyteti i Kosovës, shtrihet në Trevën dhe rrëzë maleve të bukura të Malësisë së Galabit e nga ky fakt duke konstatuar se ka mbetur e pa zhvilluar qëllimisht nga të gjitha pushtetet e ish Jugosllavisë e në veçanti nga këto të inkrimunarat e pas luftës jashtë çdo koncepti normal të përgjegjësisë e Politikëbërjes, dua t`ua thërras ndërgjegjen këtyre njerëzve se, është momenti i fundit që Isa Mustafa me bashkë përgjegjësit e tjerë politik të kësaj ane të ndërmarin atë që duhet sa nuk është bërë vonë.
Kjo trevë kishte pësuar shumë përgjatë gjithë Historisë së saj të dhimbshme e poaq krenare nëpër luftat e përgjakshme që nga viti 1878 me hordhi nga më të ndryshmet duke mbrojtur ekzistencën e të qenurit shqipëtarë; mbase në këtë vazhdë duke e mbrojtur edhe Kufinin me Serbi. Isa Mustafa nuk duhet t`a fus kokën në thes e të kokorizet me një Post të kontrabanduar me Hashim Thaqin.
Traseja e Autostradës së papërfunduar duhet kalojë nëpër Galab. Pse? Vlerësuar Politikisht do të ishte urëlidhëse direkte me Shqipëtarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit. Vrojtuar ekonomikisht Treva e Galabit do të potencializohej si vend prodhimi me kulturat e ndryshme bujqësore, blegtorale etj. Shoshitur demografikisht kjo Trevë do të riatdhesohej sërish me të shpërngulurit që në mungesë të Infrastrukturës rrugore, mobile e kushteve më elementare për jetë u boshatis. Në këtë kontekst veç në Prishtinë jetojnë mbi 130000 banorë me prejardhje nga kjo Trevë. Diku nja 50000 banorë janë të shpërngulur ç`prej kohësh në Turqi. Po aq (po ashtu nga kjo trevë) janë të shpërndarë e shpërngulur në shtetet perëndimore që nga vitet e 80-ta.
Magjisrtalja për Merdarë dhe te Dheu i kuq janë të qarkullueshme ashtu kështu; çka ju duhet Autostrada rreth e rrotull?
Kosotoja për ndërtimin e kësaj Autostrade nëpër Galab do të ishtë shumë më e lirë se sa të zhdëmtoheshin Pronat nga buxheti i Kosovës andej ku po pretendohet të kalojë kjo rrugë ngaqë këndej ka më shumë pronë të shtetit (male,livadhe, shkurrë) se sa pronë inviduale.
Edhe Ministri serb i transportit Milutin Mrkonjiç nuk e thot rastësisht se Autostrada duhet të kalojë nëpër Prapashticë ngaqë ai vet është aty afër nga Mërkoja e Tullarit.
Kjo vërejtje serioze për Fodulët nuk përfundon me kaq!
PËRSE DUHET INSISTUAR QË AUTOSTRADA KOSOVË SERBI TË KALOI NGA KOSOVA LINDORE E JO DREJT PROKUPIT E NISHIT
Ndërtimi i autostradës e cila do të kaloi në Merdar favorizon zhvillimin ekonomik të Kurshumlisë dhe Prokupit derisa komunës së Besianës (Podujevës) më shumë i sjell dem se sa dobi. Ata që e njohin konfiguracionin topografik dhe demografik të kësaj ane e kuptojnë që po të kaloi kjo rrugë nga drejtimi Merdare do të humben mijëra hektar të tokës së plleshme të Llapit, do të shqetësoi shumë shtëpi e madje edhe fshatra të tëra duke ditur dendësinë e objekteve të banimit në këtë regjion.
Për banorët llapjanë qarkullimi nga Vranidolli aty ku sot është ndalur autostrada nuk paraqet asnjë problem ngase distanca deri te fshatrat më të skajshme të kësaj ane nuk kalon 30km. Rruga e sotme po të bëhet me dy vija qarkullimi (korsi) do ta përballojë lehtësisht kapacitetin e ngarkesës kur dihet se nga dita kur autostrada do të kalonte në drejtim të Medvegjës, frekuenca tranzitore e mjeteve që sot qarkullojnë në drejtim të Serbisë do të ndalej. Të gjithë parametrat ekonomik janë në favor të variantit Medvegjë – luginë e Preshevës: Çmimi kushtues i ndërtimit do të jetë më i ulët edhe pse në dukje të parë varianti i kalimit nëpër malësinë e Gallakut (kongiguracioni kodrinoro-malor) duket me më shumë investime, toka e cila do të merret nga pronarët është më pak e kushtueshme. Shtrirja hapsirore e vendbanimeve në Llap ëdhtë tani më mjaft e dendur dhe kalimi i autostradës andej-pari përveq që do të gllabërojë mijëra hektarë toke bujqësore do të nxisë edhe çvendosjen e banorëve nga fshatrat kodrinore drejt pjesës tani më dendësisht të banuar në rrafshinën e lumit Llap dhe për pasojë do të ketë çpopullzimin e brezit kufitar me Serbinë nga ajo anë. Nga aspekti politiko-strategjik edhe njëher të gjitha argumentet qëndrojnë nga varianti lindor (Medvegjë) i kësaj autostrade: Do të ri-banohej gjithë ajo pjesë e braktisur e fshatrave të Gollakut rreth kufirit me Serbinë, do të kthehej pjesa dërmuese e banorëve shqipëtarë nga komuna e Medvegjës dhe malësia e Bujanocës e Preshevës të cilët sot nuk kanë kurrfar infrastrukture rrugore e kjo ishte edhe njëra nga arsyet e braktisjes së vendlindjes së tyre. Nga aspekti psikologjik banorët e Kosovës Lindore do të ndiheshin më të sigurt të qëndrojnë në këtë pjesë të administruar nga shteti serb sepse gravitimi – lëvizja e një pjese të mirë të udhëtarëve dhe mallërave nga rrafshi i Kosovës do të bëhej nëpër këtë rrugë. Kontaktet ekonomike e administrative do të bëhen më të shpeshta e më të lehta. Dhe argumenti më i rëndësishëm qe kjo autostradë të ndërtohet në drejtimin Medvegjë-Bujanocë është se popullata shqipëtare e Kosovës Lindore do të lidhej drejtëpërsëdrejti me shtetin e tanishëm të Kosovës duke shkurtuar distancën kohore dhe barrierat politiko-gjeografike që sot e kanë bërë gati të pamundur lëvizjan e shqipëtarëve drejt Kosovës dhe anasjelltas. Faktori shqipëtar i Kosovës Lindore duhet vërë në lëvizje të gjithë potencialin e vet intelektual e institucional që të shtojë presionin tek organet kompetente në Kosovë e përmes tyre edhe tek faktori ndërkombëtarë që të insistohet me çdo kusht që kjo rrugë të ndërtohet andej kah kostoja ekonomike është më e vogël, andej kah mundëson ringjalljen e një treve të vdekur ekonomikisht e të persekutuar politikisht, andej kah thërret ndërgjegjja kombëtare e patriotike në mënyrë që Kosova Lindore të mos e përjetojë fatin e Toplicës, Nishit, Vrajës, Leskocit…
Malësisë së Bujanocit i mungojn takimet e vendlindjes
Vendlindja është e shenjët kudo që shkojmë sepse ajo mbanë varret e të parëve tanë, prandaj edhe duhet ta vizitojm, qoftë edhe në një ditë të vetme, për shkak të të gjallëve dhe të vdekurve që i kemi në Malësi të Bujanocit. Muaji i korrikut,shenon hapjen e temës për organizimin e takimeve tradicionale të vendlindjes në Malësi të Bujanocit, ku do të shtrohen për diskutime organizimet, ku do të kyqen një numër më i madh i njerëzve të të gjith moshave, profesioneve e bindjeve të ndryshme.
Organizimi i përbashkët dhe vazhdimi që të mbahen gjallë këto takime mbi të gjitha, të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë. Muaji korrik është muaji i ardhjes së mërgimtarëve dhe muaji i mbajtjesë së takimeve të vendlindjes. Bashkëvendas kudo që jeni me punë e qëndrim, ksaj here duke e shkruar këtë shkrim propozojm dhe Ju bëjmë apel të gjithë aktivistëve, veprimtarëve, të burgosurve politik, rinisë studentore, mësuesve, profesorëve, intelektualëve të ksaj ane kudo që jan me punë e qëndrim në Kosovë e gjetiu të kontribojn që bashkërisht të organizojm këto takime.
Interesi i Malësisë son është që takimet të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë, me përkrahje dhe nën patronatin e një Këshilli të përbashkët-të zgjeruar të Malësisë son. Që takimet që ishin caktuar që në vitin 2005 , të mbahen në ditën e dielë të muajit Korrik e sivjet i bjen të mbahen më datën 31 Korrik takimet ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2016’’, të organizohen të përbashkëta. Së pari të heqin dorë që takimet që u organizuan në fshatin Priboc dhe Ramabuqë të mos mbahen një javë para apo pas takimeve të përbashkta të Malësisës sonë.
Unë personalisht dhe askush nuk ka të drejtë të proklamon që vizita, takime, ndeja familjare e këto takime të mahallave apo ndonjë fshati të mos mbahen, por jo takime të mbahen një jave para ksaj date, para se të mbahen takimet e Vendlinjes në Malësi. Propozojm, që përbërja e anëtarëve që do të mirren me organizimin e këtyre takimeve të jetë nga çdo fshat me nga dy përfaqësues edhe ate pavarësisht cilës grupim, shoqatë, këshill i përketë apo ishte më herët.
Të gjithë nga ajo anë, të angazhohemi konkretisht në këtë drejtim dhe të japim kontributin ton së paku një herë në vit të dalim në Malësi. Të çmallemi me vendet e të parëve tan, t’i vizitojm varret e të parëve, të përkujtojm e nderojm mundin, djersën dhe sakrificën e paraardhësve ton.
Organizimi i përbashkët i këtyre takimeve mbi të gjitha do të jetë frymëzim për ne dhe gjëneratat tona të reja, prandaj duhet të mbahen gjallë dhe të pasurohen. Një Këshill i zgjeruar i përbashkët për mbajtjen gjall të takimeve ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2016’’.Kemi frikë që mbajtja e takimeve të veqanta, si në Priboc,Ramabuqë, do ta parcializoj, zbeh dhe humb kuptimin e takimeve masovike dhe në ndërkoh për pak vite do të shuhen këto organizime,që pastaj shumë vështir të ri-organizohen.
Prandaj propozojm që takimet sivjet të organizohen dhe mbahen nën patronatin dhe përkujdesjen e një Këshilli të përbashkët, gjithëpërfshirës, të gjërë,një këshill që do të përfaqësoj fshatrat e Bashkësisë Lokale të Zarbicës dhe ate të Muhocit të gjithë ata pa asnjë dallim-të kemi një qëllim-organzimin e mbarëvajtjesë së takimeve të vendlindjesë ,, Malësia e Bujanocit 2016’’.
Për fund, ky është një propozim vetëm e vetëm që sivjet mos të përsëritet viti pasi vitin e kaluar nuk u mbajtën e as nuk u shenuan këto takime edhe pse ishin një dekad nga fillimi i këtyre takimeve.
Shqiptarët e rrethit të Medvegjës janë të rrezikuar nga arkeologët e rrejshëm të cilët “ gërmojnë’ në varrezat Tupallës : ata kërkojnë ‘artefakte” për stërshitje por qëllimi është zhdukja e çdo gjurmeje shiptare në ato anë. Eshtë vetëm “Keshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi “ i cili disa herë ka alarmuar për këtë .
Që disa muaj ka filluar “ akcioni” shkatërrues i çdo gjëje shqiptare në ato anë. Shqiptarët ikin , shkojnë në Perëndim nga kushtet e pamundura të jetës , por pas mbetet shkretëtira historike e cila më vonë zëvendesohet me “origjinalin “ serb. Mjerim kombëtar !
Varrezat që shkatërrohen thuhet se janë të shekullit 19 dhe 20-të por ec e dije nëse jo edhe më të vjetra. Nga prijësit tonë fetar na rekomandohet që mos të kujdesimi për varrezat , që të harraojmë çdo gjë nga të parët tanë.; e ne pa menduar hiq iu plotësojmë “rekomandimin “ e hoxhallarëve të porositur. E dijmë që Tupalla është në vetvete një burim i fortë historik i e cila e vërteton të kaluarën dhe autoktoninë tonë në ato anë dhe më gjerë.
Varrezë1.1 ne Fshatin Tupallë _Medvegje
Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm e ka rritur frigen dhe pasigurinë e banorëve të atyre anëve. Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm paraqet hapat e Serbisë për zhdukjen e çdo gjëje shqiptare në ato anë.
Varrezë1.2 ne Fshatin Tupallë _Medvegjë
Medvegja është qytezё shqiptare në veri-lindje të Kosovës, administrohet ende nga Serbia. Komuna e Medvegjёs perbёhet nga 44 vendbanime, dy prej te cilave janё qyteza urbane e Medvegjёs dhe Banja e Sijarinёs.
Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum,. Shumica e popullsisë Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit,dhe zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter, Medoka sipas osmaneve. Me 1878 regjioni i Medvegjes u dorezua Serbise, si pasoje e luftes Serbo-Osmane dhe Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume territore ne Ballkan dhe Europe Lindore.
Por edhe kjo ““Pas luftës në Kosovë trupat ushtarake serbe u vendosën pikërisht në Medvegjë. Nuk u respektua zona 5 km ajrore dhe kësisoj e shpërngulën popullatën shqiptare nga trojet e veta në mënyrë stihike deri në atë masë ku atyre iu konvenonte. Një popullatë e cila është e shpërngulur tash e 19 vite është e vështirë të kthehet sërish në trojet e veta”, Por edhe kjo ; “Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) gjatë vitit të fundit ka dhënë një numër të madh vendimesh të dëmshme për qytetarët e nacionalitetit shqiptar në jug të Serbisë, e sidomos për ata nga Medvegja.
Me këto vendime pasivizohet vendbanimi i tyre i deriatëhershëm dhe kështu personat humbën mundësinë që të nxjerrin dokumentet personale ose vazhdimin e tyre, por edhe shërbimet shëndetësore e shkollimin e njëkohësisht atyre u rrezikohet edhe e drejta e tyre për zgjedhje, është thënë nga Fondi për të Drejtën Humanitare(FHP) për gazetën e Beogradit Danas, transmeton Koha.
Vendimet e MPB të Serbisë, të cilët i posedon FHP, kanë të bëjnë për personat me origjinë nga Medvegja ose nga fshatrat që i përkasin kësaj komune. Disa nga ta, në periudhën 1999-2001, për shkak të represionit të pushtetit të atëhershëm serb kanë ikur në Kosovë, porse shumica e tyre një pjesë të kohës e kalon në shtëpitë e veta në Medvegjë.
Almir Aliu, 4 vjeçari nga Kumanova nuk jeton më. Shkaku është i ditur tashmë, dhe ai është ”mllefi etnik” ndaj shqiptarëve nga maqedonasi B.I i cili natën e të hënës së kaluar, provoi të shtyp me veturë familjen e Aliu nga Kumanova pas një zënke banale me të atin e Almirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Babai i Almirit, Sedat Aliu (36 vjeç) ka spjeguar rastin duke thënë ”“Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur rradhë për ti dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjentë dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B. I, i cili po priste njejtë në rradhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana mu desh edhe mua ti ta thërras vëllaun dhe nipin tim.
Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morrën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me bejsbolla. Këtu e pësuan rëndë e vëllai im A. A dhe nipi im S.D, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, rrëfën ngjarjen Sedat Aliu.
Almiri ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën Universitare të Shkupit pasi qëndroi disa ditë në koma.
Almir Aliu , 4 vjeçar u varros sot me 02.07.2016 në Kumanove me dhimbje dhe pjesmarrje të qindra e mijëra shqiptarë ,
Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar.
Pas vdekjes, nëpër rrjete sociale kërkohej drejtësi nga autoritetet dhe dënim maksimal për B.I i cili mizërisht e shkeli Almirin 4 vjeçar. Deri tani nuk ka reaguar asnjë nga partitë shqiptare, e as maqedonase. Bie në sy raportimi i pakët i mediave në gjuhë maqedonas për këtë ras
Faktiditor ju sjellë fotografinë e kriminelit Boban Iliq nga Kumanova .Ky është vrasesi ordiner i Almirit 4 vjeqar nga Kumanova që u varros sot pasdite ndërsa në atë ceremoni të dhimbshme për të morrën pjesë shumë shqiptarë nga gjithandej hapësirat shqiptare për t’i dhënë lamtumirën e fundit
Ju KUJTOJM se :
Neni 8 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton
jashtë kufijve të saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të
përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë
jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore
kombëtare .
Stafi i Redaksisë Medvegja ndan dhimbjen me familjarët dhe njerzit që gjinden pran familjes ALIU e Kumanovën në përgjithesi, ngushellimit i bashkangjiten edhe qindra e mijera lexues me mesazhe dhimbje e lot për Almirin
BUKUROSHI I VOGEL
Almiri i vogel
Nuk te njoh
S’te kam pa kurre’
Por lotet per ty
Po me’ shkojne’ gurre’
Te gjithe’ jemi
Me lot ne sy
Nuk ka zemer
Qe s’ qane’ per ty
Te mallkoft Zoti
O shpirt trathtari
Ende s’ po ngopesh
Me gjak shqiptari
Te mallkofte’ Zoti
Me fis e fare’
C’fare’ faji te beri
Almiri kater vjeqar ?
Dore’ e zeze’ kriminele
Zoti i Madh te mallkoft
Fara e jote, djale’ pas djali
Kurre’ mos u shtofte’ !
O engjell i bukur
Te gjithe’ po qajme’ per ty
Ai gjihad e kriminel
Kurre’ mos pafte’
Drite’ as diell me sy !
Zgjohu nga gjumi
Mos flej o shqiptar
O sot o kurre’
Ta zhdukim hasmin
Me fis e fare’ !
Bukuroshi i vogel
Lutu per ne
Per prinderit e tu
Qe i la me lot mbi Dhe’ .