
Ndërgjegjja e fjetur e matufëve fodul – Autostrada duhet të kaloj nëpër Galab
Duke pasur parasysh që kryeqyteti i Kosovës, shtrihet në Trevën dhe rrëzë maleve të bukura të Malësisë së Galabit e nga ky fakt duke konstatuar se ka mbetur e pa zhvilluar qëllimisht nga të gjitha pushtetet e ish Jugosllavisë e në veçanti nga këto të inkrimunarat e pas luftës jashtë çdo koncepti normal të përgjegjësisë e Politikëbërjes, dua t`ua thërras ndërgjegjen këtyre njerëzve se, është momenti i fundit që Isa Mustafa me bashkë përgjegjësit e tjerë politik të kësaj ane të ndërmarin atë që duhet sa nuk është bërë vonë.
Kjo trevë kishte pësuar shumë përgjatë gjithë Historisë së saj të dhimbshme e poaq krenare nëpër luftat e përgjakshme që nga viti 1878 me hordhi nga më të ndryshmet duke mbrojtur ekzistencën e të qenurit shqipëtarë; mbase në këtë vazhdë duke e mbrojtur edhe Kufinin me Serbi. Isa Mustafa nuk duhet t`a fus kokën në thes e të kokorizet me një Post të kontrabanduar me Hashim Thaqin.
Traseja e Autostradës së papërfunduar duhet kalojë nëpër Galab. Pse? Vlerësuar Politikisht do të ishte urëlidhëse direkte me Shqipëtarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit. Vrojtuar ekonomikisht Treva e Galabit do të potencializohej si vend prodhimi me kulturat e ndryshme bujqësore, blegtorale etj. Shoshitur demografikisht kjo Trevë do të riatdhesohej sërish me të shpërngulurit që në mungesë të Infrastrukturës rrugore, mobile e kushteve më elementare për jetë u boshatis. Në këtë kontekst veç në Prishtinë jetojnë mbi 130000 banorë me prejardhje nga kjo Trevë. Diku nja 50000 banorë janë të shpërngulur ç`prej kohësh në Turqi. Po aq (po ashtu nga kjo trevë) janë të shpërndarë e shpërngulur në shtetet perëndimore që nga vitet e 80-ta.
Magjisrtalja për Merdarë dhe te Dheu i kuq janë të qarkullueshme ashtu kështu; çka ju duhet Autostrada rreth e rrotull?
Kosotoja për ndërtimin e kësaj Autostrade nëpër Galab do të ishtë shumë më e lirë se sa të zhdëmtoheshin Pronat nga buxheti i Kosovës andej ku po pretendohet të kalojë kjo rrugë ngaqë këndej ka më shumë pronë të shtetit (male,livadhe, shkurrë) se sa pronë inviduale.
Edhe Ministri serb i transportit Milutin Mrkonjiç nuk e thot rastësisht se Autostrada duhet të kalojë nëpër Prapashticë ngaqë ai vet është aty afër nga Mërkoja e Tullarit.
Kjo vërejtje serioze për Fodulët nuk përfundon me kaq!
…
shkruan Bilur Murati
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
