
Shqiptarët e rrethit të Medvegjës janë të rrezikuar nga arkeologët e rrejshëm të cilët “ gërmojnë’ në varrezat Tupallës : ata kërkojnë ‘artefakte” për stërshitje por qëllimi është zhdukja e çdo gjurmeje shiptare në ato anë. Eshtë vetëm “Keshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi “ i cili disa herë ka alarmuar për këtë .
Që disa muaj ka filluar “ akcioni” shkatërrues i çdo gjëje shqiptare në ato anë. Shqiptarët ikin , shkojnë në Perëndim nga kushtet e pamundura të jetës , por pas mbetet shkretëtira historike e cila më vonë zëvendesohet me “origjinalin “ serb. Mjerim kombëtar !
Varrezat që shkatërrohen thuhet se janë të shekullit 19 dhe 20-të por ec e dije nëse jo edhe më të vjetra. Nga prijësit tonë fetar na rekomandohet që mos të kujdesimi për varrezat , që të harraojmë çdo gjë nga të parët tanë.; e ne pa menduar hiq iu plotësojmë “rekomandimin “ e hoxhallarëve të porositur.
E dijmë që Tupalla është në vetvete një burim i fortë historik i e cila e vërteton të kaluarën dhe autoktoninë tonë në ato anë dhe më gjerë.

Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm e ka rritur frigen dhe pasigurinë e banorëve të atyre anëve.
Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm paraqet hapat e Serbisë për zhdukjen e çdo gjëje shqiptare në ato anë.

Medvegja është qytezё shqiptare në veri-lindje të Kosovës, administrohet ende nga Serbia. Komuna e Medvegjёs perbёhet nga 44 vendbanime, dy prej te cilave janё qyteza urbane e Medvegjёs dhe Banja e Sijarinёs.
Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum,. Shumica e popullsisë Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit,dhe zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter, Medoka sipas osmaneve. Me 1878 regjioni i Medvegjes u dorezua Serbise, si pasoje e luftes Serbo-Osmane dhe Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume territore ne Ballkan dhe Europe Lindore.
Por edhe kjo ““Pas luftës në Kosovë trupat ushtarake serbe u vendosën pikërisht në Medvegjë. Nuk u respektua zona 5 km ajrore dhe kësisoj e shpërngulën popullatën shqiptare nga trojet e veta në mënyrë stihike deri në atë masë ku atyre iu konvenonte. Një popullatë e cila është e shpërngulur tash e 19 vite është e vështirë të kthehet sërish në trojet e veta”,
Por edhe kjo ; “Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) gjatë vitit të fundit ka dhënë një numër të madh vendimesh të dëmshme për qytetarët e nacionalitetit shqiptar në jug të Serbisë, e sidomos për ata nga Medvegja.
Me këto vendime pasivizohet vendbanimi i tyre i deriatëhershëm dhe kështu personat humbën mundësinë që të nxjerrin dokumentet personale ose vazhdimin e tyre, por edhe shërbimet shëndetësore e shkollimin e njëkohësisht atyre u rrezikohet edhe e drejta e tyre për zgjedhje, është thënë nga Fondi për të Drejtën Humanitare(FHP) për gazetën e Beogradit Danas, transmeton Koha.
Vendimet e MPB të Serbisë, të cilët i posedon FHP, kanë të bëjnë për personat me origjinë nga Medvegja ose nga fshatrat që i përkasin kësaj komune. Disa nga ta, në periudhën 1999-2001, për shkak të represionit të pushtetit të atëhershëm serb kanë ikur në Kosovë, porse shumica e tyre një pjesë të kohës e kalon në shtëpitë e veta në Medvegjë.
shkruan Fahri Xharra

Fshat i Braktisur
Mbet e shkret vendlindja ime
Tani me mbeten vetëm kujtime
Kujtime këto të femërisë
Fshatin tim si e kem braktisë.
Malli shumë kur më kaplon
I kujtoj unë ,ato anë
Fshat i mirë i Gollakut
Që nuk ishte kurrë i shkuat.
Kujtoi t`mirat n`të që kishte.
Pyje ,proçka e lulishte.
Shkollë fillore e xhami
Ishte fshati plot shtëpi.
Ara gruri e livadhe
U punonte me të madhe.
Dasma të mira e gosti
I festonin çdo shtëpi.
Kishte besë e unitet.
Tani Sfirca ka mbet shkret.
…..
N`kohëra t`vështira nuk e lëshuam
Tani s`fundi e dorëzuam.
E dorëzuam ne të mjerët
Mbeti fshati, nën mëshirën e qiellit.
Çdo vizitë e fshatit tim
Më mbush vajë e pikëllim.
Ulë n`oborrin e femërisë
Shikoj shtëpinë si është prishë.
Oda ime që ishte dikur.
Kishte mbet themel me gurë.
Shtëpia dikur e mbushur njerëz.
Ishte zhdukur me themel.
Edhe pemët në oborr,
Kishin fillua me u tharë.
Stallë e vjetër e bagëtisë
Ishte strehim i egërsirës.
Në te flinte ujk e derr.
Ish mbushë manë edhe therë.
Arë e mirë dikur pjellore
Ishte mbushë manë edhe male.
Dikur bahçja plot perime
Kishte mbet si jetime.
Rrugë e mirë dikur kerri
Tani n`te kalonte derri.
Gurra e ftohtë n`mes të malit.
Pinin ujë zogjtë e malit.
Dardha ujëse që ishte tek lugu
I kishte mbete vetëm trungu.
Mali i vjetër dikur me lisa
Ishte mbushur plot me pipa.
Fidanë të reja që ishin rritë
Kishin mbetur pa krosit
Në vendin tim ku unë linda
Tani jetonte vetëm bisha.
Dikur gjumi im i lehtë
Tani me dukej tjetër planet.
Planet tjetër si të ishte xhungla
S`kishte jetesë më katundi.
Syri im u bë kamerë
Babës tim t`ja përcjellë.
Nga oborri unë kur dola
Disa mollë unë i mora
T`i sjelle babës për kujtim
Krejt çka kishte n`fshatin tim.
Shaban Abazi 29.08.2015
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
