
Malësi e Bujanocit – Gëzuar rrugën
Projekti tani i filluar ishte ëndërr dhe tani projekt në realizim e sipër, është meritë, kontribut më kapital që ka bër ndonjë herë Komuna e Bujanocit,investimi më i madhë,projekti më strategjik dhe Kombëtarë është projekti i shumë brezave, gjeneratave,është angazhim i shumë aktivistëve, rinisë studentore, mërgimtarëve, mësues e veteran të arsimit, intelektualë dhe donatorë që ndihmuat dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin duke ndar mjete materiale për fondin për asfaltimin e rrugës. Asfaltimi i kësja rruge ka rëndësi të jashtëzakonshme sikur kur u hapë shkolla e parë shqipe në Malësi,projekti kur filloi të qarkulloj autobusi nga Gjilani, Kamenica e Bujanoci deri në Zabicë.

Rrumbullaksimi i këtij projekti do të ndihmonte që të hapet një perspektive të re që edhe rrugët prej Zarbice deri në mahalla si Liteshi, Tahiraj, Kishali, Xhafert, Selmant, Regjët,deri te Kroni i Shopit, dhe shtëpit më të lagta të fshatit Priboc e Ramabuqës të jenë të kalueshme në katër stinët e vitit dhe në të gjitha kushtet atmosferike. Rruga do të ngjallë Malësin, do të kthen mendjen dhe perspektivën në këtë vendë. Pas rrugës do të duhej ionicuar edhe që :
– Kuvendi i Bujanocit do të duhej të inicoj zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë e Muhocë,
– Miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë,
– Për renovimin dhe restaurimin e objektit shekullor të Mejtepit dhe të shpallët shtëpi muze,
– Hapja e një zyrë për të dëbuarit,zhvendosurit dhe shpërngulurit nga Komuna e Bujanocit,
– Komuna e Bujanocit do të duhej të ketë një program, projekte afat shkurtër, afata mesëm dhe afat gjatë,
– KK i Bujanocit do të duhej të pranoj edhe zyrtarisht dhe shpallë datën 23 qershor si datë të dëbuarve,
– Për Malësinë e Bujanocit do të duhej ngritë, shtruar dhe dabatuar çështje dhe shpallur disa prioritete.
Për asfaltimin e kësaj rruge është djersa, mundi ëndrra jo vetëm e jona si gjeneratë, por as e baballarëve tan por është edhe e gjyshërve tan, prandaj kjo është ditë e shënuar kjo rrugë aqë shumë e pritur. Malësi e Bujanocit, gëzuar rrugën është humbur e pritur shumë, shumë gjatë drejtë projekteve të mëtejme.
ne vazhdim keni disa (foto ) dëshmi të publikuara me heret ne mediume të ndryshme që tregon se kërkesat për infrastukturen e malësis së Bujanocit nuk kan heshtur asnjëhere edhe nga autori i këtij urimi.



Shkruan: Refik HASANI , Malësi e Bujanocit 26 gusht 2016
STAFI i Redaksisë i përgezon organizatoret dhe kontribuesit e kesaj vepre madhore në përmisimin e infrastruktures në Malësin e Bujanocit
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
