Oficerët serbë në emër të ish- APJ-së, vranë dhe masakruan qindra ushtarë shqiptarë të periudhave 1980 – 1995 , APJ-në e kishin kapur në dorë oficerët serb të gjithë ushtrinë.
APJ u sollën në arkivole familjeve shqiptare bijt e tyre, të gjithë të ekzekutuar nga oficer serbë dhe shumica nga këta në territorin e Serbisë .
Ndër të vrarët ishte edhe i riu nga i Medvegja
Shaban ( Bajram ) BAJRAMI
I lindur në vitin 1968 e i rritur në fshatin KAPIT të Medvegjes
E vran APJ më 04.05.1994 në vendin Ratare jo shumë larg nga të Nishi-Serbi, Shabani kishte vetem 6 muaj që kishte filluar shërbimin ushtarak.
Mediat serbe të kohës shkruanin se ushtari Shaban BAJRAMI ishte larguar nga kazerma me armatim e nuk ishte dorzuar pas shume thirrjeve , APJ kishte angazhuar edhe helikopter për të kapur ndërsa gjat aksionit Shabani kishte vrar 2 Oficer serb,këto të thëna nuk kishte askush qasje nga familjarët për ti vertetuar a ishi të sakta apo jo !
Familjarët dhe të gjithë shqiptarët e Medvegjës ne vitin 1994 edhe pse ishte kohë e veshtirë dhe trysni e rgjimit të Sllobodan Millosheviqit ata morën pjesë në numër madhështor në varrimin e birit të vet .
Drejtësi për ushtarët tan asnjëhere nuk pati, deri sot nuk kemi ndëgjuar se është kërkuar ndonjëhere nga ndonjë politikanët a kohës apo tani .
Familja e Salih BAJRAM_it të përndjekur nga Vranoci i Lebanes si të gjitha familjet e tjera shqiptare ne vitet 1878 ata që shpëtuan gjall lëvizën gjithë andej në viset shqiptare e deri në anadollin turk.
Derisa familja Bajrami nuk u ndan nga ajo zonë por u shpërngulën 20 kilometra në thellësi të banimeve shqiptare në Kapit të Medvegjes vetëm për të shpëtuar jetën por mendja dhe zemra u ngelën në varnoc të Lebanes bashk me të gjitha pronat e shtëpit e tyre .
Në pronat shqiptare menjëhere u vendosën kolon serb nga okupatori .
Si të gjithë të familja jetuan me shpresë se një ditë do të kthehen në vendbanimin e parë Vranoc, kthimi nuk ndodhi asnjëhere por edhe torturat serbe nuk u ndalën kurr e kudo.
Familja Bajrami pësuan trauma gjat përndjekjeve disa nga ata ngelen edhe me pasoja e sikurse mos tu mjaftonte …. Serbia vazhdoj ti gjurmoj dhe përndjek familjen shqiptare , që nga Vranoci (leban), Kapiti (Medvegjë) edhe në Kosovë në vitin 1999.
Trungu Familjar :
Salih BAJRAMI i shpërnguluri nga varnoci i Lebanes te vitit 1878 kishte 4 djem
• Bajramin i lindur në vitin 1928
• Azizin (ish i burgosur mbi 10 në burgun e beogradit për vrasje të një serbi )
• Hazirin
• Zenullahin
Bajrami kishte 9 fëmij
Vajzat :
Zarifja
Halimja
Nailja
Raza
Djemët :
• Arif
• Feza
• Rizah
• Shabani i vrar nga ushtria jugosllave në vitin 1994
• Baftia i shdukur në luftën e fundit në Kosovë 1999
Lavdi Shabanit e gjithë ushtarve të vrarë në të gjitha Luftat e Betejat për të ruajtur pragun e shtëpis .
Monografia është përgaditur nga
STAFFI i REDAKSISE MEDVEGJA
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja


