NJË SHQIPËRI
(Ukshin Hoti)
Ku je, o Ukshin Hoti?
Të kërkon Kosova moti,
të kërkon ty shqiptaria,
se pa ty s’bëhet një Shqipëria!
Ca thonë se ke vdekur,
ca të tjerë se ke tretur.
Por ti Ukë, djalë i Hotit,
ke pavdekësinë e Kastriotit.
Motër Myrvetja të thërret,
me lot në sy ajo të pret,
të thërret Prishtina e Tetova.
të kërkon e gjithë Kosova.
Vijnë zëra poshtë e lart:
Mos e kërkoni, ai s’është i gjallë,
por ne nuk duam të besojmë.
se ti je shpresa, Shqipëria jonë.
Ne nuk duam të jesh i humbur,
as nuk duam varrin tënd.
Jetë, jetë, jetë të kesh!
Ja Shqipëria po të buzëqesh.
Eja, vëlla, ti sa më parë!
Se për ty malli na ka marrë,
se pa ty dielli nuk po bën dritë,
as hëna natën nuk po shndrit.
Pjesë nga libri im:
Gjurmë nëpër flakë
Shkruar nga ©Maki M Canolli
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja

