Medvegja : A jemi edhe ne Luginë ?
Për deri sa shqiptarët e rajonit të Kosovës Lindore, historikisht kanë dhënë kontribut të çmueshëm për veprimtaritë me interes qytetarë dhe kombëtarë.Sot Medvegja pas këtyre proceseve shumë të rëndësishme shoqërore, ndihen si të harruar, të përbuzur dhe të nënçmuar. Shqiptarët e këtij rajoni, në vend që të marrin shpërblimin e merituar, ata janë lënë anash, pa përkujdesje dhe pa mbikëqyrje, jo vetëm nga ndërkombëtarët dhe shteti ku jetojnë, por ç’është më e keqja edhe nga vetë shteti amë Shqipëria dhe shteti më i ri në botë Kosova, e cila madje e hoqi edhe nga harta gjeografike dhe politike.
Gjatë viteve 90, lëvizja mbarë shqiptare kur filloi në Kosovë, Maqedoni edhe në Kosovën Lindore, me të njëjtin ritëm, të gjitha proceset në Kosovë, shqiptarët e këtij rajoni u treguan solidarë dhe dhanë shembullin e merituar se si duhet e mbrohet Atdheu. Mirëpo, ç’është më e keqja gjatë luftës në Kosovë, edhe pse flakët e saj përfshinë rajonin tonë, ku mijëra banorë braktisën shtëpitë e tyre për të gjetur strehë shpëtimi. Kur Medvegja u izolua me tanke dhe ushtri,u mbush me paramilitar dhe Serb të ikur nga Kosova. Çështja e Kosovës Lindore e ve veçanti Medvegja nuk zgjidhej sipas dëshirës së popullit dhe çlirimtarëve.
Kërkesat e popullit të pandërprera nga Medvegja ,që edhe shqiptarët qe jetojen ne keto troje të përfshihen në bisedime,te ndryshme qe organizohej nga partia e PVD-së me qëllim të zgjidhet problemi njëherë e përgjithmonë me serbët, qoftë përmes rrugës se paqes qoftë të atyre proceseve , madvegjasit mjerisht nuk u bënë pjesë të këtyre delegacioneve dhe bisedave për motive politike, me arsyetimin se e nuk ka njerëz në Medvegjë të cilet dinë apo mund të përfshihen në takime të ndryshme për të treguar për hallet e këtij populli që janë duke jetuar në Medvegjë.
Edhe pse së bashku kemi udhëtuar deri në pavarësinë e Kosovës,se bashku luftuam ndaj armikut me vite të tëra .Tani Kosova Lindore e ashtu quajtur “Lugina e Preshevës (që me këtë emër e pakëzoi Riza Halimi) .mbeti jashtë të gjitha bisedimeve qeëpo ndodhin në rajon .Qështë me e keqja sot kur duhet të dalim, apo mos dalim në zgjidhjet parlamentare të Sërbisë, Medvegja harrohet në tërësi.
Ne Medvgjasit nëse nuk ju ndam asnjëherë proceseve politike të ‘Luginës”deri me tani, perse tani mbetem të harruar! Nga kush ???.Mu këtu e fajësoi z .Riza Halimin i cili në prag të këtyre zgjedhjeve më në fund ndahet nga politika shekullore e tij që kishte për qellim “mbrojtjen e interesave të shqiptareve të Kosoves Lindore”në Parlamentin e Sërbisë.Me disa mandatet e tijë që ishte i zgjedhur nga populli i luginës, nje përqindje të madhe dhe përkrahje e kishte nga medvegjasit, e sidomos nga dega e partisë së tijë të PVD-së.Medvegjeë Në çdo zgjedhje Riza ishte thuaj se “baba” i medvegjaseve,kurse me zgjedhjen e tij ai e harronte në tërësi Medvegjën.Këtë e tregon sot ,ku në listën e kandidateve që duhet ta dalin ne zgjedhjet parlamentare nuk gjeti forcë të fus një kandidat nga Medvegja, e që i perket ndoshta dëgës të partisë së PVD-së Medvegjë.Unë dhe disa atdhetar e vendas,nga diaspora dhe nga Medvgja,jemi të bindur që edhe populli i Medvegjes që jetojnë atje e kan të drejtën e votës. Këtë nuk na mundësoi Riza me Partinë e tijë të PVD-se dhe partitë tjera që hynë në koalicion për këto zgjidhje.Është për tu habitur një injorim i tillë.Ne medvegasit ndihemi të zhgënjyer ,të vetmuar thuaj se nuk paskem asnjë kandidat i cili ndoshta ju kishte dhënë një mundesi ty hyjë në listën e garimit,edhe pse jemi të vetëdishem që fitorja është e pamundur,por me një unitet dhe bashkim vllezëror edhe fitorja nuk do të na mungonte.Kjo mënyrë e cenimit njerëzor dhe cenimit të intelektualeve të Medvegjës, na shtyn të dyshojmë se Riza Halimi ishte, dhe është direkt i lidhur me politikën e Beogradit dhe me politikën e tij ndikoi shumë në spastrimin e trojeve të Medvegjës.Kjo pa dyshim një ditë do të dal në fushë, sikur kjo që në listën e tijë nuk u gjet vend asnjë kandidati Medvegja.
Andaj , ne medvegjasit do ti bojkotojmë në tërësi këto zgjedhje . Nuk kemi kundër atyre perzgjedhësve që janë në listë,sepse ata jane vllezerit tanë,por jemi kategorik kundër politikës Rizovjane dhe poltikës të atyre që mendojnë se Medvegja ka vdek, dhe nuk ka burra që e meritijnë një vend të tillë.Deri sa kështu mendohet e veprohet ndaj medvegjasëve ,nuk do të ketë votë dhe rahati e rehabilitim të partive të atyre që vetem na shfrytezojnë e kursesi nuk kemi një ndihmë përkrahje që sot ka më se nevojë Medvegja.
Shaban Abazi – Kazakistan 2016.
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSIS Medvegja
Për të njohur me autorin
klikoni këtu:⇓