
K U M T E S Ë
Më 06.04.2016, duke filluar nga ora 17:00, në Fushë Kosovë u takua Kryesia e Klubit të vendlindjes « Trojet », që vepron legalisht që nga 18. prill 1991 në Kosovë. Në takim ishin të pranishëm: kryetari i Klubit, Ismajl Muharremi, zëvendëskryetari Dr. Gani Jashari, kryetari i Kuvendit, Ajet Duli, antarët e Kryesisë: Hysen Kadriu, Shefki Ajeti, Muharrem Kurti, Bislim Musliu, Xhemë Osmani dhe Imer Abazi.
Ky ishte takimi i fundit përgatitor për Kuvendin zgjedhor që do të mbahet më 16. 04. 2016, në ora 11:00. Kuvendi do të mbahet në Fushë Kosovë, në lokalet e Imer Abazit. Në këtë takim përgatitor u miratua Lista e mysafirëve të ftuar në Kuvend, Lista e delegatëve të Kuvendit, si dhe u propozua rendi i ditës (Raporti i Punës për periudhën 2011 – 2015, Orientimet e ardhshme programore, si dhe zgjedhja e Kryesisë së re dhe e organeve të tjera të Klubit).
Ftohen të dy subjektet politike në Medvegje që të delegojnë nga një delegat në Kuvendin zgjedhor. Gjithashtu, nga një delegat duhet ta delegojnë Shoqata Humanitare “Medvegja”që vepron në Zvicer, dhe SHKA »Shqiponjat e Medvegjes ».
Prishtinë, 8 prill 2016
Kryesia e Klubit “Trojet
shkruan Ajet DULI
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
