Në emër të Radaksisë Medvegja.Në emër të lexuesëve të rregullt të kësaj redaksie .Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Nënës tuaj Sofije. Humbja e prindërit është e dhimbshme. Mirëpo, duke kujtuar gjithnjë që All-llahu është mbi të gjitha,duhet të bëheni të fortë dhe duhet të bëni gajret. Duke e ndarë dhimbjen se bashku,ngushëllimet ua përcillni edhe familjes tuaj të madhe Beiqi. Vdekja e Nënës suaj na ka pikëlluar të gjithë ne medvegjasëve, miqë dhe dashmir të cilët e kanë njohur Nënën e madhe Sofije. Andaj,familjes All-llahu ua qoftë gajretin,kurse të ndjeres zoti në lula të xhenetit. Redakisa Medvegja.
Gjersa isha në pushim në Kosovë fillova të takohem me disa bashkëvendës,aktivist dhe dashamirë për qeshjen e trojeve shqiptare,gjegjësisht mbi gjendjen e Medvegjës që gjendet sot.
Në bisedë e sipër po thuaj të gjithë ishin për një zgjidhje urgjente, me të cilën edhe unë isha i mendimit.
Duke e përcjellë sot gjendjen çka po ndodh me vendlindje , e sidomos pas atyre zgjedhjeve të parakohshme që ndodhen në Medvegjë, del që gjendje jo që është përmirësuar, por ka hy edhe me shumë në humnerë e sidomos për shqiptaret që atje janë duke jetuar.
Si ndodhi rreth organizimit të zgjedhjeve jeni ne dijuni thuaj se te gjithë,por ndoshta disa gjëra që unë mësova nuk janë të tepërta ti ceku.
Në ditën e organizimit të zgjedhjeve ,serbet e Medvegjës, nga frika se do te dalin humbas u organizuan dhe u mobilizuan nga Beogradi dhe tërë partitë politike medvegjase serbe. Në ditën e votimit të gjithë Lider dhe biznesmen nga Beogradi ,e sidomos ata që kishin prejardhjen nga Medvegja u organizuan si kurrë me parë.
Vëllezërit Kuliq nga Vrapca,organizuan me mëngjes bartjen e njerëzve nga shtëpitë e tyre thuaj se me dhunë ti dërgojnë në vend – votime të votojnë . Me makinat xhip ngjyrë të zezë sollën votues deri në përfundimin e votimeve. Po ashtu ishin të organizuar edhe aktivistët në fshatin Gajtan,Negosle,Rama Banje,dhe Bojnik.
Këtë organizim e shoqëruan edhe aktivistet e partive SPS dhe Radikalet të cilët edhe e bënë organizimin e mbylljes të kufirit në Muti Vodë për vetuesit shqiptar.
Në momentin e leximit të votave serbe ,dhe vërtetimit të fitores së tyre ,atëherë hapet kufiri për votues shqiptar. Kjo ishte thuaj se e organizuar nga Beogradi me Kryeministrin Vuçiq i cili edhe deklaron : “Mos lejoni që shqiptaret të fitojnë në Medvegjë ,ata janë 7% dhe aspak më shumë” !!!.
Kjo deklaratë injoroi edhe njëherë popullin shqiptar të mbetur në Medvegjë,por edhe ne në Diasporën ku do që jemi. Ne u munduam ti tregojmë Serbisë se ne jemi 30% shqiptarë në këtë Komunë,e ndoshta edhe siç ishim të organizuar ,po të ishim më sy qelë dhe me unik do ti fitonim zgjedhjet. Kjo ndodhi ashtu siç ndodhi ,por fatkeqësisht edhe me bashkëpunimin e disa shqip- folësve,siç edhe u gjetën disa vota në kutia për partin e SPS-it. Kjo le të mbesin nën ndërgjegjeje e tyre po edhe në ndërgjegjeje e organizatorëve shqiptarë që ndoshta nuk ua kanë shpjeguar mënyrën e votimit ashtu siç duhet.
Pas zgjedhjeve me 3+5 deputet . Si të veprohet në të ardhmen? Partitë serbe me një përqindje bindëse e kanë të drejtën që mos t`na fusin aspak në qeverisjen lokale. Kjo le të mbesin në mëshirën e tyre. Por si duket edhe mëshira e tyre tani nuk e ka vleftën si duhet . Ja pse !
Në momentin kur ne shqiptaret bënim pazarllëqe kush me kenë të hyn në koalicion,dikush më herët veç se i ka krye planet e tyre dhe ju është siguruar një vend nënkryetari Komune apo Kuvendi. Dmth Beogradi ka vendos me iniciativën e Riza Halimit që kandidati i partisë së PVD-së ti dhurohet një vend i tillë , pa marrë parasysh rrjedhat përfundimtare të zgjedhjeve. Koalicioni tjetër me një përqindje më te lartë do të mbesin jashtë loje. Këtë kurdisje të padrejtë nga Beogradi si duket nuk ju pëlqeu as liderëve fitues Serb,sepse nuk donë që të dirigjohen nga Beogadi, bile flitet që as partitë serbe mos te formojnë një qeveri të tillë,kurse pjesa tjetër me 5% i shqiptarëve mbeten jashtë loje. Kjo sipas disa informatave të sakta do të ndodhë.
Nënkryetar Kuvendi do të jetë nga partia e PVD-së të cilës ju premtua më herët,dhe asgjë tjetër nuk kemi çka kërkojmë në shqiptarët në Kuvendin Komunal të Medvegjës.
Kjo krahasuar me skenarë tjerë të hartuara nga Serbia nuk është aq tragjike, po tani po ndodh edhe me zi për ne shqiptaret.!
Fjalët e kryeministrit Vuçiq që deklaroi më herët se në Medvegjë janë vetëm 7% shqiptar tani kanë fillua të realizohen.
Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në Komunë formohet një komision për regjistrimin e shqiptarëve në komunën e Medvegjës dhe atë shtëpi për shtëpi. për të verifikuar adresën e tyre. Në këtë komision i kanë futë edhe disa shqiptar. Njeri me emrin H. A (major) i UDB-se -jurist që punon në zyrën e letërnjoftimeve dhe një polic shqiptar me emrin S.K , i cili është edhe shef (naqallnik ) xhandarmerie për Banjë të Sijarinës dhe rrethinë.
Ky lloj skenari është bërë për t`na përçare dhe për t`na argumentuar se ju vet shqiptaret keni nënshkruar një verifikim të tillë. Kjo po ndodhë ! Ka fillua t`ju konfiskohen letërnjoftimet banorëve Medvegjës: p.sh Raza Jakupi-Abazi,Ramadan Jakupit,Metush Ibrahimit,Ramiz Muratit dhe shume të tjerëve të cilët për momentin nuk janë duke jetuar në shtëpitë e tyre. Kjo sipas fjalëve të Raza Jakupit “nuk e dinin arsyen pse po i merret letërnjoftimi , dhe me far urdhri” pas dy orëve i tregojnë se me urdhrin e Beogradit dhe asgjë tjetër. Në fillim kjo po ndodh tek njerëzit që janë duke pritur pensionin , apo tek ata te cilët kërkojnë pensionin e bashkëshortëve të tyre,kjo është më e sigurt. Mënyra siç kanë filluar ata, do ti zë të gjithë shqiptarët e Medvegjës .po edhe ata deputet të posa zgjedhur.
Flitet që deri në zgjedhjet e radhës të bihet gjendje të cilën e ka deklaruar Kryeministri Vuçiq 7%. Ky skenar serb është për tu kundërshtuar urgjentisht nga liderët shqiptar,por edhe të behet me dije Bashkësia Evropiane e sidomos ajo për të drejtat e njeriut. Skenari serb nuk do te ndalet me kaq. Të gjitha tokat të cilat janë braktisur dikur me dhune ,nëse nuk paguhet tatimi deri ne 7 vite do të konfiskohen në të mirë të Komunës e sidomos ato pyjore. Çka është me e keqja para disa viteve Serbia ka nxjerr vendim të lirohen nga tatimi për tokat e boshatisura,kurse tani nxjerr vendim të kundërt.
Tjetër !
Kur ne shqiptaret morëm një kurajë me kthimin e disa vendasve në trojet e tyre dhe filluan meremetimin e shtëpive për ti bërë ato të banuara,Serbia po thuaj se u trembë nga frika se do të kthehemi të gjithë. I posa kthyeri ne Rama Banje I.S. aplikoi për kyçjen e rrymës atij ju kërkuan 3000 euro për tu kyçur. Po ashtu edhe H.A nga Sfirca i kërkuan 2000 euro,pasi ndërtoi një shtëpi për banim. Kjo sigurisht do të ndodhë edhe me të tjerë kush ka vullnetin e kthimit në vendlindje.
Po ashtu nga Bashkësia Ndërkombëtare Humanitare është destinuar një bolduzher për meremetimin e rrugëve në fshatra të gjitha shpenzimet duhen të hiqen nga kjo bashkësi. Këtu po ndodhë e kundërta ,të interesuarit që kanë meremetuar rrugët kanë paguar nga 60 euro për një orë pune.
Po ashtu ,në marrëveshjen Kosove –Serbi është nënshkruar hapja e kufirit në KAPI. Kjo sipas gjendjes që unë vërejta ne vendin e ngjerjes nuk ka kurrfarë shanse të hapet në këtë vit,edhe pse është premtuar. Gjendja në këtë kufi ishte e mjerueshme e pa kuptimtë.. Deri sa fshatrat buze kufirit : Sfirce,Stara Banje dhe Gerbacë e kane shumë vështirë të lëvizin në këtë vi kufitare,sepse aty kem problem me kufi të pa definuar. Sa unë di aty janë tre kufi
1.I Osmanlive që orientohet karolli deri tek kaprolli tjetër,e qe fillon nga karolli i parë në Sfircë e deri tek karolli i Shahiqit.
2, Kufiri i” filancise i ish Jugosllavisë.
3. Kufiri i vitit 1974 i cili është me i saktë dhe ekzistojnë shenjat në mes të kufirit Kosovë- Kosove Lindore deri tek Vraja,duke filluar nga Bërveniku, i cili para 20 viteve u mboll me pisha.
Dua të them ! Se deri sa ne shqiptaret e Medvegjës jemi shpërnda si vezët e qyqes nëpër Botë,dhe presim të takohemi diku në Kosove apo në diasporë për të bërë një zgjidhje për vendlindjen,Serbia po i qon përpara planet e tyre për ta faros popullin shqiptarë ku do që janë , e posaçërisht në Medvegjë. Kjo po ndodh ,dhe do të ndodh edhe në të ardhmen deri atëherë kur ne shqiptarët te vetëdijesohemi se nuk ka ” zajednica” në Kosovë dhe nuk ka ndarje parciale për zgjedhjen e problemit të shqiptarëve në Ballkan.
Këtë zgjidhje mund ta realizojmë vetëm të bashkuar Shqipëri-Kosove Kosove Lindore,Çamëri ,Plavë e Guci ,dhe e tëra inteligjenca shqiptare kudo që gjendet në Bote,të bashkuar të kërkojmë bashkimin e trojeve shqiptare. Në të kundërtën do ti humbim tokat tona stërgjyshore e në veçanti do ta humbim Medvegjën, e cila çdo ditë po përjeton gjenocid,dhunë,diskriminim,asgjësim dhe konfiskim dokumentesh vetëm t`na dobësojnë dhe t`na mbysin moralisht për së gjalli deri në ç’farosje.
shkruan për Redaksin Medvegja , Shaban Abazi 2015
Autori është ish i denuar , ish Komandant i Uçpmb-së Zona Medvegjë, poet dhe veprimtar shumë vjeçar për trojet tona.
Kenga e Medvegjes me fshatra e kënduar nga Hetemi-Sefedini-Tefiki