
VELIU SYGJERON RAMËN DHE MUSTAFËN:
VULLNETI I SHQIPTARËVE ËSHTË TË RRËNOHEN KËTO MURE DHE TË KËTË NJË SHQIPËRI TË LIRË DHE TË BASHKUAR
Tahir Veliu, iniciator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar ka përshëndetur urimet e udhëheqësve të dy shteteve shqiptare me rastin e përvjetorit të bashkimit të Gjermanisë, duke u bërë thirrje të gjithve, pa përjashtim të punojnë për bashkimin e Shqipërisë.
Veliu, rikujton se “Sot Shqipëria ndahet në 6 shtete:
- Republika e Shqipërisë (Shqipëria Qendrore)
- Republika e Kosovës (Shqipëria Veriore)
- Shqipëria Lindore nën IRJM
- Shqipëria Veri-Lindore nën Serbi
- Shqipëria Veri-Perëndimore nën Mal të Zi dhe Serbi
- Shqipëria Jugore nën Greqi.”
“Vullneti i shqiptarëve është të rrënohen këto Mure dhe të këtë NJË Shqipëri të lirë dhe të Bashkuar. Klasa politike e të gjitha “vilajeteve” shqiptare të Shqipërisë është sjellë e po sillet ndaj çështjes shqiptare me një nihilizëm e përçmim të hapur e të pa shoq, deri në një mohim e injorim të plotë të ekzistimit të saj si një çështje e shtruar për zgjidhje!” shton Veliu.
Sipas Veliu-t, “Është koha kur gjërat duhet shikuar me arsye dhe aspirata kombëtare për bashkim të mbisundoj mbi interesat e ngushta partiake, klanore dhe karrieriste. Duhet gjetur marrëveshja ndërshqiptare për strategjinë e zgjidhjes së çështjes koloniale të territoreve shqiptare. Është koha të rrënohen muret që ndajnë Shqipërinë.” Veliu sygjeron Ramën dhe Mustafën “për të thyer status-quo-n, që e ka kapluar politikën shqiptare.
Në gjitha hapësirat e Shqipërisë së Bashkuar është e domosdoshme një strategji mbi-partiake që të instrumentalizoj synimin për Shqipëri të Bashkuar, si program politik i dy shteteve shqiptare dhe partive politike, pa përjashtim.”
Shkruan Tahir VELIU , 03.Tetor , Alberta – CANADA
Vëllau i jon Tahir VELIU është i njohur në të gjitha trojet për punen e tij të pandërpre » SHQIPËRIA E BASHKUAR » prandaj STAFI i REDAKSIS Medvegja i uron shendet e suksese ,bashkëpunimi i jon në vazhdim do të intensifikohet .
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia



