
Medvegja po perjeton spastrim etnik ka me shumë se 100 vjet që nga shpernguljet e Sanxhakut të Nishit-Toplices edhe sot, e tani me zgjedhjet e fundit qe u mbajten me 13 shtator Kryeministri i serbis para zgjedhjeve deklaroj se ne Medvegje nuk ka me shumë se 6 – 7 % shqipetar….kete e tha sepse ishte i sigurt se te gjitha ato ushtri gjat viteve qe kaluan ketu nuk duhet te kishte shqipetar me teper ! Vuçiqi besonte se plani i Akademis se shkencave ishte zbatuar ne tëresi .
Me 13 shtator diten e zgjedhjeve apo me mire ta quajm ‘’diten e shpresës per Ringjallje te Medvegjes ‘’ në numer aq te madhe u deshmue se shqiptaret e kesaj ane ku do qe jan e ku do qe shkojn zemren dhe shpirtin e kan te lidhur me vendelindejen e vet. Popullata at dite masovikisht ju pergjigjen fteses per të votuar dhe u nisen ne drejtim te Mutivodes (pike kalimi ne drejtim te Medvegjes). Me te kuptuar qeveria e serbis bllokoj vendekalimin dhe votuesit shqiptar priten aty nga ora 6.00 e mengjesit deri ora 17 :00 nuk u lejuan qe te vine ne kutit e votimit, aty pati kercenime ,serbia kishte mobilizuar te gjithe aparatitn shtetror vrasës , Polici, Ushtri ,xhandarmeri me nje faja ishte ne panikë totale nga frika se shqiptaret po kthehen ne shtepit e veta , herpaseher ne mediat e keti shteti shkruhej e flitej vetem terr e zi per ne…
’’ ne i kemi larguar shqiptaret gjat viteve te fundit si eshte e mundur te kthehen prap ’’ .

Votuesit te bllokuar nga forcat serbe ne pike kalimin Mutivodë
Mas shume perpjekjeve te qeveris serbe qe te bllokoj rruget per shqiptaret ne fund te dites u detyrue qe te lejoj nje numer te votuesve . Medvegjasit nuk kishin paramenduar diqka te tille qe munde tu ndodh gjat keti udhtimi ku distanca Prishtinë – Medvegje ështe vetem 68 Km dhe nuk ishin parapregaditur per diqka te tillë, Vota ishte nisur per popullin e jo për partitë sepse ato dualen te ndara me 2 Lista.

******************************************
Këtu ishte momenti dhe detyra e drejtueseve te partive politike qe ti bojkotojn zgjedhjet – kjo nuk ndodhi . . . . edhe pse pati shumë kërkesa, Liderët e Partive vendosën kështu !
******************************************
Pra me te gjitha pengesat e mundeshme që bëri serbia plus (kthimin mbrarapa ) te gjysmes se votueseve, shqiptaret kaluan 25% te votuesve te Medvegjes nuk munde te themi se ishte sukses por nje deshmi e rendesishme kjo përqindje , kurse tani është sifida e radhës …
******************************************
E pikerisht përqindja ’’e madhe ‘’e shqiptarve ne Medvegje më shume se 25 % Kryeministrit Vuçiq i pengon shume dhe eshte zotuar se do ta zbres kete perqindje ne 6 – 7 % edhe ne teren .
******************************************
Keto dite ka derguar nga Beogradi ketu ekspert te ministris se punve te mbrendeshme dhe stacioni policor i Medvegjes eshte ne sherbim te Vuçiqit …
Ky stacion tani nuk kryen as sherbimet minimale per qytetaret po flas per shqiptaret , sepse policia po mirren me 6-7% e shqiptareve, policia jan në aksion duke kaluar nga shtepija ne shtëpi per te vertetuar se sa shqipetar kan mbetur “ të pa përndjekur ‘‘ …. !
Per banoret autokton te Medvegjes kjo eshte etapa e fundit e spastrimit etnik ndoshta edhe me e veshtira per ti rezistuar, prandaj kerkon pergjegjesi nga te gjithe ne ku do qe jemi anë e mban .
Ju kujtojm lexuesve se shteti shovinist serb në mënyrë institucionele ka bërë dhe vazhdon të bënë spastrime etnike në vendbanimet Shqiptare. Komuna e Medvegjës ishte e banuar me shumic apsolute me popullatë Shqiptare, por gjatë viteve të 90-ta e sidomos në vitet 1998/99 gjatë luftës në Kosovë, ushtria serbe e udhëhequr nga gjenerali shofenist Ojdaniq e bëri pastrimin etnik të komunës së Medvegjës, duke ushtruar teror e gjenocid mbi popullatën Shqiptare. Për këte punë ,,Patriotike » u dekorua me mirënjohje e lavdata nga institucionet e shtetit serb.
Partitë politike qe nuk dualen ne zgjedhje me 1 Listë të perbashket por dualen me 2 Lista e bënë per ti plotesuar deshirat e lidereve te vet e jo per ti sherbyer popullit.
Edhe sot nuk po bejn reagime ndaj kesaj ofensive te Vuçiqit qe po u a shlyen vendebanimet shqipatrve ketu, por me shume po mirren me negociata te kafeneve si te hyn ne pushtet – qeverisjen e ardheshme me partine Vuçiqit qe e ka marr shumicen apsolute ne K.K.te Medvegjes e kush do qe hyn me te ne qeverisje eshte vetem dekor dhe asgje me shume , serbet kan nevoj qe te marrin shqiptar te ndegjueshem ne qeverisje sepse vetem prezenca e tyre mjafton, serbet vendosin vet por duan qe me shqiptaret ta perfundojn spastrimin etnik . autor L.A
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
