Prishtinë-Medvegjë Klubi  » TROJET « – Letër e hapur Strukturave Politike

 

Klubi Trojet fb

STRUKTURAVE POLITIKE DHE SHQIPTARËVE TË MEDVEGJËS

 

Me përmbysjen e qeverisë komunale në Medvegjë, pozita e shqiptarëve të këtushëm u përkeqësua në mënyrë dramatike. Kjo përmbysje nuk u bë me qëllim të përmirësimit të të drejtave të shqiptarëve, edhe pse disa mendojnë kështu. Përkundrazi, nëse strukturat politike shqiptare vazhdojnë me përçarjet e tyre, situata do të jetë shumë brengosëse dhe me pasoja të rënda.

Shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve në vitin 1999 dhe më pas, ishte me pasoja tragjike. Nga 5000 e më tepër banorë autoktonë shqiptarë, sa ishin para vitit 1999, numri i tyre u zbrit në më pak se 600, kryesisht  persona të moshuar. Në fillim të viteve 2000, me angazhimin e subjektit shqiptarë brenda dhe jashtë vendlindjes u bënë shumë përpjekje që të ndërkombëtarizohet problemi shqiptar në këtë komunë me qëllim që të krijohen parakushtet jetësore dhe të fillojë procesi i kthimit të një numri sa më të madh të familjeve të shpërngulura dhe sadopak të normalizohet gjendja. Shteti serb nuk bëri asgjë në këtë drejtim.

Angazhimi i subjektit shqiptar, mendohet në atë joqeveritar (Shoqata e të Dëbuarve, Klubi i Vendlindjes, Diaspora etj.) bëri atë që ishte e mundshme në rrethana të tilla. Aksioni më parë u përqendrua në fushën e arsimit dhe në krijimin e kushteve fillestare kadrovike, materiale dhe të sigurisë për fillimin e vitit shkollor, e krahas me këtë edhe të kthimit të familjeve të shpërngulura dhe të krijimit të rrethanave ekzistenciale. U organizuan edhe disa takime e biseda me faktorin ndërkombëtar dhe me subjektin qeveritar serb për normalizimin e gjendjes. Me angazhimin edhe të faktorit ndërkombëtar, u arrit që fillimisht të kthehet një numër i familjeve, që ishte nxitje dhe shpresë për veprime të mëtutjeshme. Ndërkohë u organizuan edhe zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare dhe u arrit që në qeverinë komunale subjekti shqiptar të jetë i ndjeshëm dhe me ndikim. Megjithëkëtë, veprimi i subjektit shqiptar nuk kishte përkrahje të duhur nga qeveritë shqiptare, sikurse që e kishin serbët e Kosovës përkrahjen e shtetit serb. Subjekti shqiptar jo që nuk përkrahej nga qeveria serbe, por përkundrazi, në forma të ndryshme minohej. Kështu, në vend që të vazhdonte procesi i kthimit të familjeve të shpërngulura, shpërngulja mori hov dhe filluan të shpërngulen edhe ato pak familje të kthyera dhe familje të tjera. Në vazhdimësi filloi të zvogëlohej numri i banorëve dhe i nxënësve shqiptarë. Si pasojë e kësaj, u mbyllën shumë shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe, si në Siarinë, në Sfircë, në Gërbac, në Ramabajë e në Starabajë dhe u rrezikua mësimi edhe në qendrat shkollore në Tupallë dhe në Bajë të Siarinë.

Një lëvizje e këtillë e ngjarjeve krijoi pasiguri, pa perspektivë dhe nervozizëm në mesin e popullatës, të subjektit partiak dhe qeverisës, që pati për pasojë përshkallëzimin e ndasive, duke fajësuar njëri – tjetrin, pa hyrë në esencën e shkaqeve. Kështu, edhe organizimi i Takimeve të Vendlindjes, takimet tradicionale me diasporën dhe format e tjera të bashkëveprimit morën ngjyra partiake me pasoja të dëmshme. Ndasi të tilla u bartën edhe në mesin e Bashkësisë Islame. Edhe ato pak kuadro shqiptare që kanë mbetur në komunën e Medvegjës, në vend që të gjejnë forma të bashkëveprimit, u përçanë dhe u bënë jo efektive. Këtë gjendje faktori serb e mirëpriti dhe e përdori për nevoja të veta.

Një situatë e tillë është shumë brengosëse për interesat e shqiptarëve të këtushëm dhe për mbijetesën e tyre. Po afrohet koha që edhe kjo oazë shqiptare, e cila mbijetoi më se 130 vjet, të përjetojë fatin e qindra fshatrave të tjera shqiptare të këtij rajoni.

Këtë përgjegjësi historike duhet ta kenë parasysh banorët shqiptarë të Medvegjës dhe subjektet e tyre politike. Është momenti që të alarmohen dhe të aktivizohen të gjitha strukturat shqiptare të Anamedvegjës, ata që jetojnë në Kosovë dhe në diasporë dhe rrahin gjoks se punojnë e veprojnë për interesa kombëtare, të këndellen dhe të bëjnë përpjekje për krijimin e një subjekti të përbashkët intelektual dhe politik, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për vetveten dhe të mos bëhen lojë dhe të bien në kthetra të atyre që i kanë sjellë në këtë gjendje. Në këtë drejtim mendoj se duhet të ndërmerren këto veprime:

  1. Të respektohen të gjitha organizimet partiake dhe të evidentohen potencialet e tyre,
  2. Të krijohet një mekanizëm i bashkëpunimit me qëllim të krijimit të një aleance të përbashkët, ku do të bëhej përfaqësimi i tyre proporcional në strukturat e qeverisjes komunale,
  3. Të garantohet pjesëmarrja e tyre proporcionale në zgjedhjet e ardhshme lokale,
  4. Të mos lehen anash kuadrat dhe ato familje shqiptare që e mbajtën gjallë sensin e qëndresës në këtë mjedis stërgjyshor,
  5. Të kuptohet se ardhja në pozitat udhëheqëse dhe mbajtja e tyre nënkupton aftësitë profesionale, morale dhe përgjegjësinë ndaj popullit dhe momentit historik dhe të kuptohet që ato pozita nuk janë të përjetshme, duke respektuar edhe kontributin e tyre paraprak,
  6. Të krijohet një bashkëpunim dhe bashkëveprim edhe me subjektet e tjera jashtë vendlindjes,
  7. Të ftohen të gjithë votuesit me të drejtë vote, kudo që janë, dhe t’u bëhet me dije shkalla e përgjegjësisë që e kanë ndaj vendit të vet,

Një punë e tillë është jo vetëm humane, por edhe obligim kombëtar. Besoj se një veprim i tillë do të gëzojë përkrahjen e të gjithë atyre që ia mendojnë të mirën vendlindjes.

Letër e shkruar nga Klubi  » TROJET »

Medvegja REDAKSIA

Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA  www.facebook.com/medvegja.redaksia

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur

 

 

 

Share