Medvegjë-Deputeti Riza Halimi vazhdon me diskriminim

Arben_riza f.riza 02fb
Riza Halimi ,deputeti në parlamentin e Serbis

Vetëm një ditë pasi që Qeveria e Serbisë mori vendimin për shpartallimin e Kuvendit komunal të Medvegjës dhe emëroi anëtarët e kryesisë së organit të përkohshëm të komunës, në opinion kanë dalë informacione rreth pakënaqësisë së madhe të popullatës shqiptare për shkak të lojërave të shumëfishta të kryetarit të PVD-së Riza Halimit, ku në bazë të këtyre lojërave në organin e përkohshëm lokal prapë është emëruar militanti i dëgjueshëm i Halimit.

 

Sipas deklaratave të përfaqësuesve të shqiptarëve në komunën e Medvegjës, pas rënies së pushtetit lokal në këtë komunë që ka ardhur si pasojë e përçarjeve në degën e PVD-së në Medvegjë, Halimi duke keqpërdorur kanalet e caktuara në Qeverinë e Serbisë, (sipas gjitha gjasave përmes Trupit koordinues), ka arritur që të në organin e përkohshëm ta fus edhe një partiak të ndëgjueshëm, dhe në këtë mënyrë ti realizojë interesat e tij personale dhe interesat e personave rreth tij, por jo edhe interesat e popullatës shqiptare, shkruan E-novine. Sipas deklaratave të cilat i përcjell e-novine, nga shqiptarët e kësaj komune, pasi që dega e PVD-së në këtë komunë e ka dërguar propozimin e kandidatit të vetë në Beograd për organ të përkohshëm politologun e diplomuar Arben Feratin, në tërë këtë tregim është futur Halimi personalisht dhe nëpërmjet lidhjeve të tij ka bërë që në vend të Feratit të emërohet Kadri Hiseni, veprim i cili ka qenë në kundërshtim me vendimin e degës së PVD-së dhe vet kryetarit të degës Fehmi Behës. Përfaqësuesit e kësaj komune i kanë thënë e-novine se Halimi në komunën e Medvegjës pas këtij gjesti skandaloz ka mbetur pa elektorat, dhe me intervenimin e fundit të Halimit i cili ka qenë në kundërshtim me vendimin e kryesisë së degës, PVD në Medvegjë, është me “gjysmë këmbe mbi dhe”. Personi i cili ka dashur të mbes anonim për shkaqe sigurie i ka thënë për e-novine se, “Është poshtërues fakti se Halimi edhe përkundër vendimit të kolegëve partiak në Medvegjë, krye në vete e ka emëruar një person me shkollë të mesme, me profesion: mekanik, duke lënë anash një person të diplomuar sikur Arben Feratin, dhe kështu Halimi me këtë vendim e ka ulur poshtë intelektualizmin e shqiptarëve në tërësi në Luginë të Preshevës” I njëjti person ka deklaruar se, “Ajo që është më e keqja, është fakti se me qëndrimet e fundit  Beogradi dëshiron që të vazhdojë me përvojën e vjetër, kur ka menduar që kërkesat dhe interesat e popullatës shqiptare t’i zgjidh përmes të ashtuquajturve “përfaqësues lojalë” të shqiptarëve, si dikur me Sejdo Bajramoviqin, ku të gjithëve iu është e njohur se si ka qenë fundi i asaj politike. Akoma ka mbetur e panjohur se, a ka kuptuar Riza Halimi se në komunën e Medvegjës më nuk e ka përkrahjen e bashkë kombësve të vet, çka do të vërtetohet edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme, të cilat shpresojmë që të mbahen sa më parë” Të përkujtojmë se koalicioni udhëheqës i deritanishëm në Medvegjë pjesë e të cilit ka qenë edhe fraksioni besnik i Riza Halimit, ka mbetur në kujtesën e shumë qytetarëve për shumë parregullsi dhe shkelje të të drejtave të shqiptarëve si dhe plaçkitjes pafund të popullatës lokale dhe pasurisë natyrore, në këtë komunë.

shkruan E-novine tani e njohur per shqiptaret ,ku deri tani ky medium zbardhi shume krime qe u bene ndaj shqiptareve ne kosove e me gjerë.

 

 

P.S në vazhdim keni linkun e gazetes e-novine në gjuhen serbo-kroate

http://www.e-novine.com/srbija/vesti/121686-Halimi-nametnuo-svog-kandidata.html

 

Medvegja REDAKSIA

Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA  www.facebook.com/medvegja.redaksia

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur

 

 

 

 

 

 

 

Share