
TA KUJTOJMË FAMILJEN !. NGA ERDHËM KU JETUAM ?
Sfirca është vendbanim kodrinor malor që shtrihet përgjatë kufirit Kosove- Serbi, në lartësi mbidetare 500 deri ne 1100 metra ,dhe përfshin një sipërfaqe prej 2309km katror përkatësisht 2309 hektar. Deri ne vitin 1878 ishte një kompleks gjeografik dhe etnik ,kur u nda në dysh, në Sfircen e mbrëmshme dhe në të jashtme përkatësisht në atë që mbeti nën administratën e Serbisë, dhe në atë të Kosovës. Sfirca është e pasur me pyje e kullosa dhe burime ujore, nëpërmjet fshatit kalon lumi i Sfircës i pasur me ujë gjatë tërë vitit . Toka bujqësore është e përshtatshme për kultivimin e thekrës, të elbit të tërshërës dhe të patates. Pjesa malore dhe livadhet e Sfircës që tani janë në Sfircën e Kosovës , para vitit 1878 ishin kryesisht të pa banuara dhe shërbenin për kullosa .Në këtë pjesë ishin stanet çobane , në të cilën gjatë verës qëndronin për ti ruajt bagëtinë . Shume vite deri vone përmendeshin stanet e Malushanëve , të Demajve , te Avdullahajve etj . Pas vitit 1878 në këto hapësira u krijua fshati i ri i Sfircës , me muhaxhir të ikur nga Sfirca e jashtme . Katundi i Sfircës dhe banorët e saj përmenden qysh herët në gjysmën e parë të shekullit XV me emrin SVIRZI IN TREPANA në librin e borxhlive të tregtarëve të Novobërdës ,përkatësisht të Dubrovnikut . M. Llukareviq autor serb thotë : Ne këto vend konkretisht në Sfircë në vitin 1740 nuk kanë hasur në katund , që sipas mendimit tim mund të vlej për pjesën malore ku ishin stanet e bagëtive e jo për pjesën e Sfirces së sotme të Medvegjes . Se Sfirca ishte e banuar qysh në kohët e vjetra ,kjo dëshmohet nga shumë gjetje arkeologjike të periudhës dardane bizantine e të me vonshme . Për një kohë kishte mbetur thuaj e pa banuar . Për herë të dytë pasardhësit e banorëve autokton të këtyre trojeve filluan të vinë gjatë shekullit të XVI dhe XVII, bile thuhet se shqiptarët në këto troje filluan të kthehen menjëherë pas betejës së Kosovës në vitin 1389. Nga trashëgimia gojore thuhet se i pari i Sfircës se poshtme kishte qenë Boja i fisit të Berishës , që me djalin e vet Nikollën , dhe me nipat ishte vendosur në vendin e quajtur kalaja në rrënojat e banorëve të hershem autokton nga tre djemtë e Nikolles : DEMA QELA DHE LLAZI më vonë , u formua mëhalla e Hazirajve, ku ishte vendos Dema . Mëhalla e epërme, ku ishte vendos Qela trualli i tashëm i Kadrajve, kurse në Soishta ishte vendosur nipi i Bojës ,vendi i njohur me emrin arnautët, edhe në ditët e sotme përmendet emri te varri i Bojës , që ndodhet në truallin e sotshëm të Abazajve . Boja nga Soishtat kishte kaluar të jetoj me nipin e vet Demën , ku kishte vdekur në mëhallen e Abazajve. Po ashtu edhe sot asht e njohur shprehja:po shkojmë te Bojajt përkatësisht te Abazajt. Pra sipas këtyre tregimeve të përcjellura brez pas brezi , dihet se nga DEMA rrjedhin ABAZAJT ,HALILAJT,SMAJLAJT,FEJZAJT,GERBOSHT ETJ. MALUSHANET ,KADRIAJT ,LIMANAJT,DHE BAFTIAJT janë pasardhës të Qelës së Nikollës Bojës . Pra të paret e Berishëve të Sfircës ishin Boja dhe Nikolla, nga të cilët djemtë e Nikolles, Dema ,Qela dhe Llazi kaluan në fenë islame ..Në bazë të mesatares shkencore të llogaritjes së një brezi prej 33 vjetësh del se, të paret e Sfircës së sotme para 370 vjetëve i përkisnin besimit krishterë, pra diku rreth vitit 1630 kur kishin kaluar në besimin mysliman , e njëjtë rruga e vargut gjenetik ishte edhe me Sfircen tjetër, po ashtu edhe për shumicën e shqiptareve të tanishëm të Medvegjes. Sfirca përbëhet prej 7 mëhallëve. Mëhalla e epërme të cilën e janë familjet e Malushanve, të Kadriajve , të Baftiajve ,të Deliajve , të Vrapcve ,të Xhelajve ,dhe të Prapashticve . Mëhalla e Soishtave Arrnautave përbehet nga familjet e, Selimajve , të Ukajve , dhe Radecve. Mëhalla e Zymberajve përbehej nga : Zymberajt dhe Feratajt. Mëhalla e Rexhajve perbehej nga : Rexhajt , Jashari , Halimi , Shaqiri dhe Qallaket. Mëhalla e Raiqve përbehej nga: Abazajt , Halimajt , familja Rama dhe Zeqiri. Mëhalla e Islamajve përbëhej nga : familja Islami , Bajrami dhe Sefedini . Mëhalla e Runikut : Fejzajve , Hajrullahu, Duli, Fejza, Qerkini ,Ademi, Ne Sfirce përveç Berishëve që janë vendor dhe të fisit Berish, pas shpërnguljes të shqiptarëve nga vendet e tyre të Jabllanices së epërme në Sfirce , muhaxhir u vendosen edhe nga Radeci, të ardhur nga fshati Radec. Kapitet të ardhur nga Kapiti. Vrapcet të ardhur nga Vrapca . Borocët, të ardhur nga Boroci dhe Qollaket të ardhur nga Rama Banja . Fshati Sfircë vazhdimisht ishte i banuar me shqiptar dhe nuk kishte asnjë serb.

FAMILJA ABAZI
Siç e parashtruam me lartë familja ABAZI ,qenka nga Boja dhe Nikolla me djemtë Demen Qelen dhe Llazin.. Sipas përcjelljes gojore nga të paret tonë, Boja dhe Nikolla kishin ardhë nga viset shqiptare,pikërisht nga Mati i Shqipërisë (Burreli).Boja dhe Nikolla e kishin lëshua fshatin e tyre për shkak se kishin ra ne bela me një familje shqiptare. Boja me familje e kishte lëshuar vendin dhe kishin hy në Kosovë, ishte vendosur në fshatin Prekaz. Pas dy viteve që atje kishin jetuar, edhe aty bien në konflikt me fshataret e Prekazit. Nga belaja që kishin ra, detyrohen ta lëshojnë Prekazin ,dhe vazhdojnë në drejtim të Jabllanicës. Rrugës vendosen në fshatin e quajtur Koliq. Jetojnë një kohe mirëpo, prapë nga frika, dhe që ti ikin belasë sa me larg vazhdojnë rrugën dhe vendosen në Sfircë, pikërisht tek lagjja e Jashareve, e mandej tek Tyrbja.( Ara e madhe) Në truallin tek Tyrbja kishin jetuar një kohë të gjate,duke i uzurpuar të gjitha arat ,fushat që kishin për rreth, por edhe Sohishtat .Mirëpo, një vëlla apo nipi i Bojës i cili kishte mbet në Mat të Shqipërisë me emrin Kolë. Ai nga pa mundësia të jetoi atje sepse vëllezërit e tij me herët kishin ra në bela ,detyrohen ta braktisin në tërësi fshatin Mat. Ai kishte vazhduar rrugën e vëllezërve që kishin ikë më herët, dhe ishte strehuar për momentin në Prekaz. Mirëpo, me të kuptuar që vëllezërit paskan ik nga aty për shkak belas, vazhdon rrugën drejt në Sfircë. Ku i gjen Bojën dhe Nikollën, me djemtë Demën dhe Llazin. ata fillojnë të pyesin vëllain.! Kolo! tregona arsyet pse e ka leshu vendin ? Kur Kola thotë se kam ikur nga belaja, ata menjëherë e refuzojnë dhe i japin urdhër të kthehet mbrapa ,I propozojnë fshatin Koliq ,që dikur ata kishin jetuar për një kohë të shkurtë. Kola nuk ka rruge tjetër, kthehet në Koliq. Ku sot e kësaj dite fshati Koliq merr emrin nga Kola,dhe janë të fisit Berishë. Siç dihet dhe thuhet nga të paret tanë me koliqët, deri vonë,kemi llogarit që janë të një gjakut, dhe i kemi kushëri,kjo edhe sot është prezent tek njerëzit që dinë historinë e familjes.
Familja tjetër që kishte arritur në Sfircë më herët Vëllezërit Boja dhe Nikolla të vendosur tek vendi Tyrbja ,apo Ara e madhe,fillojnë të ndahen në mes veti. Një nip i Bojës Dema , nga rrjedhin: Abazët, Gërboshët,Halilajt Fejzat , janë nga Dema.
Malushanet ,Kadriajt,Limanjat ,Baftiajt janë nga Qela dhe Nikolla. që në atë kohë veç e kishin mare fenë Islame. Çka është karakteristike tek këto familje deri vonë jemi llogarit si të një familje ,dhe nuk kanë bërë martesë në mes veti. Kjo vazhdon edhe sot ,sidomos tek njerëzit më të vjetër që fjala e tyre ende dominon në familje.
Koha kalon ,familja e Demës fillon të shtohet. Një ditë feste bajrami ,kur burrat e familjes Dema nga i pari i tyre Boja ,dalin nga festa e Bajramit ,dhe kur dalin tek vendi i quajtur Ara e madhe, ulen të pushojnë. Përballë tyre ishte një pemë qershi,ku në të vërejnë se ishte hipë një grua, për të ngrënë qershia. Kryeplaku i familjes pyet !. E kujt është ajo grua që është në qershi ? Njëri nga vëllezërit, Nura përgjigjet e imja është vëlla !. Vëllai i madh Lah Mati i thotë: Nga sot ti nuk je në bashkësi familjare me ne,sepse gruaja jote na paska marre fytyrën. Nga ai moment Nuren e urdhërojnë të dalin në truallin e Zeqirovitëve ,ku janë tani shtëpitë e tyre, kurse Lah Mati me Myrten dalin tek Abazët e sotëm. E ceka më herët se. Nikolla kishte edhe nipin e tij Dodën. Atë shumë me herët e qesin të jetojnë në Sfircën tjetër ,tani me Kosovën,ku sot janë familja Doda,po ashtu edhe me Dodajt nuk jemi martua. Si tregim që kam shënuar, ja vlen të cekim Familja e Soishtave,apo Arrnautat. Ata kishin erdh nga Shqipëria diku më vonë ,ende ishin të fesë katolike. Kështu e morën emrin Arrnauta ! sepse në fjalën Osmanishte, arnaut do të thotë Shqiptar. Osmanliu në atë kohë Shqipërinë thirrin Arrnautlluk, po edhe sot Turqia e sotme e thërret Shqipërinë arrnautlluk. Me të arritur në Sohishta ,atëherë një vend i mbushur me thera e drunj, familja e Bojës me djemtë Nikollën ,Demën, Llazin Myrtën që kishin erdh më herët në Sfircë i propozojnë Qelës të jetojnë në vendin që edhe sot quhet Soishta. (Soishta sipas meje merë emrin nga fjala soj-shtërherë-vend që nuk e kap era). Kur nga rruga të lodhur e të rraskapitur vendosen arnautet në Soishta,me veti kishin marrë edhe bagëtinë,ndër to edhe derra. Duke ditur se derri nuk kishte vend më sepse duhet të pranonin fenë Islame,ata vendosin ta therin derrin por nuk kishin në çka ta ziejnë. Kështu i thonë një fëmije !. Shko tek Lah Mati i pari i Abazëve , dhe kërkoje një kazan,i thuaj që kemi për ti larë petkat që kemi nga rruga. Fëmija shkon dhe kërkon kazanin ashtu siç i tha babi. I pari i Abazëve i jep kazanin që e kishte mirëpo,pas një kohe e dërgon një fëmijë ku i thotë : Shko e shiko çka janë duke zier në kazan. Ku fëmija kthehet mbrapa ti tregoi babait çka kishte parë thotë. Unë e pash që e kishin ther derrin dhe e zienin në kazanin tonë. Kështu kur i kthejnë kazanin të parit të Abazëve ,ai u përgjigjet. ! Merreni këtë kazan e mbajeni për vete, se unë nuk ziej më në te,ju e keni zie sharovin (derrin) dhe nuk e merë kazanin. Sot e kësaj dite flitet që Arrnautat e soishtave na kanë një kazan borxh. Me Sohishtat jemi martuar gjithherë, dmth. nuk i kemi pas të afërt nga gjaku. Me lartë e ceka që Lah Mati tek trualli i vjetër tek (Ara e madhe ),ishte ende duke jetuar. Kurse Myrta kishte dalë te Abazët ku janë tani .Tek trualli i vjetër Ara e madhe ,të partë e Abazëve u kishte mbete një arë ,kurse tek Abazët e epërm , Lah Mati e kishte hapur një mal diku afër 2 hektarë , dhe e kishte bë arë punuese. Lahi ishte i detyruar të udhëtonte nëpër mes shtëpive të Abazëve , dhe të shkonte tek trualli i vjetër tek ara e madhe,tani ku është Jashari i Lahit,apo Hisen Kacurri, por jo i atij Lahit të vjetër. Një ditë duke shkuar me bagëtinë e tij, njëri nga çobanet e Lahit kishte një qen me veti. Qeni i vërsulet një gruaje të familjes Abazi ,dhe gruaja nga frika i tregon dikujt në shtëpi. Kur një burrë del e sheh qenin ai merë pushkën dhe e vret qenin e komshiut. Pasi që hynë në pajtim në mes të dy familjeve,sipas kanunit bëjnë zgjidhje dhe arën e madhe i qesin Lahit,kurse arën e Lahit tek Abzët e marrin Abazët.
Familja ime Abazi, nuk e mban mbiemrin nga Abazi, (babai i Dulit të Abazit) ,apo babagjyshit tim ,por e mban emrin nga një Abaz me herët. Si :
- Shabani i Hakisë ( unë ) 2,Hakija i Dulit. 3. Duli i Abazit. 4, Abazi i Muzlisë. 5.Muzlia i Mehmetit .Mehmeti i Abazit.Nga këtu unë dhe familja ime merë mbiemrin Abazi. Kurse pasardhësit e Bojes janë pjesa tjetër e Sfircës,që cekem me lartë.
Kështu familja ime Abazi jemi me të afërt që kemi dalë nga tre vëllezërit Dulit,Imerit,Muzlisë , dhe Oruqit .
Abazi, (i vjetri) kishte djemtë; Limanin dhe Mehmetin. Nga Limani janë kushëri e Abazëve të epërm : Limani,Rahimi.Shefkija .Rrustemi,dhe Hajrizi. Ndërsa Zeqirovit janë nga Mehmeti. Nga Zeqirajt me te afërt e kemi Sinain e Mustafes dhe Nuredinin.
Nga Boja me nipat janë . Sheqirovit,Gerboshet,Baftiovit,Kadriovit,Fezovit e eperm.Demovit (DEMA)e Sfircës tani të Kosovës.Dodajt,Berishët. Është shumë interesant ,deri voni në vitet e 70-ta në mes veti nuk jemi martuar,por edhe jemi thirr në dasma e ahengje në mese veti si një familje e madhe,edhe pse kishte kaluar një kohe e gjatë. Dua t`ju bëjë me dije se në fshatin Sfircë është edhe një familje me mbiemër Abazi. Ata janë ardhacak nga Vrapca dmth nuk i kemi të gjakut ,gjithherë jemi martuar me ta. Po ashtu në Medvegje është edhe një familje Abazi nga Tupalla, të cilët nuk kane asgjë të përbashkët ( nga gjaku) me familjen time
Flitet se të gjitha arat e të parëve të Abazëve kanë qenë male ,shumë pak fushë apo kullosë. Mirëpo krejt është qel me duar dhe është bërë tokë punuese,në të cilën kanë jetuar gjeneratë mas gjenerate deri në vitin 1985,ku së fundi e ka lëshua axha im Hasan Abazi nga mëhalla e poshtme, dhe i ndjeri Ahmet Abazi,nga mëhalla e epërme ,të cilin e kanë vra në Fushe Kosovë gjatë luftës.
Nga viti 1985 e deri me sot, të gjitha ato ara dikur të punuara janë shndërruar në mal sikur që ishin dikur, e të cilat unë i përjetova tani të mbetura shkret. Si kanë qenë përpara , unë kam dëgjuar po ashtu siç ju shkruaj historinë e familjes sime, te cilën e kam trashëguar tregim, nga të parët e familjes sime. Shtrohet pyetja ! Si u shpërngulën familja ime nga Mati i Shqipërisë? A ditën rrugën ku do të vendosen ,a po rastësisht gjetën Sfircën. Në shënimet e Ismail Muharremit ceket që ishte një tërmet në trevat e sodit të Kosovës Lindore,por ishte edhe lufta e Kosovës në vitin 1389. Këtu na bënë të dyshojmë, se të paret e familjes sime ndoshta kanë qenë më herët në këto troje,por nga dyndjet apo kushtet tjera të atëhershëm janë shpërngul në Shqipëri, e pastaj janë kthyer prapa. Ky version nuk është i ditur për ne,po ndoshta ka vend të mendohet,edhe pse është vonë ,nuk kemi shënime as tregim nga të paret tonë. Tani kur unë , dhe tërë familja Abazi e dinë vendlindjen (Sfircën) që dikur u lindën dhe kaluan një pjese të jetës se tyre,e fatkeqësisht sot u braktis nga dhuna dhe sistemet e ndryshme që ju nënshtruan populli në këto treva. A thua do të gjejmë forcë,ndjenja,kurajë,inspirim ,që prapë të kthehemi e të jetojmë në vatrat tona stërgjyshore !?.
Mbi Historianin e Sfircës kam përdor shkrimin e Ismail Muharremit. Kurse mbi historinë e familjes sime Abazi ,kam shënime nga i ndjeri Rexhep Abazi (i vjetri) dhe Ilmi Abazi ,të cilët e kanë ditur mirë historinë e familjes Abazi.
Shaban Abazi 17.04.2015
—————————–
POEZI
——————————
SFIRCA IME
Është një fshat n`maje t`Gollakut,
Që kurrë nuk ishte e shkaut.
Fshatë i bukur kufitarë.
Gjithnjë këtu jetuan Shqiptarë.
Kufijtë tash ,që këtë fshatë e ndajnë,
Nuk janë pjellë e Popullit Tonë.
Kjo u nda me Histori.
Herë me Turk,herë me Serbi.
Këta kufi që ekzistojnë,
E ndanë Sfircën ne dy anë.
Në Kosovë ,e në Medvegjë të madhe.
Po kjo është tokë Shqiptare.
Si natë anë e si n`këtë anë,
Krejt Kosovë këtu i thonë.
Ndash Kosovë e ndash Shqipëri,
Këtu Shqiptari s`njeh kufi.
Krejt i thonë Shqiptari.
Historia e Shqipërisë nënë,
Kurrë këto troje si harron.
Herë do kurë tonat janë.
S`ka me Sfircë në dy anë.
Krejt Shqipëri do e bëjmë.
Rroshë pra nëna Shqipëri.
Që këtu nuk njehë kufi.
S`mundet kush me najë marrë.
T`lëvizim të lirë n`Sfircën tonë.
Por Sfircas ju mos harroni !
Topallë ,Kapitë e Medvegjë ,
Këtu nuk njohim mexhë.
Mexhë kemi te Mollë e Kuqe.
Molle e Kuqe i kanë thënë.
Është pra kjo Shqipëria jonë.
Shaban Abazi , Sfircë ,Medvegjë -Kazakistan.
MEDVEGJA FLET
Flet Medvegja në gjuhën shqipe
Kam mbetur unë si jetime,
Nuk jam fajtore që mbeta shkret
Po më ikët, më latë vetë.
Shumë do kohë më gëzuat
Kurrë në jetë s’më zemëruat,
Tash më ikët, nuk flitet shqip
Unë nuk di të flas sllavisht.
Bashkë ruajtëm gjuhë e kulturë
Nga torturat s’u mposhtëm kurrë,
Ato bjeshkë që unë kam
Më ankohen për çdo natë.
Ku është populli, ku janë njerëzit
Që nga Sfirca e deri n`Kapit?
Dhe Tupalla bashkë me Troje
Mbeti pa popull, mbeti pa valle.
Sijarina me Gërbac
Nuk takohen te xhamia bashkë,
Llapashtica kufitare
Mbeti pa shtëpi, u zhduk fare.
Shkollat në fshat ku mësuat
I braktisët, i harruat,
Arat dikur plot me grurë
Thera e mana janë mbushur.
Dhe varrezat e të parëve
Janë mbushur bar, janë bërë male,
Drutë e bjeshkës filluan të kalben
Nuk e presin me sëpatën.
Edhe ata që kanë mbetur
Më braktisin për çdo vit,
Unë nuk di kur i kam zemëruar
Përse me lanë të vetmuar.
Eja popull, kthehu prapë
Mos më lini si të ngratë,
Mos ta harroj gjuhën shqipe
Më ka lodhur kjo sllavishte.
shkruan për Madvegja REDAKSIA Shaban Abazi
Bëhuni pjes e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
Autori është ish i , ish Komandant i Uçpmb-së Zona Medvegjë, poet dhe veprimtar shumë vjeçar për trojet tona.

Për të lexuar Biografin e autorit
klikoni këtu:⇓