
Veliu ambasadorës franceze: Kosova është Shqipëri Veriore
Kosova është Shqipëri Veriore. Flamuri kombëtar është flamur i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se momentalisht janë të ndarë në gjashtë shtete, pa vullnetin e tyre. Kufijtë që ndajnë sot shqiptarët ngelin kufij kolonialë. Shqipëria e Bashkuar nuk është një akt i vetëm, por proces, prandaj është e pashmangshme që për të arritur te qëllimi përfundimtar të kalohet nëpër disa faza të përkohshme, por që janë në funksion të synimit përfundimtar, ndër to është edhe faza e përkohshme e pavarësisë së Shqipërisë Veriore (Kosovës), por që nuk është zgjidhje e përhershme. Qëllimi përfundimtar është jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar, bazuar në aktin juridik të 28 Nëntorit 1912. Prandaj, ambasadorja franceze në Kosovë, Marsye Daviet dhe të gjithë ambasadorët tjerë diplomatik në Prishtinë, le ta dinë mirë se Kosova është Shqipëri, por jo vetëm Kosova por nga Guri i Kuq te Molla e Kuqe e deri në Gjirin e Artës ka qenë, është dhe përjetësisht do të jetë Shqipëri.
shkruan për Redaksinë Medvegja ,Tahir Veliu Ideator i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkua

në Vazhdim Poezi nga ©Maki M Canolli
KUSH S’TË DO I PLAST ZEMRA
Hej moj zonja e rëndë franceze
fjalët tuaja sa shumë therrëse,
na e paske shumë mërzi
Flamurin tonë kuq e zi!
Nuk e don ti a nuk e don bota
për këtë nuk pyeti kurrë Kosova,
për këtë nuk brengoset shqiptaria
se shqipja jonë i ka krahët e lira.
Është e lirë shqiponja jonë
ku të dëshiron të valon,
nga Molla e kuqe gjer te Çamëria
është e jona Shqipëria!
Prandaj ia thurëm këngën
k’ti Flamuri kuq e zi,
o Flamuri rrema rrema
kush s’të don i plast zemra!
Ke kujdes zonja franceze
mos na gjuaj fjalë therrëse,
mos e ofendo ti shqiptarinë,
se mund të t’zë mallkimi ynë.
Valo o Flamuri kuq e zi
gjithandej ku i thonë Shqipëri,
me shqiponjën rrema rrema
kush s’të do i plast zemra!
©Maki M Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA

Fuqit e mdha jan dhe punojn kunder ceshtjes kombtare shqiptare.