DONJETA E JETËS
(Elegji . . . )
Në pikënate e në pikëterri
Seç na erdh i zi haberi
Iku dita iku jeta
Paska dek e jonë Donjeta
Kush te vrau, kush te vrau
Zog shqipe a zog shkau
Pse vallë kështu, edhe në liri
Paska vdekje në terr të zi?
Unë s’e prita, unë s’e dita
Me këtë vdekje ç’u trondita
Seç u bë i trishtë Strellci
Ku i mbet Donjetës mbeshtjellci
Ia kanë hedhur sorrat( armiqët) n’re
Vaj e gjëmë të bëjmë ne
E Donjeta fjalë ka thanë
Të më falni babë e nanë
Kur me shanë e kur me vranë
Veç me sy u pata pranë
Pastaj m’nxeu e zeza borë
Që e mbajta fort në dorë
Dikur bora krejt u shkri
Asgja tjeter për veti s’di
II
Hijena pa hije
e t’merrshme o bijë
Të lanë në majë bore
Sorollop i dalë dore
Kallukanxha kur erdhi
Pse flokët t’i derdhi
E di, nuk pate kohe ti
Se flokët do i beje litar
Për t’i ngufatur atë vrastar
Tani ç’të them
Për nënën, babanë
Për motrën e vëllanë
Për krejt vatrën tënde
Vetëm një ngushëllim e kam
Se me ty për herë jam
Deçan, Sytë ç’të panë!
Strellc Me pështjellc
Mbuloje turpin
Merre mundin
Ruaje trupin
E cikës sonë
Nga ata që e bën pa krah
Me thuani, nga po shkojme, nga?
nga autorja Zize Liza Pepshi
në vazhdim ndëgjoni Audio mesazh sensibilizues mos i vrisni vajzat
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA