Prap dështoi seanca e 25-të e KK Medvegjë

Kuvendi deshtoi 001

Prap dështoi seanca e 25-të e KK Medvegjë .

 

Sot ishte e parapar që të vazhdojë seanca e 25-të me radhë e Kuvendit Komunal të Medvegjës e cila kishte filluar të premtën e kaluar me datën 20 mars por nuk ka mbaruar për shkak të mungesës së kuorumit dhe dështoi. Sot, prap për të njejten arsye.
Të gjithë ata që ishin deri tani në shërbim të vetevehtes dhe jo shqiptareve këtu në Medvegje , si , p.sh Prerjen e maleve të shqiptarve, heshtjen ne fshirjen e adresave te vendbanimeve te popullates shqiptare , korrupcion , nepotizëm – punsim i klanit të ngusht, lenje pas dore e infrastruktures neper vendbanimet shqiptare si rruget dhe rrjetin elektri, duke shkatërruar arsimin shqip dhe shume të tjera qe ditët ne vazhdim do t’u informojm…..
Edhe kësaj radhe, bie ne sy, vizita e disa individeve te cilet ne emer te diaspores shqiptare ne Zvicer tentuan te perdorin « autoritetin » e tyre per t’i bindur keshilltaret e ndryshem komunal per pjesmarrje ne punimet e kuvendit. Bile bile keta shkojne edhe me larg, ne nje (http://www.dialogplus.ch/lajme/shqiptaret-e-medvegjes-me-te-bashkuar-se-kurre-me-pare/) deklarojne te kunderten e realitetit ne teren, duke tentuar me c’do kusht qe t’ia zgjasin jeten pushtetit aktual.!!!

Ne shpresojme se perfaqesuesit shqiptare ne kuvendin komunale ne Medvegje do te gjejne forcen per te perkrahur perfaqesuesin e grupit parlamentare te tyre, Z. Fehmi BEHA, i cili simbas sondazheve te TUPALLA.COM gezon nje perkrahje te pa diskutuesheme nga elektorati vendore dhe diaspora shqiptare . Ne vazhdim do t’u informojme per ngjarjet ne vijim…

 

Medvegja REDAKSIA

Share

Promovohet Pulla Postare kushtuar dëshmorit Hashim Hajdini

Pulla Hashim HAJDINI.001

Në kuadër të Akademisë Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e komunës së Fushë Kosovës sot është promovuar edhe emisioni i ri i pullës postare “Mbrojtja e pragut-Hashim Hajdini”.

Postën në këtë Akademi të organizuar nga komuna e Fushë Kosovës e kanë përfaqësuar Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Halit Isufi , Drejtor i Inspektorëve Postar, Naser Krasniqi dhe Mentor Beqiri, Menaxher Regjional i Postës.

Isufi ka folur rreth veprës së Hashim Hajdinit i cili ka rënë heroikisht pas luftës heroike kundër forcave serbe më 26 dhe 27 mars, 1999, në shtëpinë e tij, në qendër të Fushë Kosovës.

Burri trim me prejardhje nga Tupalla e Kosovës Lindore nuk kishte pranuar të dëbohej nga shtëpia gjatë fushatës së spastrimit etnik.

“Prindërit e panë me sy qëndresën e pathyeshme të birit të tyre. Ashtu e kishin edukuar. Të mos mposhtej kurrë. Fjalët e fundit të tij për familjarët ishin: “I gjallë nuk dal nga shtëpia”. Jemi shumë krenar që po e promovojmë Pullën Postare kushtuar dëshmorit Hashim Hajdini”, ka thënë Isufi, gjatë fjalës së tij.

“Ne sot po shprehim respekt dhe po e nderojmë veprën e dëshmorit Hashim Hajdini, mirëpo, njëkohësisht, ne po e nderojmë edhe kompaninë tonë”, ka theksuar Isufi.

Kryetari i Bordit i ka dhuruar të bijës së dëshmorit pullën postare të punuar në bronz.

Në Akademi kanë folur edhe Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha si dhe familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të kësaj komuna. Akademia është përmbyllur me një program artistik.

Kjo pullë postare, sikurse të gjitha pullat tjera që emetohen nga Posta, është përzgjedhur nga Komisioni i Lartë për Pullë Postare i themeluar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

 

Medvegja REDAKSIA

—————————————————————————————————————-

në vazhdim keni Biografin e Heroit

HASHIM HAJDINI (1949 – 1999)

Hashim Hajdini u lind më 5 korrik te vitit 1949 në Prishtine, në rrugën e Velushes. Ishte djali i vetëm nga pesë fëmijët e Hajvaz Hajdinit (vëllau i heroit të popullit Zenel Hajdini). U rrit dhe u edukua në mjedise të ndryshme ku kishte lëvizur familja e tij. Mësimet e para i mori në Lebane (afër Leskovcit) pastaj në Gjilan e në Fushë Kosovë. Shkollën e mesme e kreu në Kastriot (Obiliq). Shërbimin ushtarak e kishte kryer në Beograd ku kishte marrur disa dekorata për rezultate të shkëlqyera nê shenjtari. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak nuk gjeti punê në vendlindje dhe duke parë se perspektiva e rinisë kosovare ishte e zymt migroi në Gjermani. Atje kishte rënë në kontakt me vëllëzërit Gërvalla dhe ishte inkuadruar në lëvizjen ilegale për sensibilizimin e opinionit europian për qështjen e paszgjidhur të shqiptarëve të mbetur nën Federatën Jugosllave. Pas disa vite qëndrimi në Gjermani me iniciativën e të atit u kthye në vendlindje. Punonte në KEK ndërsa jetonte me familje në Fushë Kosovê. Pas riokupimit serb të Kosovës në vitin 1990 at e larguan nga puna. Këtu filloi edhe më intensivisht të veproi në bashkëpunim me këshillat e sindikatave dhe aktivistëve në Fushë Kosovë. Shtëpinë e vet ua kishte lënë në disponim të rinjëve shqiptar që të ushtronin aktivitetin e tyre kulturor, arsimor e kombëtar. Lufta e vitit 1998/99 Hashimin nuk e zuri të papërgaditur.Tani më ai kishte vendosur të mos lëviz nga shtêpia dhe ta mbrojë ate deri në frymën e tij të fundit. Në shtëpi mbante edhe bashkëshorten e fëmijët dhe dy prindërit Gjylen dhe Hajvazin (i paralizuar – ish pjestar i luftës së 41/45, i plagosur në luftë dhe i sëmurë nga tifoja) të cilin prej shtatë vitesh e shëronte me kujdesin më të madh.  Hashimin e karakterizonte njê qëndrim i urtë, i vendosur, modest, fjalë-pak i dashur dhe i respektuar në familje dhe në rrethin ku jetonte.

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s me 24 mars 1999, dhuna serbe u intensifikua deri në atë shkallë sa nuk kurseheshim më as fêmijët e as tê moshuarit. Vritej e digjej gjithqka që ishte shqiptare. Fushë Kosova u mbulua në tym e flakë. Kêtu ndodhte tragjedia. Më 26 mars me iniciativën e motrave, fëmijët dhe bashkêshortja e Hashimit u larguan për në Prishtinë. Hashimi ishte gjakftoht, i qetë dhe i vendosur të mos largohej nga shtêpia. Përkundër lutjes së motrave ai nuk ndërroi mendje.. Nê mbrëmjen e asaj nate sulmohet shtëpia. Hashimi plagoset në këmbê ndêrsa nënën ia vrasin. Me një pistoletë vranë dy polic serbë të cilëve ua merr armët dhe kështu qëndron tërë natën pranë babait të paralizuar dhe nënës së vrarë. Të nesërmen në mëngjesin e hershëm nëpër flakët e luftës kishin depërtuar nga Prishtina dy motrat e Hashimit ku e gjejnë ate tê plagosur, dhe nënën e vrarë. Tani më ai ishte i armatosur mirë. E lusin që tê largohen bashk me babain ndërsa ai duke qëndruar pranë dritares iu përgjigjet. „A e keni parë se na e vranë nënën, i gjallë nuk dal nga shtëpia“ Kêshtu kishte folur për herê tê fundit Hashim Hajdini. Diku rreth orës 10 të po kësaj dite, shtëpia sulmohet nga gjithë arsenali i ushtrisë dhe policisë serbe. Lufta ishte e përgjakshme dhe e pabarabartë. Sulmi zgjati deri rreth orës 15 kur nga predhat dhe artileria e rënd, shtëpia u bë rrafsh me tokë. Kêshtu ndërroi jetë Hashim Hajdini dhe babai i tij Hajvaz Hajdini. Sipas dëshmitarêve Hashimi kishte luftuar si luan deri në plumbin e tij të fundit duke i shkaktuar dëme të mëdha palës serbe.Tragjedia në familjen Hajdini nuk përfundoi vetëm me këto tri viktima. Atë natë u vra edhe Naim Hajdini 28 vjeçar (djali i axhës së Hashimit) dhe e ëma e tij Zyla. Këtë natë ishin vrarë shumë qytetar të tjerê të Fushë Kosovës nga të cilët më se 40 bashkëvendas të Hashimit të cilët jetonin në Fushë Kosovë. Kêshtu dha jetën Hashim Hajdini për të dêshmuar edhe një herê se u lind dhe u edukua në frymën patriotike në një familje të madhe qfar ishte familja Hajdini nga Tupalla e Medvegjês.

Në shenjë të nderit dhe respektit për vepren e tij heroike, rapsodi popullor i thuri këngë, populli i Kosovës njohu sakrificën e tij prej dëshmori për liri, qytetarët e Fushë Kosovês i ngritën lapidarë. Vepra e tij do të mbetet frymëzim për brezat që sot po e gêzojnë lirinë për të cilën u flijua Hashim Hajdini dhe shumë e shumë dëshmorê e patriotë të tjerë.

Kêtyre brezave iu mbetet në barrë amaneti i këtyre dëshmorëve – Të mos e nëpërkëmbin lirinë e fituar me gjakun e tyre

 

Ali Hajdini ,  2009  Francë

 

Share

Shitet Banesë 50metra larg Detit 450 €uro m2

Foto 001.1PNG

Shitet Banesë – Hyrje 2 + 1 me siperfaqe 95.5 metra katrore

kati 9 me ashensor .

Hyrja ndodhet ne afresi 50 metra

nga bregdeti disponojm gjithe dekumentacionin e nevojshem

si hipoteke kontrat dritash dhe ujit CMIMI :450 euro m2,

te interesuarit te na kontaktojn

ne kete nr kontakti : 0355 698170038

në rastë të vështërsive për të kontaktuar në numrin lart, ju mundë të kontaktoni edhe ne Redaksi

e-mail :medvegja.redaksia@gmail.com apo ne FB

http://www.facebook.com/medvegja.redaksia

 

Foto 001

Share

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë

Ismajl Kurteshi 001.1PNG

V I D E O

Për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Qeveria e Kosovës bisedimet e mëtutjeshme me Serbinë duhet t’i kushtëzoj me parimin e reciprocitetit. Në të kundërtën ikja e shqiptarëve nga Lugina është e paevitueshme.
Komisionit Parlamentar i Arsimit të Kuvendit të Kosovës me 9 dhe 10 mars 2015 i vizitoj Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Gjatë qëndrimit dy ditor delegacioni nga Kuvendi i Kosovës në takimet me: Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kryetarët e Komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Deputetët Shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Nënkryetarin e Komunës së Medvegjës. Drejtorët dhe arsimtarët e tri shkollave të Mesme dhe tri shkollave fillore si dhe udhëheqësit e OJQ-ve që veprojnë në Komunat e Preshevës dhe Bujanocit, u informua gjerësisht me problemet që po ballafaqohet popullata shqiptare në Luginën e Preshevës.
Në 1.100 kilometra katror të tri komunave të Luginës së Preshevës aktualisht jetojnë rreth 80.000 banorë, rreth 70% e tyre janë shqiptarë. 90% e banorëve të Komunës së Preshevës, në të cilën jetojnë rreth 35.000 banorë, janë shqiptarë. Komuna e Bujanocit i ka 43.000 banor, 55% e tyre janë shqiptar. Kurse në Komunën e Medvegjës jetojnë 10.700 banor. Në këtë komunë, që deri në vitin 1999 ishte me shumicë shqiptare, tani jetojnë vetëm rreth 2.700 banor shqiptar ose 26% e numrit të përgjithshëm.
Në institucionet shtetërore në Luginë punojnë rreth 1600 zyrtar, prej tyre vetëm 387 janë shqiptar ose 24%.
Problemet në Arsim:
Mungesa e teksteve shkollore dhe moslejimi i përdorimit të teksteve nga Kosova, paraqesin problem serioz për nxënësit e të gjitha niveleve në Luginë. 5000 tekste shkollore në gjuhën shqipe, të dërguara nga Kosova, që mbahen të konfiskuara nga policia e Serbisë tani e disa vite dhe moslejimi as i Abetares, paraqesin formën më të vrazhdë të diskriminimit kombëtar, në një vend evropian që po e synon integrimin në BE. Ato pakë libra të përkthyera në gjuhën shqipe që janë në përdorim atje janë botime të vjetra, shumë prej tyre janë të viteve 70- ta. Serbia jo vetëm se nuk e lejon përdorimin e teksteve shqip nga Kosova, por as nuk pranon të bisedon për mundësinë e shfrytëzimit të teksteve nga Kosova në Luginën e Preshevës.
Mungesa e kuadrit të kualifikuar për shkak të mosnjohjes së diplomave të universiteteve të Kosovës, pasi që Gjykata Kushtetuese e Serbisë marrëveshjen e arritur në Bruksel në lidhje me nostrifikimin e ka shpallur jo kushtetues, është po ashtu problem i madh për shqiptarët e Luginës. Serbia nuk i njeh as diplomat e shkollave të mesme dhe as dëftesat e shkollës fillore nga Kosova. Mësimi i historisë kombëtare në Luginë është reduktuar në maksimum.
Kufizimi i regjistrimit të studentëve përmes kuotës në Kosovë dhe Shqipëri, sidomos për fushat në të cilat mungojnë kuadrot në Luginë shkakton mungesë të kuadrove profesionale në Luginë.
Në këto rrethana Lugina ka nevojë për një universitet të vetin e sidomos për një fakultet të edukimit.
Problemet në shëndetësi
Në Luginë nuk ka spital. Ata që kanë nevojë të shtrihen në spital duhet të shkojnë në Vranjë, në Nish ose në Beograd, në të kundërtën duhet të kërkojnë shërim jashtë vendit.
Serbia nuk e lejon hapjen e maternitetit i cili tani më është i ndërtuar në Preshevë dhe vetëm e pret lejen nga shteti për fillimin e punës.
Në anën tjetër, Serbia nuk e lejon regjistrimin e foshnjave që lindin në Kosovë edhe kur dy prindërit janë banor të Luginës. Gratë atje shpesh janë të detyruara të lindin në shtëpitë e tyre pa përkujdesje mjekësore.
Problemet administrative:
Banorët që për një kohë dalin jashtë vendit për të punuar, edhe pse familjen dhe pasurinë e kanë në vendlindje shlyhen nga evidenca e shtetësisë së Serbisë dhe kështu atyre ju merren të gjitha të drejtat, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e votës.
Në disa agjenci shtetërore shqiptarët nuk kanë fare qasje, si për shembull në kadastrën e Bujanocit, nuk punon asnjë shqiptar. Kurse në policinë e kësaj komune, 70% e të punësuarve janë serb. Në Gjykatën Themelore në Bujanoc janë vetëm 3 gjykatës shqiptarë. Kurse gjykatë të shkallës së dytë nuk ka në Luginë, e as gjykatës shqiptar. Barazia në përdorimin e gjuhëve është vetëm në letër. Në Radiotelevizionin Publik të Serbisë nuk ka as një minutë program në gjuhën shqipe.
Problemet në ekonomi; Investim i vetëm i Serbisë në Luginën e Preshevës është ndërtimi i bazave ushtarake dhe të xhandarmerisë, që ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi shqiptarët atje.
Investime në fushën e zhvillimit ekonomik në Luginë nuk ka. Prodhimet bujqësore apo ato të ndonjë kompanie private nuk kanë treg. Ato nuk mund të sillen në Kosovë, për shkak të pengesave administrative kurse në Serbi bojkotohen. Në këto kushte papunësia është shumë e madhe gjë që po shkakton migrimin drejt Kosovës dhe shteteve Perëndimore. Vetëm gjatë katër viteve të fundit, numri i nxënësve në Preshevë ka rënë për 1300. Nga Medvegja pas vitit 1999 janë shpërngulur 5500 shqiptar apo mbi dy të tretat e tyre. Në shkollën e Tupallës që dikur mësimet i vijonin 320 nxënës shqiptarë, tani kanë mbetur vetëm 15 nxënës.
Në fshatrat e malësisë së Bujanocit, ku dikur jetonin mbi 10.000 banor tani kanë mbetur vetëm 16 familje.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për ndihmë institucionale të dy Shteteve Shqiptare.
Shqipëria dhe Kosova duhet t’i njoftojnë institucionet ndërkombëtare për diskriminimin institucional të Serbisë mbi shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të kërkoj ndërhyrjen e tyre.
1) Shqipëria dhe Kosova duhet t’ia sigurojnë nxënësve në Luginën e Preshevës tekstet shkollore falas dhe ta detyrojnë Serbinë që ta lejojnë përdorimin e tyre .
2) Dy shtetet shqiptare duhet t’i bëjnë presion Serbisë që t’i nostrifikon diplomat e universiteteve publike të Shqipërisë dhe Kosovës.
3) Studentët e Luginës, në dy shtetet shqiptare, duhet të trajtohen si studentët e Shqipërisë gjegjësisht të Kosovës në çdo aspekt.
4) Dy shtetet shqiptare duhet ta përkrahin themelimin e një universiteti publik në Luginën e Preshevës.
5) Dy shtetet shqiptare duhet ta ndihmojnë hapjen e maternitetit në Preshevë.
6) Dy shtetet shqiptare duhet t’i përkrahin projektet ekonomike që do të hapnin vende të reja pune dhe krijonin kushte për të jetuar në Luginë.
7) Kosova duhet t’ i heq të gjitha pengesat administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe prodhimeve të tyre.
8) Dy shtetet shqiptare duhet të hapin zyre ndërlidhëse për Luginën e Preshevës dhe të vejnë kontakte të rregullta institucionale.
9) Tri komunat e Luginës së Preshevës duhet ta themelojnë asociacionin e komunave.

10) Dy shtetet shqiptare duhet menjëherë ta iniciojnë dhe fillojnë procesin e riatdhesimit të shqiptarëve të dëbuar masovikisht nga Lugina e Preshevës në vitin 2001. Paraprakisht këtyre qytetarëve duhet t’ju ndërtohen shtëpitë dhe infrastruktura e nevojshme në vendlindjet e tyre në Luginë.
11) Për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve që shqiptarëve të Luginës së Preshevës ua bëjnë të pamundur jetën në vendin e tyre, Qeveria e Kosovës, bisedimet e mëtutjeshme me Serbinë duhet t’i kushtëzoj me parimin e reciprocitetit ( që do të thotë se të gjitha të drejtat që i gëzon minoriteti serb në Kosovë duhet t’ju njihen edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës).
Në të kundërtën ikja e shqiptarëve nga Lugina është e paevitueshme e përgjegjësia do të bie mbi dy shtetet shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare që po heshtë para kësaj politike raciste të Serbisë mbi shqiptarët autokton të Luginës së Preshevës. Derisa Qeveria e Kosovës po negocion me Beogradin sikur fare të mos ekzistonte Lugina e Preshevës. Nga kjo që u tha më lart del se Serbia është kampione e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare në Evropë. Ky problem serioz i shqiptarëve dhe i Evropës nuk zgjidhet duke e heshtur. Ky problem kërkon zgjidhje të drejt gjer sa nuk është bërë vonë.
Mars 2015 Ismajl Kurteshi, deputet

Share

Nen kryetari i kuvendit Komunale ne Medvegje sot dha doreheqeje

foto 001.1PNG

Nen kryetari i kuvendit Komunale ne Mevegje dhe njeherit kryetari i deges se partise per veprim demokratike, zoteri Fehmi BEHA, sot me 19.03.20115 dha doreheqeje nga posti i nenkretarit te kuvendit komunal.

 

Ne vazhdim po ua baskangjesim edhe shkresen zyrtare te cilen bashkepunetori jon nga kuvendi komunale ne Medvegje, e siguroi per redaksine tone,

Komente 002

 

 

Deklarat 001

Komente 002

 

tupalla.com ,mirëpret pikëpamjet e ndryshme dhe nuk censuron askënd. Përgjegjësia për komentet është vetëm e atij që e shkruan. Por fyerjet, fjalët banale e pa lidhje me temën e artikullit, nuk i shërbejnë debatit dhe nuk do të pranohen.

Medvegja REDAKSIA

Share

Me rastin e 16 – vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit Florim Rushiti – Kingji – nga Medvegja

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit

Florim Rushiti – Kingji  Biografi e shkruar nga Ali Hajdini

  • Florimi lindi me 02 prill të vitit 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës. Florimi qysh në fëmijëri u ballafaqua me sfidat ndër më të ndryshmet. Jeta e tij, si edhe e bshkpkohanikëve të tij gjithnjë po bëhej më e rendë. Pushteti i asaj kohe po ngushtonte çdo pore të jetës jo vetëm të të rinjëve. Por kjo sikur po i skalitte edhe më shumë të rinjtë shqiptarë anëekënd trojeve shqiptare. Florimi, mësimet e para i mori në fshatin Tupallë. Meqë shkolla e mesme në gjuhën shqipe në Medvegjë tashmë ishte mbyllur, Florimi, ia mësyn Bujanocit për shkollim të mëtejm. Kostoja e papërballueshme financiare e detyron që të ndërpresë shkollimin dhe kthehet në Kapit prej nga niset për Gjermani. Kur ra kushtrimi për liri Florim Rushiti ishte ndër tê parët që iu përgjegj thirrjes së atdheut. Së bashku me bashkëatdhetarë e trima siq ishte Fehmi e Xhevë Lladrovci, më 1998 zbarkuan në brigjet e shtetit amë. Nê arganizimet e para për mobilizim, për shkak të moshës së tij tê re iu kërkua nga Fehmi Lladrovci që të kthehet në Gjermani dhe prej andej të ndihmoi në aspektin material e logjistik luftën e cila për ditë e më tepër po merrte përmasat e një lufte çlirimtare nga pushteti dhe dhuna serbe. Rënia e Fehmi Lladrovcit nuk e la të qëndroi larg kësaj lufte dhe për herë të dytë ia mësyri shtetit amë dhe kufirit shqiptaro-shqiptar pasi e dinte se vetëm aty mund të merrte hakun për mikun e vrarë dhe të shumë të rinjëve tê tjerë të cilët në luftê me armikun binin në altarin e lirisë. Një ditë pranvere kur lulet ishin ende të pakta në brigjet e Pashtrikut, Florim Rushiti bie heroikisht nga plumbat e armikut, më 26 maj 1999. Gjaku i tij dhe i dëshmorëve të tjerë bënë që në brigjet e Pashtrikut, Koritnikut, Bjeshkëve të Nemura, Karadakut e gjithandej Kosovës të çelin mijëra lule që paralajmëruan një pranverë të re. Një pranverë çfar e kishin ënderruar breza të tërë gjatë shekujve. Trupi i tij sot prehet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Është edhe ky një dëshmor nga treva e Kosovës Lindore që dha jetën në luftën e fundit në Kosovë. Familja për nderim të dçshmorit të rënë, djalin e Lulzimit, e pagëzoi me emrin Florim. Ndërsa institucionet tona duhet së paku ta nderojnë me emërtim të një rruge, shkolle, cmimi apo insticioni tjetër.
  • nga Ali Hajdini

————————————————————————–
ne vazhdim mundë  të shikoni VIDEO – Dokumentar për DESHMORIN

 —————————————————————————

Kingji0011

Kapit

(Kushtuar Deshmorit
Florim Rushitit]
1.
Në këtë tokë jam lind e rrit
Koha ime dua me shendritë
Brezi im në flak është kalitë
Nji rreze drite ra mbi Kapit.

2.
Medvegjes i shkrep nji shkendi
Dita dites zvoglohet kjo shqiptari
O shkije te zi edhe unë jam shqiperi
Toka ime e pergjakur kerkon LIRI.

3.
Florimi i zhgenjyer ik në gjermani
Atje gjeti shqipja streh dhe miqesi
Shpirti i shqetsuar per fshatin KAPIT
Qengji,pse u largua nga vendi tijë.

4.
Ngushtic,në territorin e Ilirisë
Terror ushtrojnë klyshet e serbis
Debojnë e depertojnë shqiptar
Në Medvegje,Kapit e Topallë.

5.
Qengji-Kingj gjumi trimin nuk e zë
Se e thrret zëri i ëmbel i ATDHEUT
Kyqet trimi në luften e UÇK-es
Më i dalë në ndihmë MËMËDHEUT.

6.
Toka e gjermanis i dridhet nën këmbë
E zgjojë gjaku i Fehmiut dhe i Xheves
Hakmarrje,trimi në Flamurin Kuq E Zi
Eshtë betue,atdheun nga shkau me e lirue.

7.
Shkel KINGJI në hapsirat e Iliridës
Kalon fusha e male në drejtim të Dibres
Atje e priti toka e jonë SHQIPTARE
Burreli e perkdhel ,Cahani mir ,se ke ardh.

8.
E vesh uniformen e ushtris çlirimtare
E ndjente Florimi krenarin shqiptare
E therte në shpirt lufta e pa barabart
E thrret dheu i kosoves, ideali ishte qartë.

9.
Në Cahan pergaditej,si me sulmue
Shkonte trimi në frontë duke fluturue
Majes në Pashtrik duke ju afrue
Fillojnë fuften me shkije duke luftue.

10.
Flurim Rushiti më mitraloz duke gjue
Nji perleshje e ashper është zhvillue
Shkijet në piken e par i kishin asgjesue
Disa trima shqiptar rënd ishin plague.

11.
Nji plumb Florimin e kishtë qellue
Në maje të pashtrikut trimi ish flijue
Kufiri shqiptaro shqiptar ishte çlirue
Gjaku i trimave,token tonë e ka bekue.

12.
Kapit,zhgenjimin ti e mban në gji
Zgjohu njihere e pergjumur shqiperi.
Gjaku i Kingjt ,thrret nga Landrovica legjendare
Tani ose kurr, le ti ribashkojmë trojet shqiptare.
Drejtpërdrejt.

Jashar Selmanaj  , në bashkëpunim me vllezërit e Medvegja REDAKSIA

22.03.2015.Bochum.Gjermani.

————————————————————————–

 

 LAVDI dëshmorëve të Kombit

Na Ndiqni në FACEBOOK

Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA  

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi, mos blej produkte serbe, Blej shqip Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur, S F I R C A Historiku - nga erdhëm ku jetuam, 17 Qershor 1999 - Dita e çlirimit e Komunës së Vushtrrisë ,Faton Hamiti , Medvegja Diskriminimi,Beteja e kosoves 1389 ,Perandoria Osmane 1389 , Turqia 1389,Idriz ajeti feston ditelindjen ,Halim Hyseni, - GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB,- Shqiptarët duhet t'i thonë jo Gjykatës Speciale,,Kisha e Xhamia, PLATFORMA POLITIKE, Per komb e per Atdhe, leshohet pe,Ibrahim EGRIU, Nazmi Hajredini,Maki Makfire CANOLLI Maqedonci, Ajet DULI,Sadri Ramabaja,Adem Shehu ,Shehi, Muhaxherët,Vushtrria, dita e deshmorëve,pshdk , LDK, PDK , AAK, PD,LS,VV, tahir veliu,shqiperi etnike, presheva , ovl uçpmb , Ovl UçK, Tetovë, shkup, lufta 1998 -1999,Nato,

Share

REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË ZONJËS JAHJAGA E CILA PARA PAK DITËSH DEKLAROI

maki001.1

 

Nga Makfire Maqedonci – Canolli

 

 

« Jahjaga: Jo bashkimi me Shqipërinë, por integrimi në BE është qëllimi ynë » -« NE DO TË PUNOJMË DHE DO TA QOJMË NË VEND AMANETIN E TË PARËVE TANË DHE AMANETIN E DËSHMORËVE – DO TA BASHKOJMË SHQIPËRINË E PASTAJ I BASHKOHEMI EUROPËS TË KOMPLETUAR E JO TË MASAKRUAR »!

 

 

Para pak ditësh hasa në një deklaratë të zonjës Atifete Jahjaga e cila kishte deklaruar  » Jo bashkimi me Shqipërinë, por integrimi në BE është qëllimi ynë »! Kërkoj falje qe nuk po e quaj Presidente por zonjë! Por si ta quaj Presidente një zonjë qe u vu në krye të shtetit tonë pa vullnetin dhe dëshirën e popullit, si ta quaj një zonjë presidente kur punon kundër dëshirës së popullit e aq më keq që jep deklarata kundër dëshirës dhe vullnetit tonë? Se nuk është prioritet i politikanëve tanë bashkimi me nënën Shqipëri këtë e kemi ditur gjithmonë por qe e thonë edhe haptas pa pikë turpi këtë nuk e kemi pritur, e aq më keq kur ato deklarata epen thua se edhe populli është duke i përkrahur apo e dëshiruar një gjë të tillë! Zonja Jahjaga deklaron pa nguruar duke e cekur se « Tani jetojmë në shekullin 21 dhe nuk është koha që të realizohen ide të shekullit të kaluar. Sipas saj qëllimi i Kosovës dhe i të gjithë banorëve të saj është integrimi në Bashkimin Evropian ». Gabimi trashanik i saj është qe ka marrë guximin të flas edhe në emrin e qytetarëve të Kosovës, sepse edhe të bërit Republikë e Kosovës ishte ide e shekullit të kaluar por ajo ide u realizua dhe ne nuk jemi fajtorë qe Jahjaga dhe bashkëpunëtorët e saj nuk ishin të interesuar që bashkimin me nënën Shqipëri ta bëjmë realitet në shekullin e kaluar! Jo zonja Jahjaga apo « Presidentja e zarfit » gabim jeni ju dhe gjithë ata qe mendojnë si ju! Nuk u burgosën vëllezërit tanë e nuk i lanë me gjak muret e burgjeve serbosllave e as nuk e tretën shëndetin dhe rininë e tyre për një Kosovë të tillë të ndarë në enklava e me pjesën veriore të Mitrovicës nën pushtetin serbosllav, as nuk na u vranë qindra dëshmorë në ballë me Bac Adem Jasharin në krye për një Kosovë të tillë, për një Flamur me yje e krejt « mavi-mavi » duke ja masakruar shqiponjën e duke ja fshirë ngjyrën e gjakut të shenjtë ku me atë gjak e lanë atë Flamur qindra dëshmorë breza me radhë. Trimat e UÇK-së nuk ia kthyen pushkën shkaut për bashkimin e Kosovës me Evropën pa u bashkuar me trungun e vet Shqipërinë! Dëshira dhe vullneti ynë qëndron dhe jemi të vetëdijshëm se akoma kemi punë për të bërë, akoma duhen sakrifica të reja aq më shumë kur juve dhe horrat tjerë i kemi të vendosur në krye të shtetit, aq më shumë kur asnjëri nga ju nuk shprehë dëshirë dhe vullnet për realizimin e ëndrrës sonë shekullore dhe amanetit të dëshmorëve për bashkimin me nënën Shqipëri, por një gjë ta keni të kjartë se ashtu siç nuk u burgosën vëllezërit tanë, si nuk u vranë qindra e mijëra të tjerë për bashkimin me Evropën për ta anashkaluar bashkimin e trojeve tona, ashtu as ne pasardhësit e tyre dhe as fëmijët tanë nuk do ta duam dhe nuk do ta përkrahim një gjë të tillë. Është e lehtë për ju të deklaroni një gjë të tillë sepse ju nuk e kishit as një nga familjarët tuaj në burgjet serbosllave, nuk e kishit as një në radhët e UÇK-ë e aq më pak ndonjë të vrarë, të masakruar apo ndonjë dëshmorë dhe nuk e keni parë nënën tuaj siç e kam parë unë në fëmijërinë time të paralizuar nga dhimbja sepse sa herë shkonte dhe i vizitonte djemtë e saj në ato burgje të mallkuara ajo e kuptonte se torturat më çnjerëzore bëheshin ndaj djemve të saj sepse ata e kërkonin bashkimin e trojeve tona. Nuk e keni parë nënën tuaj duke vdekur në moshën 49 vjeçe me mallë e dhimbje në zemër e duke ikur nga kjo jetë me lotë në sy sepse ashtu siç i shikonte tre djemtë e saj të burgosur padrejtësisht nëpër burgjet serbosllave me mijëra shokë e shoqe ashtu e shihte edhe Kosovën dhe mbarë popullin të burgosur! Ajo iku nga kjo jetë pa e shijuar Lirinë e djemve të saj dhe Lirinë e Kosovës, e si nëna ime nga kjo jetë ikën edhe shumë nëna tjera duke i lënë fëmijët e tyre nën prangat e robërisë! Dëshironi Ju apo jo, duan bashkëpunëtorët tuaj dhe servilët e BE=së e këlyshët e veglat e Serbisë, ne do të përpiqemi gjithmonë qe ëndrrën tonë shekullore dhe amanetin e prindërve , gjyshërve, stërgjyshërve dhe amanetin e dëshmorëve ta qojmë në vend dhe t’i bashkojmë trojet tona me një emër të përbashkët Shqipëri Etnike! Ne nuk po duam as Shqipëri të vogël as të madhe, por po e duam Shqipërinë natyrale ashtu siç na e dhuroi vetë Perëndia! Ne duam ta bashkojmë Atdheun tonë së pari e mandej të bashkohemi me Evropën si një trup i kompletuar e jo si një trup i masakruar!

Makfire Maqedonci – Canolli New York

Share

Jo Bacë , Jo nuk u krye!

jo su krye bac 0011

Jo Bacë , Jo nuk u krye!

TI Baca Adem

Me mushkëritë e Tokës merr frymë

Për Atdhe ,komb, gjuhë e mëmëdhe

Për zogjtë,me gjak në fole!

Po e vret harrimi,amanetin tënde

Këmbë e hasmit Kosovën mos me prek

Por, O Bacë shkelëm besë e amanet

Sillet shkau me bishte dhelpre këtu

si në shtëpi të vet…

Bacë Adem edhe Flamurin ta kanë ndërruar!

Edhe para botës jemi turpëruar

Kemi humb fjalë e besë

Ti na e le amanet Kosovën

Kosova të mos vdesë

E rrejnë botën e vetën me pavarësi

Në themelet e Arbrit gërmon erë e tradhti

E duan edhe një grusht Serbi

Ti bacë shkove në atë botë por gjithëmot

Nën diell e qiell me Lapidarin me Gur

Jo bace-jo nuk u krye!

Kosova me plagë të re përpëlitet

E gjarpëruar krekoset kurva Serbi

E ndihmuar nga pushtetarët e hajdutët tanë shqipfolës

Në lukse të kënaqur në djepin e këtij populli

T’u i kurdis kartha keq e ma zi!

U mbush Kosova me hajna tradhtar e manifiki

Kush për serb , e kush për turk e Azi

Bacë nuk u krye, kjo s’është « Liri »!

Sofra bosh dhe me bark zbrazur e në varfëri

Tradhtarët krah për krah hanë e pinë me rrospien Serbi

Zgjohu Bacë edhe një njëherë nga varri pash atë zot

Kujto luftën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Kujto Pavarësinë e Shqipërisë e mëmdheun

Kujto ngjarjet 1981 për Liri e « Kosovën Republikë »

Luftën e 1999-tës për « Kosovën e Pavarësi »

Thirr Skënderbeun dhe lësho kushtrim bashkë me te

Thirrëne Ismail Qemalin dhe Isë Boletinin

Mos e leni pa e marre Shaban Polluzhen e Hasan Prishtinën

Kështu thotë populli i tëre

Mos të rrojmë te turpëruar e në ferr

T’i bashkojmë Kosovë e Shqipëri

Çamërinë Shkup ,Ulqin e Preshevë

Atëherë do të themi « Bacë urime se u krye »

 

nga Asllan Dibrani

për Medvegja REDAKSIA

ne vazhdim keni një piktur kushtuar Familjes Adem Jasharit nga Piktori i jon i madh Sulejman Pernjasi që ka dërguar në REDAKSI enkas per atëdhedashesit ne mbar trojet tona.

RINGJALLJE NE RESPEKT TE FAMILJES A , JASHARI nga piktori Sulejman Pernjasi
RINGJALLJE NE RESPEKT TE FAMILJES A , JASHARI nga piktori Sulejman Pernjasi
Foto Page REDAKSIA qamëri 001
Medvegja REDAKSIA

 

Share

Poezi-Heroit Hashim Hajdini

            hashim hajdini 001

 

              Medvegjë

  1. Pjes e djegur në flakë
    E gjall,atje në Tupallë
    Hordhive ju rri perball
    Shekujtë janë margaritar?!.
  2. Bijet e juaj ju mbrojnë:
    Më pënd e me gjak
    Më pushkë e shpatë
    Token e tyre të begatë.
  3. Rëtë më shtrengatë
    Rrufe,shi e bersherë
    Ah,diten e bëri natë
    Nji shkendi mbi Tupallë.
  4. Hashim Hajdin është
    Në mesin tonë i gjallë
    Ah,peripetitë e jetes
    Prej atëdheut të ndajnë.
  5. I ri,ike larg në gjermani
    Per nji jetë tjeter e nji qik liri
    Ribashkim kerkon biri nga Tupalla
    Në përëndim më Vëllezërti Gervalla.
  6. Kosova e Medvegja e trazojnë
    Atdhedashuria,larg atje lulzojë
    Në gjermani luftë per kosovën
    Zëri i tyre, sotë e krijon jehonën.
  7. Kosova lindore në piken e vlimit
    Gjall është deshmori Hashim Hajdini
    Nuk vdes gjaku dhe vepra e juaj
    Ishim në token tonë e jo në tokë të huaj.
  8. Vrasin,grabitin e plaqkitin jevgjit e rusis
    I mohojnë vendin shqipes aty ku ka lind
    Serbi, me krim u linde dhe u rrit me ty
    Kjo tokë ku jetoni ju quhet:SHQIPERI.
  9. Njzet e gjashtë marsi,tragjedi per familjen Hajdini
    Per fushë kosoven,që e kishtë kaplue flaka e tymi
    Tmerr e tragjedi:Shkijet i vrasin në shtepin e vetë:
    Hajvazin e paralizuar,Hashim Hajdinin dhe Nënën e tijë.
  10. Natë e tmerrit,nuk e ndalojnë krimin shkijet e zi
    Kriminelet serbet varsin Naimi Hajdinin e nënën Zyl.
    Masakruan,edhe dyzetë bashkombas të Hashim Hajdinit
    Hakmarrjen mos e harroni rini,mbaje në bebezë të syrit.

Shkruan vëllau i jonë për Medvegja REDAKSIA

Jashar Selmanaj

20.03.2015.Bochum-Gjermani

—————————————————————————–

në vazhdim keni Biografin e Heroit e shkruar nga Ali Hajdini

HASHIM HAJDINI (1949 – 1999)

Hashim Hajdini u lind më 5 korrik te vitit 1949 në Prishtine, në rrugën e Velushes. Ishte djali i vetëm nga pesë fëmijët e Hajvaz Hajdinit (vëllau i heroit të popullit Zenel Hajdini). U rrit dhe u edukua në mjedise të ndryshme ku kishte lëvizur familja e tij. Mësimet e para i mori në Lebane (afër Leskovcit) pastaj në Gjilan e në Fushë Kosovë. Shkollën e mesme e kreu në Kastriot (Obiliq). Shërbimin ushtarak e kishte kryer në Beograd ku kishte marrur disa dekorata për rezultate të shkëlqyera nê shenjtari. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak nuk gjeti punê në vendlindje dhe duke parë se perspektiva e rinisë kosovare ishte e zymt migroi në Gjermani. Atje kishte rënë në kontakt me vëllëzërit Gërvalla dhe ishte inkuadruar në lëvizjen ilegale për sensibilizimin e opinionit europian për qështjen e paszgjidhur të shqiptarëve të mbetur nën Federatën Jugosllave. Pas disa vite qëndrimi në Gjermani me iniciativën e të atit u kthye në vendlindje. Punonte në KEK ndërsa jetonte me familje në Fushë Kosovê. Pas riokupimit serb të Kosovës në vitin 1990 at e larguan nga puna. Këtu filloi edhe më intensivisht të veproi në bashkëpunim me këshillat e sindikatave dhe aktivistëve në Fushë Kosovë. Shtëpinë e vet ua kishte lënë në disponim të rinjëve shqiptar që të ushtronin aktivitetin e tyre kulturor, arsimor e kombëtar. Lufta e vitit 1998/99 Hashimin nuk e zuri të papërgaditur.Tani më ai kishte vendosur të mos lëviz nga shtêpia dhe ta mbrojë ate deri në frymën e tij të fundit. Në shtëpi mbante edhe bashkëshorten e fëmijët dhe dy prindërit Gjylen dhe Hajvazin (i paralizuar – ish pjestar i luftës së 41/45, i plagosur në luftë dhe i sëmurë nga tifoja) të cilin prej shtatë vitesh e shëronte me kujdesin më të madh.  Hashimin e karakterizonte njê qëndrim i urtë, i vendosur, modest, fjalë-pak i dashur dhe i respektuar në familje dhe në rrethin ku jetonte.

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s me 24 mars 1999, dhuna serbe u intensifikua deri në atë shkallë sa nuk kurseheshim më as fêmijët e as tê moshuarit. Vritej e digjej gjithqka që ishte shqiptare. Fushë Kosova u mbulua në tym e flakë. Kêtu ndodhte tragjedia. Më 26 mars me iniciativën e motrave, fëmijët dhe bashkêshortja e Hashimit u larguan për në Prishtinë. Hashimi ishte gjakftoht, i qetë dhe i vendosur të mos largohej nga shtêpia. Përkundër lutjes së motrave ai nuk ndërroi mendje.. Nê mbrëmjen e asaj nate sulmohet shtëpia. Hashimi plagoset në këmbê ndêrsa nënën ia vrasin. Me një pistoletë vranë dy polic serbë të cilëve ua merr armët dhe kështu qëndron tërë natën pranë babait të paralizuar dhe nënës së vrarë. Të nesërmen në mëngjesin e hershëm nëpër flakët e luftës kishin depërtuar nga Prishtina dy motrat e Hashimit ku e gjejnë ate tê plagosur, dhe nënën e vrarë. Tani më ai ishte i armatosur mirë. E lusin që tê largohen bashk me babain ndërsa ai duke qëndruar pranë dritares iu përgjigjet. „A e keni parë se na e vranë nënën, i gjallë nuk dal nga shtëpia“ Kêshtu kishte folur për herê tê fundit Hashim Hajdini. Diku rreth orës 10 të po kësaj dite, shtëpia sulmohet nga gjithë arsenali i ushtrisë dhe policisë serbe. Lufta ishte e përgjakshme dhe e pabarabartë. Sulmi zgjati deri rreth orës 15 kur nga predhat dhe artileria e rënd, shtëpia u bë rrafsh me tokë. Kêshtu ndërroi jetë Hashim Hajdini dhe babai i tij Hajvaz Hajdini. Sipas dëshmitarêve Hashimi kishte luftuar si luan deri në plumbin e tij të fundit duke i shkaktuar dëme të mëdha palës serbe.Tragjedia në familjen Hajdini nuk përfundoi vetëm me këto tri viktima. Atë natë u vra edhe Naim Hajdini 28 vjeçar (djali i axhës së Hashimit) dhe e ëma e tij Zyla. Këtë natë ishin vrarë shumë qytetar të tjerê të Fushë Kosovës nga të cilët më se 40 bashkëvendas të Hashimit të cilët jetonin në Fushë Kosovë. Kêshtu dha jetën Hashim Hajdini për të dêshmuar edhe një herê se u lind dhe u edukua në frymën patriotike në një familje të madhe qfar ishte familja Hajdini nga Tupalla e Medvegjês.

Në shenjë të nderit dhe respektit për vepren e tij heroike, rapsodi popullor i thuri këngë, populli i Kosovës njohu sakrificën e tij prej dëshmori për liri, qytetarët e Fushë Kosovês i ngritën lapidarë. Vepra e tij do të mbetet frymëzim për brezat që sot po e gêzojnë lirinë për të cilën u flijua Hashim Hajdini dhe shumë e shumë dëshmorê e patriotë të tjerë.

Kêtyre brezave iu mbetet në barrë amaneti i këtyre dëshmorëve – Të mos e nëpërkëmbin lirinë e fituar me gjakun e tyre

 

Ali Hajdini ,  2009  Francë

 

Medvegja REDAKSIA  

Bëhuni pjesë e Faqes   https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

 

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur

Share

Shpres e Kombit

shpres e kombit 001

 

Shpres e Kombit

Nji shiqim ,qe të pershendet
Të lidh dhe të mbeshtëtë
Ah,të kthen në të kaluaren
Të dhuron dinjitet dhe Identitet.

Të ngjall dhe të jep shum shpresë.
Kthehem prap aty ku kishim mbet
Toka e qelli fillojë më zë e thrret:
Qendrojnë shqipet në vendin e vet.

Në sytë e nuseve shperthejnë shkendia
Në zëmëren e tyre e rrënjosur SHQIPERIA
Mbi kokat e nuseve pushon krenaria
Me veshjen e tyre mburret SHQIPTARIA.

Njiqindë perqindë tipike SHQIPTARE
Nji veshje ILIRE DHE DARDANE
Njiqind perqind punë e dores
Aplikohet në Dukagjin të Kosoves.

Sytë e shpirti prehet në qetësi
Nënat tona më këto rroba-veshje,
Ne na rriten kur ishim femijë
Zoti i bekoftë NUSET në lule të rinis.

Drejtpërdret.

16.03.2015.Bochum.Gjermani.

Jashar.Selmanaj.

Share

Presheva,Bujanoci,Medvegja