
Medvegjë
- Pjes e djegur në flakë
E gjall,atje në Tupallë
Hordhive ju rri perball
Shekujtë janë margaritar?!. - Bijet e juaj ju mbrojnë:
Më pënd e me gjak
Më pushkë e shpatë
Token e tyre të begatë. - Rëtë më shtrengatë
Rrufe,shi e bersherë
Ah,diten e bëri natë
Nji shkendi mbi Tupallë. - Hashim Hajdin është
Në mesin tonë i gjallë
Ah,peripetitë e jetes
Prej atëdheut të ndajnë. - I ri,ike larg në gjermani
Per nji jetë tjeter e nji qik liri
Ribashkim kerkon biri nga Tupalla
Në përëndim më Vëllezërti Gervalla. - Kosova e Medvegja e trazojnë
Atdhedashuria,larg atje lulzojë
Në gjermani luftë per kosovën
Zëri i tyre, sotë e krijon jehonën. - Kosova lindore në piken e vlimit
Gjall është deshmori Hashim Hajdini
Nuk vdes gjaku dhe vepra e juaj
Ishim në token tonë e jo në tokë të huaj. - Vrasin,grabitin e plaqkitin jevgjit e rusis
I mohojnë vendin shqipes aty ku ka lind
Serbi, me krim u linde dhe u rrit me ty
Kjo tokë ku jetoni ju quhet:SHQIPERI. - Njzet e gjashtë marsi,tragjedi per familjen Hajdini
Per fushë kosoven,që e kishtë kaplue flaka e tymi
Tmerr e tragjedi:Shkijet i vrasin në shtepin e vetë:
Hajvazin e paralizuar,Hashim Hajdinin dhe Nënën e tijë. - Natë e tmerrit,nuk e ndalojnë krimin shkijet e zi
Kriminelet serbet varsin Naimi Hajdinin e nënën Zyl.
Masakruan,edhe dyzetë bashkombas të Hashim Hajdinit
Hakmarrjen mos e harroni rini,mbaje në bebezë të syrit.
Shkruan vëllau i jonë për Medvegja REDAKSIA
Jashar Selmanaj
20.03.2015.Bochum-Gjermani
—————————————————————————–
në vazhdim keni Biografin e Heroit e shkruar nga Ali Hajdini
HASHIM HAJDINI (1949 – 1999)
Hashim Hajdini u lind më 5 korrik te vitit 1949 në Prishtine, në rrugën e Velushes. Ishte djali i vetëm nga pesë fëmijët e Hajvaz Hajdinit (vëllau i heroit të popullit Zenel Hajdini). U rrit dhe u edukua në mjedise të ndryshme ku kishte lëvizur familja e tij. Mësimet e para i mori në Lebane (afër Leskovcit) pastaj në Gjilan e në Fushë Kosovë. Shkollën e mesme e kreu në Kastriot (Obiliq). Shërbimin ushtarak e kishte kryer në Beograd ku kishte marrur disa dekorata për rezultate të shkëlqyera nê shenjtari. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak nuk gjeti punê në vendlindje dhe duke parë se perspektiva e rinisë kosovare ishte e zymt migroi në Gjermani. Atje kishte rënë në kontakt me vëllëzërit Gërvalla dhe ishte inkuadruar në lëvizjen ilegale për sensibilizimin e opinionit europian për qështjen e paszgjidhur të shqiptarëve të mbetur nën Federatën Jugosllave. Pas disa vite qëndrimi në Gjermani me iniciativën e të atit u kthye në vendlindje. Punonte në KEK ndërsa jetonte me familje në Fushë Kosovê. Pas riokupimit serb të Kosovës në vitin 1990 at e larguan nga puna. Këtu filloi edhe më intensivisht të veproi në bashkëpunim me këshillat e sindikatave dhe aktivistëve në Fushë Kosovë. Shtëpinë e vet ua kishte lënë në disponim të rinjëve shqiptar që të ushtronin aktivitetin e tyre kulturor, arsimor e kombëtar. Lufta e vitit 1998/99 Hashimin nuk e zuri të papërgaditur.Tani më ai kishte vendosur të mos lëviz nga shtêpia dhe ta mbrojë ate deri në frymën e tij të fundit. Në shtëpi mbante edhe bashkëshorten e fëmijët dhe dy prindërit Gjylen dhe Hajvazin (i paralizuar – ish pjestar i luftës së 41/45, i plagosur në luftë dhe i sëmurë nga tifoja) të cilin prej shtatë vitesh e shëronte me kujdesin më të madh. Hashimin e karakterizonte njê qëndrim i urtë, i vendosur, modest, fjalë-pak i dashur dhe i respektuar në familje dhe në rrethin ku jetonte.
Me fillimin e bombardimeve të NATO-s me 24 mars 1999, dhuna serbe u intensifikua deri në atë shkallë sa nuk kurseheshim më as fêmijët e as tê moshuarit. Vritej e digjej gjithqka që ishte shqiptare. Fushë Kosova u mbulua në tym e flakë. Kêtu ndodhte tragjedia. Më 26 mars me iniciativën e motrave, fëmijët dhe bashkêshortja e Hashimit u larguan për në Prishtinë. Hashimi ishte gjakftoht, i qetë dhe i vendosur të mos largohej nga shtêpia. Përkundër lutjes së motrave ai nuk ndërroi mendje.. Nê mbrëmjen e asaj nate sulmohet shtëpia. Hashimi plagoset në këmbê ndêrsa nënën ia vrasin. Me një pistoletë vranë dy polic serbë të cilëve ua merr armët dhe kështu qëndron tërë natën pranë babait të paralizuar dhe nënës së vrarë. Të nesërmen në mëngjesin e hershëm nëpër flakët e luftës kishin depërtuar nga Prishtina dy motrat e Hashimit ku e gjejnë ate tê plagosur, dhe nënën e vrarë. Tani më ai ishte i armatosur mirë. E lusin që tê largohen bashk me babain ndërsa ai duke qëndruar pranë dritares iu përgjigjet. „A e keni parë se na e vranë nënën, i gjallë nuk dal nga shtëpia“ Kêshtu kishte folur për herê tê fundit Hashim Hajdini. Diku rreth orës 10 të po kësaj dite, shtëpia sulmohet nga gjithë arsenali i ushtrisë dhe policisë serbe. Lufta ishte e përgjakshme dhe e pabarabartë. Sulmi zgjati deri rreth orës 15 kur nga predhat dhe artileria e rënd, shtëpia u bë rrafsh me tokë. Kêshtu ndërroi jetë Hashim Hajdini dhe babai i tij Hajvaz Hajdini. Sipas dëshmitarêve Hashimi kishte luftuar si luan deri në plumbin e tij të fundit duke i shkaktuar dëme të mëdha palës serbe.Tragjedia në familjen Hajdini nuk përfundoi vetëm me këto tri viktima. Atë natë u vra edhe Naim Hajdini 28 vjeçar (djali i axhës së Hashimit) dhe e ëma e tij Zyla. Këtë natë ishin vrarë shumë qytetar të tjerê të Fushë Kosovës nga të cilët më se 40 bashkëvendas të Hashimit të cilët jetonin në Fushë Kosovë. Kêshtu dha jetën Hashim Hajdini për të dêshmuar edhe një herê se u lind dhe u edukua në frymën patriotike në një familje të madhe qfar ishte familja Hajdini nga Tupalla e Medvegjês.
Në shenjë të nderit dhe respektit për vepren e tij heroike, rapsodi popullor i thuri këngë, populli i Kosovës njohu sakrificën e tij prej dëshmori për liri, qytetarët e Fushë Kosovês i ngritën lapidarë. Vepra e tij do të mbetet frymëzim për brezat që sot po e gêzojnë lirinë për të cilën u flijua Hashim Hajdini dhe shumë e shumë dëshmorê e patriotë të tjerë.
Kêtyre brezave iu mbetet në barrë amaneti i këtyre dëshmorëve – Të mos e nëpërkëmbin lirinë e fituar me gjakun e tyre
Ali Hajdini , 2009 Francë
Medvegja REDAKSIA
Bëhuni pjesë e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
